Mark Topolla/ Masakra çnjerëzore ndaj Klerit Katolik në tokën e tyre

788
Sigal

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Nënë Tereza dhe At’ Gjergj Fishta, tre katolikët që ngritën në piedestal emrin shqiptar

Enver Hoxha i tha ambasadorit Jugosllav: “E mbytëm Padre Anton Arapin”

 *kinoregjisor

 Katolikët çdo ditë po pakësohen, por ata zgjodhën në jetë dijen dhe strategjinë e betejave deri në flijimin e jetës për fe e atdhe. Ata hynë në zemrën e kombit si fëmija në gjirin e nënës dhe përkunden djepin e kulturës kombëtare.

Ata hynë në rrugën e dashurisë njerëzore dhe mposhtën trishtimin e heshtur dhe mbetën të pavdekshëm dhe zunë vend në Jeruzalemin qiellor.

Katolikët shqiptarw i dhanë rruzullit tokësor tre figura ma të mëdha.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Atleti i Kristianizmit, Gjenerali ma i madh i të gjitha kohwrave. Nënë Tereza, gati personifikimi i Jezu Krishtit në tokë.

At’Gjergj Fishta, bir i Polemit shqiptar me një personalitet të papërsëritshëm, i cili zbuloi në botën e artit, sekretin e fuqisë epike. Bota e njeh si Homeri i ri. Por a kanë kombësi katolikët shqiptarw? Themi se po! Jemi këtu sa vet lashtësia. Asnjë lloj pushtuesi nuk mundi tw na nderonte fenë. Katolikët kanë për atdhe kristianizmin dhe qytetërimin kristian.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf