Prof.Nelson R ÇABEJ/ Përse duhej të futej në përdorim nga paraardhësit e shqiptarëve një emër i ri

753
Sigal

Njoftimi i parë për arbrit

 Më shumë se një shekull para njoftimit të Ataliatit, që njihet si njoftimi i parë për arbrit në burimet historike, emri i vendit Arbëria del dhe në Librin e Ceremonive të perandorit bizantin Konstantin VII Porphyrogeneti, që sundoi nga viti 913 deri në 959. Aty përmbahen protokollet civile dhe fetare si dhe mënyrat si duhej t’u drejtohej me letra perandori vartësve të tij, si dhe udhëheqësve të shteteve të tjera, sipas rangut. Porphyrogeneti u drejtohej me letra (grammata) udhëheqësve të pavarur dhe me “urdhër” (keleusis) vartësve të tij. Për ne është me interes një formulë me të cilën perandori u drejtohej princave të provincave të perandorisë në urdhrat që u dërgonte. Formula e përgjithshme, kur urdhri i drejtohej një princi ishte: “Urdhër i despotit që do Krishtin (emri i perandorit) për udhëheqësin më besnik të (emri i provincës)” Në rastin tonë kjo formulë ishte “Princit të Albanisë që del në kontekstin e mëposhtëm:

“Princit të Albanias; princit të Krebatadës, që populli e quan Krebata; princit të Kidonias; princit të Zanarias (Itali e jugut); princit të Sarbanit; (ky vend ndodhet midis Canarias dhe Alanias); princave të Azisë (ku janë portat e Kaspikut); princit të Mokas [gjendet rreth liqenit Mokatid (sot deti Azof – N.Ç.).

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf