Pali Nito: Ju rrëfej Mehmet Shehun gjatë stërvitjes “Semani 74”

476
Sigal

Ishte fund gushti dhe fillim i shtatorit me një zagushi të pazakontë.Kur u zhvillua stërvitja me trupat e koduar “semani74”.Në atë kohë sapo isha emëruar komisar batalioni.Bataljoni që drejtoja unë zhvillonte stërvitje në rajonin e kodrave të zharrës .Në një mbasdite në praninë e një zagushie të padurueshme që të merrte frymën batalioni zhvillonte stërvitje taktike kur befas dhe papritur erdhi Hito Çakua që sapo ishte emëruar zëvendës minister i mbrojtjes dhe gjithë tërsëllimë,arrogancë,brutalitet,fodullëk e prepotencë filloi të bëjë kritika për disa elementë të veçantë të stërvitjes taktike dhe mbasi i përpunuam disa nga këta elementë nxitimthi dhe në ikje e sipër tha:nesër rreth ores 900 në pikën e vrojtimit të batalionit tend vjen kryeministri Mehmet Shehu,prandaj pregatitu ti paraqesësh forcën.Kaq tha hitua dhe u largua.Kjo porosi e tij më emocionoi jashtzakonisht  dhe më vuri në siklet të madh.Kjo për arsye se gjatë karrierës sime ushtarake nuk më kishte rastisur që ti paraqitja forcën një superiori të tillë si kundër ishte Mehmet Shehu.Kisha dëgjuar për të se ishte i ashpër,i rreptë,tepër kërkues që për problemet e stërvitjes në veçanti të mbrojtjes në përgjithësi të fuste të fuste në vrimë të gjilpërës më njohuritë e thella që zotëronte ai në fushën e mbrojtjes.Për më tepër nuk kasha shumë përvojë në këtë drejtim pasi nuk kishte në linjën time si komisar politikë.Por duke qenë se nuk e kasha komandantin e batalionit isha i detyruar që t’ja paraqisja unë forcën kryeministrit.Dhe pikërisht në orën 900 në distancë e dha ballin autokolona e autoveturave që shoqëronte Mehmet Shehun.

Kura i zbriti nga autokolona në distancën pak më larg se 20m pastrova zërin dhe me hap rreshtor në kulmin e emocioneve që më kishin pushtuar totalisht gjithë qënien time i paraqita forcën me shpresën që të mos ngatërrohesha gjatë raportimit.Sesi e paraqita forcën,ai nuk tha as mirë dhe as keq,unë në vetvete gjykova se paraqitja e forcës ishte e pranueshme. Duke e shoqëruar,kryeministri lëshoi batutën ironizuese duke më thënë:Po komandantin ku e ke o komisar.I thashë se është i sëmurë,aha,pop se s’thua që qënka trembur nga lufta ironizoi ai duke shkaktuar të qeshura në radhët e të pranishmëve që e shoqëronin atë.Duke e shoqëruar për në pikën e vrojtimit të batalionit ai u ndal tek qëndra fushore e municionit dhe vështronte me vëmëndje urdhërin e minisrtrit të mbrojtjes,afishimin e objektivave që do të arriheshin,të dalluarit,aspekte nga zhvillimi i stërvitjeve të mëparshme të batalionit,thënie të komandantit të përgjithshëm kur thoshte:”stërvitja të bëhet e thellë në mendime,e thjeshtë në të kuptuar dhe e shpejtë në të zbatuar “.Ndërsa në një thënie të Mehmet Shehut thuhej:”stërvitja taktike të bëhet gjithmonë me vrap,rrallë herë me hap të shpejtë dhe asnjëherë me hap të zakonshëm “.Duke e shoqëruar kryeministrin për në pikën e vrojtimit ku pritej të zhvillohej dinamika e stërvitjes një vullnetareje befas iu bllokua pushka dhe unë tentova të futesha në trashe e të eliminoja defektin por Mehmeti nuk më la dhe e eliminoi defektin si një ekspert i vërtetë teknik.Në këtë moment për ta ndihmuar që të dilte nga trasheja tentova që ti jepja dorën por ai nuk pranoi duke më thënë,nuk jam bërë akoma unë që të më japësh dorën tip or këto shkallët e trashesë mos i bëj kaq të rralla tha ai i nevrikosur.Dhe ja erdhi çasti dhe filloi dinamika e zhvillimit të stërvitjes.Gjithçka e parapregatitur dhe sikronizuar më së miri.Nga të shtënat e artilerisë dhe të mortajave oshëtinin kodrat dhe bregoret për rreth dhe vura re se Mehmet Shehu mbeti i kënaqur nga pregatitja dhe zhvillimi me profesionalizëm i kësaj stërvitjeje.Por duke qenë se batalioni që drejtoja unë mbeti në rrethim, ai mu drejtua duke më thënë:komisar Lenini thotë se çdo rrethim e ka një të çarë ndërsa ti nuk e nxore dot batalionin nga rrethimi.Unë tentova të justifikohesha se ne goditëm me artileri për të krijuar një dalje,por nuk mundëm,por edhe metodika kështu është parashikuar.Këto dëngla tha ai thuaja ndonjë tjetri por jo mua.Pra me këtë episode përfundoi stërvitja “semani74”.