Krenarinë shpiragasve ja lartësojnë luftëtarët e lirisë

1458
Duhet njohur historia e shpiragasve, krahinë me më shumë ngjarje historike në Berat. Banorët e saj kanë qenë mbështetës të të gjitha ngjarjeve që përkujtohen në vendin tonë, por ajo ka edhe disa të veçanta që kanë vlera të veçanta
Për çfarë ngjarjesh shkruhet
– Kuvendi i Sinjës, më 23 korrik 1912, ku banorët e saj siguruan pjesëmarrësit për zhvillimin me sukses të Kuvendit dhe vendimeve që mori.
– Në shpalljen e pavarësisë, më 28 Nëntor 1912 në pjesëmarrjen e më me mbi 100 burra në sheshin e Flamurit.
– Me pjesëmarrjen e 250 burrave të krahinës të organizuara nga çdo fshat, vetëm nga fshati Osmënzezë morën pjesë 50 burra në luftën e Vlorës në vitin 1920
– Në mbështetjen e përkrahjen e qeverisë Fan Noli
– Me pjesëmarrjen e mbi 100 luftëtarëve nga krahina për ta pritur me pushkë Italinë fashiste më 7 Prill 1939 ku në fshatin Bestrovë ra heroikisht Zenel Blana, dëshmori i parë i Beratit dhe u plagos vëllai i tij Bakush Blana.
– Më 11 shkurt 1943 në fshatin Mbreshtan u krijua Këshilli krahinor NÇ i Shpiragut me kryetar të Këshillit Sadik Çobo nga fshati Mbolan i cili mori vendime të rëndësishme.
– Më 15 prill 1943 u formua çeta e Shpiragut me komandant Sadik Çobo dhe më 24 prill çeta e Malit Bardh, me komandant Sefe Velçani.
– Më 20 gusht 1943 në bashkëpunim e dy çetave batalioni partizan i Shpiragut me komandant Tajar Grepcka dhe më 25 gusht batalioni partizan i Malit Bardhë me komandant Musa Abedini
– Më 13 nëntor 1943 u formua grupi i II-të partizan i Shpiragut me komandant Vangjel Doga me pjesëmarrjen e mbi 400 partizanëve të LANÇ. Vetëm në Brigadën e 7-të Sulmuese numëroheshin mbi 300 partizanë.
Pagëzimi
Këto ngjarje historike të zonës janë të pagëzuara me pllaka përkujtimore me lapidare. Këto ngjarje përkujtohen me respekt në datat e caktuara. Nga krahina e Shpiragut radhiten 72 dëshmorë e 15 invalidë prej tyre 58 dëshmorë në LANÇ dhe 14 të tjerët në mbrojtje të kufijve të atdheut mbas çlirimit si dhe për një demokraci të re në sistemin e tanishëm. 
Fillimi i betejave luftarake
Shpiragasit e kanë filluar betejën luftarake me atë të Palikështit më 29 Qershor 1943. Kjo e njohur në histori brenda vendit e jashtë vendit si beteja më e ashpër kundër Italisë Fashiste duke mos e lejuar të shkonte kavaleria e saj në drejtim të Mallakastrës e të Vlorës. Në këtë betejë u vranë mbi 130 ushtarë italianë dhe lanë në shkurret e kodrave të Palikështit shumë të plagosur armatime e teknika të tjera luftarake ku në këtë betejë ranë heroikisht 14 dëshmorë dhe më vonë në 14 korrik në ofensivën e rimarë nga Italia fashiste në Qafën e Sinjës tek gjurma e Mushkës ranë heroikisht dy luftëtarë dëshmorë. Në Betejat e Qafës së Shkozës, Tendën e Qypit ajo e Paraspuarit e Qafës Kumbullave ranë heroikisht nga krahina e Shpiragut 5 dëshmor. Betejat e zhvilluara në zonë veriore të Shqipërisë e në veçanti në Gëziq, Shanpal, Fan të Mirditës ku ranë heroikisht 10 dëshmorë si dhe zv/komandanti i kompanisë nga Paftali Alim Tahiri.
Në betejat e zhvilluara jashtë atdheut
Në betejat e zhvilluara jashtë atdheut në tokat e ish Jugosllavisë ku ranë heroikisht 8 dëshmor dhe u plagosën 4 partizan sot invalid të LANÇ. Në këto beteja ra heroikisht përgjegjësi i rinisë batalionit Kristaq Laçka nga Sinja. 58 dëshmorët e LANÇ të krahinë së Shpiragut të cilët vaditën me gjakun e tyre tokën shqiptare dhe atë të fqinjëve tanë, për ta bërë atdheun tonë bahçe me lule. Shpiragasve ju dogjën 700 shtëpi, kasolle bagëtish aty edhe qymeze të pulave, të gjitha të mbjellat të korrurat e vitit 1943 nga armiku më i egër Italia fashiste. Këta të rënë nga betejat luftarake dhe pjesëmarrja mbi 400 partizan në LANÇ lartësojnë krenarinë e Shpiragasve. Po vërejmë e shprehim me keqardhje dhe për çudi mbas ndërtimit të sistemeve asnjëherë nuk kanë pasur në vëmendjen të presidentëve e të qeveritarëve për këtë kontribut të veçantë në luftën NÇ ngushëlluar sepse nuk pranojnë shpiragasit, por emërtojnë të paktën u japin një ngrohtësi zemrash e ndjenjash se ajo është krahinë e vuajtur por kryelartë ajo meriton respektin e të zgjedhurve dhe ne jo, ajo e njeh vetë historinë e saj dhe jo për të hedhur baltë e llucë nga pinjollët e sotëm, që kërkojnë ta bëjnë e lexojnë historinë e kësaj krahine sipas interesave të tyre.. Por ajo u bën haber se betejat luftarake të zhvilluara, nuk është si legjenda e motshme e beteja e Malit të Shpiragut e malit Tomorit. Por ato janë ndjenja shpirtërore të gjakut, të atyre që morën pjesë në betejat luftarake dhe që sot do të themi me zë të lartë vetë ata dhe sot e nesër do ta thonë pasardhësit e tyre, do ta thotë organizata e veteranëve se ajo e lartëson krenarinë kombëtare të veteranëve…


 Ajo kërkon që presidenti qeveritarët dhe parlamentarët ti kthejnë sytë e mendjen nga historia e LANÇ dhe ta mbrojnë atë. LANÇ i jep krenarinë e vendit dhe popullit botës përparimtare, është gjëja më e lavdishme e popullit të saj, në njohjen, në radhitjen e saj për luftën që kanë bërë popujt për zhdukjen e ordhisë fashiste. Ju që drejtoni pushtetin e shtetin ju bëjmë thirrje. Ta ngremë në piedestal organizatën e veteranëve për mbrojtjen që i bënë vlerave e idealeve të luftës NÇ me këto veprime ajo i jep botës mbarë krenarinë mirënjohjen e Shqipërisë, historinë e luftës, trimërinë e burrërinë e shqiptarëve dhe mbi të gjithë një komb e shtet i vogël por me një histori të madhe. Ti japim përgjigjen e merituar atyre që japin mendime e pseudomendimesh se organizata e veteranëve do vijë një kohë dhe nuk do të jetë më apo për simbolet, pllakat, bustet etj. Organizata e veteranëve do të rritet e forcohet se janë pasardhësit e veteranëve, janë bijtë e bijat e veteranëve të luftës që do ti mbrojnë e propagandoj idealet e luftës gjakun e dëshmorëve dhe të invalidëve të LANÇ të cilët duan që Shqipëria jonë të radhitet në botën e qytetëruar. Ajo do mbroj e pagëzoj simbolet e saja të heronjve, dëshmorëve, pllakat përkujtimore se ato shprehin historinë e këtij populli të mrekullueshëm që i kanë të domosdoshme brezi i sotëm dhe duhet mbyllur goja pseudohistorianëve pinjollëve dhe ndonjërit që është veshur me funksione drejtuese por i neveritshëm për patriotizmin, atdhetarizmin e krenarinë e këtij vendi. Veteranët e luftës janë krenaria e Shqipërisë sotme. Këtë duhet të kemi të qartë të gjithë.
Fiqiri Kosova
Xhezmi Malaj
Sigal