Ismet Varfi/ Statusin e Ushtarakut e ka vendosur Gjykata Kushtetuese, por e bllokoi qeveria Berisha

798
– Heqja nga Struktura e Ushtrisë, e Klubit Sportiv “Partizani” është një goditje shumë e rendë, që i ka bërë politika qindra e mijëra sportdashësve
– Këtë vit Klubi Sportiv. “Partizani” ka 70 – vjetorin e krijimit. Unë ngre pyetjen, kush do e organizoj dhe drejtoj këtë aktivitet sportiv?
– Besoj ju të gjithë e dini këtë, sa vota familjare kanë ish-ushtarakët!
Ismet Varfi, Kolonel në pension
Unë që po ju shkruaj këtë letër jam Ismet Varfi (Kolonel në pension). Sa për dijenininë tuaj prej vitit ‘92 e në vazhdim kam qenë dhe jam simpatizant dhe militant shumë aktiv i PS. Madje ne vitin 1992 me një grup kolegësh ushtarak të dalë në rezervë para kohe jemi dënuar politikisht, si psikologjikisht dhe financiarisht nga regjimi i “Berishës” me urdhrin famëkeq të tre ministrave. Për ironi të fatit deri më sot për ne nuk është kujtuar asnjë institucion sidomos ato ushtarake. Kam kohë që mendohem që a është momenti që të prononcohem publikisht në lidhje me qëndrimin, vlerësimin, trajtimin dhe respektin që ju dha politika, se ju politikanët keni treguar dhe vazhdoni të tregoni për ne ushtarakët në lirim në pension, por edhe për ata aktivë. I nderuar K / Ministër! Në fushatën tuaj elektorale për zgjedhjet e 2013, por edhe në takimin që bëtë në Vlorë me një grup ushtarakësh (në Tiranë nuk keni patur kurajo ta bëni pse??) Premtuat se:
1) Do të na jepnit Statusin e ushtarakut, sipas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese, vendim të cilin e kishte bllokuar qeveria “Berisha”.
2) Do të anulonit aktin normativ për Ushtarakët, që kanë dalë në pension të parakohshëm.
3) Do të na kthenit SHQUP- in
4) Do t’i kthenit ushtrisë Klubin Sportiv “Partizani”
Për fat të keq, deri më sot (viti 2016) ju nuk keni realizuar asnjë premtim të mësipërm. Personalisht jam shumë i pakënaqur jo vetëm me juve dhe në tërësi për politikën shqiptare, por edhe me kolegët e mi ushtarak, e në veçanti me kuadrot Kryesore të Ushtrisë e sidomos ish-shefat e shtabit të Përgjithshëm dhe Gjeneralët e FA apo partitë politike të majta e të djathta që janë me shumicë dhe që sot janë fshehur skutave dhe nuk kam guximin të afrohem me shoqatat e ushtarakëve e ca më pak të bëjnë oponencë me Qeveritë, sepse kur ishin në detyrë iu nënshtruan verbërisht politikës me një servilizëm të paparë duke humbur përfundimisht moralin e tyre.
Me anë të kësaj letre, unë do t’ju parashtroj publikisht këto probleme:
Së pari: Për mos dhënien e Statusit të Ushtarakut, për mos anulimin e Aktit Normativ për ushtarakët e dalë në pension të parakohshëm. Me kërkesat dhe këmbënguljen e vazhdueshme, të dy shoqatat kryesore të ushtarakëve në dt 22.02.2016, zhvilluan takim me ministrin Blendi Klosi i cili premtoi se do të krijohet grupi i punës për përgatitjen e propozimeve përkatëse në realizimin e të drejtave tona ligjore. Kjo do të thotë “ prit gomar të mbijë bar” përsëri mashtrim. Pse? Sepse çështja është shumë e thjeshtë: a) Qeveria të lejojë të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për statusin e ushtarakut dhe b) Me një vendim të qeverisë të anulohet ndalimi i pagesës për ushtarakët e dalë në pension të parakohshëm dhe ndër kohë nga /institucioni për këtë të përgatiten e të dalin aktet e N/ ligjore për sa më sipër: 
1- Lexova intervistën e gjeneralit Sandër Lleshi ( për të cilin kam pasur dhe kam respekt), por me thënë të drejtën përderisa nuk del dhe nuk premtohet të dalë VKM për pezullimin e borxhit të ushtarakut përsëri unë them se kemi të bëjmë me premtime boshe.
2- Mirë qeveria “Berisha” na e grabiti SHQUP- in, duke na hequr simbolin tonë, kur ne ushtarakët në pension, rezervë madje edhe ata oficerë aktiv kishim mundësi të mblidheshim e të organizonim e zhvillonim aktivitete me karakter social kulturor, sportive, ushtarak etj, por juve çdo ditë na ofendoni, duke e barazuar SHQUP me PD.
Z. K / Ministër! SHQUPI edhe njëherë po ta theksoj, që simbolizon qendrën ushtarake kulturore të FA objekt dhe Institucion, të cilin e posedojnë të gjithë ushtritë e shteteve perëndimore e lindore përfshi edhe SHBA në. Vetë emërtimi që ju i bëni dhe e barazoni me PD do të thotë që armata ushtarake të liruar atyre aktiv janë “armiq“ politik me PD.?? Personalisht mua dhe shumë kolegëve të mi, më vjen shumë keq që, aty në PS ka disa deputet ish- ushtarak dhe fëmijë të oficerëve madje edhe ish /K/ Ministra, që deri më sot nuk janë ndjerë dhe nuk kanë reaguar për përdhosjen që politika e politikanë të veçantë dhe qeveritë të majta e të djathta u kanë bërë dhe vazhdojnë t’u bëjnë ushtarakëve.
Së treti: Po ju denoncoj publikisht dhe me më shumë forcë dhe për problemin e Klubit Sportiv “Partizani”.
Të nderuar zotërinj! Ju e dini fort mirë se ky klub në vite ka qenë legjendë jo vetëm për ushtrinë por për të gjithë Shqipërinë e më gjer për sa i përket sportit. Heqja nga Struktura e Ushtrisë e KL. SP “Partizani” është një goditje shumë e rendë që i ka bërë politika qindra e mijëra sportdashësve, madje edhe e cilësisë sportive mbarë kombëtare. E them këtë sepse dihen mjeshtrit e mëdhenj që ka prodhuar ky klub sportive më shumë sporte jo vetëm kombëtar por edhe në rangun ndërkombëtar. Këtë vit Kl. Sp. “Partizani”, ka 70 vjetorin e krijimit. Unë ngre pyetjen kush do e organizoj dhe drejtoj këtë aktivitet sportiv, ku është Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë? Sot Klubi Sportiv Partizani është kthyer si një skuadër sportive që përfaqëson një ish-kooperativë bujqësore. Prandaj edhe njëherë, në emër të të gjithë simpatizantëve dhe dashamirësve të këtij klubi ju bëj thirrje kthejani Ushtrisë këtë legjendë që e ka emrin Klubi Sportiv Partizani.
Së katërti: Me që jam duke analizuar Klubin “Partizani” nuk mund të lëmë pa përmendur dhe sportin e boksit. Meqë është fjala për këtë sport (i cili ka qenë dhe duhet të jetë edhe sot si parësor në FA), dua të thekso se ne mundëm ta ringrinim sportin e boksit të Partizanit dhe brenda një kohe shumë të shkurtër konkurruam denjësisht në aktivitete Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Theksoj se në këtë periudhë zhvillonim stërvitje në palestrën e Boksit të Akademisë Ushtarake. Në vitin 2015, siç theksuam Klubi Sportiv “Partizani” hiqet nga struktura e ushtrisë dhe zotërinjtë që erdhën në drejtimin e këtij klubi e hoqën nga struktura sportin e Boksit. Ne përsëri nuk hoqëm dorë por e ringritëm përsëri boksin të përbërë nga fëmijët e ushtarakëve dhe vazhduam stërvitjen në mjediset e Akademisë Ushtarake. Por për çudinë tonë në Tetor të vitit 2015, Ministrja e Mbrojtjes Znj. Kodheli jep urdhrin që të ndaloheshin të bëhej stërvitje në mjediset e mësipërme. Kam afro një vit që kërkoj të na jepet mundësia që të vazhdojmë të bëjmë stërvitje në palestrën e boksit të AK (të cilën e kemi kompletuar me bazë material sportive me forcat tona dhe pa asnjë harxhim financiar nga ushtria) por më kot. 
Ju bëj me dije se aktualisht në mjediset e Akademisë Ushtarake vazhdojnë të zhvillojnë stërvitje ekipe te ndryshme sportive, si futboll, karate etj, gjë për të cilën unë vlerësoj që kolegët e mi bëjnë stërvitje aty, por pse ekipi që ne drejtojmë nuk lejohet?! Prandaj edhe njëherë të nderuar zotërinj ju bëj apel që, me këtë rast, është në nderin tuaj që të reagoni për problemet e mësipërme. Duke mos realizuar këto premtime ju kujtoj se nuk kemi të bëjmë me mijëra ushtarakë, por edhe me familjet e tyre, që përbëjnë shumë e më shumë vota? Besoj ju të gjithë e dini këtë, sa vota familjare kanë ish-ushtarakët!
Sigal