Prof. Dr. Hamit KABA/ Për kufijtë e Shqipërisë së pasluftës janë hartuar jo pak studime si nga Anglia ashtu edhe nga SHBA

877
Sigal

*Instituti i Historisë/QSA

 Gjatë LDB Shqipëria për shkak të rezistencës së saj kundër pushtuesve italianë e gjermanë u radhit në krah të fuqive aleate dhe dha një kontribut të çmueshëm e modest në konfrontimin më të madh botëror të historisë. Për këtë arsye ndërmjet Shqipërisë dhe Aleatëve të Mëdhenj u vendosën marrëdhënie bashkëpunimi, të cilat erdhën gjithnjë në ngritje dhe që me kalimin e kohës u institucionalizuan e materializuan në forma të ndryshme. Lufta e popullit shqiptar fitoi kështu përmasa ndërkombëtare dhe u shndërrua në një hallkë modeste në zinxhirin e koalicionit botëror antifashist. Për herë të parë që nga krijimi i shtetit të pavarur shqiptar, shqiptarët u bënë pjesë e një aleance fituese duke ndjekur rrjedhën e duhur të zhvillimeve ndërkombëtare. Marrëdhëniet e Aleatëve të Mëdhenj me Shqipërinë kanë në thelb dy përbërës: së pari, ndihmën e tyre ushtarake, materiale e morale dhe së dyti, vizionin për të ardhmen e shtetit shqiptar të pasluftës, për pavarësinë, statusin ndërkombëtar dhe kufijtë e tij. Pa nënvleftësuar e anashkaluar raportin e parë me aleatët, i cili është i njohur e trajtuar jo pak në literaturën historike shqiptare e të huaj, më lejoni që në ligjërimin tim të përqendrohem tek aspekti i dytë, pra tek vizioni i Aleatëve të Mëdhenj për të ardhmen e Shqipërisë dhe kufijtë e saj pas LDB.

Statusi ndërkombëtar i Shqipërisë

 

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf