Nesër do të lexoni/ Gëzim Llojdia: Gojëdhëna dhe këngë për kohën e Skënderbeut

829
Duke filluar këtë hulumtim për epokën e Skënderbeut në 500-vjetorin e tij, diku nga viti ’68, Qemal Haxhihasani, shkruante te gazeta gazeta “Drita” e diel, 14 janar 1968
”Lavdia e luftërave te mëdha popu¬llore të kohës së Skënderbeut u ruajt, jo vetëm në burimet historike, por edhe në zërin e gjallë të traditës. Populli diti të na sjellë jehonën e ngjarjeve të asaj kohe të shkëlqyer, të historisë sonë, kur Shqipëria u bë e vetmja barrikadë e rëndësishme e vërshimit osman nëpër botë, me tregimet e tij të mrekullueshme. Shekujt e rëndë të robërisë nuk munden t’i vrasin me hanxharët e tyre të përgjakur këto tregime. Ato ishin strukur thellë në zemrën e popullit tonë, rronin në shpirtin dhe gjakun e tij. Pleqtë në mbrëmje rreth vatrave i tregonin ato me dashuri. Të rriturit, kur kalonin nëpër trojet ku ishin zhvilluar skenat e betejave legjendare a nëpër shkëmbinjtë nga lëshoheshin shigjetat vdekjeprurëse të shqiptarëve që shponin, sipas vetë kronistëve osmanë, edhe gurin, u flisnin bijve dhe nipërve për lavdinë që pushonte në këto vise. Dhe të rinjve u ndritnin sytë, u qeshte zemra nga këto gjeste heroike të të parëve, që rritnin krenarinë e tyre kombëtare, dashurinë për atdhe e liri. Duke vijuar më tej Haxhihasani thotë: Fantazia popullore, e frymëzuar nga gjestet luftarake të kryetrimit, e idealizoi me përpjesëtime gjigante forcën e krahut dhe të shpatës së tij. «Kur del ven’ e rakeja (ylberi) në qiell», pleqtë e Matit thonë se “ka dalë shpata e Skenderbegjut, me kta luftonte Skanderbegju”. Forca e mreku¬llueshme e shpatës se heroit shprehet me legjendat e prerjes së shkëmbit të Varoshit, me hapjen e Shkalles së Rrajcës në Librazhd….



Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal