Bajame Çeliku Hoxha: Jehona e fundit e Ismail Kadare

701
Sigal

Të internuarit e Savrës nuk i donte, i persekutonte, i torturonte diktatura, partia, pushteti, por jo ne, populli

Jehona e fundit e Ismail Kadare. Sa për parantezë po filloj këtë shkrim me disa rreshta shkëputur nga një parathënie e një libri tim me poezi, “Gjysma ime”. Parathënia është shkruar nga poeti dhe përkthyesi i mirënjohur, Faslli Haliti, ku ndër të tjera ai thotë: “Nuk e di nëse të internuarit e Savrës e ndienin, e shihnin, e kuptonin apo jo simpatinë tonë për ta. Të internuarit e Savrës nuk i donte, i persekutonte, i torturonte diktatura, partia, pushteti, por jo ne, populli, që i shikonim me simpati si mesazherë të Lirisë. Ne, njerëzit e thjeshtë, populli, e shihnim kampin e Savrës si një copë Europë Perëndimore, që na krijonte klimën e vërtetë qytetare, klimën e vërtetë europiane etj…”. Pra, ne vajzat e internuara ishim Savra! Savra, Parisi i vogël! Ku në ato vite zhvilloi e civilizoi qytetin e Lushnjës, sepse aty kaluan apo mbetën personalitete të shquara, e pena të arta. Me ta parë titullin e artikullit, Ismail Kadare do mendojë: “Vërtet ujë fle po hasmi nuk fle”. Ose: “Armiku mbetet armik”. Po nuk është kështu. Ismail Kadare është një shkrimtar me përmasa botërore e po të kisha fuqinë do t’ia akordoja çmimin “Nobel” se e meriton. Por, çfarë më shtyn mua që gati pas pesë vjetësh t’i rikthehem këtij libri?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf