Faslli Haliti: Ja si mu përgjigjën Kadare, Agolli, Alia dhe Fiqret Shehu

796
Edhe në këtë numër vazhdojnë diskutimet e gjimnazistëve dhe të krijuesve lushnjarë dhe më tej për poemën “Dielli dhe rrëkerat”
Poema “Dielli dhe rrëkerat” botuar në gazetën “Zëri i Rinisë” të datës 16 dhjetor 1972, na kujtoi se ky konfuzion ideologjik ka pas nxjerrë kokë edhe në krijime të mëparshme të F. Halitit, me të cilat ne nuk kemi qenë dakord. Mjaft vjersha të tij ideologjikisht të gabuara apo gjysmë formaliste që lexonin nëpër faqet e organeve letrare (duke u çuditur si botoheshin) ne na revoltonin. Prandaj për këtë poemën e fundit, është kjo arsyeja që menduam se do të gabonim sikur të heshtnim më gjatë. Sa për mendimin që është hedhur se F. Haliti në poezitë e tij shquhet për prirjen që shkrin në një të vetme personalen me shoqëroren, do të mjaftonte dhe një ballafaqim fare i shpejtë i egocentrizmit dominues në krijimtarinë e tij me faktet nga çështjet e tij personale, për të hedhur poshtë këtë “prirje të shkrirjes”. Përkundrazi, ai, me personalen i kundërvihet shoqërores dhe pikërisht këndej fillon çoroditja, duke i vënë së përgjithshmes revolucionare vulën e personales mikroborgjeze. Për këtë le të marrim rastin e poemës që po diskutojmë. Ne të gjithë e dimë që F. Haliti ka trashëguar prej paraardhësve të tij një shtëpi të vjetër të madhe në qendër të Lushnjës, të cilën deri para pak kohe dhe për disa vjet rresht nuk ka dashur ta këmbejë me apartament modern. Siç tregojnë faktet, këtë nuk e ka bërë “për sentimentalizëm”. 
Sigal

Të plotë shkrimin mund ta lexoni në gazetën “Telegraf”….