Prof. Bernard Zotaj: Vlora vatra e zjarrtë e Luftës së Dytë Botërore

571
Sigal

 

 Vlora dhe Heronjtë e Topanasë, ekzekutimi i marshallit nga njësiti gueril i Vlorës

 

Vlora është vendi ku rilindi kombi shqiptar, ku u mblodhën burrat e gratë e vendit dhe vendosën krijimin e shtetit modern shqiptar. Por, edhe para krijimit të shtetit, Vlora ka qenë e njohur në historinë e Ilirisë, të Arbërisë, me burra dhe gra që bënë emër dhe i dhanë jetë e frymëzim shoqërisë shqiptare. Kur vjen në Vlorë, nuk mund të mos hedhësh sytë nga kalaja e Kaninës, një kala plot histori, plot lavdi, plot respekte të pafundme. Historia e Vlorës është e lidhur pazgjidhshmërisht me emrin e Kaninës, nga vatra e së ëilës kanë dalë pesë kryeministra, të pestë nga i njëjti fis që kanë drejtuar qeveritë e shtetit më të fuqishëm të kohës, Perandorinë Osmane. Vlora është vazhdimësi e fisit të Aranitasve që bëri dhëndërr Heroin Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Vlora lidhet së shumti me kontributin dhe vlerat që ka kjo familje përgjatë tërë kohërave, në qendër të ëilës ndodhet figura e Ismail Qemalit, njeriu me kulturë e patriot i madh. Vlora është e trimave të Pavarësisë, e luftëtarëve të Luftës së Janinës, e kapadanëve dhe kapedaneve të Luftës së Vlorës më 1920, dhe e një plejade burrash e grash që bënë kuvende dhe ngritën shoqëri patriotike dhe i dhanë emër e nder në shekuj. Vlora u bë vatra më e zjarrtë në Luftën e Dytë Botërore. Fillimet e Lëvizjes Antifashiste në këtë qytet, kanë qenë “fitili” që në një farë mënyre ndezi uraganin e luftës së madhe në Shqipëri. Qëndresa heroike e luftëtarëve të lirisë gjatë epopesë së lavdishme të LANÇ-it ishte madhore. Kjo luftë që përfshiu mbarë popullsinë shqiptare, e drejtua me zgjuarsi nga PKSH, në luftë të armatosur në radhë të parë rininë shkollore e atë fshatarë për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë e bashkëpuntorët e tyre.

Katër djemtë e Topanasë ishin pionierët e parë të Lëvizjes

U mbushën 79 vite nga dita kur 4 djem të Vlorës, bij të nderuar dhe të lavdishëm të këtij qyteti heroik, shkruan një nga epopetë e mëdha të Luftës Antifashiste Naëionalçlirimtare, duke dhënë jetën në luftë të pabarabartë me pushtuesit fashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Kjo ditë, ka hyrë në historinë kombëtare si ngjarje e madhe për popullin e Vlorës, i ëili e ka vlerësuar lart aktin e tyre heroik, në një kohë kur ende kjo luftë nuk kishte marrë përmasat e uraganit të vërtetë popullor. Katër djemtë e Vlorës, Hajredin Bylyshi, Mumin Selami, Bajram Tushi dhe Hiqmet Buzi, të bindur në drejtësinë e kauzës së tyre, e ëila ishte padyshim më e përparuara e kohës, lanë bankat e shkollës dhe u bashkuan me fillimet e Lëvizjes Antifashiste. Hajradin Bylishi lindi në Tërbaç, në tetor 1920. U rrit nën kujdesin e prindëve dhe të tregimeve për Luftën e Vlorës 1920. Hajredini ndoqi mësimet në shkollën tregtare. Në shkollë ra në kontakt me grupet e lëvizjes dhe për veprimtari do të përjashtohej nga shkolla, vijoi punën në Kuçovë, por përsëri vijoi mësimet në shkollën tregtare. Në shkollë ngrihen dhe funksionojnë grupet komuniste, ku filloi të punonte me teknikën e shtypit. Mumin Selami lindi në Kallarat në dhjetor 1923. Ndoqi shkollën nga Saranda në Tiranë. Për veprimtari atdhetare burgoset në vitin 1939-1940,  përjashtohet nga gjimnazi dhe përfundon në Kuç, pastaj në Vlorë ku bie në kontakt Hajredin e Bajram dy  shokët e tij. Bajram Tushi lindi në Vërmik në maj 1924. Pas përfundimit të shkollës fillore vijoi studimet në shkollën tregtare në vitin 1936. Hiqmet Buzi lindi në qytetin e Vlorës në vitin 1927, në lagjen Topana. Ndoqi shkollën fillore, për të vazhduar studimet në Normalen e Elbasanit, ku fitoi me konkurs. Vijoi studimet deri në shkurt 1942, por e përjashtojnë nga shkolla si “element turbullues”. Në Vlorë vijon aktivitetin me të rinjtë komunistë të kohës…

Katër kundër 400 karabinierëve dhe merëenarëve

Lufta midis katër të rinjve dhe 400 karabinierëve e merëenarëve u zhvillua në natën e 18 tetorit të vitit 1942. Qyteti i Vlorës ishte në errësirë. Nëpër rrugë patrullonin karabinierë, hapat e të ëilëve prishnin heshtjen e plotë. Në një shtëpi të thjeshtë të lagjes Topana, në shtëpinë përdhese të Murat Lamçes, katër të rinj antifashistë, katër bij të popullit, Hajredin Bylyshi, Mumin Selami, Hiqmet Buzi e Barjam Tushi, ishin mbledhur për detyrën që kishin marrë, të nesërmen do të shkonin në Myzeqenë e Vlorës për propogandë dhe agjitaëion në radhët e rinisë dhe të popullit.

Hiqmeti ishte më i vogli dhe Hajredini më i madhi. Të gjithë e donin dhe e respektonin, njeri-tjetrin. Në natën e errët, kishte dhe të tjerë që përgjonin, hafije që kishin parë diçka atë natë. Në heshtjen e natës 400 karabinierë rrethuan Toponanë, lagjen e varfër të popullit. Për katër trima ishin angazhuar rreth 400 merëenarë. Në rrugët e ngushta të lagjes kishte lëvizje… Një e trokitur e fortë u dëgjua në derë. Hapeni se jemi shokë… Hajredini e kuptoi se ishin të rrethuar, pasi në këtë orë të vonë nuk prisnin shokë… E kuptuan dhe Mumin Barjami e Hiqmeti. Të katër në heshtje i dhanë dorën njeri-tjetrit, duke u parë në sy: Të gjallë nuk dorëzohemi, folën me një zë. Filloi beteja. Lagjja u zgjua nga të shtënat e armëve. Mumini sulet pas Hajredinit për të çarë rrethimin. Barjami dhe Hiqmeti i vogël i mbështesin me zjarr sulmin e shokëve, duke qëlluar nga dritaret e shtëpisë. Fashistët kishin kujtuar se do të dorëzoheshin, por shtëpia e thjeshtë me kallama, katër trimat e kthyen në kështjellë. Ra Hajredini, më pas dhe Mumini. Mbetën dy. U sul Barjami me bomba e revolver, por dhe bie në fushën e nderit. Mbeti vetëm Hiqmeti i vogël. Edhe ky nuk u dha i gjallë. Plumbi e goditi në gjoksin, duke rënë dëshmorë dhe shkruar histori.

Ekzekutimi i marshallit nga njësiti gueril i Vlorës

Qyteti i Vlorës e mori vesh për katër trimat, që ranë duke luftuar heroikisht. Lufta për hakmarrje filloi… Marshalli italian Lombardo, në tryezë kishte vendosur tri kobure, katër këmisha të përgjakura dhe fotografi… para tij në këmbë qëndronin disa të rinj dhe nxënës të shkollës tregtare të burgosur. Këta njerëz të vrarë në fotografi, unë me këto duar i kam vrarë, mburrej marshalli. Marshalli se pati të gjatë, se më 16 janar 1943, u ekzekutua nga njësiti guerril i Vlorës. Dëshmorët janë shqiponja mali. Vepra e tyre e lavdivshme është e pavdekshme. Ata nderohen si atdhetarë të vendosur, gjaku i të ëilëve është gjithmonë në themelet e Shqipërisë. Hiqmet Buzi bashkë me tre shokët e tij mbetën etalon të heroizmit.

Nuk mund të harrohet akti i madh heroik

Koha ka kujtesën e vet historike. Ka ëa gjera që edhe mund të harrohen apo falen për shkak të kohës që ka kaluar. Por ajo që nuk mund të harrohet është kujtimi i aktit të madh heroik të të gjithë Heronjve dhe Dëshmorëve të lavdishëm të LANÇ-it, e ëila mbetet në histori. Ndaj dhe sa më shumë koha kalon, akti heroik i Heronjve e Dëshmorëve nuk zbehet, përkundrazi lartësohet dhe merr vlera. Ka nga ata që duan sot t’i harrojnë, por të jenë të sigurtë se një ditë do të harrohen ata vetë, kurse Heronjtë e Dëshmorët e LANÇ, pjesë e të ëilës janë dhe 4 Heronjtë e Topanasë, do të ndrijnë në historinë e kombit tonë. Vendin e tyre askush nuk e zë në histori apo nuk e sposton dot. Asnjë rëndësi nuk ka për Heronjtë e Dëshmorët se kush e udhëhoqi LANÇ-in. Atë e udhëhoqën ata që ishin më trima, më naëionalistë, më antifashistë dhe që u dolën zot fateve të Atdheut në momentet më të vështira. Koha bën të vetën. Mundet që edhe vlerësimet historike për aktet e tyre të pësojnë devijime historike anormale si po ndodh edhe sot, nga përpjekjet e sforëuara për të zbehur sado pak lavdinë dhe heroizmin e tyre dhe të Luftës Naëionalçlirimtare. Heronjtë dhe Dëshmorët e Luftës, pjesë e rëndësishme e të ëilës janë edhe 4 Heronjtë e Topanasë, e kanë shkruar me gjak dhe lavdinë e tyre të merituar nuk ka burrë që e ëënon. Vlora ka pasur gjithmonë sensin e orientimit pozitiv në të gjitha kohërat.