Terror në Stamboll, 2 gra sulmojnë me armë, vriten nga policia

489
Ky është momenti kur dy gra të armatosura hapën zjarr ndaj një Stacioni Policie në Stamboll. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme ne rajonin Bayrampasa. Dy gratë e armatosura me arme zjarri dhe granata sulmuan stacionin e policisë. Me pas ato u mbyllën në godinë dhe iu përgjigjen me refuzim thirrjeve te policisë për tu dorëzuar. Forcat e Sigurisë turke kane rrethuar zonën dhe ndërmorën operacionin duke lëne te vdekura dy gratë. Gjithashtu ka edhe disa te lënduar në radhët e policisë por s’ka viktima fatmirësisht. Zyrtarisht janë 2 police te plagosur. Ngjarja u përcoll ne mediat turke me videon amatore te filmuar nga një ballkon shtëpie, ndërsa shume prindër u terrorizuan pasi skena ndodhi shume pranë një shkolle me nxënës.
Sigal