Thanas Meksi/ Veshja zakonore e “veçantë“ e Elena Gjikës (Dora D’itraias)

753
Shqiptarja me origjinë të hershne nga Labova e Zhapës, Odrija, Gjirokastër, Elena Gjika (Dora D’ Istria), studiuese e pasionuar dhe botuese e këngëve popullore të disa popujve të Europës, si të Shqipërisë, Zvicrës, Francës, Italisë, Greqisë, Rumanisë, Rusisë e tjerë, zbulon zanafillën e historisë së tyre, që është folklori i kënduar, i transmetuar brez pas brezi. Ky definacion i Elena Gjikës, i “shtyrë“ edhe nga letërkëmbimi i saj me Jorenim De Radën, njohja e këngëve dhe vargjeve popullore të arbëreshëve, plot mall dhe dashuri “për Dheun e amëshuar”, krijimtaria e Serembes, Skiroit, studjuesit të folklorit të shqiptarëve të Çamërisë Dhimitër P. Meksi, nga Labova (banonte në Pargë), bënte që ajo të jetë një zë i veçantë dhe i fuqishëm i vargut popullor në Europë, në shekullin e XIX dhe në vazhdim. Në këtë rrugëtim të sukseshëm atë e ndihmoi edhe levrimi i nëntë gjuhëve të huaja, në mënyrë prefekte, si shqipes, rumanishtes, greqishtes, latinishtes, italishtes, frengjishtes, gjermanishtes, spanjishtes, rusishtes e tjerë për të njohur folklorin dhe historinë e popujve evropianë.
“Folklori nuk është vetëm një histori e të shkuarës, siç mendojnë disa ksenofobë të folkut, por edhe një etnologji e të ardhmes dhe të tashmes”.
Sa më mirë t’a njohësh këtë shkencë, degë të etnograsfisë, aq më mirë dhe më shumë do të pajisesh me dashuri për këngën, vallen dhe veshjen popullore, aq më atdhetar do të bëhesh, aq më mirë do t’a mësosh historinë e popujve. Eshtë me vend të kujtojmë këtu shprehjen kumbuese të Elena Gjikës se:
“Historia e popujve, e ka zanafillën tek folklori, këngët popullore të transmetuara gojarisht, brez pas brezi”. Elena Gjika (Koli Xoxi “Zvicra dhe Dora D’ Istria” faqe 7).
Pas këtyre mendimeve shkencore të E. Gjikës, sa anakronike janë shprehjet për folkun “Broçkulla folklorike dhe fakte të prodhuara…” botuar në gazetën “Dita” të datës 05.08.2013, faqe 2, të autorit M. B., dhe në gazetën “Shqiptare” të datës 21.10.2013, faqe 19 të autorit Sh.M. që shkruan: “Personaliteti antik historik në bazë të kufijve të sotshëm të vendlindjes, e kthen shkencën në folklor dhe natyrisht të tillë e bën dhe diplomacinë“…
Folklori origjinal është shkencë, është histori… Si i tillë ai i ka qëndruar shekujve dhe kurdoherë zbulon dhe “ngulmon” në fakte të reja historike. Popujt e pajisur me sa më shumë “prurje” origjinale folklorike, aq më të pastër dhe më të pasur janë në shpirt, janë të lirë, të sakrificës, të devotshëm, për të ecur përpara, në dobi të atdheut. 
Qyteza evropiane labovite
Shekulli i XIX me të drejtë duhet quajtur “Shekulli Europian i labovitëve të Zhapës”, sepse nxorri njertëz të mëdhenj, mendimtar, si: Vangjel Meksin, përkthyesin e Dhiatës së Re të shqipëruar, filantropin me famë Europiane Vangjel Zhapën, mjekun studiues Apostol Meksin, studjuesen, mendimtaren dhe publicisten e njohur Elena Gjika (Dora D’Istria), mejkun floklorist Dhimitër P. Meksi. U hap gjimnazi i Labovës, ku mësohej edhe shqip, botohet gazeta shqiptare në Greqi “Pellazgoss” dhe e para shkollë e mesme femërore në Shqipëri, po në Labovë etj. Në këtë “qytezë“ veprat kanë ndjekur njera – tjetrën në këtë shekull, duke e bërë atë të njohur në tërë Europën.
Laboviti ngulitesh në Rumani, në Istria, në Parge të Greqisë, ku edhe sot ndodhen shtëpitë labovite të Mishtajve, të Panajotëjve, të Meksajve, të Gjikajve, të Deçkajve, të Dukajve, e tjerë. Po kështu edhe në Ukrainë. Një lidhje e ngushtë qëndronte midis tyre dhe Suljotëve, ndaj dhe Vangjel Zhapa e labovitë të tjerë, luftuan krah për krah me luftëtarët suljotë: xhavellat, boçarët, jo vetëm kundër osmanëve, por edhe kundër Ali Pashë Tepelenës, që e dogji dy herë Pargen e bukur.
Elena Gjika në vëllimin e parë të Veprës së saj “Les femmes en Orient” (Gratë në Lindje), botuar në Zyrih, në vitin 1859, shkruan: “Jam lind mbi brigjet e Shqipërisë së Jugut, jo larg maleve të Sulit, në qytetin e Pargës, e cila me shekuj nuk pat kundrue gjysmëhanën mbi muret e veta, e u dorëzue të pamëshirshmit, vezirit të Janinës,. Ali Pashës, i cili që prej kohësh e gjakonte këtë qytet të krishterë, që s’ia falte ndihmën që i jepte heronjve të Sulit”.
Në këtë vit Vangjel Zhapa Rilindi Lojrat Olimpike Botërore, që ishin ndërprerë prej 1500 vejtësh nga Perandori Romak Teodosi. Dy vepra të mëdha europiane brenda një viti: Vangjel Zhapa, Olimpizmi dhe vepra e Elena Gjikës “Gratë në Lindje”.
Vepra e E. Gjikës u bë frymëzim për kushërinjtë Zhapa që do të hapnin në Labovë të Zhapës të parin gjimnaz femëror shqiptar, në vitin 1882. Në fillimet e këtij shekulli do t’a vizitojnë Labovën Uilliam Lik, studjues anglez, në vitin 1804, Johann Hann babai i albanologjisë, autor i veprës shkencore “Studime shqiptare” i ndihmuar nga Dr. Aplostol Meksi dhe Kostandin Kristoforidhi, për mësimin e gjuhës shqipe, i cili më vonë shkoi edhe në Labovë në vitin 1850. Po kështu në fillimet e shekullit XIX ka kaluar nëpër Labovë edhe anglezi Bajron.
Vepra e Vangjel Meksit bëri jehonë të madhe në Angli. Ky shekull me vepra dhe bamirësi labovite, ndërtime shkollash dhe kishash, nuk mund të mos influenconin në mendjen dhe shpirtin e labovites Elena Gjika, që rrinte midis bashkëfshatarëve të saj në Parge. Ajo nuk kishte shkuar asnjëherë në Labovë, ndërsa poeti ynë kombëtar nga Labova, Arban Duka do të vjeshëronte:
Saktë je Elena Gjika,
Që gjithë Europën ndrite,
Në vesh s’më pushon muzika,
Se je vajza Labovite.
(Gazeta “Shqiptarja”.com, 2.11.2013, faqe 21)
Me të drejtë Prof. Agron Fico, nënkryetar i Akademisë së Shkencave Shqiptaro- Amerikane, përpara disa ditësh në takim me labovitët e Labovës, duke vlerësuar kontributin e tyre në SHBA dhe Shqipëri të Shoqatatës Atdhetare Kulturore “Odria” u shpreh: “Labova e Zhapës është një qytezë Europiane”.
Ky vezullim në shekullin XIX, sidomos në arsim, mjekësi, traditë e bamirësi la gjurmë vazhdimësie në arsimimin labovit e më gjërë, në përgatitje shkencëtarësh, juristë të zot, mësimdhënës të pasionuar, për t’i shërbyer me veneracion kombit shqiptar.
Veshje tipike popullore labovite
Elena Gjika shquhej për veshjet e saj të veçanta, në çdo shtet ku shkonte. Me veshjet karakteristike që paraqitej, ishte e veçanta e çdo vendi, stolistë origjinale, paraqitja e flokëve, e ndryshme nga vendi në vend. Veshja rinore e Elena Gjikës ishte tipike e veshjes së vajzës dhe gruas së re, labovite. Ai ishte fustan i gjatë, i punuar prej kadife, kaki dhe blu, e errët për vajzë, i zi dhe kafe e errët për nuse të reja.. Gratë e moshës së tretë nuk e veshin këtë fustan.
Karakteristikë e këtij fustani është se ai bëhej pa jakë, i mbyllur përpara me tegela, paksa të hapur në pjesën e gjoksit, që shkon deri në shpatulla. Edhe kafidja si shumë materiale të tjera, punohej në avlimend nga gratë. Sot punimi i saj si material shumë i kërkuar, është industrializuar, sidomos në shtetet perëndimore. Megjithatë në fshat ajo punohet në mënyrë artizanale dhe ka cilësi të dobët.
Elena Gjika në rini, por edhe pas prishjes së martesës, veshjen kadife me ngjyrë blu, e mbajti të veshur në kurm, duke pozuar shumë me të. Ishte veshja më e bukur që i pëlqente me shumë asaj, për të treguar se “jam me shumë shqiptare”. Edhe e motra e saj Sofia, e përdorte shumë këtë lloj veshje.
Në Pargë të Greqisë, ku banonin shumë familje labovite, Elena Gjika shkonte shpesh edhe prej prindërve të saj, atje. Ajo u bë notare e famshme, ky lloj fustani përodrej në veshje.
Në Labovë të Zhapës këtë lloj veshje, nuset e reja e veshin ditën e dytë të dasmës, si dhe në shumë festa dhe gëzime. Rast i freskët është ai i datës 16 nëntor 2014, kur u festua në Labovë 155 Vjetori i Rilindjes së Lojrave Olimpike nga filantropi Vangjel Zhapa dhe shumë nuse të reja labovite ishin veshur me këtë lloj veshje, duke kënduar para publikut. Thonë (!) se me këto lloj veshje, femrat kanë vrapuar në Lojrat Olimpike Botërore. Duhet pranuar se kjo lloj veshje, shkon me flokët e zinj, të zëna bisht prapa dhe me një tegel, në pjesën ballore të kokës së femrës, që krijohej enkas kur vishej ku fustan. Studjuesi Ahmet Kondo në librin e tij “Dora D’Istria, për Çështjen Kombëtare Shqiptare” ka zgjedhur për kopertinë Elena Gjikën me veshjen zakonore labovite. Në faqen 2 të po këtij libri është fotoja medalion e E. Gjikës, po me këtë veshje. Medalioni është karakteristikë e mbajtjes në qafë nga vajzat dhe gratë e familjeve të pasura. 
Në foton nr.4 është një familje e lagjes Kala të Elbasanit, ortodokse, me origjinë të hershme labovite, që pozon ditën e martesës të çiftit Mishtaj. Në rrjeshtin e dytë të fotos, që është bërë nga fotograf Xhemal Keçi, në vitin 1937, është një nuse e re (Sana Panajoti, Meksi) e pozuar me veshjen kadife kaki labovite. Fotot dokument arkival, muzeal (ruhen në Arkivin Muzeal të familjes Meksi- Th.M.) dokumentojnë me së miri se kjo veshje është labovite, si ajo e Elena Gjikës, me origjinë të hershme nga Labova e Zhapës, Odrie, me autoktoni shqiptare. Veshje të tilla janë gjetur sot edhe në familjet Porodini, Meçaj, Mekshaj, Gjika, Nockaj nga Labova. Gjeografia e shpërndarjes së kësaj veshje, vajzash dhe nusesh të reja, veç Labovës së Zhapës, gjendet edhe në Zagori, Lunxheri, Odrie, Parge, Janinë, Berat, Kala të Elbasanit etj. 
Veshja zakonore labovite, e punuar e tëra në kadife, e pa ekspozuar ndonjëherë në sfilata dhe festivale, është ekzemplar i veçantë, i rrallë i veshjes së gruas shqiptare. Me pa të drejtë ajo është lënë në “hije” duke justifikuar se nuk është punuar prej leshi apo pambuku, por prej cohe.
Kjo prurje e veshjes së femrës shqiptare duhet të zërë vend në fondin pasuror të hartës së veshjeve popullore shqiptare. Ajo pasuron hartën etnografike shqiptare. Materiali i saj kadife, në pjesë të veçanta, plotëson dhe zbukuron veshjen popullore të grave të Lunxherisë, Ordijes, Zagorisë, qytetit të Beratit etj., që janë ndër veshjet më të bukura shqiptare. Anthulla Niko Gjika, kushërira e tretë e Elena Gjikës (Dora D’Istria), rreth të 80- tave, që banon në Tiranë, me emërtim të parë Elena, rrobaqepëse e kualifikuar, shprehet: “Model kemi patur gjithmonë veshjen zakonore të Elenës dhe trupin e saj të rregullt. I kam bërë laboviteve shumë veshje të tilla”. Në Labovë të Zhapës përdoret një urim i bukur: “I ngjafsh Lenës bijo, e zgjuar dhe e bukur”. Ndërsa publicisti labovirt Jorgo Meksi, dekan i gazetarisë shqiptare, në gazetën “Shqipëria” të Bukureshtit, që botohej në fund të shekullit XIX, përdorte shpesh pseudonimin “Gjika”.
Shkencëtari spanjoll E. Yriarte, do të shkruante për Elena Gjikën (Dora D’Istria): “Për larminë e veprave të sa. Ajo është një enciklopedi e gjallë.” (Dora D’Istria- Rinia e një shqiptareje- faqe 244).
Sigal