Kopi Kyçyku: Ja pse humba përballë Fatmir Xhafës në zgjedhjet për deputet

827
Sigal

INTERVISTA/ Flet akademiku, shkrimtari dhe përkthyesi  Kopi Kyçyku

Patët njohje edhe si President me Berishën, por me Presidentin pasardhës, Rexhep Meidanin, çfarë mund të na thoni?

  Në muajin dhjetor 1999, Presidenti Rexhep Meidani erdhi për vizitë zyrtare në Bukuresht. Në pritjen që dha për nder të tij, në datën 6 të atij muaji, Presidenti i Rumanisë, Emil Konstantinesku (ish-rektori im), i cili – jo ambasada! – më kishte dërguar ftesa familjarisht, Meidani pati mirësinë të më quante mik të vetin. Gjithashtu, homologu rumun i shprehu kënaqësinë që, në personin tim, kishin të njëjtin mik. E vërteta ishte se për profesor Meidanin më pat folur shumë mirë i afërmi im, Kosta Koçi, pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Edhe personalitete të larta rumune, të fushave të ndryshme, kanë formuluar vlerësime të ngrohta për Presidentin Meidani. Duke bërë fjalë për një projekt kulturor shqiptaro-rumun, që i pat sugjeruar Presidentit Meidani, akademiku Razvan Theodoresku, senator, ish-ministër i Kulturës dhe Kulteve të Rumanisë, e quan “njeri tepër të dalluar”. Kur e takova herën e fundit, më 2 qershor 2006, në pritjen e dhënë nga ambasadori italian në Bukuresht, me rastin e Ditës Kombëtare të Italisë, ish-kryeministri rumun, Petre Roman, president i Summit-it (International Relations LLC), pohoi gati-gati me ngazëllim: “Me Meidanin jemi bashkë në Madrid. Njeri i përkryer nga çdo pikëpamje!”

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf