Sali Onuzi/ E vërteta për çlirimin e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë

978
Pas Çlirimit të Tiranës, mbetej te çlirohej qarku dhe qyteti i Shkodrës. Në Shkodër armiku e kishte përgatitur me kohë mbrojtjen. Shkodra ishte qendra e fundit në Shqipëri ku qenë grumbulluar rreth 3000-4000 gjermanë dhe 2500 bashkëpunëtorë. Informacionet e kohës japin të dhëna për kuislingë që u larguan nga Tirana bashkë me gjermanët dhe të mbyllur në Shkodër, kishin krijuan madje edhe “qeveri” edhe forca të armatosura “kombëtare”. Komanda e përgjithshme e UNÇSH kishte ngarkuar shtabin e Korparmatës së III (komanduar nga kol. Tahir Kadare dhe kol. Tuk Jakova), për drejtimin e mësymjes përfundimtare kundër gjermanëve në Shkodër. Në mësymje do të merrnin pjesë Brigadat VI, VII dhe XXII të Divizionit të II, Brigadat e XXIII, XXIV dhe Grupi i Shkodrës. Ky grupim operativ, gjithsej 6000 partizanë, kishte për detyrë “të ndalonte tërheqjen e forcave gjermane, të rrethonte dhe asgjësonte grupimin e fundit armik të Shqipërisë dhe të çlironte qytetin e Shkodrës”. Goditja kryesore do të jepej nga verilindja me forcat e Brigadës së XXII dhe të Grupit të Shkodrës, ndërkohë që Brigada e VII do të mësynte drejt Shkodrës nga rajoni i Vaut të Dejës-Stajkë (nga jugëlindja) Brigada e XXIII dhe XIV nga rajoni i Beltojës e i Bërdicës (nga ana jugore), kurse Brigada e VI, do të vendosej në pritë, kundër forcave gjermane që do të mund të tërhiqeshin gjatë rrugës automobilistike Shkodër-Koplik-Podgoricë. Në realizimin e këtij veprimi luftarak kalimi i Drinit, të fryrë nga reshjet e shumta, ishte një detyrë e vështirë. Urat mbi Drin e në Vaun e Dejës i kishin shkatërruar gjermanët që më 21 nëntor, ndërsa Ura e Baçallëikut mbi Drin (në hyrje të Shkodrës nga jugu) ishte minuar dhe ruhej me një truprojë të veçantë.
Fillimi i luftimeve
Luftimet për çlirimin e Shkodrës filluan më 23 nëntor me veprimet luftarake të brigadave drejt objektivave të përcaktuar në urdhërin e luftimeve të Korparmatës së III. Brigada e XXII sulmoi dhe detyroi garnizonin gjerman të lëshonte, me të vrarë dhe të plagosur, Vaun e Dejës. Brigada e VII, me ndihmën e banorëve vendas kapërceu me varka Drinin dhe nga nje pozicion i vështirë taktik, sulmoi gjermanët në kodrat e Jubanit e të Sheldisë, doli në Gur të Zi, Rrenc dhe në kodrat e Bardhajve përballë qytetit të Shkodrës. Sulmet e kundërsulmet e batalioneve te Br. XXIV dhe të XXIII në kodrat e Beltojës dhe të Bërdicës për 4 ditë u zhvilluan nën breshërinë e gjyleve të artilerisë së rëndë gjermane vendosur në Kalanë e Rozafës dhe kundërsulmeve të këmbësorisë së tyre, edhe natën ( e jashtëzakonshme për ta). Më 28 nëntor në mbrëmje partizanët çliruan Bahçallëikun.Disa ditë më parë forca të Br.XXIV kishin zënë në Bunë duke lundruar për tëdalë në Adratik një grup prej rreth 100 kuislingësh e mercenarësh. Në mbrëmjen e 26 nëntorit tre batalione të Brigadës XXII u futën në rajonin e Postrribës dhe dolën në Drisht. Kullat e Boksit,Ura e Mesit-Kodrat e Bardhajve u kapën me luftime nga partizanët e Brigadës së XXII. Me këtë manovër grupimi i forcave të UNÇSH e mbylli armikun në unazën e rrethimit.Luftimet për asgjësimin e forcave gjermane dhe përçlirimin e qytetit të Shkodrës hynë në fazën përfundimtare dhe u zhvilluan nga 24 deri me 29 nëntor 1944. Forcat e Grupit të Shkodrës dhe të Brigadës së XXII me 27nëntor thyen forcat gjermane në kullat e Boksit, në Urën e Mesit dhe nëKodrat e Bardhajve dhe dolën në vijën Dragoç-Mes-Myslim-Bardhaj.Pastaj thyen edhe qëndresën e armiqve ne fushën e Shtojit e në Bardhaj dhe e dolën në vijën Golem- varrezat. Po natën e 27-28 nëntorit një batalion i Grupit të Shkodrës dhe një kompani e Br.XXII sulmuan armiqtë në pikëmbështetjen e Urës sëMesit.Të nesërmen paradite një grup prej afro 100 hitlerianësh shoqëruar me 5 tanke, me një zjarr të dendur të artlerisë e të mortajave të rënda sulmon egërsisht pozicionet e Grupit të Shkodrës , që mbrohet fort me sulme dhe kundërsulme ne kodrën e Katrollit dhe i thyen armiqtë, të cilët buzë mbrëmjes tërhiqen përfundimisht në qytet. Dështoi tentativa e tyre për t’i larguar partizanët nga ky drejtim shumë i rrezikshëm për ta. Në këtë drejtim depërtuan forca të Brigadës sëXXII të cilat do t’i afroheshin qytetit nga verilindja. Natën e 28 nëntorit batalioni I i Brigadës XXII doli në Dobraç për të penguar tërheqjen e gjermanëve drejt Koplikut. Edhe forcat e Brigadës së VII kishin depërtuar në lagjet e jashtme të qytetit. Në mesnatën e 28 nëntorit 1944, pasi kishin hedhur në erë të gjitha urat e qytetit dhe kishin minuar depot e municioneve në lagjen “Perash”, gjermanët tentuan të hedhin në erë objekte të rëndësishme në qytet. Një pjesë e qytetarëve ishin larguar nga qyteti, të tjerët prisnin me ankth çdotë ndodhte. Ky plan i nazizteve pothuajse dështoi. Dy nga robërit italianë, që kishin bërë bashkë me të tjerë minimin, me largimin e hitlerianëve i prenë lidhjet kryesore të eksplozivëve. Po ashtu njësitet guerile ç’minuan pjesën tjetër të rrjetit të minave. U shpëtua kështu fabrika e çimentos, centrali elektrik dhe spitali civil. “Pas mesnate të natës 28 nëndorit, plasje të tmerrshme tronditën Shkodrën. Ishin urat e Bunës e Bahçallëkut, që hidheshin në erë. 
Sulmi vendimtar për çlirimin e qytetit 
Sulmi vendimtar për çlirimin e qytetit filloi natën e 28-29 nëntorit me goditje nga të gjitha drejtimet. Batalioni I i Br. XXII sulmoi tek ura eMaxharit ( në portën veriore të Shkodrës ) praparojën e kolonës gjermane,e shkëputi atë nga forcat kryesore, kapi robër 30 gjermanë dhe shkatërroi disa automjete. Pjesa kryesore e forcave gjermane duke përfituar nga nata, u largua me shpejtësi në drejtim të Koplikut, ku do të sulmohej nga forca të Brigadës VI. Të ndihmuara nga grupet partizane, njësitet guerile dhe populli i qytetit të Shkodrës,forcat partizane përparuan me shpejtësi në qendrën e qytetit. Forcat e Br. XXII hynë të parat në qytetin e Shkodrës. Në mëngjesin e 29 nëntorit qyteti i Shkodrës u çlirua .Brigada e XXIV dheXXIII e kaluan në mëngjes me varka lumin dhe hynë në qytet. Nje grup partizanësh të Br. XXIII u ngjit në Kalanë e Rozafës dhe ngriti aty Flamurin Kombëtar. Në qytet hynë dhe u pritën me urime e brohoritje fitimtarët e Ushtrisë NÇ. Në drekë , në qendër të qytetit, Grupi i Shkodrës,i shtuar me partizanë te rinj, përuroi krijimin e Bigadës XXVII , të komanduar nga Sadik Bekteshi dhe Qazim Kapisyzi. Në luftë për çlirimin e Shkodrës dhanë jetën 44 partizanë nga shumë krahina të Shqipërisë.(Sipas “Dëshmorët e Atdheut “, botim i Ministrisësë Mbrojtjes, Tiranë, 2012). Për çlirimin e Shkodrës ka në arkivat tona plot dokumente dhe për to janë shkruar mjaft libra, bazuar në to dhe në kujtime nga ish drejtues e veteranë, pjesmarrës, studiues etj. Po edhe nga ditaret e komandës gjermane del qartë se, tërheqja e tyre me 29 nëntor nga Shkodra dhe qarku i saj, ka qenë i detyruar dhe është bërë me luftë. Për datën 26 dhe27 nëntor ata kanë shkruar në këto ditare për “presion të vazhdueshëm të bandave (forcave partizane S.O) në pozicionin pengues në jug të Shkodrës” Fare qartë në këtë ditar shkruhet se “me 28 nëntor, nën presionin e bandave ,ka filluar lëshimi i pozicionit pengues, Shkodrës”.Dhe për datën 29 nëntor:” Shkodra u lëshua” Kjo veprimtari luftarake e njësive të UNÇSH, ky “presion” i detyroi hitlerianët të luftonin ashpërsisht , duke lënë dhjetëra të vrarë dhe të plagosur , në pikë mbështetjet e fortifikuara jashtë qytetit të Shkodrës. Nga frika e ndonjë “Mushqetaje” dhe “Tirane” tjetër, komanda gjermane do të detyrohej të tërhiqte forcat pa qëndresë brenda në qytet. 
Njoftimi për çlirimin e qytetit
Në mëngjes herët me 29 nëntor komanda e pergjithshme e UNÇSH në Tiranë do të njoftohej më radiogram për çlirimin e Shkodrës. Njofimin eS htabit të Përgjithshëm e ka shpallur po atë ditë, me 29 nëntor, Nako Spiru në një miting të rinisë antifashiste që mbahej në Tiranë (në sheshin e sotëm “Nënë Tereza”) dhe që e transmetonte gjithashtu drejtpërdrejt Radio Tirana. Të nesërmen, me 30 nëntor Komiteti Qarkor i Shkodrës do të shpërndante një trakt të posaçem në të cilin njoftonte çlirimin e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë. Me 30 nëntor 1944 në Buletinin e LANÇ, në faqen e parë, lart, në një kornizë, me shkrim të theksuar, nën okelion “ora e fundit” shkruhej: “Shtabi i Përgjithshemi UNÇ njofton: repartet e Ushtrisë që veprojnë në veri të Shqipërisë, çliruan Shkodrën”.Më 5 dhjetor 1944, Buletini i LNÇ, organ i Shtabit të Përgjithshëm botonte nje kronikë çlirimin e Shkodrës e të gjithë Shqipërisë me 29 nëntor nën titullin “veprimet e korpusit të tretë për çlirimin e Shkodrës”. Me 7 dhjetor 1944 gazeta “Mundimi”, organ i forcave ajrore anglo-amerikane, nën titullin “Shqipnija u çlirue” shkruante se “gjermanët e thyen qafën. Shkodra qyteti i fundit në duer t’anmikut, u çlirue”. Në mes të dhjetorit 1944 në redaksinë e Buletinit te LANÇ një partizan shkodran dërgon një kronikë të titulluar “Me çlirimin e Shkodrës u çlirua tanë Shqipnija”. Më 3 janar 1945, ATSH kujtonte se me 29 nëntor Radio Tirana transmetoi çlirimit e Shkodrës nga UNÇ dhe po atë ditë e botonte edhe gazeta “Bashkimi”. Gazeta “Luftëtari”, 10 korrik 1945 shkruante për çlirimin e Shkodrës më 29 nëntor 1944. Në shtator 1945 gjimnazi i Shkodrës merr emrin “29 nëntori”. Ndërsa me 9 nëntor 1945 Kryesia e Këshillit Antifashist NÇ vendos që 29 nentori, si ditë e Çlirimit të Shqipërisë të shpallej festë zyrtare. Kjo datë është shpallur festë zyrtare edhe me vendimin e Kuvendit të Shqipërisë.. Më 29 nëntor 1944 u mbyll lufta epike NÇ e popullit shqiptar, që rivendosi pavarësinë e Atdheut, e shkëputi Shqipërinë nga blloku nazifashist dhe e vuri në rradhën e koalicionit të madh antifashist botëror.
kolonel (R)
Sigal