Ismail Kadare: Në Kaninën e heronjve gjeta ngrohtësi dhe pashë një organizim shembullor

60

-Në Kaninë duhet të fillosh me Aranitin, Donikën, Rugjinën, Ismailin, luftëtarët e 1920, luftëtarët e 1944 e deri te personazhet më në zë të ditëve të sotme

Sigal

Ahmet Demaj*

 

Kur m’u afrua dëshira për të shkruar te revista “Kanina”, m’u duk e vështirë. Duhet të fillosh me Aranitin, Donikën, Rugjinën, Ismailin, luftëtarët e 1920, luftëtarët e 1944 e deri te personazhet më në zë të ditëve të sotme. Shumë, shumë fare. Informacionet e marra nga shkrimet e Dr.Neki Dredhës, të V. Vranarit, M. Kapllanit që i njoh vet. Shkrime të B. Gaçes ma kishin krijuar një ide dhe përsëri jam jo i plotësuar. U bë shkak një nga aktivitetet e radhës të Shoqatës A. K. “Labëria” në Vlorë, që dua të mos e humbas rastin për informim publik.

Ja si filloi ky takim….

Zgjodhëm që kohën e lirë tonën të mos e kalonim nëpër tavolina dominosh apo ambiente thashethemesh.

Organizuam veprimtari atdhetare kulturore dhe vazhdojmë ta bëjmë. Duke punuar në një fushë të tillë edhe kemi gabuar duke mos dhënë maksimumin e atyre që kishim mundësi. Kemi pranuar çdo kritikë ndaj veprimtarive tona dhe kemi lënë mënjanë çdo tjetër që nuk i bashkohet hapit tonë.

E nisa kështu këtë takim me një pjesëmarrje kaq cilësore për t’ju thënë faleminderit Ju anëtarëve të shoqatës “Kanina” që jeni modeli më i mirë i shoqatave, ju anëtarëve të Shoqatës “Labëria”, pa ju sallat tona do ishin bosh, ju drejtuesve të pushtetit vendor, Z. Vullnet Sinaj, Znj. Vilma Bello, Z. Ervis Moçka, Z. Flamur Mamaj, Z. Dritan Leli.

Ju falenderoj Z. Prof. Ago Nezha që ndërpret pushimet dhe merrni pjesë  në këtë ceremoni, Z. Kadare, sepse ardhja juaj na motivon për më tej. Ju sot keni ardhë për të nderuar mikun tuaj Dr. Skënder Brataj, por ne e përkthejmë edhe respekt për shoqatën “Labëria”. Ju falnderojmë.

Portreti i personazhit tonë sot është disi i veçantë. Dr. Skënderi është i fushës së mjekësisë, të cilit, për hir të ngarkesës ndaj veprimtarive të tilla rrinë indiferent. Dr. Skënderi jeton në Kryeqytet, sepse punon atje, por kjo s’e ka penguar që të kthehet çdo fundjave në Kaninë dhe Vlorë.

Ka të gjitha mundësitë të bëjë jetë moderne, por nuk harron të vijë të ulet këmbëkryq  me bashkëfshatarët e tij në Kaninë, të flasë, të qajë halle e të këndojë labshe bashkë me ta.

Të jetë protagonist, organizator dhe shpesh herë moderator i festave të fshatit i veshur me kostumin kombëtar.

E pra është djali që kemi këtu që u përgatit në Evropë duke thyer shumë tabu, por nuk harroi tabanin kombëtar dhe atë lab.

Dhe ju them të drejtën që duke marrë në dorë CV e tij më duhet të them se është e mbushur plot me qytete e shtete në Evropë dhe deri në Amerikë.

Po t’i përmendja vit për vit, kualifikimet, shkollimet, diplomimet, pjesëmarrjet në konferenca, në kongrese, botimet e bëra brenda e jashtë shtetit dhe deri te anëtarësimet e tij në organizma shtetërore dhe ndërkombëtare bëhen shumë. Dhe për të qenë i sinqertë me ju po t’i lexoj të gjitha do hasja në vështirësi theksi dhe do bëhesha qesharak si rasti i (kerperatave) do t’i kërkoja ndihmë Dr. Dritan Lelit për të plotësuar leximin e CV.

Megjithatë shtyllat e arsimimit të tij fillojnë me diplomimin në U.T. Tiranë 1992 në fakultetin e mjekëve. Diplomuar po për mjekësi më 1996 edhe Torino, Itali. Diplomohet në master për urgjencat, diplomohet në lloj tjetër shërbim shëndetësie në Milano dhe deri te mjekësia estetike 2009 – 2011.

Punësohet 1998 – 2013 në Torino dhe nga 26 marsi 2015 Drejtor i Qendrës Kombëtare të urgjencës Mjekësore Tiranë.

Këtu fillon Ajo që ne e bëjmë ta dallojmë nga mjekët e tjerë. Pandemia e Covid-19 e bëri më të njohur edhe për një arsye tjetër.

Në tërë bisedat e vlonjatëve që u cënuan nga Covidi -19 emri i Dr. Skënder Brataj ishte në qendër të vëmendjes, me biseda telefonike (është ai djali nga Vlora) me takime direkte, me këshillime publike në shtyp dhe televizor gati u bë si mjeku i çdo familje. “Po është ai djali nga Vlora”, ky djali që kemi sot këtu.

Janë gjurmë që duket sikur nuk i regjistron njeri, por gjurmë të tilla që të japin notën e opinionit publik dhe këtë notë me sa njohim ne është e një niveli të lartë, gjë që tregon se Dr. Skënder Brataj njeh mirë profesionin, i qëndron besnik Hipokratit dhe nderon veten, fshatin, qytetin dhe kombin.

Nuk vihen si kapitale të jetës personale këta tregues, por po të punosh me këtë merak si punon Dr. Skënderi edhe i tejkalon.

I tejkalon në çdo pozicion. Këtë ka treguar eksperienca e punës si mjek specialist, në urgjenca, si pjesë përbërëse në asistenca dhe emergjenca dhe misione humanitare dhe është vlerësuar me disa “Çertifikata Mirënjohje”.

Botimet e tij në buletine dhe revista shkencore kalojnë në më shumë se 20.

Pjesëmarrjet në seminare, konferenca dhe kongrese, po ti numurosh janë nga 15 – 20. Jam i bindur që nuk të fton njeri për sytë e bukur edhe pse edhe këtu dallohet dhe aq më tepër të referosh kur nuk ke çfarë të thuash.

Sepse ka studiuar pa rreshtur, ka mbrojtur doktoraturën dhe trajnuar disa herë në vende të ndryshme ndodhin këto arritje që unë i theksova.

Janë këto arsyet që Dr. Skënder Brataj të jetë anëtar i zgjedhur dhe drejtues në disa organizata dhe organe shëndetësore, shoqata dhe këshilltar në disa të tjera, duke aplikuar si pedagog edhe mësimdhënien.

Janë mjaftë këto që thash që u bindëm ne të “Labërisë” dhe po e argumentojmë te Ju pjesëmarrës pse sot nderojmë Dr. Skënder Brataj me Çetifikatën: “Personalitet i Shquar i Labërisë”. Përfundoj duke i uruar Dr. Skënderit suksese dhe duke ju falenderuar ju që më dëgjuat.

U duk jo xheloz Dr. Dritan Leli që me pasiondhe shumë sinqerisht për shokun e dhomës studentore e quajti Dr. Skënderin një vëlla të madh aq qortues sa edhe mbështetës. Ishte dhe është frymëzues i brezit tonë për tu përkushtuar shkencës dhe shërbyer popullit. Nëna e tij ishte si nëna jonë. Civija e tij flet më shumë se çdo fjalë jona. Ja uroj Skënderit dhe Kaninës gjithë të mirat. Është peshë e rëndë ta mbash këtë titull, por unë besoj te Ti.

Fjala përdoret nga të gjithë por tonin ja japin pak ose kuptohet lehtë si del nga shpirti fjala e atij që flet. Kjo më bëri përshtypje te fjala e Inxh. Gazmir Bego duke fol në emër të shoqatës “Kanina” për t’i uruar Skënderit suksese. Dilnin me gjith forcën e zemrës fare pa letër, por sikur ishte përgatit një jetë dhe vërtet ishin fjalët e një jete që ka kaluar me bashkëfshatarin e tij Dr. Skënder Brataj.

Deputeti V. Sinaj gjeti një kënd tjetër vlerësimi dhe spjegoi nevojën e vendit për kuadro drejtues si Dr. Skënderi. Vijnë shumë me pretendime por edhe thyhen, Skënderi jo. Ai di të punoj të luftoj, të bindet vet dhe të bind të tjerët për idetë që ka dhe rrugët që duhet. Te forca e mendimit e gjejmë suksesin dhe ja urojmë më tej.

E ftuam Z. I. Kadare për të ndenjur në presidium. Ju lutem tha: Jam shumë mirë këtu bashkë me Elenën. Do të ngelej merak që 100 burra e gra të mos perceptonin mendimin e Kadaresë për këtë veprimtari të Shoqatës “Labëria” në Vlorë. Të tërë më bënin shenjë: jepi fjalën Kadaresë. I drejtuam mikrofonin dhe ai foli. Shumë modest. Jam shumë i kënaqur, shumë i nderuar, krenar që jam midis jush. Ju falenderoj që më bëtë pjesë që edhe pse në aktivitet të një province Kaninë gjej një organizim shembullor. Ju falenderoj edhe në emër të time shoqe Elenës. Më dhatë kënaqësi dhe u jam mirënjohës.

 

Prof. Ago Nezha dorëzoi dekoratën dhe lexoi motivacionin

Duke vlerësuar si nderim pjesëmarrjen e autoriteteve të pushtetit vendor dhe veçanërisht të I. Kadaresë, kur ne na afrohen në shoqatë intelektualë si Dr. Skënder Brati dhe marrin pjesë personalitete si I. Kadare tregon që jemi në rrugë të mbarë dhe që dega e shoqatës e Vlorës po e kryen shumë mirë detyrën. Argumenti është sqima në përzgjedhje të personaliteteve si Dr. Skënder Brati. Duke ndjekur sallën shikoja që shkëlqenin, por kampion atë natë ishin sytë e nënë Anifesë (mamaja e Dr. Skënderit) në karrige të parë krah çiftit Kadareja. E humba torruan dhe nuk ja dhashë dot mikrofonin se do kish qënë personaliteti më i shquar i asaj nate. Po. Po. Nënë Anifeja kthente kokën herë nga njeri e herë nga tjetri djalë. Donte të thoshte e rrita unë me halle, por më shpërblyen me flori. Dhe floriri që më dhanë është suksesi i tyre në jetë. Ata arritën deri këtu që vlejnë për mua dhe vehten kaq shumë për ju. Hallall qumështin biro.

Dr. Skënderi iemocionuar tha:

Shoqata “Labëria” më vlerëson: “Personalitet i Shquar i Labërisë”.

Kur kryetari i shoqatës Labëria dega Vlorë, zoti Ahmet Demaj dhe kryetari mbarëkombëtar i kësaj shoqate zoti Ago Nezha më treguan se kishin menduar të më vlerësonin për kontributin e dhënë në lidhjen time me vendlindjen, Kaninën, Vlorën dhe Labërinë, në ruajtjen e traditës, në ndihmën mjekësore dhe menaxhimin e pandemisë Covid-19 në këto tre vite, u ndjeva mëse i lumtur, mëse i kënaqur dhe tepër i vlerësuar!

Këtu në Vlorën time mes bashkëqytetarësh kaniniot dhe vlonjat, qytetarë të trevave shqiptare, qytetarë të Labërisë, intelektualë, kolegë, gazetarë, artistë, e të tjerë, unë do të përjetoja emocione të bukura, të mëdha, pa fund dhe të sinqerta, që vinin nga zemra dhe shpirti. Vendlindja, familja, shoqëria e ngushtë dhe ajo civile, miqësia, profesionalizmi dhe institucionet janë shtyllat e jetës. Një shoqëri e pa ndërthurur nga ato dhe parimet që i lidhin midis tyre nuk mund të jetë e vërtetë. Vlerësimet janë në forma dhe nivele të ndryshme. Unë mendoj se ato që njeriu merr nga vendlindja, qyteti dhe krahina, të cilës i përket është vlerësimi më i lartë. Zakonisht ato bëhen në bazë të njohurive, kontributit, humanizmit, impenjimit social, njohjes nëpërmjet medias, rrjeteve sociale, institucioneve e të tjera. Në një farë mënyre vlerësimet janë subjektive. Kam pasur kënaqësinë të marë vlerësime edhe më parë, por kënaqësia ekëtij vlerësimi është shumëi veçantë! Është e tillë, sepse të vlerësojnë ata që të njohin nga afër, ata me të cilët flet nga afër, ata që kanë parë rrugëtimin tënd, ata që të njohin humanizmin, profesionalizmin, impenjimin, përgatitjen, aftësitë dhe detaje të jetës tënde. Prandaj ky vlerësim është i veçantë, sepse është real, nukështë aspak subjektiv!

Një falenderim Shoqatës Labëria për vlerësimin, institucioneve prezente, miqve, shokëve, kolegëve, gazetarëve dhe qytetarëve që morën pjesë në këtë event. Do të falenderoja sigurisht të gjithë një e nga një me emra pa harruar asnjë, por është e pa mundur në një status. Do të vazhdoja me nënën time, familjen, të afërmit e mi për ngrohtësinë, kujdesin e vazhdueshëm, mbështetjen pa masë në çdo rrethanë. Nuk mund të mos përmend gjeniun e letrave shqipt, shkrimtarin me famë botërore, shkrimtaren dhe bashkëshorten e tij, Ismail dhe Helena Kadare, që dhuruan emocione pa fund jo vetëm mua, por gjithë të pranishmëve në atë sallë.

Mirënjohje për këtë vlerësim, i cili më bën të jem akoma më i përgjegjshëm, më i lidhur me komunitetin tim për të merituar atë, sidomos në punën time për kujdesin shëndetësor të qytetarëve shqiptar!

Grupi i Kaninës me organizatorët Piro Bregun rishtas këndon këngë.

Një koktej në nderim të pjesëmarrësve shkëmbim biseda me gjithë të pranishmit, kurse Helena Kadare dhe Ismaili ngrinin lart Vlorën.

Ribotim

*Kryetar i Shoqatës Labëria Dega Vlorë