Sigal

ABAZ SHEHU, HERO I POPULLIT

Nga: Naime Progonati, N/kryetare e OKDA-s,studiuese historiane,

Krenar Isuf Progonati

Abaz Shehu është shpallur “ Hero i Popullit” me Dekretin nr. 885, date: 09.07.1949. Lindi në fshatin Bënçë të Tepelenës, më 15 korrik 1900 dhe ra në fushën e betejës në Gjorm të Vlorës, më 12 dhjetor 1943. Që në vogëli u ushqye me ndjenjat e patriotizmit të familjes e të Bënçës, që si me thënë historinë trimërore e ka shkruar si me sqep te shqiponjës mbi kurrizin e shekujve e me traditat e saj atdhetare ka mëkuar brezat bënçore e më gjerë. Shkollën fillore e mbaroi në Tepelenë ku mësues i gjuhës shqipe, më 1916- 1917 ishte demokrati–revolucionar Avni Rustemi. Kur drejtori i shkollës donte që historia dhe gjeografia e Shqipërisë te jepeshin në gjuhën italisht, Abaz Shehu ende foshnjë e kundërshtoi, prandaj drejtori italian e përjashtoi nga shkolla për një javë. Mësuesi atdhetar, me prushin e patriotizmit ne shpirt e ne zemër, Avni Rustemi, bashkë me nxënësit: Reshat Shehu, Fatime Aliko Progonati dhe disa nga anëtarët e Shoqërisë “Rrezet e Diellit”, që Avni Rustemi e kishte krijuar në Tepelenë, më 1916, i cili banonte në shtëpinë e Haxhi Shehut, brenda Kalasë së Ali Pashait, tek e cila përgatiste ditaret për të ëmbëlsuar nxënësit me ëmbëlsinë e gjuhës shqipe, edhe me të tjerë, ndër ta si: Arshi Shehu, Jakup Guma, Remzi Kalo, Rushit Kopelli, Hamza Myrteza Progonati, Isuf Hamza Progonati, Veiz Karafili, Sulo Aliko Skëndi, Laze Sëndi shkuan në Bënçë që të takonin te jatin e Abazit, Aliun dhe ta përgëzonin djalin e tij për këtë akt patriotik.

Më 22 qershor 1923 tepelenasit atdhetare pritën me këngë e valle demokratin e madh e të ditur Fan S Noli, i cili shoqërohej nga Avni Rustemi, Sulejman Luzati, Dervish Hima, Abaz Shehu 23 vjeçar, në emër të tepelenasve i paraqiti forcën ushtarakisht, duke shprehur se Tepelena fanoliste do ta mbështeste në betejën kundër tiranisë për triumfin e fitores ngadhnjimtare dhe po në këtë ditë Avni Rustemi, Sulejman Luzati, Dervish Hima, Abaz Shehu, Haxhi Shehu, Arshi Shehu, Remzi Kalo, Rushit Kopelli, Jakup Guma, Fatime Aliku Progonati (Skendi), Nana Kalo, Veiz Karafili, Dule Tahiri, Hamza Myrteza Progonati, Isuf Hamza Progonati, Mato Koçi, Abaz Boni, Kamber Hysen Qeli, Myslim Demiraj, Haki Kaziu, Metli Abaz Progonati, Qibro Selimi, Sulo Aliko Skendi, Novruz Braho, Laze Skendi, Ali Luzi, Mustafa Maliç Kopaci shoqëruan Fan Nolin për te Baba Ahmet Turani, që ishte nip te Luzajt e Luzatit. Kleriku popullor, zemërzjarrti Baba Ahmet Turani u takua përzemërsisht me Fan Nolin duke e quajtur menjëherë veten Fanolist. Remzi Ali Kalo, e Mustafa Maliq Kopaci regjistruan 600 djelmosha azganë e levendë për të luftuar kundër tiranisë nga 24 maji deri më 10 qershor 1924 te Shkalla e Tujanit e te Ura e Brarit në Tiranë. Në kohën e revolucionit demokratiko- borgjez të vitit 1924 Abazi u emërua komandant në Libohovë dhe atje Abazi tregoi akte trimërie kundër andartëve grekë, të cilët bashkë me forcat serbe donin të përmbysnin me dhunë Qeverinë e Nolit. Pas dështimit të Qeverisë së Nolit u detyrua të emigronte bashkë me të vëllanë Sheh Abedinin ne Francë, ku njihet me atdhetarin e flaktë Halim Xhelo dhe bëhet anëtar i devotshëm i Partisë Komuniste Franceze. Atje ndenji tre vjet dhe, më 1928 kthehet ne Atdhe. Më 17 nëntor 1928 Ministria e Punëve të Brendshme i dërgoi telegram Prefekturave të Gjirokastrës, Shkodrës, Vlorës dhe Durrësit për kontrollin dhe mbikqyerjen e Abaz Shehut si “element i rrezikshëm”. Më 22 nëntor 1928 lëshohet urdhri nga Prefektura e Gjirokastrës për N/ Prefekturën e Tepelenës për mbikqyerje të rreptë të Abaz Shehut. Më 20 dhjetor 1932 Ahmet Zogu dekreton pushimin nga puna të zotit Abaz Ali Shehu, deri atëherë Kryetar i Komunës së Rabijes, Tepelenë. Pas kësaj e arrestojnë dhe e dënojnë me vdekje. Më vonë dënimi iu kthye në 5 vjet burg, me akuzën” Për veprimtari politike “Dyshohet për pjesëmarrje në Kryengritjen e Fierit te vitit 1935.”

Më 4 prill 1939, Abazi: trim i trimave me nam të bukur udhëhoqi në Tepelenë demonstratën antifashiste. Më 7 prill 1939 Abazi organizon në Tepelenë demonstraten kunder pushtimit fashist. Burimet historike tregojnë se Abaz Shehu pati thënë:”Mos e kërcënoni popullin me zjarr, por i jepni armë që të luftojë kundër pushtuesve…|” Kështu iu drejtua Abaz Shehu një kapiteni profashist. Më 15 shkurt dhe më 15 prill 1942 Abaz Shehu është në ballë të demonstratave. Shquhet në aspektin politik me fjalën e tij frymëzuese luftarake edhe si ushtarak i vendosur i idealeve të shenjta kombëtare. Në këto demonstrata binin në sy edhe nxënësit e shkollës Plotore të qytetit me mësuesin atdhetar Murat Koçiun në ballë, ku nxënësja e tij Nimete Isuf Progonati ishte flamurmbajtëse, duke thirrur” Viva l’ Albania| Morte Il Fascissmo” “Abbasso Il Fascissmo|”…Më 28 nëntor 1942, me rastin e 30 vjetorit te Shpalljes së Pavarësisë, në Sinanaj Abaz Shehu organizon një manifestim patriotik ku morën pjesë rreth 500 vetë të vendosur për idealin e lirisë. Pasi kishte folur për trimat , kordhëtarët e famshëm Tafil Buzin, Rrapo Hekalin, Selam Musanë e Mujo Ulqinakun bëri thirrje për të luftuar me tërbim pushtuesin. Kur u krijua Zona e parë Operative Vlorë – Gjirokastër Abaz Shehu zgjidhet anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” për Tepelenën. Kur Mustafa Demiraj solli në Tepelenë Rezolucionin e Konferencës së Pezës Abaz Shehu bashkë me shokët atdhetarë iu vu punës me militantizëm të rrallë e të admirueshme, për krijimin e Këshillave Antifashiste Nacionallçlirimtare dhe me gjuhëbilbilin e fjalën shpatë Mustafa Matohitin u shquan për realizimin e kësaj detyre të shenjtë atdhetare. Komandanti Abaz Shehu me nisiativën e tij dhe me të tjerë trima në janarin e vitit 1943 krijuan Çetate Verikolit dhe të Lopsit. Në maj të vitit 1943 Abaz Shehu së bashku me Mehmet Shehun dhe Mustafa Matohitin atje në Rrepet e Dervenit demaskuan Ali Këlcyrën me Marreveshjen Famëkeqe Tradhtare Antikombëtare “Dalmaco – Këlcyra” dhe bënë beun e krekosur e të kapardisur si gjeldeti të ikte si pulë e lagur pikë e vrer zeher e farmak me bisht ndër shalë Kontributi i Abaz Shehut, Mustafa Matohitit. Hysni Kapos, Adil Çarçanit e Haki Toskës ishte vendimtar në krijimin e batalionit partizan me emrin e klerikut popullor Baba Abaz Memushaj Më 25 – 30 qershor 1943 Abaz Shehu në bashkëpunim me forcat territoriale drejtoi luftimet në Qafën e Miricës, Kiçok, në Malin e Bardhë, duke korrur si gjithmonë veç fitore. Më 10 – 15 shtator të vitit 1943 Abaz Shehu me një organizim të përkryer organizoi, drejtoi dhe udhëhoqi betejën për clirimin e qytetit të Tepelenës. Biografia e tij luftarake u ndriçua e u zbukurua edhe më shumë me fitoren kundër forcave gjermane në shkallën e zezë më 28 shtator – 1 tetor 1943. Përgjatë shtatorit 1943 Abaz Shehu krijoi komandat në Tepelenë, Damës, Buz, Lopës, Labovë dhe Memaliaj.

Në muajin tetor 1943 ai u caktua Komandant i Grupit II të Vlorës Për meritat që pati si ushtarak trim e me përvoja në fushën e betejave ishte anëtar i shtabit të zonës së parë operative vlorë – gjirokastër. Abaz Shehu nuk ka shkëlqyer vetëm në fushën ushtarake, por ai ka qenë edhe një veprimtar i zellshëm dhe i admiruar me detyrën e komunarit, si në Dukagjin, ku ka ndriçuar veprimtaria e tij si një udhëheqës popullor dhe i lidhur me interesat e popullit, me frymën kombëtare, duke mbjellë kurdoherë patriotizmin e kulluar me moralin alpin. Edhe në Shkodër ka qenë i lidhur me grupin komunist te këtij qyteti. Kudo e kurdoherë ka qenë përhapës dhe mbjellës i idealeve të shenjta e të shtrenjta kombëtare, të vlerave njerëzore,prandaj njerëzit e konsideronin si me qenë shpirti i tyre. Dhe Abaz Shehu dukej bukur si me diellin e lirisë në ballë. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare e kishte emëruar Komandant të Brigadës së Pestë Sulmuese, por nuk e gëzoi këtë detyrë të shenjtë, sepse beteja e sertë në Gjorm i rrëmbeu jetën e tij heroike. Në zonën e Mesaplikut, më 12 dhjetor 1943 Abaz Shehu shkroi epopenë, jo me penë mbi letren e bardhë, por me bulëzat – yje gjaku të zemrës atdhetare dhe vulosi pavdekësinë lulezambaku ne Panteonin e lavdisë shqiptare dhe në faqet historike të kombit. Vargmali i këngëve popullore hapi porten argjendore për këtë Hero të pavdekshëm. Ja njera prej tyre:

“Bënça në mes të rrëkeve,

të bukur trima që krreve,

Abaz Shehu suferinë,

partizan si vetëtimë,

mbi fashistët bën kërdinë,

shqiponjë në fluturim,

për gjithë brezat: adhurim.”

Poetë të shquar të nivelit si; Agim Shehu, Hysni Milloshi me vjershat dhe poemat e tyre e kanë rrethuar si me dritë hyjnore. Them se ia vlen të paraqes vargjet brilante patriotike shpirtërore të Gjeneralit legjendar, Hero i Popullit Shefqet Peçi për Heroin Abaz Shehu. E them me çiltërsinë e zemrës sime, se kur lexoj hapësirën poetike me rrezëllime patriotike të vjershës ditirambe të Gjeneralit legjendar, Hero i Popullit Shefqet Peçi ndjehem si me krah shqiponje. Ja ç’na thotë Gjenerali – poet me vargjet që nga flakët e heroizmave të Heroit Abaz Shehu kuqëlon si palët kuqeflakë të flamurit. “Lutem. dëgjomëni zëthin e shpirtit tim.Vjersha ka diçka të veçantë që te veshi më jehon melodi e këngëve patriotike e më pikon ëmbël në zemër. Mund ta dëgjoni që të zbuloni se ku qëndron bukuria e saj.”