Mehmet Gëzhilli: Shqiptarët një popull “Nobel”. Çështja shqiptare duhet të zgjidhet drejt

734
Sigal

Xhorxh Fred Williams, amerikani që ja kushtoi jetën historisë së Shqipërisë

 E njoha Shqipërinë të mbytur në gjak. Kombi dhe tokat shqiptare duhet të bashkohen

Plani për një perandori sllave ushqehej me zell nga Serbia nën emrin e Serbisë së Madhe, plan të cilin e përqafoi edhe Mali i Zi

 Libri “Shqiptarët” i Xhorxh Fred Williams, ndoshta është një nga librat më të bukur, më të sinqertë, më i paanshëm, të shumë shkrimtarëve, poetëve, filozofëve që kanë shkruar për vendin tonë. Libri “Shqiptarët”  është një ekstrakt i historisë shqiptare. U botua fillimisht në një revistë të kohës që më 1914-1915, dhe më 1919 si libër i veçantë. Ja si shprehet ai:

“Nuk vij të flas si ‘mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhurues i racës shqiptare. Dashuroj Shqipërinë, dashuroj burrat e Shqipërisë, siç dashuroj Amerikën, siç dashuroj burrat që i kanë dhënë lirinë Amerikës. Shqipëria do të jetë e lirë. Shqipëria i ka dhënë pesë imperatorë Romës dhe gjaku i shqipeve ka forcuar kombet e tjerë. E lashë Shqipërinë në vuajtje dhe të mbytur në gjak nga faji i Evropës, e cila tani. po lan gjynahet e saj. Unë protestova kundër paudhësisë së Evropës, kundrejt Shqipërisë, lashë vendin tim zyrtar dhe ju siguroj, që unë besoj sa ajo ditë që unë protestova për Shqipërinë, është dita më e lumtur  e jetës sime:.. Tregtia e Amerikës duhet të jetë e lirë për kombin shqiptar, që është vëllai i kombit amerikan. Unë jam gati për çdo shërbim për lirinë dhe shpëtimin e Shqipërisë, edhe me jetën time.”

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf