Rexhep Kortoçi/ Lufta e Koshares beteja e lavdishme

2079
Lufta për çlirimin e Kosovës nga Ushtria Çlirimtare Kosovës, është ngjarja më e lavdishme e më kulmore e historsie sonë të re të kombit tone që nga Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Nga 28 Nëntori i Lavdishëm i Vlorës e deri tek qershori i vitit 1999, kanë kaluar gati 87 vjet robëri, luftëra të pa ndërprera për çlirim e bashkim kombëtar, burgime, ndjekje, dëbime, vrasje, zhdukje, uzurpime të pasurisë, djegie, masakrime, genocid e pastrim etnik, 87 vjet në kërkim të lirisë, të pavarësisë e të demokracisë.
Gjatë kësaj lufte beteja e Koshares ishte një nga betejat me te rëndsishme në historin e shqiptarve. Ajo hynë në radhën e betejave më të veçanta të histories sonë, jo vetem lidhur me përmasat që ka patur, por edhe me mënyren e organizimit, me sukseset e arritura dhe terrenin ku është zhvilluar. Meritat për suksesin e asaj beteje u takojnë komandantëve dhe ushtarëve të brigadës 138-të “AgimRamadani” si dhe atyre që moren pjesë dhe dhanë kontributin e tyre. Kjo betejë shquhet ndër të tjera dhe për drejtimin e saj nga komandantë profesionistë, si Rrustem Berisha,Agim Ramadani , SaliÇeku , Anton Çuni ,Musa Gjakova, Fadil Hadergjonaj, Xhafer Gashi ,Skender Rexhahmetaj, Skender Hasangjekaj, Hysen Berisha,Abaz ThaçiXhemal Fetahu, Nasim Hajredinaj,Ibish Mazreku,Feriz Terzhnjeva etj.Beteja e Koshares, më 9 prill të vitit 1999, shënon thyerjen e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë , kufirit shqiptaro-shqipëtar që u thye per te mos u mbyllur kurrë ..Beteja e Koshares u përgadit për nje kohë të gjatë duke patur parasyshe të gjithë faktorët që ndikojne në arritjen e fitores në luftim,u stërviten efektivat u ba njohja e terrenit ku do zhvilloheshin luftimet,u ba studimi dhe njohja e armikut. Me sulmë të befasishëm dhe të fuqishëm të kombinuar me zjarrin e artileris,këmbësoris shoqëruar me manovra te shpejta dhe te fuqishme të forcave special u shpartalluan forcat e ushtrisë Serbe në Rrasë të Koshares dhe në postë të Koshares në nje kohë rekordë.Thyreja e menjëhershme e forcave serbe si rezultat I sulmit të fuqishëm nga Brigada e 138 :Agim Ramadani: dhe humbjet e shumta që pësuan shkaktoi frikë dhe panik në ushtrin Serbe.Në ditët në vazhdim deri ne mbarimin e luftës me sulme e kundersulme të fuqishme ku kan përdorur deri ne 10000 forca dhe armë të gjitha kalibrave nuk aritën të marrin asnjë pëllëmbë tokë përkundrazi UÇK e zgjeroi frontin mbi 15 km dhe përparoi ne thellësi. Në luften e Koshares u perdor nje sasi e madhe e armëve të artilerisë si topa 75mm,mortaja 82mm,107mm,mortaja 120mm,160mm.top122mm nga UÇK etj.Brigada e Koshares mbështeti me artileri njësitë e UÇK-së në Rrafshin e Dukagjinit dhe hapi korridorin e parë për furnizimin e njësive e reparteve të UÇK-së.
Gjate gjithë lufës nuk ka patur asnjë rastë të tërheqjes të forcave të Koshares,nuk ka ndodhur kurrë që të merrn flamur nga armiku.Diten e parë të sulmit UÇK ka patur 150 luftetar në mbarim të luftës 2250 luftetar.Beteja e Koshares është mbështetur me aviacion nga NATO.
Komandanti I frontit të Koshares KolonelRrustem Berisha është takuar disa herë më përfaqsues të ushtërisë të SHBA-se dhe Britanise dhe vendeve të tjera antare te NATO me kerkesen e këtyre të fundit të cilët I kam shoqëruar deri ne front. Luften e koshares e ka mbështetur populli I Tropojës dhe Ushtria,Policia dhe Sherbimet në Tropojë.e ka mbështetur Gjeneral Kudusi Lama, Kolonel Halil KUÇANA Në radhët e luftëtarve të lirisë në Koshare ran dëshmorë për liri 114 luftëtar dhe u plagosën 350 luftëtarë.Në luftën e Koshares pati edhe luftëtar të huaj. Ne që mbështetëm dhe morëm pjesë në luftë ndihem të fyer kurë dëgjojmë nga persona të ndryshëm që hidhet balte mbi luftën dhe thuhen të pavërteta. Serbët e pranojnë humbjen,dështimin në Luftën e Koshares pse disa Shqiptar e sulmojn dhe thonë të pa vërteta.Për kët betejë flasim me kompetencë sepse kem ndjekur nga afër zhvillimin e luftimeve. Për ne çdo veprim luftarak,çdo aktivitet që është bërë në funksion të luftës duhet përshëndetur. Nënkolonel (ne rezervë) Rexhep KORTOÇI
Sigal