Sigal

Flet Prof. Dr. Agim Koçillari: Mirë “Çështje çame” nuk do të ketë, por me atë shqiptare si do të bëhet? Si u vranë dhe u shpërngulën nga shovinistët grekë mijëra shqiptarë sipas parimit “Vdekje dhe Dëbim”. Ja faktet tronditëse

Në një kohë kur problemet shqiptaro – greke duket se po fillojnë të marrin rrugën e zgjidhjes, pa pritur nga udhëheqsit e lartë të Athinës dalin anatema kërcënimi. Popujt tanë, nën sundimin osman, deri para revolucionit te tyre, ishim pak a shumë të barabartë. Shqiptarët të privilegjuar në pushtet e pasuri dhe grekët të privilegjuar si etni me gjuhë e shkollë të lejuar nga pushtuesit osamnë. Dhe që të dy të pakënaqur dhe në luftë të pandërprerë me këtë pushtim. Kjo pakënaqësi i kishte bërë të thurnin ëndrra dhe bashkoheshin. Por, fillimi i shekullit të 19-të, shqiptarët i gjeti në disavantazh gjeopolitik. Ne, pa një fe të vetme, me prirje ateiste, me një karakter rebel, fisnik dhe krenar, u gjendëm midis tre zjarresh: osmanëve, sundimin e të cilëve s’e pranuam asnjëherë; Evropës qe në shek e 15-të e kishim shpëtuar nga invazioni osman, por mosmirënjohëse; dhe sikur mos mjaftonin këto, doli dhe një i tretë, boshtit orthodoks. (Ky bosht, filloi të marrë formë me lindjen e kapitalizmit. Rusia, me qëllim ekspansioni, hapi serinë e luftërave me popujt myslimanë ne jug të saj. E para ishte me Turqinë për të marrë Krimenë në vitin 1810. Këto luftëra kërkonin një aleancë . Kë shtu u krijua aleanca sllavo – greke (boshti orthodoks Moskë-Beogra-Athinë). Veprimtaria e vendeve të kë tij boshti, të ndihmuara nga fuqitë e mëdha të Evropës, në funksion të interesave të tyre, ishin vendimtare për atë që ndodhi më vonë me kombin Shqiptar dhe konfigurimin gradual të shtetit të tij të cunguar. Dhe në vitet që pasuan u shoqëruan me shpopullime masive të trojeve shqiptare të mbetura jashtë këtij shteti të sakatosur. Në këtë veprimtari, fqinjët tanë, grekë e serbë kanë lozur rol të veçantë. (J.McCartthy. “Vdekje dhe Dëbim”. T. 1917). Të frymëzuar nga idetë e revolucionit Francez, popujt e Ballkanin ishin ngritur në luftë për liri dhe pavarësi. Nuk ishin më mbrapa shqiptarët, përkundrazi. Secili kërkonte aleatë. Të privilegjuar ishin grekët, sepse kishin “vëllezërit e tyre shqiptarë,, me të cilët kishin jetuar disa shekuj në paqe dhe miqësi.

Edhe shqiptarët, më të fortë si ekonomikisht dhe politikisht sepse kishin Ali Pashën që ëndërronte të krijonte një shtet të përbashkët nuk dyshonin por e besonin këtë aleancë. Ata ishin pjesëmarrës në përgatitje të revolucionit. Kollokrotoni ishte pjesëmarrës i Grupit të Miqve te themeluar në Odesë që në vitin 1806. Në vitin 1812, ai erdhi ne Greqi për të organizuar kryengritjen. Ai ishte ndër udhëheqësit kryesorë të revolucionit. Shqiptarët mendonin se ky revolucion ishte edhe i tyri. Sot, vetë grekët e pranojnë, se në revolucionin e vitit 1821, “luftën në det e bënë Speciotët dhe hidriotët, kurse në tokë Suliotët,,(TV Sky). Ata e pohojnë pa drojë se pa këtë ndihmë të sinqertë dhe mëse vëllazërore ky revolucion nuk do të kishte fituar. Se sa e vërtetë është kjo e tregon fakti se ndër 100 herojtë e ketij revolucioni 80-90 ishin shqiptarë (paçka se kishte shqiptarë të krishterë, por kjo nuk do të thotë se ishin grekë siç pretendon propaganda greke). Ta mohosh këtë fakt madhor që e di gjithë bota dhe të kërcënosh dhe vrasësh bamirësin, çliruesin tënd do të thotë të jesh mosmirënjohës. Dhe mosmirënjohja është kulmi i hiporizisë (po përdor një fjalor të ngjashëm me atë që përdori presidenti grek Z. Pavropulos këto ditë.  Z. President thotë: “Respekti për historinë është baza ndërkombëtare për miqësinë dhe fqinjësinë e mirë,, (Dita 15 shkurt). Dakord. po a e kanë njohur ndonjë herë pas revolucionit të 1821-shit grekët miqësinë dhe fqinjësinë e mirë? Nga historia dihet thënia Lapidare e Aristotelit. Kur e pyetën, pse e qorton Plutarkun, ndërsa e ka mik, Ai u përgjigj: “Vërtet e kam mik por më shumë kam mik të vërtetën.” Më tej Z. President, vazhdon avazin e Mukës dhe kujton çështjtjen çame duke thënë prerë: “Çështja çame nuk ekziston, ata kanë qenë bashkëpuntorë të gjermanëve.,, Dakord. Edhe këtë le ta pranojmë për një moment se është e vërtetë. Por ne shqiptarët po u pyesim: Çfarë patët me pleqtë dhe fëmijët çamë qe i therët e i vratë. Ata nuk kanë qenë kriminelë, sepse nuk mundeshin fizikisht.  Po 35 000 shqiptarë të përzënë me dhunë në vitin 1923-24 nga treva Kostur Follorinë, çfarë lidhje kanë me Luftën e Dytë Botërore dhe me ngjarjet e zhvilluara në Çamëri 20 vjet më vonë. Pse nuk u jepni të paktën atyre që banojnë në Shqipëri dhe nuk janë berë ende “turq”. Traktati i Lozanës nuk ua mohon. Apo jo? Ju e dini mirë se jeni jurist. Po 474 shiptarë që therët në 12-14 gusht 1912 në fshatin Panarit, a kishin ndonjë faj? Po 30 000 të tjerë që vratë në atë kohë në Shqipërinë e Jugut dhe dogjët mbi 400 shtëpi, a kishin lidhje me Italianët dhe çfarë u kishin bërë ju grekëve? Këto fakte tregojnë se Ju Z. President, edhe asnjë qytetar grek nuk ka të drejtë as morale dhe as ligjore të na japë leksione ne shqiptarëve. Duke mos njohur asnjë padrejtësi dhe krim që keni kryer ndaj nesh si komb, që arrin deri në gjenocid, shqiptarët dhe grekët që dikur kishin një vëllazëri dhe miqësi të vërtetë, prej 200 vjetësh e sidomon pa shpalljes së pavarsisë kemi shumë probleme me ju. Faktet që sollëm më sipër e vërtetojnë katërcipërisht këtë. Por nga na tjetër popujt tanë vazhdojnë të jenë si dikur miqësorë me njeri tjetrin. Këtë e vërtetoi pritja që iu është bërë shqiptarëve në shtetin tuaj pas viteve ’90-të. Pavarësisht se ajo ishte një ndihmë e madhe për zhvillimin e shtetit tuaj, duke rritur disa here edhe GDP, edhe ne na ndihmoi shumë në vitet e vështira që po kalojmë.  Por, nga sa shprehëm më sipër, kuptohet shumë qartë që mosmarrëveshjet tona nuk janë 70 vjeçare, por mbi 200 vjeçare. Kjo ndodhi kur kisha juaj në vitin 1827 mori në duart e veta drejtimin e shtetit grek. Për të shtjelluar dhe vertetuar këto, lë të analizojmë se midis nesh ka realisht jo vetëm një çështje të mirëfilltë çame, por ajo është shumë më e gjerë , është ÇESHTJA SHQIPTARE (por kjo u shqetëson ).  Ju, si jurist dhe si politikan, e dini mirë se midis Greqisë dhe Shqipërisë ekziston një çështje Shqiptare (Kjo me shumë probleme).  Kishim një mundësi që këto probleme të zgjidheshin. Kishim një Trakatat Miqësie ( I thënçin). Ju morët e përfituat prej tij çfarë deshët. E kundërta ka ndodhur me detyrimet e palës greke në funksion të zgjidhjes së problemeve shqiptare, duke i lënë ato siç kanë qenë më parë. Shqiptarët nuk e kuptojnë kë ë sjellje. Mirë bëtë, ç’bëtë me traktatin por tani si keni kurajon civile dhe qytetare të na flisni me këtë gjuhë . Për më tepër keni kurajën të na jepni mësime dhe kërcënoni!!! Një fakt tjetër. Ju si jurist i njihni ligjet ndërkombëtare për minoritet. Si do ta quani lajmin nga Brukseli (29.09.016), që komisioneri Hahn u shpreh publikisht se në Greqi ka mbi 600 fshatra ku flitet shqip. Athina reagoi menjëherë me avazin ashpër dhe prerë: Nuk ekziston ky problem, madje as që është diskutuar ndonjëherë me qeverinë shqiptare. A nuk kemi ne shqiptarët të drejt , të kërkojmë që vëllezërit tanë të një gjaku në greqi, të kenë po ato të drejta që minoriteti grek i ka fituar me kohë në shtetin shqiptar. Pra, Çështja Shqiptare me gjithë problemet që përmban (janë 96 syresh – M. Nazarko.”Lufta e Fundit me Greqinë”), doni apo nuk doni Ju, do të diskutohet dhe shtrohet për zgjidhje në takimin e dy kryeministrave. Mendoj kështu, sepse e kërkon koha. Se çfarë do të arrihet është tjetër gjë. Por bota e di dhe është me ne. Pa u zgjidhur problemet që kemi midis nesh nuk mund të ketë paqe dhe miqësi. Ka ikur koha e kërcënimeve. Shqiptarët nuk janë më ata të djeshmit. Bëhuni realistë. Është në interesin e përbashkët. Trajtimi i “çështjes çame” ka filluar sidomos pas viteve ’90-të, kur menjëherë në kushtet e reja të krijuara, Çamët krijuan shoqërinë “Çamëria,, dhe filluan ta bëjnë të njohur problemin e tyre brenda dhe jashtë vendit. Krijimi i partisë çame e çoi me tej këtë njohje. Sot, problemi çam, me të drejtë njihet me hollësi brenda vendit dhe disi, dhe sot ka filluar të bëhet i njohur edhe jashtë vendit. Për këtë mjafton të përmend studimet dhe shkrimet e bëra nga studiues të huaj si Prof. Xheims Petiffer dhe Miranda Wicker (autorë anglezë) Çështja çame është një problem i drejtë dhe duhet zgjidhur patjetër, por kjo është pjesë e një problemi po kaq të rëndësishëm dhe të mprehtë, fatkeqësisht i harruar, ai i popullsisë shqiptare të dëbuar me dhunë, po ashtu si edhe çamët, nga trojet e tyre në viset shqiptare të Maqedonisë Jug-Perëndimore që sot përfshihen nën shtetin Grek.

Në shtetin grek kanë mbetur edhe treva të tjera shqiptare

Dihet se në shtetin grek kanë mbetur edhe treva të tjera shqiptare në të cilat popullsia e tyre është shpërngulur me të njëjtat metoda. Për të argumentuar këtë sjellim fakte që historia i njeh, por që Shqiptarët: politikanë, media etj. deri para pak kohësh pothuajse nuk ndiheshin duke i lenë në harresë . E kundërta ka ndodhur me Ju duke mos lenë rast pa shpifur dhe kërkuar me pa të drejtë, madje duke ngritur zërin në instancat më të larta ndërkombëtare. Si shembull: Çfarë do Vangjel Dule me kishën tonë në Himarë? Më së fundi, u desh që në shtetin shqiptar të vinte në pushtet një qeveri, e cila të interesohej për kë to probleme. Sipas prof. dr. S. Repishti në studimin botuar nga Universiteti Evropian me temë “Epiri i Jugut, Çamëria,, (Tiranë 2014), territoret shqiptare që Fuqitë e Mëdha i dhuruan shtetit grek, janë:

Thesprotia (Çamëria) 1 515 km2

Janina 4 890 km2

Preveza 1 077 km2

Kosturi  1 685 km2

Arta   1 612 km2

Gjithsej  10 779 km2

Kurse prof. dr. Selman Sheme, gjeograf, po në këtë studim i nxjerr ato në 2 700 km2. Pouquevile, konsull Frances në oborrin e Ali Pashës dhe njohës shumë i mirë i realitetit shqiptar në këto treva, në shënimet e tij, me titull: “Udhëtim në Epirin e Veriut” shkruan: “Arritëm në zonën e Konicës – Grebenesë, fshatrat grekë filluan të rrallohen dhe mbi këto vendbanime nuk ka më fshatra greke. Hymë në krahinë e Kosturit që është e banuar nga shqiptarë. Ajo është krahina më e qetë e pashallëkut të Janinës, ku mungon hasmëria dhe hajdutëria”. Pra në Greqi është një territor shqiptar shumë herë më i madh se ai çam dhe nga këto territore, si edhe Çamëria, në vitet 1922-24 janë dëbuar me dhunë rreth 100 000 shqiptarë (prof. Kalopi Naska—“Dokumente për Çamërinë”- Dituria, 1999. Tiranë). Dëbimi me dhunë i kësaj popullsie, me fe myslimane por kombësi shqiptare, ka filluar që me shpalljen e pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar. Ajo mori vrull gjatë Luftës Ballkanike, kur u përdor edhe një gjenocid i paparë (shih librin e George Fred Williams, ambasador i Sh.B.A. në Athinë dhe Podgoricë dhe i ngarkuar për këqyrjen e ngjarjeve në territoret shqiptare në këto vite. – (“Dielli”, Tiranë, 1936). Atëherë, pse pas viteve ’1990-të e në vazhdim, flitet vetëm për çështje çame dhe jo shqiptare? Mendojmë se për këtë kanë luajtur rol disa faktorë:

Së pari, politika  jonë u tregua servile ndaj Athinës dhe për interesat e saj të ngushta e zvogëloi me sa mundi këtë problem.

Së dyti, spastrimi përfundimtar i territorit çam është më i freskët dhe ka qenë shumë më i egër se sa i të tjerëve. Në vitet 1923-24 u dëbuan vetëm 5 000 çamë dhe 25 000 të tjerë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Realisht faktor-kohë-ka pasur në të dy territoret: Dëbimi ka filluar në vitet 1922-24 dhe ka vazhduar edhe pas vitit 1944, jo vetëm në territoret çame. Atëherë unë pyes:  Po të jetë vetëm faktori kohë pse nuk flitet dhe shkruhet, sidomos për dëbimin shqiptarëve të pas Gramozit, që u bë në vitet 1944-47, që sot përbëjnë shumicën qytetit të Maliqit dhe janë shpërndarë kudo nëpër Shqipëri.

Së treti, për mua është, ndofta një ndër kryesorët pas këtyre viteve. Për të ndihmuar studiuesit e këtyre problemeve me rëndësi shumë të madhe, të dhëna me shumë vlerë jep prof. Kaliopi Naska në librin me titull “Dokumente për Çamërinë”, Dituria 1999 ku janë përfshirë dokumente të nxjerra nga arkivi i shtetit. Mendoj që titulli nuk i përgjigjet realitetit sepse 1/3 e dokumenteve i përkasin problemit çam, 1/3 territoreve të tjera dhe popullsisë së tyre (Follorinë, Kostur etj.) dhe ajo që mbetet (ose më mirë shumica) janë dokumente që kanë të bëjnë me marrëdhëniet shqiptaro – greke në vitet 1921 – 1936 (nga Follorina në veri; Hurupishti,taniArgos Orestiko, Grebene dhe Meçova në lindje dhe deri tek Arta në jug).

Së katërti, i pa dukshëm por me rol te madh, është edhe fakti se në tekstet tona shkollore, fatkeqësisht nuk pasqyrohet ky realitet historik (Shiko në tekstin e gjeografisë së shkollave të mesme kapitullin: Trojet shqiptare në Greqi). Janë këto faktorë, të cilat kanë bërë që për këto territore të pastra shqiptare dhe popullsinë e tyre, të shkruhet e flitet pothuaj fare. Por, duke vepruar dhe shkruar kështu, opinioni shqiptar dhe sidomos brezi i ri nuk ka se si ta dijë që këto treva dhe ajo e pas Gramozit deri në vitin 1947, janë shqiptare dhe që kanë qenë banuar nga shqiptarë. Dhe më e rëndësishmja është, që ata duhet të dinë se ende vazhdojnë të banohen nga shqiptarë te krishterë. Dihet se grekët në vitin 1921 luftuan me turqit në Azinë e vogël dhe beteja përfundimtare u zhvillua në Smirna (sot Izmir). Në këtë luftë ata u thyen. Për të vendosur paqen midis këtyre dy shteteve, në Lozanë u mblodhën fuqitë mëdha të kohës, ku u bë një marrëveshje. Në këtë konferencë, u vendos që banorët e krishterë të Turqisë (që nuk ishin grekë por të krishterë të mbetur që nga koha e perandorisë Romake e mandej të asaj Bizantine në territoret e saj, prandaj dhe quheshin Rumë), të vendoseshin në Greqi dhe banorët myslimanëqë banonin në shtetin grek, të vendoseshin në Turqi. (sipas grekëve dhe turqve, feja përcaktonte kombësinë) Në këtë traktat, është shkruar, se nga kjo marrëveshje do bënin përjashtim shtetasit grekë me kombësi shqiptare dhe fe myslimane, të cilët nuk do të shpërnguleshin në Turqi. Që këto troje nuk kanë qenë greke dhe banorët e tyre ishin shqiptarë që banonin atje që nga lashtësia, e pranojnë vetë edhe autoritet larta greke të kohës. Shih “Dokumente për Çamërinë” Kështu, në bisedimet e Lozanës ministri i jashtëm grek Caklamanos ka deklaruar, në seancën e 21 janarit 1923 (procesverbali i Konferencës): “Nëse ata (shqiptarët) janë bashkë fetarë me turqit, ata nuk janë aspak bashkatdhetarë të tyre” dhe më tej sipas faqes 13, rreshti fundit i procesverbalit thekson: Greqia ka propozuar të hiqet dorë nga ky akt padrejtësie, sepse ne nuk kemi të drejtë të nxjerrim jashtë popullsi nga një territor ku ata kanë banuar shekuj me radhë. Po ky person, ka deklaruar përpara nën/komisionit për këmbimin popullsive, në seancën e mbajtur më 19 janar të 1923-së: se “shqiptarët banojnë në një territor të përcaktuar qartë, Epir” – “Dok. për Çamërinë,, – fq. 87). Gjithashtu, edhe vetë Venizellos, kryeministër e kryetar i delegacionit grek në konferencën e Lozanës, më 3 shtator 1923, i ka dërguar një letër qeverisë shqiptare përmes Legatës së Greqisë në Tiranë ku thuhet: “Me anë të letrës së 13 korrikut ju keni pasur mirësinë të kërkoni që qeveria që Greqisë të respektojë angazhimet marra ndaj Shqipërisë, lidhur me marrëveshjen mbi këmbimin popullsisë, të vendosur midis Turqisë dhe Greqisë në Lozanë. Jam i ngarkuar dhe është kënaqësi për mua t’i bëj të ditur Shkëlqesisë Suaj, se asnjëherë nuk ka qenë qëllimi i qeverisë greke shmangia nga angazhimet solemne të marra në Lozanë, të cilat ajo do t’i respektojë me skrupuzolitet, si përsa i përket shqiptarëve myslimanë shtetas të huaj, po ashtu edhe grekë, pasuritë e të cilëve ndodhen në Greqi, njëlloj do të përjashtohen nga këmbimi i parashikuar”.(Dok. për Çamërinë)  Theksojmë se, për këto probleme, Mit’hat Frashëri, në atë kohë ministër fuqiplotë i shtetit shqiptar në Athinë, është shprehur se ka dërguar më se 40 nota proteste dhe se më se 80 herë ka protestuar me gojë. Por, çfarë ndodhi në të vërtetë? Për ne shqiptarët, e keqja fillon kur u bë zbatimi i këtij traktati. Grekët, në kundërshtim me sa kishin deklaruar e firmosur në procesverbalin e saj, bënë të kundërtën. Ata duke përdorur dhunën i detyruan shqiptarët e këtyre trevave që të shpërngulen dhe vendosen shumica në Turqi dhe një pjesë edhe në Shqipëri. Nuk dihet mirë numri i shqiptarëve të shpërngulur, por mendohet se janë jo më pak se 100 000 vetë. (“Dok. për Çamërinë,,). Nga këta, sipas një letre dërguar nga Mit’hat Frashëri nga Athina, më 15 qershor 1925 (AQSh) F. 251, V. 1925, D. 131, f.82-83: Nga prefekturat e Follorinës dhe Kosturit janë shpërngulur 30 000 – 35 000 banorë, pra aq sa edhe çamë. Pasuria e këtyre shqiptarëve llogaritej në 20 milionë franga ar. Po përmendim këtu se shqiptarë ka pasur edhe në Maqedoni (Selanik, Karaferia, Vodenë, Allasonjë, Katerinë…, pasuritë e të cilëve llogariteshin në miliona franga ar…). Protestave të shqiptarëve të këtyre trevave si dhe të qeverisë shqiptare të kohës, drejtuar gjithë kancelarive të fuqive të mëdha askush nuk u a vuri veshin dhe vazhdoi dëbimi i shqiptarë myslimanë:

Të tërë shqiptarët e Prevezës;

Të tërë shqiptarët e Janinës;

Një pjesë e madhe shqiptarëve të Konicës;

Të tërë shqiptarët e Pargës;

Një pjesë e banorëve myslimanë shqiptarë nga Çamëria.

Zhvillimi i ngjarjeve në atë kohë, paraqitet në përmbajtjen e një notë proteste, drejtuar komisionit të përzier, që ishte caktuar nga Fuqitë Mëdha për të ndjekur zbatimin e traktatit të Lozanës, dhe ushtronte veprimtarinë e tij në Kostandinopojë. Në këtë dokument Z. Mit’hat Frashëri 11.11.1925, shkruan: “Kur duket se, shpërngulja me forcë shqiptarëve myslimanë të Kosturit, Follorinës, Konicës, Janinës po shkon drejt përfundimit dhe refugjatët e krishterë, rumët, prej Azisë së vogël dhe Anadollit, janë sistemuar në pronat zaptuara të shqiptarëve, vërejmë se grekët po vazhdojmë më tej, për të mos lënë këmbë shqiptari në Epir dhe përzënë edhe banorët e Çamërisë.” Më tej ai vazhdon: “Qarkullojnë zëra për heqjen nga Çamëria (Epir), të pesë mijë shqiptarëve, që i detyrohen këmbimit të detyrueshëm. Në rast se këto zëra janë të themelta, unë jam i ngarkuar nga qeveria ime të protestoj energjikisht pranë Komisionit Mikst.