“Me plaçka në krah e me fëmijët të vegjël, provuan shijen e hidhur të transfertave pa kriter, duke shërbyer në Berat, Tiranë, Laç, Gjadërcetj. Shpesh herë të ndarë e larg njëri – tjetrit, pa mundur të stabilizoheshin me një shtëpi, siç thotë Hajrija sot, “plaçkat tona qëndronin në gatishmëri për të lëvizur”

Bëhet fjalë për një kohë të largët, kur çuditë nuk çuditeshin nga marrëzitë e një sistemi, që prodhonte vetëm marrëzi. Ishte koha kur burrat kishin lindur për pushkë, punë e luftë, ndërsa gratë kishin lindur për robina të jetës shtëpiake, shqip skllave të burrave të tyre. Kjo folozofi ushqehej qysh në vajzëri e merrte jetë gjatë këhës kur vajzat bëheshin nuse e nëna. Edhe shkollimi dhe punësimi ishin privilegj i meshkujve dhe mollë e ndaluar për femrat. Por, përpos këtij fermani barbar, kishte dhe vajza e gra që thyenin mite e tabu, duke u shndërruar në burra të vërtetë. Mes dhjetra e qindra rasteve, po sjellim performancën e një personazhi unikal në historinë e kohës së Ushtrisë Shqiptare. Me të për herë të parë jam njohur në vitet 1980, kur ajo ishte e vetmja femër në strukturat e reparteve të Ushtrisë në Berat. Shërbente në Brigadën e VII të Këmbësorisë në Berat ku kryente detyra në sektorin e prapavijës, ku Komandant Brigade ka qënë i paharruari Luan Bilibashi, një figurë emblematike në radhët e Ushtrisë Shqiptare. Kjo grua që theu tabunë e kohës dhe guxoi të radhitej në rresht me dhjetra burra, ishte majore Hajrie Kallajxhiu (Muhollari), vajza nga Kostreni, e cila pak ditë më parë u nderua nga Shoqata “Qypërllinjtë e Roshnikut”, “Nderi i Zonës Roshnik”….

Vajza që la fshatin dhe u bë pjesë e Ushtrisë
Hajrie Jonuz Kallajxhiu (Muhollari), u lind më 31 Korrik 1949 në fshatin Kostren i Vogël në Zonën e Roshnikut të Rrethit Berat. U lind dhe u rrit në një familje të madhe me tradita të punës, mikpritjes, bujarisë dhe ndjenjës patriotike. Këtu, në Kostrenin e Vogël në vitet 1956 – 1960, mori mori njohuritë e para arsimore duke kryer arsimin fillor, ndërkohë që në vitet 1960 – 1964 përfundon arsimin 7 vjeçar në fshatin Roshnik të Beratit.
Vullneti dhe pasioni i saj për dije e kulturës nuk rreshti asnjëherë edhe pse rruga, aq më shumë për një femër ishte shumë e vështirë, jo vetëm për shkak të infrastrukturës, por të paragjykimeve të kohës, sipas së cilave vajzat dhe gratë kishin lindur për të qënë skllave të punëve të shtëpisë. Me shumë sakrifica, kreu studimet e shkollës së mesme në Tiranë në Teknikumin e Kooperativave Bujqësore, Dega Ekonomike, të cilat i përfundoi me rezultate të larta në vitin 1967.
Menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme, me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit Berat, emërohet Shefe Llogarie në Kooperativën Bujqësore në fshatin Roshnik, detyrë që e kreu deri në vitin 1969. Pikërisht në këtë vit nis dhe kthesa e jetës së saj. Hajria merr vendimin më të vështirë, por edhe më të rëndësishëm të saj: la jetën e fshatit dhe vazhdoi studimet e larta në Shkollën e Lartë të Mbaroi studimet në specialitetin Prapavijë dhe misionin e saj e nisi në qytetin e saj të lindjes, Shefe Prapavije në Bridadën e VII të Këmbësorisë ku shërbeu me korrektësi nga viti 1986 deri më 1992.
Pas vitit 1992 transferohet në Garnizonin e Tiranës ku punon si Shefe Logjistike në disa reparte e nënreparte të Tiranës, provon transferimin në Laç e rikthehet përsëri në Tiranë ku shërbeu deri në vitin 2003, vit kur me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes, del në lirim me gradën majore. Kudo që shërbeu, majore Hajrija u bë shëmbulli i lartë i emancipimit të femrës shqiptare, nderi dhe krenaria e Zonës së Roshnikut, ku u lind dhe u rrit, duke u bërë vajza e parë e Roshnikut dhe Beratit që veshi uniformën e blertë të ushtarakes.

Familje ushtarakësh e sakrificave të mëdha
Hajrie Kallajxhiu (Muhollari), në rrugëtimin e gjatë të karrierës së saj ushtarake, përgeç guximit dhe pasionit, ka patur krahmbështetje bashkëshortin e saj, edhe ky ushtarak xhenjer, major Agim Muhollarin. Si familjarë, shok e kolegë, ata bënë sakrifica të mëdha për të punuar me përkushtim e ndershmëri dhe në fakt ia dolën mbanë. Me plaçka në krah e me fëmijët të vegjël, provuan shijen e hidhur të transfertave pa kriter, duke shërbyer në Berat, Tiranë, Laç, Gjadërcetj. Shpesh herë të ndarë e larg njëri – tjetrit, pa mundur të stabilizoheshin me një shtëpi, siç thotë Hajrija sot, “plaçkat tona qëndronin në gatishmëri për të lëvizur”… Hajrija shërbente në Tiranë, ndërsa Agimi provoi Macukullin, Shëngjinin, Palermon, Tiranën, Mbrezhdanin, Poliçanin, Gjerbësin e Skraparit dhe kthehej në shtëpi një herë në javë ose në çdo dhjetë ditë. Në kushte të tilla, Hajria në familje ishte edhe grua, edhe burrë, ndërkohë që çdo ditë do të ishte në detyrë në orarin e caktuar.
Për vetë Hajrien, vështirësitë e jetës për një familje ushtarakësh, janë të paimagjinueshme. Aq më shumë për familjen Muhollari, e cila ka lindur dhe rritur 3 djem, të tre të edukuar e të shkolluar. Djali i madh në profesion fizikant shërben në Forcat e Armatosura dhe ka shërbyer në Luftën e Kosovës në Prapavijë dhe më pas ka shërbyer në Aeroportet e Rinasit dhe Prishtinës. Aktualisht jeton në Amerikë dhe fëmijët studiojnë në Universitet. Njëri prej djemëve, i dyti, në profesion inxhinier dhe ka punuar në disa televizione të vendit. Por si gjithmonë, zoti nuk t’i jep të gjitha të mirat dhe as lumturinë e merituar. Hajria si nënë dhe Agimi si prind, tani që jetojnë epokën e pensionimit, vuajnë plagën e dhimbjes që u ka shkaktuar largimi nga jeta i djalit të tyre të vogël, që siç thotë Hajrija: “Ai na shikon nga lartë dhe ne e kemi ëngjëllin tonë deri sa të jetojmë!”.



















