Sulejman Abazi/ Sazani hekur dhe beton, vizita e Marshalli Greçko, Enver Hoxhës, ankorimi i 12 katëra

976
-Vijon nga dje-
Si pjesë e integritetit dhe sovranitetit të shtetit shqiptar, gjatë periudhës së “Luftës së Ftohtë”, Sazani së bashku me bazën detare ushtarake të Pasha Limanit, në Orikum të Vlorës, u shndërruan në një ndër pikat kyçe të Ushtrisë së Kuqe Sovjetike dhe asaj shqiptare në Mesdhe. Në vitin 1954 Ishullin e Vizitoi Marshalli Greçko, i cili me atë rast i dorëzoi FUD shqiptare 12 katëra silurus të emërtuar “masa”. Më 14 shkurt 1954, krijohet e para skuadrilje e katerave silurues, e bazuar në Ishullin e Sazanit. Baza e Vlorës u ngrit sipas marrëveshjes dypalëshë sovjeto – shqiptare në vitin 1957 (Jashtë strukturës së Traktatit të Varshavës). Në prill të vitit 1954, për t’i përgëzuar në realizimin me sukses të detyrave nga efektivat detare, Enver Hoxha viziton Pashalimanin dhe Ishullin e Sazanit. Ai vuri detyra të rëndësishme për ruajtjen e paprekshmërisë së kufijve detarë. “Më 24 prill 1954, nga Vlora erdhi në Sazan shoku Enver Hoxha, i shoqëruar nga silur – hedhësja “Heroi”, e komanduar dhe drejtuar me ekuipazh krejtësisht shqiptar” . Marrëveshja u konkretizua në vitin 1959, me anë të së cilës sovjetikët pranuan të vendosnin 12 nëndetëse, 4 prej të cilave deri në vitin 1960 do t’u dorëzoheshin forcave të FUD shqiptare, vetëm me ekuipazh shqiptar. Nëndetëset e tjera do të vazhdonin të qëndronin me ekuipazh të përbashkët, deri në vitin 1961. Për këto nëndetëse, në bazat sovjetike të Sevastopolit, Rigës, Baku dhe Leningrad vazhdnte të përgatitjet kontigjenti i marinarëve dhe oficerëve shqiptarë. Rezoluta nuk u zbatua për shkak të kontradiktave dhe kundërshtimeve ideologjike. Në këtë kohë, në mbledhjen e Këshillit në 27-28 mars 1961, marrshalli Greçko, përdori “fishekun e fundit”, duke kërkuar që, “baza e Vlorës të vihej nën vartësinë e shtabit qëndror të Traktatit të Varshavës” . 

Armatim i fuqishëm
Gjatë kësaj periudhe të nxehtë, Ishulli ka shërbyer si bazë ushtarake detare, ku ishin vendosur kryesisht anijet katerasuluruese, artilieria bregdetare dhe forca të tjera të këmbësorisë. Gjatë kohës deri në vitet 1992, Ishulli ka qenë i banuar çdo herë nga 2000 deri në 3000 ushtarakë dhe banorë. Në këtë periudhë, Ishulli dhe në tërësi gjiri i Vlorës, konsideroheshin si fronti më i vështirë në rast lufte për Ushtrinë Popullore, për shkak të rëndësisë strategjike që përfaqësonte baza ushtarako – detare e Pasha Limanit dhe drejtimi operative styrategjik i mbrojtjes. Për këtë arsye, njerëzit që shërbenin në Ishull kishin trajtim të veçantë nga qeveria shqiptare.
Për më tepër lexoni gazetën Telegraf
Sigal