‘Ringjallja’ pas 3 dekadash e partizanes shqiptare Sofia që u vra gjatë luftës në Sanxhak

1016
Sigal

EKSKLUZIVE/Rrëfim i 65-vjeçarit Bizhga: Si e varrosi im atë të dashurën dhe ritakimi pas 28 vitesh

U gjet mes gërmadhave të luftës nga mjeku austriak, i cili e riktheu në jetë dhe u martua me ‘të

Atë ditë që Brigada e Pestë Sulmuese e Shqipërisë zhvilloi një betejë të vështirë sapo i afrohej Bosnjës, Avdyl Bizhga, komandanti i Batalionit të Dytë të kësaj Brigade, qau me dhimbje si asnjë herë tjetër në jetën e tij. Nga forcat partizane, ndonëse fituan betejën, mbetën në fushën e betejës katër partizanë, të cilët u dogjën të gjallë nga zjarri i tankeve dhe artilerisë së gjermanëve. Mes tyre dhe vajza e bukur bionde, partizania trime nga Delvina, Sofia… Avdyli e kishte njohur Sofinë në luftë, i kishte hyrë në zemër dhe e donte pa masë. Dhe vajza delvinjote po ashtu… I kishin shprehur dashurinë njëri-tjetrit, e kishin vendosur që në Shqipërinë e çliruar, sapo të ktheheshin, të bënin dasmë dhe të martoheshin. “U vra atë ditë Sofia me shokë…

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në brendësi të “Telegraf” print