Sot 616-vjetori i lindjes së Skënderbeut

507
Sigal

Heroi Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu është fituesi më i madh i të gjitha kohërave ndaj Perandorisë Osmane  dhe një nga 4 gjeneralët më të mëdhenj të botës

 

Shumë turq e konsideronin si nder të madh të merrnin një copë nga eshtrat e Skënderbeut

Skënderbeu fituesi më i madh i të gjitha kohërave ndaj Perandorisë Osmane

-Sot renditet gjenerali i katërt në botë pas Aleksandrit të Madh, Jul Cezarit dhe

Napoleon Bonapartit

-Skënderbeu zhvilloi 30 beteja nga të cilat, fitoi 29 dhe humbi vetëm 1, atë të Beratit

 (Me rastin e 606-vjetorit të lindjes)

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu lindi më 6 maj të vitit 1405 dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468 dhe i përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e jëma ishte Vojsava. U mor si jeniçer (rob) gjatë përhapjes se perandorisë otomane, së bashku me tre vëllezërit e tij  si një garanci besnikërie dhe nënshtrimi të të atit ndaj sulltanit turk. Gjergji, falë zgjuarsisë dhe trimërisë së tij, fitoi favorizimin e sulltanit. U edukua në oborrin e Muhamedit B’ , dhe u emërua si Sanxhak Bej (komandat trupash) më i riu në të gjithë ushtrinë otomane. Që nga mosha e tij fëminore, Sulltani e admironte  trimërinë e tij,  por edhe karakteristika të tjera që e bënin të ngjashëm me  Aleksandrin e Madh dhe, për këtë arsye, i dha titullin Skënderbeu (Iskender Bej), domethënë Aleksandër Beu. Pas vdekjes së të atit, vendlindja e tij ju dha një tjetër komandanti, diçka që e bëri Skënderbeun të zemërohej. Megjithatë mbajti inatin e tij duke pritur shansin më të mirë  për t’u kthyer në atdhe. Ky shans erdhi në vitin 1443. Arrestoi sekretarin e sulltanit dhe e detyroi të shkruante  dhe të firmoste një urdhër të sulltanit  kundrejt komandantit turk të Krujës, me të cilin  ai do t’i dorëzonte Skënderbeut kalanë  dhe gjithçka përreth, dhe më pas, ai do kthehej në tek sulltani. Kështu me një trupë të vogël 300 kalorësish shqiptarë besnikë dhe me urdhrin e sulltanit, takoi komandantin i cili ja dorëzoi menjëherë kalanë dhe kështu gjatë natës, luftëtarët shqiptarë vranë të gjithë ushtarët turq që ndodheshin brenda kalasë.

Kryengritja e Krujës

Kryengritja që filloi në Krujë u përhap menjëherë në të gjithë Shqipërinë, ku kudo u përzunë ushtarët turq. Vetëm në qytetet e mëdha turqit rezistuan pak më shumë. Skënderbeu  ftoi të gjithë prijësat  e forcave shqiptare dhe në një kuvend të përgjithshëm ku u zgjodh dhe si komandanti i përgjithshëm i forcave shqiptare, dhe si rezultat i këtij kuvendi në pak ditë, do të mblidheshin në Krujë 12.000 luftëtarë të armatosur dhe kështu do të fillontë ekspedita antiturke.

Fitoret filluan të kurorëzojnë ekspeditat, duke bërë turqit të mos arrijnë as të mos rezistojnë, madje në shumë  qytete turqit u dorëzuan pa luftuar. Në të gjithë Shqipërinë, Skënderbeu u bë i njohur si Çliruesi dhe flamuri i tij, Shqiponja Dykrenare  në sfondin e kuq, inkurajonte luftëtarët shqiptarë.

Ndihma e dhënë Mbretit të Hungarisë

Korrikun e vitit 1443, Mbreti i Hungarisë kërkon ndihmë nga prijësi shqiptar, i cili mblodhi një ushtri që përbëhej nga 15.000 luftëtarë. Vuri forcat e tij në ngushticat e Devrës, sepse besonte në një pushtim të Maqedonisë nga turqit.  Parashikimet e tij dolën të vërteta sepse 40.000 turq, nën urdhrat e Ali Pashës u shfaqën përpara ushtrisë së tij. Skënderbeu sulmoi i pari. Turqit u masakruan dhe pasi u tërhoqën, lanë pas 22.000 të vdekur. Gushtin e të njëjtit vit, Skënderbeu, komandant i 30.000 luftëtarëve filloi aleancën me Ladislavin. Despoti i Serbisë i frikësuar nga kjo ushtri e madhe nuk i lejoi të kalonin nga tokat e tij, diçka që bëri Skënderbeun të vonohej në betejën e Varnës, ku ushtria kristiane ra dhe bashkë me të, edhe  Mbreti Ladislav. Për t’u hakmarrë për mosbesnikërinë  e despotit të Serbisë, Skënderbeu mori me luftë Serbinë Jugore  dhe pastaj u kthye në Shqipëri. Pas kësaj, akoma edhe Venecia ju kthye kundër, e frikësuar për fuqinë e tij, por Papa dhe mbretërit e tjerë nuk pushuan së bazuari tek ai për luftën kundër turqve.

Në vitin 1445 sulltani turk duke parë se nuk kishte asnjë shpresë kundër tij, i propozoi një paqe dhjetëvjeçare në të cilën ra dakort dhe Skënderbeu, por sulltani sapo firmosi, dërgoi forcat speciale të tij  të përbëra nga 9.000 luftëtarë. Skënderbeu e kishte parashikuar një gjë të tillë dhe kishte ngritur pritë. Ishte një masakër e vërtetë, ku ishin shumë të paktë turqit që arritën të shpëtonin nga luftëtarët  shqiptarë. Të njëjtin fat kishin edhe  trupat shumë më të mëdha që sulltani dërgoi pak më vonë. Kështu sulltani e kuptoi se nuk mund t’ja dalë dot mbanë dhe kështu urdhëroi gjeneralët e tij që kishte në Maqedoni, të kufizoheshin duke siguruar pozicionet e tyre aktuale.

Ndërkaq, Skënderbeu prishi marrëdhëniet me Venecian, e cila kërkoi disa territore Shqiptare, dhe kështu  duke lënë pas një pjesë të vogël të ushtrisë së tij, filloi të sulmonte venecianët, në një betejë ku ushtria shqiptare fitoi.

Tradhëtia e Hamzait

Ndërkaq, nipi i tij Hamzai, e tradhëtoi duke marrë anën e venecianëve, që i kishin premtuar ta bënin mbretin e Krujës kur të mbaronte lufta.  Atëherë turqit u futën përsëri në Shqipërinë Lindore. Skënderbeu menjëherë la një komandat tjetër  në perëndim dhe me një ushtri  vetëm 6.000 burrash u drejtua nga Lindja.  Beteja bëri që turqit të arratiseshin për të shpëtuar jetën e tyre. Shqiptarët lanë pas 10.000 kufoma turke, dhe morën rob komandantin  dhe gjithashtu 12 prijës të tjerë, të cilët u liruan në çmimin e 25.000 dukateve. Pas kësaj beteje, Skënderbeu u kthye përsëri në luftën kundër venecianëve, të cilët duke parë se nuk mund të rezistonin shumë akoma, i kërkuan paqe. Skënderbeu pranoi  dhe Venecianët e emëruan  Qytetar i Demokracisë Veneciane dhe Kryekomandant të Shqipërisë.

Në vitin 1449 sulltani bëri një tjetër ekspeditë, me një ushtri që numëronte 150.000 ushtarë, por me strategjinë e sulmeve të vazhdueshme të Skënderbeut, dhe kjo superfuqi u tërhoq. Por Sulltan Murati u rikthye një vit më pas me  160.000 burra, të cilët kishin me vete  topa dhe makineri për të prishur muret me qëllim pushtimin e Krujës së shumë dëshiruar. Të gjitha sulmet me gurëhedhëset e turqve dështuan, dhe i zhgënjyer Murat B’ , dërgoi ambasadorë t’i kërkonin taksa nënshtrimi. Skënderbeu jo vetëm që refuzoi kategorikisht por, i ndoqi deri tek kampi i turqve ku dhe bëri dëme të mëdha. Të dëshpëruar tashmë, pas 5 muajsh rrethimi turqit u larguan, me Skënderbeun që i sulmonte vazhdimisht gjatë tërheqjes së tyre. Ishte një fitore e madhe që dha gëzim jo vetëm shqiptarëve, por edhe të gjithë evropianëve që e konsideruan këtë fitore, si fitore të botës Kristiane.

Në vitin 1451, sulltan Murati ndërroi jetë dhe luftrat i vazhdoi i biri, Muhamedi Pushtuesi. Filloi me Azinë e vogël dhe shumë shpejt arriti në kufijtë shqiptarë. Skënderbeu me luftëtarët e tij  përballuan të gjitha sulmet e vazhdueshme. Por turqit me dinakëri, blenë komandantin  e Dibrës dhe ai la një pjesë të madhe të ushtrisë  të kalojë nga territori i tij derisa  arritën afër  ushtrisë shqiptare. Skënderbeu kërkoi duel, por tradhtari nuk pranoi. Megjithatë, lufta mbaroi shpejt me turqit që kishin pësuar humbje të mëdha. Me fitore të tilla të rëndësishme, Skënderbeu  i mbushi mendjen prijësve gjitonë që t’i dërgojnë  mekanikë dhe luftëtarë.

Paratë turke nuk vonuan të blejnë dhe nipin e Skënderbeut, Hamzanë, i cili shkoi në Stamboll  dhe i kërkoi sulltanit një ushtri 50 000 burrash për të luftuar kundër atdheut të tij. Sulltani ja dha ushtrinë, por ama,  nën urdhrat e Isa Beut. Ushtria shqiptare që u mblodh për të përballur trupat turke ishte vetëm 11.000 luftëtarë dhe Skënderbeu vendosi  të shmangte  luftën e hapur dhe të provokonte armikun në pjesën e brendshme të kufijve, ku dhe do t’i rrethonin në vazhdim.  Filloi një betejë e hapur, Skënderbeu dha urdhër ushtrisë që të tërhiqej, të ndjekur nga hordhitë turke të cilat ranë në grackën e Shqiptarëve. Ndërsa ushtria turke festonte emërimin e Hamzait  si komandant të përgjithshëm të Shqipërisë, Skënderbeu me luftëtarët e tij, bëri një sulm,  duke i zënë në befasi  dhe thuhet se, atë ditë, vdiqën 25.000 turq. Hamzai u kap i gjallë, ndërsa Isa Beu arriti të shpëtonte, falë shpejtësisë së kalit të tij. Edhe për një herë tjetër Skënderbeu u kthye fitimtar në Krujë. Duke parë dobësinë e tij, sulltani kërkoi paqe, por Skënderbeu tha se do të pranonte vetëm nëse ai do të lironte pa luftë dy qytete.

Kështu që lufta u vazhdua edhe verën e ardhshme. Turqit me një ushtri 14.000 ushtarësh arritën në kufijtë e Shqipërisë por nuk filluan luftën, duke u munduar të merrnin një marrëveshje paqeje, diçka që Skënderbeu nuk do të pranonte kurrë, derisa edhe këmba e fundit turke të largohej nga territori shqiptar. U krijua një paqe jozyrtare.  Hamzai u dërgua në Napoli ku mbahej i siguruar. Pas vdekjes së mbretit të Napolit, Hamzai do të kthehej për të organizuar një tradhëti të re kundër atdheut të tij. Dërgoi familjen e tij në Stamboll ku dhe e helmuan dhe vdiq.

Fitoret e njëpasnjëshme të Skënderbeut, sollën admirimin e liderëve evropianë, të cilët përveç se i dhanë një ndihmë të vogël financiare, nuk vajtën kurrë ta ndihmonin. Madje i kërkonin atij të shkonte dhe t’i ndihmonte në luftën kundër turqve.

Muhamed Pushtuesi, i cili u inkurajua nga fitoret e ushtrisë së tij në tokën greke, filloi të dërgonte forca të njëpasnjëshme kundër Shqipërisë. Forca 20.000, 30.000  dhe  50.000 ushtarësh, të cilat u mundën nga luftëtarët shqiptarë nën udhëheqjen e Skënderbeut. Kështu, pa asnjë shpresë të mbetur, sulltani i ofroi Skënderbeut  kushte paqeje përsëri, nga të cilët Skënderbeu ra dakort vetëm më njërin nga ato. Në vitin 1461 Skënderbeu dhe sulltani nënshkruan një traktat paqeje, të cilin turqit do ta thyenin edhe një herë tjetër. Skënderbeu do të vazhdonte triumfin e tij ndaj turqve deri në vitin 1466, derisa sulltani nuk rezistoi më, dhe vendosi të vinte ai vetë në krye të një ushtrie 200.000 ushtarësh për të rrethuar Krujën. Skënderbeu ndoqi strategjinë e kaluar, doli jashtë mureve dhe bezdiste vazhdimisht ushtrinë turke me sulme të njëpasnjëshme, derisa sulltani vendosi të tërhiqej,  duke lënë pas 80.000 ushtarë, me urdhrin për të vazhduar rrethimin deri në fund. Komandanti i turqve mori një plagë vdekjeprurëse, që bëri ushtarët të braktisnin rrethimin.

Në përjetësi

Pas gjithë këtyre luftrave, kaq shumë fitoresh dhe triumfeve u gjend një armik që e mundi, nuk ishte general, por një temperaturë, e cila në moshën 65- vjeçare do t’i merrte jetën. Kështu Skënderbeu  vdiq në vitin 1468, pasi më parë kishte emëruar trashëgimtar, djalin e tij Gjonin dhe vendin nën mbrojtjen e Venecias, të cilën konsideronte si të vetmen të aftë për ta mbrojtur derisa të rritej  i biri. Skënderbeu u varros ne Lezhë, në tempullin e Shën Ndoit. Kur Muhamedi pushtoi Shkodrën, urdhëroi të hapej varri i tij, jo për ta shkatërruar por për të shfaqur kockat e tij, në mënyrë që t’i admironin njerëzit. Shumë turq e konsideronin si nder të madh të merrnin një copë nga eshtrat e Skënderbeut.

Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa Prijësin e saj.  Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqipërisë, vulosi me veprat e tij rezistencën kundër turqve pushtues  në shekullin e XV dhe ishte një shembull për imitim për të gjithë heronjtë e mëvonshëm.

Mbeti në histori si luftëtar, si gjeneral njeri me principe dhe me ideale. Gjergj Kastrioti ishte personaliteti më i madh politik dhe ushtarak i kohës së tij. U njoh si komandant i të gjitha fiseve shqiptare dhe mbrojtës i Kristianizmit. Arriti të ndalonte për 25 vite me rradhë përhapjen e hordhive turke  në Ballkan pa humbur qoftë edhe një betejë. Me luftën e tij heroike arriti të fitonte admirimin e të gjithë Evropës Kristiane.

Në Shqipëri, Skënderbeu është një legjendë, imazhi i vërtetë i një heroi, një gjysëmperëndie që gjithmonë ndodhej në vijën e parë të luftës, që kurrë nuk ngurroi të sakrifikonte   jetën e tij për idealet e tij, për ato që ai besonte, për atdheun dhe bashkëluftëtarët e tij. Sot në Shqipëri  kujtimi i tij është mjaft i gjallë, dhe kështu në nder të tij, që nga dita kur ai vdiq, mbiemri i tij u kthye në emër nderi për djemtë.  Dhe kështu, njerëzit emërojnë fëmijët e tyre, në mënyrë që këta fëmijë t’i ngjajnë këtij Heroi. Për këtë në Shqipëri është një nder  të quhet dikush Kastriot, por edhe një përgjegjësi e madhe,  që të mund ta nderojë dikush këtë emër në çdo moment.