Prof. Dr. Elmas Leci
Drejtor Ekzekutiv
Instituti i Sigurisë dhe Mbrojtjes
Ngjarja që nuk u realizua ato ditë se Zef Mala zbatoi porosinë e Myslim Pezës duke u larguar nga Peza, përsëri pas çlirimit e pësoi me burgime e internime nga Enver Hoxha. Si rrallë kush nga ish udhëheqësit komunistë në Europën, Enver Hoxha në veprimtarinë e tij terroriste ka lënë jo një, por disa dokumente me shkrim (si ky i mësipërmi), ku flet e urdhëron për vrasjen e rivalëve të tij politikë.
“…Zef Mala …duhet të dekorohet me plumb kresë. Të fala shoqërore – Tarasi”,1) është “pusulla” urdhër e Enver Hoxhës e vitit 1943, për pushkatimin e Zef Malës. Po cili ishte Zef Mala. Ishte figurë krijuese e udhëheqëse e Grupit Komunist të Shkodrës që në vitin 1937, kur Enver Hoxha “përkëdhelej” nga regjimi mbretëror e gradohej profesor pa qenë i tillë. Në komunizëm figura e Zef Malës u la në hije e harresë nga vetë historiografia e Enver Hoxhës, madje u etiketua armik e tradhtar. Që nga koha e mbretërisë, në atë të fashizmit e komunizmit Zef Mala ishte disa herë burgjeve e internimeve. Kapitullimi i Italisë fashiste atë e gjeti të internuar në Ventotene, nga ku u kthye në atdhe dhe me porosi të Enver Hoxhës shkoi partizan në Pezë. Sapo Zef Mala arriti në Pezë, për të erdhi “pusulla” porosia e Enver Hoxhës për ta asgjësuar. Zef Mala“duhet të dekorohet me plumb kresë”2). Mirëpo Myslim Peza, sapo e mori vesh “pusullën” me porosinë e Enver Hoxhës për ta pushkatuar Zef Malën, e thirri atë dhe i tha: : “Ik o bir e mçifu në Tiranë se dun me t’vra”.3)
Ngjarja që nuk u realizua ato ditë se Zef Mala zbatoi porosinë e Myslim Pezës duke u larguar nga Peza, përsëri pas çlirimit e pësoi me burgime e internime nga Enver Hoxha. Si rrallë kush nga ish udhëheqësit komunistë në Europën, Enver Hoxha në veprimtarinë e tij terroriste ka lënë jo një, por disa dokumente me shkrim (si ky i mësipërmi), ku flet e urdhëron për vrasjen e rivalëve të tij politikë. Mes tyre dhe nga më të parët, ishte edhe Zef Mala, eksponent kryesor komunist një nga themeluesit e vjetër të komunizmit në Shqipëri. Po përse e “dënoi” Enver Hoxha Zef Malën?! Se“ai s’është i mirë, prandaj duhet të zhduket”4),-urdhëronte Enver Hoxha Nako Spiron në Pezë. Dhe këtë urdhër të Enver Hoxhës, Myslym Peza e kishte parë në një letër, ose më saktë Nako Spiro i kishte treguar Myslim Pezës (se Myslimi nuk dinte të lexonte!) një letër të Enver Hoxhës, ku ky Enver Hoxha i shkruante Nako Spiros se për ekzekutimin e Zef Malës“ gjeni mënyrën që të mos kuptohet, por në asnjë mënyrë të mos lihet kjo gjë pas dore, sikur ka bërë Hyseni (Gogo Nushi) me të tjera këshilla, që i kemi dhënë për të cilat do të përgjigjet. Të fala shoqërore – Tarasi”.5)
Siç duket,nga ndjekjet Enver Hoxha kishte zbuluar se pas largimit nga Peza sipas “këshillës” së Myslim Pezës, Zef Mala mund të shkonte në Kosovë, sepse atje kishte mbështetës të tij dhe do ta vijonte çështjen kombëtare, të cilën e kishte nisur që në vitin 1937 në krye e që me themelimin e Grupit Komunist të Shkodrës në bashkëpunim me Qemal Stafën, Vasil Shanton dhe Tuk Jakovën. Sipas Enver Hoxhës nën dirigjimin e MiladinPopoviçit, Zef Mala në asnjë mënyrë nuk duhej lejuar të kalonte andej i gjallë.
Theksuam pak më sipër se pas kapitullimit të Italisë Zef Mala u lirua nga internimi dhe u kthye në Shqipëri, ku me kërkesë të Enver Hoxhës u bë pjesë në batalionin e dytë partizan në grupin e Pezës, në të cilin ndodhej dhe i dërguari i posaçëm i Beogradit, Miladin Popoviçi. Aty në Grupin e Pezës, Zefi, por edhe me Miladinin, Nakon etj., diskutonin edhe se çfarë qëndrimi do të mbahej pas lufte në lidhje me Kosovën. Mendimet e qëndrimet e tij pro Kosovë, Zef Mala i manifestonte pa ndërprerë që nga nëntori i vitit 1941, që në ditët e themelimit të PKSH-s, ku Zef Mala nuk ishte dakort me platformën e jugosllavëve në trajtimin e çështjes kombëtare shqiptare. Kjo ishte arsyeja që ai u vu në shënjestrën e Miladinit e të Dushanit dhe që për to “shënoi” edhe Enver Hoxha.
Jo vetëm me diskutime e fjalime, por mendimet e tij, si intelektual i zëshëm i kohës, Zef Mala i shprehu edhe në një libër (rast i rrallë i asaj kohe), të cilën e kishte shkruar dhe botuar me titullin: “Mbi zhvillimin ekonomik të Shqipërisë”. Dhe pikërisht për “hijen” e mendimet e tij për çështjen kombëtare që manifestonte Zef Mala, të cilat binin ndesh me mendimet e “dy jugosllavëve”, kur u informua Enver Hoxha se “Zef Mala u kthye në atdhe”, me “strukturat e duart e fshehta” jep urdhër me atë “pusullën” që cituam në fillim, që ai të “vritej”, madje duke i vënë edhe nofkën “Zefi është i italianëve”.
Pasi iku nga Peza sipas këshillës së Myslim Pezës, Zef Mala e kuptoi ndjekjen që i bënte Enver Hoxha për ta vrarë dhe ndenji në Tiranë deri në mbarim të luftës. Pas Lufte Enver Hoxha e gjeti që e gjeti dhe e dënoi këtë ideolog të lëvizjes komuniste shqiptare, i cili përfundoi burgjeve e internimeve, derisa vdiq në vitin 1979 i verbuar e në mjerim të plotë. Gjithsesi të bijat gjetën mundësinë dhe jo botuan librin e tij të lënë në dorëshkrim “VoxPopuli”, ku Zef Mala është një ndër komunistët e orëve të para që ka shprehur pendim “për kontributin e për fitoren e kolerës së zezë, që mbolli zi, lotë, gjak dhe helm në zemrën e një populli të shumëvuejtun”.6)
Pas “pusullës” së Enver Hoxhës për vrasjen e Zef Malës, që nuk u realizua gjatë luftës falë informacionit të Myslym Pezës, ekziston në arkiv edhe një urdhër tjetër terrorist i Enver Hoxhës për vrasjen e Llazar Fundosm apo siç njihej atëhere Zai Fundos, një eksponent tjetër i lëvizjes për çlirimin e Shqipërisë . “Zai Fundon-urdhëronte Enver Hoxha me fonogram në shtatorin e vitit 1944, –ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni”!7)
LlazarFundo kishte qenë veprimtar politik shqiptar i periudhës së mesluftërave botërore, aktivist dhe mandej kryetar i shoqërisë “Bashkimi” të AvniRustemit, eksponent i njohur i lëvizjes komuniste e më tej gazetar i mirënjohur, por që në periudhën e luftës duke mos qenë dakort me shumë veprimtari antikombëtare të udhëheqjes komuniste, e braktisi ideologjinë komuniste e u bashkua me forcat e Ballit, sepse, siç i shkruante ai në një letër Fan Nolit, “komunizmi për nga ligësitë ia kalon edhe Satanait”8).
Duke qenë Zai Fundo një komunist i vjetër, ai me lëvizjen djathtas kuptoi kohën u bë një kundërshtar i fuqishëm politik i Enver Hoxhës. Për këto Enver Hoxha kur e informojnë se Zai Fundo kishte kaluar në Kosovë e atje e kishin zënë partizanët e Divizionit të 5-të të UNÇSH-s, më 21 shtator 1944 jep urdhrin fonogram “…Paraprakisht (dmth para pushkatimit) t’i kërkohet (Fundos) të japë shpjegime për këto pyetje: Pse ka ardhur në Kosovë? Kush e ka dërguar dhe me ç’direktiva? Cilat janë qëllimet e Ganiut (Gani Kryeziut) dhe të anglezëve? Të japë shpjegime për aktivitetin e tij të mëparshëm”.9)
Nga ndjekjet Enver Hoxha kishte zbuluar se pas largimit nga Peza sipas “këshillës” së Myslim Pezës, Zef Mala mund të shkonte në Kosovë, sepse atje kishte mbështetës të tij dhe do ta vijonte çështjen kombëtare, të cilën e kishte nisur që në vitin 1937 në krye e që me themelimin e Grupit Komunist të Shkodrës në bashkëpunim me Qemal Stafën, Vasil Shanton dhe Tuk Jakovën. Sipas Enver Hoxhës nën dirigjimin e MiladinPopoviçit, Zef Mala në asnjë mënyrë nuk duhej lejuar të kalonte andej i gjallë.

Jo vetëm kaq, por Enver Hoxha me fonogram porosiste se si ta torturonin Zai Fundon para pushkatimit “Deponimet e Zait, na i dërgoni këndej me një njeri të sigurtë. Zain e vrisni andej”!10)
Vërtet Urdhri ishte i Enver Hoxhës, por vendimi ishte i jugosllavëve, madje shumë lart, i vetë Titos. Ekziston një letër e Titos dërguar Komitetit Qendror të PKSH më 22 shtator të vitit 1942 ku ai i hiqte vërejtjen për të dytën herë komunistëve shqiptarë për nevojën e luftës kundër trockistit Llazar Fundo, i cili “me të gjitha fuqitë (siç thuhet në letrën e Titos) ka punuar kundër”.11) Ja se çfarë shkruan konkretisht Tito në letrën që përmendëm: “Trockistin Fundo dhe përkrahësit e tij duhet t’i demaskoni përpara anëtarëve të PKSH dhe t’i deklaroni armiq të hapur të IK (Internacionales Komuniste) dhe të Partisë Komuniste, duhet t’i inaktivizoni dhe t’i zhvlerësoni krejtësisht përpara radhëve të partisë”.12)
Këtë porosi të Titos, Enver Hoxha e çoi më tej, e pushkatoi Zai Fundon me një urdhër të veçantë pas shumë torturave të tmerrshme, dhe e vranë… e vrau shqiptari shqiptarin sipas vullnetit të serbëve në Bytyç të Kosovës, ku Zai Fundo u gjet me armë në dorë në luftë për lirinë e shqiptarëve këtej e përtej kufirit shtetëror, për lirinë e Kosovës.
Dy figura të tjera komunistësh shqiptarë, por kundërshtarë politikë të Enver Hoxhës, Anastas Lula dhe Sadik Premte (njërin e vranë dhe tjetri shpëtoi) u bënë po gjatë Luftës po pre e Enver Hoxhës. Fillimisht ai kurdisi për to dhe së bashku me Miladinin, i përjashtoi nga partia e më pastaj mori vendimin për “spastrimin” e partisë nga ata, madje Enver Hoxha ngarkoi vetë edhe personat për eliminimin e tyre. “Më 12 mars 1943 erdhën në shtëpinë time një grup partizanësh të çetës së Ramiz Aranitasit, që komandoheshin nga Orhan Frashëri… Ata na thanë se atë natë kishin pushkatuar në Qafë të Gllavës një partizan, që quhej Anastas Lula…. e kishin pushkatuar të lidhur e me cigare në gojë, pasi ai kishte thirrur “Rroftë Shqipëria!”13)
Dhe pas pushkatimit të Anastas Lulës, Enver Hoxha urdhëroi të njëjtën gjë edhe për Sadik Premten, madje për të shkoi edhe vetë deri në Vlorë. Sadiku mundi t’u shpëtonte pritave, që i bënë partizanët e Hysni Kapos në Tragjas të Vlorës dhe ajo u quajt “dobësi” e shokëve “terroristë” të Vlorës, fakt që e pranon vetë ish numri dy i partisë, Hysni Kapo. Hysniu në “4 ditët e Beratit”thotë se: “për vrasjen e “Xhepit” (pseudonimi i Sadik Premtes) “kur u larguam nga Labinoti, Miladini e Dushani ngarkuan Mehmetin (Mehmet Shehun) që ta vriste Xhepin. Sikur të më kishin thënë mua, unë kisha mundësi që ta bëja më mirë se Mehmeti këtë punë…”14)
Para këtyre eliminimeve, Enver Hoxha (me të drejtë akuzohet) se eliminoi Qemal Stafën. Këtë fakt e ka denoncuardhe më i besueshmi ishte Ramazan Xhepa, mik i Qemal Stafës. “Gjakun e Qemalit e kërkoj vetëm tek ti Enver”, – i ishte drejtuar ai me akuzë të drejtpërdrejtë Enver Hoxhës në ditën e vrasjes së Qemal Stafës, aty në dyqanin “Flora” ka deponuar edhe i biri i Ramazan Xhepës, Beqir Xhepa. Familja Xhepa e mbante në shtëpi Qemal Stafën, sepse e kishte djalin e mikut të ngushtë, ku te ajo Qemali kishte çuar e prezantuar edhe Enver Hoxhën, që kishte mësuar edhe bazat e tjera se ku strehohej Qemal Stafa.15)
Në fakt shumë deponime të së kaluarës të Lëvizjes Antifashiste flasin se aty në dyqanin “Flora”ku punonte Enver Hoxha si shitës cigaresh, ka qenë edhe një vend vëzhgimi ku Enver Hoxha sipas porosisë së jugosllavit Meladin, seleksiononte figurat e lëvizjes dhe më rivali në plate i rezultonte Qemal Stafa, por edhe Vasil Shanto, Mustafa Gjinishi etj. Këto siç del Enver Hoxha i vuri në listën e rivalëve, ku mes të tjerëve Qemal Stafa dilte se i bënte “hije” vetë Enver Hoxhës si për nivelin arsimor ashtu edhe reputacionin, ndaj me Miladinin organizuan “largimin” e tij nga Tirana me detyrë partie për në Vlorë”.16)
“Shtëpinë ku atë natë para se të nesërmen të nisej për Vlorë,-ka deponuar Naxhije Dume ish anëtare e Komitetit Qendror dhe pas çlirimit ministre-e dinin vetëm Enver Hoxha, Beqir Minxhozi, unë dhe Drita”.17)Vetëm Qemal Stafa u vra. “Të tjerët e strehuar në atë shtëpi kurth, shpëtuan”.18)
Se çfarë konsiderohej Qemal Stafa për Enver Hoxhën, na e zbulon Raporti i Koço Tashkos (raport i bërë nga të dy, Koço dhe Enveri) për Moskën. “shoku më aktiv dhe njëkohësisht më sektar mbi të cilin mbështetej shoku Miladin, është vrarë. S’na duhen më këta nacionalistë (bëhej fjalë për Qemal Stafën) se këta nesër do të jenë armiqtë tanë”.19)
Se çfarë ishte Enver Hoxha dhe se si vepronte ai kundër rivalëve flet edhe dëshmia tjetër e Beqir Xhepës.“Aty nga fundi i vitit 1941, Prefekti i Tiranës Qazim Mulleti, i çoi fjalë babës tim Xanit, duke i thënë që ta largonte Qemal Stafën nga shtëpia, pasi Kuestura kishte rënë në gjurmët e tij. Po për të njëjtën gjë edhe Qazim Mulleti lajmëroi babën me anë të shefit të Policisë së Tiranës Man Kukaleshi. Madje, Mani i shkoi te dyqani Xanit së bashku me dy shoqëruesit e tij oficerët e Kuesturës Xhemal Peza e Gëzim Latifi dhe i tha:“Më ka thënë Qazim beu që ta largosh atë djalin (Qemal Stafën) nga shtëpia, pasi nuk kam ç’të bëj ma, sepse atë po e spiunojnë shokët e tij”. 20)
Ramazan Xhepa, që e mbante Qemal Stafën në shtëpi, e kishte pyetur një herë Manin (Kukuleshin) se “cili ishte komunisti që e spiunonte Qemalin në Kuesturë, pasi ai kishte dyshime për Enver Hoxhën”.21) Dhe kjo sipas deponuesve në arkivë, ka ndodhur atë darkë kur Enveri dhe Nexhmija ishin në banesën e Bahri Omarit, që ndodhej në shtëpinë e Qazim Mulletit dhe ngjitur me të ishte edhe shtëpia e shefit të Policisë së Tiranës Man Kukaleshit. Atë mbrëmje në verandë, Enveri luante i qetë letra me Bahriun, Qazimin dhe Manin. Bahriu: ministër i Fashizmit, Qazimi: Prefekt i Tiranës dhe Mani: shef i Policisë Fashiste të Tiranës”.
Për veprimtarinë terroriste të Enver Hoxhës ndaj rivalëve politikë që gjatë luftës, të flet edhe tregimi i Petro Markos, shkruar në librin e tij “Intervistë me vetveten”, ku Asllan Ypi tregonte se: “një ditë kalova andej dhe e pashë që Enveri po pozonte në derën e dyqanit “Flora”. Aty qenë dhe i njoha edhe disa komunistë të tjerë. I thashë frëngjisht: “Po ti Enver, ç’kërkon këtu me të kuqtë?! Dhe ai po në frëngjisht më dha përgjigjen: “Jam këtu, me qëllim që tu q.. nënat gjithë komunistëve. Asnjë nuk do të le më këmbë”.22)
Dhe siç do të shohim vite më vonë, ai me të vërtetë qysh atëherë e vuri në jetë “betimin”që përmendëm dhe nisi të eliminonte që në orët e para të Lëvizjes të gjithë rivalët e tij”, apo që kishin dijeni për veprat e tij të mbrapshta. Me urdhër arrestoi, apo dënoi të gjithë ata që dinin për vrasjen e Qemal Stafës, që nga Vançi Bajraktarin, Drita Kosturin (e fejuara e Qemal Stafës që pas çlirimit e mbylli edhe në çmendinë), KristoThemelkon etj.! Dënoi e masakroi të gjithë shokët e Qemal Stafës, (që hynin e dilnin në shtëpinë bazë lufte të Ramazan e Beqir Xhepës), që ishin Mustafa Gjinishi, Vasil Shanto, Shyqyri Peza, Hasan Peza, etj. Dhe menjëherë të vete mendja te deponimi i Ramazan Xhepës, i cili theksonte se “kur e pashë Enverin atje te shtëpa e Man Kukuleshit, –depononte Ramazan Xhepa , – i them Qazimit (Mulletit) se ai djalë nuk i dukej njeri i mirë”. E pas kësaj Qazimi i kishte thënë: “Lene-lene Xan, Enveri është i yni”.23)
Ndërsa Enver Hoxha pasi bëri disa lëvizje për ta fshehur krimin për vrasjen e Qemal Stafës, aty në prag çlirimi sajoi se “vrasjen e kishte bërë Zef Ndoja”, sepse edhe ky akuzonte më fuqishëm për vrasjen Enver Hoxhën. Enver Hoxha sajoi për Zef Ndojën një kundër akuzë dhe urdhëroi për të, ekzekutimin, atje ku Zefi ishte partizan në nëntor të vitit 1944, në fshatin Priskë, në një përrua rrëzë malit të Dajtit.24)
Fushatën kundër spastrimeve të rivalëve, Enver Hoxha e organizoi që me vendimin e parë, që në ditën e krijimit të partisë. Në atë mbledhjen e parë me iniciativën e tij u vendos që “të bëhej një spastrim i njerëzve pengestarë”, të cilët më pas i përshkruan në shënimet e lëna, ndofta të rralla edhe Miladin Popoviçi, ku ai tregon se me spastrimin e partisë“kishim hapur mjaft punë në drejtim të spastrimit dhe do vazhdojmë të hapim akoma”.24) Kjo fushatë që thotë në shënimet e tij Miladin Popoviçi, u bë shumë e ashpër, të cilën siç rezulton e shfrytëzoi me efikasitet Enver Hoxha, kryesisht për të eliminuar ato që quheshin “të rrezikshmit” e partisë. Faktet dhe ngjarjet nga ajo periudhë dhe analizat historike se “udhëheqja e PKSh -së ishte e përqendruar posaçërisht në duart e Miladinit dhe të Enverit…25)
Konsolidimi i pozitave të Enverit në krye të partisë, ka qenë një proces i tërë, një strategji e mirkopsitur e jugosllavëve dhe jo një akt i menjëhershëm. Enver Hoxha u konfirmua plotësisht si udhëheqës kryesor i partisë në Konferencën e Parë të vendit, në mars të vitit 1943, konfirmim që duhet thënë se erdhi nga Miladini e Dushani, por “dobiçin ja lanë në derë” Doktor Dishnicës, i cili na paska bërë propozimin për ta zgjedhur Enver Hoxhën në krye të partisë si Sekretar të Përgjithshëm. E vërteta është se Enver Hoxha erdhi në krye të partisë me vendim të jugosllavëve e në vijim edhe me veprimtari subversive të planifikuar dhe të realizuar po prej tyre.
Këto “forma pune” e bënë Enver Hoxhën “të preferuarin” e Miladinit, saqë edhe Dushani, që dikur nuk kishte ndonjë simpati për Enver Hoxhën pasi në fillimet e njohjes e kishte nënvleftësuar, më vonë do ta vlerësonte atë me superlativa. Eliminimi i Qemal Stafës, një komunist reflektar në gjirin e lëvizjes komuniste shqiptare, u bë jo vetëm në kuadrin e rivalitetit dhe nga Enver Hoxha, por edhe si rezultat i rivalitetit mes reflektarëve” dhe “kominteristëve”.
Në strategjinë e “spastrimit të radhëve të partisë” bën pjesë edhe ajo për vrasjen e Vasil Shantos. Si mundet, aludon Naxhie Dume “që një anëtar i KQ të PKSH -së të ishte shoqërues i S.V.Tempos. Edhe për këtë vrasje, përgjegjës është kreu i PKSH -së Enver Hoxha”.26)
Vasil Shanto ishte një atentator i përsosur, mjeshtër i madh i luftës guerile në qytete, sidomos në Shkodër e në Tiranë, klandestin i papërsëritshëm e që ishte aq i vyer për Shqipërinë, nuk duhej keqpërdorur si shoqërues, korrier i një udhëheqësi 30-vjeçar jugosllav, qoftë ai edhe anëtar i Byrosë Politike?! A thua nuk kishte sa të duash të tjerë partizanë trima, që mund ta shoqëronin Tempon?! Aq më tepër që Vasil Shanto e kishte bërë disa herë atë rrugë të rrezikshme dhe ishte ekspozuar. Unë them Jo, nuk duhej vepruar kështu! Ishte një gabim i madh fatal.“I nisa nga Korça Vasilin dhe Tempon me një automjet, që e drejtonte njeriu ynë i besuar, -ka shkruar Naxhie Dume-… u dhashë me vete nënën time, për ta lehtësuar kalimin e tyre nëpër postblloqet e armikut,.. Para se të largohej nga Korça, Vasili më tha: “Naxhie, mendoj se ky do të jetë udhëtimi im i fundit”.27)Në fakt ashtu ndodhi. Vasali u vra në rrethana enigmatike, në breg të Liqenit të Shkodrës.
Dhe“Vasil Shanton e ka vrarë Enver Hoxha, – ka deklaruar Marash Berisha, i cili ka qenë dëshmitar i kësaj ngjarje. Kjo pasi Vasili së bashku me Qemal Stafën ishin dy nga udhëheqësit më kryesorë të PKSH-së. Prandaj, vetë Enver Hoxha organizoi vrasjen e tij dhe për ta realizuar atë vrasje, u shfrytëzuan në maksimum disa rrethana në fshatin Vrakë, nga ku do të kalonte Vasili, për ta maskuar më së miri vrasjen e tij…Njerëzit e ngarkuar nga Enver Hoxha për vrasjen e Vasil Shantos, janë futur në fshatin Vrakë dhe e kanë qëlluar”…28)
Pranë trupit të vrarë, xhandarët gjetën hirin e letrave dhe dokumenteve, që ishin djegur në momentet e fundit. Por, bashkë me Vasil Shanton dhe Reshit Rusin,“ka qenë edhe një person i tretë për të cilin është folur shumë pak”.29)
Dhe ky ishte Miladin Popoviçi, që xhandarëve u është prezantuar si Naum Zafirofi, i cili u ishte dorëzuar xhandarëve pa asnjë bam arme, pa asnjë rezistencë. Sipas të dhënave, në fillim të vitit 1944 Vasil Shanto është takuar me Miladin Popoviçi në Kolashin të Malit të Zi dhe kanë hyrë në Shqipëri, ku në Vrakë i rrethuan dhe Vasil Shanton e vranë. Në fakt në udhëtim ishin tre vetë, Vasil Shanto, Reshit Rusi dhe Naum Zafirofi (Miladin Popoviçi). Ky i fundit, që sipas skenarit shpëtoi, u dorëzua dhe më pas u “shpërblye” me lirim nga arrestimi. Sipas dokumenteve e dëshmitarëve okularë marrëdhëniet e tij me Enver Hoxhën ishin të ftohura dheVasil Shanto u vra gjatë një “shërbimi”, të cilin ia kishte ngritur e ngarkuar po Enver Hoxha.30)
Për vijën e qartë terroriste, eliminimin që aplikonte Enver Hoxha ndaj rivalëve politikë shprehet“sinqerisht” edhe Manush Myftiu në “4 ditët e Beratit”, i cili theksonte se “në Vlorë, ne kemi pas menduar se ata që s’ishin me ne, duhej të zhdukeshin. Në Vlorë kishim një listë prej 42 vetash, që i kishim dënuar me vdekje, por një pjesë e tyre s’kishin faj…Në Buzëmadhe (fshat në Kukës), dërguam aty Shefqet Peçin dhe Çobanin (Hito Çakon). Ata mblodhën fshatin dhe pushkatuan 21-22 veta…Për Kurdarinë (fshat në Lumë), ne vendosëm (ky ishte mendimi i Besnikut, Hysni Kapos) që të pushkatohej kushdo që gjendej rrugës. Dhe ashtu u bë. Kur forcat tona u futën në Kurdari…vranë 20 fshatarë. U bënë të gjitha të këqijat që mund të bënte një forcë mercenare”.31)
Edhe pas mbarimit të Luftës, Enver Hoxha vijoi me eliminimet e shokëve e të bashkëpunëtorëve, si me Koçi Xoxen, misterin e të cilit e zbardh fare mirë dëshmia e Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe Bedri Spahiut. “Me vdekjen që i bëmë Koçi Xoxes, ai mori me vete edhe shumë mistere” .32)
Në vitin 1956 Enver Hoxha eliminon tjetrin e radhës, Tuk Jakovën, bashkëluftëtarin e Zef Malës e themeluesin e partisë, sepse në një mbledhje plenumi ai kundërshtoi manipulimin që u ishin bërë fakteve të krijimit të partisë pasqyruar ato në Shtëpinë Muze. Ato që shpaloseshin në stendat e Muzeut, Tuk Jakova i tha Enverit se nuk ishin të vërteta. Enver Hoxha, -ishte shprehur Tuku, “nuk ishte as krijuesi i partisë, as kishte qenë udhëheqësi i saj kryesor siç propagandohej”.33)
Këto të vërteta të thëna nga goja e Tuk Jakovës -ish dëshmitar në mbledhjen themeluese, Enver Hoxhës i dogjën shumë. Nga ai moment e vuri në shënjestër Tukun dhe e akuzoi dhe madje e eliminoi me akuza të tjera nga ato që janë thënë për Tuk Jakovën. Pas dënimit që i bëri Enver Hoxha ish zv.Kryeministrit të Shqipërisë, Sekretarit organizativ të partisë dhe anëtarit të Byrosë Politike, Tuk Jakova vdiq në burg, pasi as kur qe sëmurë nuk e mjekuan.
Në vitin 1960 Enver Hoxha eliminoi edhe Kominteristin e vetëm shqiptar KoçoTashkon, duke e akuzuar si “njeri të sovjetikëve të rinj”.34)KoçoTashko, personi që e kishte futur në parti dhe e kishte bërë udhëheqës Enver Hoxhën, qëndroi në burg deri në moshën 80 -vjeçare dhe vdiq në internim në kampin e fshatit Adriatik afër Mamurrasit.
Frymën makabre, aq sa përmendëm (se ai ka shumë), ka eliminimet e viteve ‘60-të, të ‘74-s, të ‘81 dhe ‘82-it. Për kurbanet e tij të parë Enver Hoxha është shprehur vetëm një herë në jetë, në “4 ditët e Beratit”, por duke ja faturuar sadizmin e tij Miladin Popoviçit se“unë – u rrëfye Enver Hoxha në Berat – mora shumë nga Aliu (pseudonimi i MiladinPopoviçit), por mora nga ai keqbesimin dhe jo dashurinë për shokët”.35)