Iliden Spasse: Ju rrëfej babanë tim Sterjon dhe miqësinë e luftës me Hysni Kapon e Bako Dervishin

867
Sigal

INTERVISTA/ Flet shkrimtari Iliden Spasse, i biri i Sterjo Spasses

Sterjo u lind më 14 gusht të vitit 1914, në fshatin Gllomboç të Komunës së Pustecit, Qarku i Korçës. Në atë kohë, e tërë zona e Prespës,  deri më 1924 ndodhej nën Greqi. Ndaj dhe Sterjoja dy klasat e para të shkollës fillore i kreu në fshatin Nivicë, matanë liqenit të Prespës, i kreu në gjuhën greke. Edhe tani ky fshat ndodhet në Greqi.  Më 1924, kur Prespa e Vogël kaloi nën Shqipëri, Sterjoja e vazhdoi shkollën në fshatin fqinjë, Goricë e madhe, shkollë që u hap atë vit në gjuhën shqipe me mësues Pandeli Sinën. Duke rënë në sy për të mirë në mësime, me ndërhyrjen e vetë mësuesit, Sterjoja u çua në Korçë, ku vazhdoi plotoren.: Ditën shkonte në shkollë, ndërsa pasdite bënte ndonjë punë si çirak në hanin e Napuçes e më vonë atë të Alo beut.., :Klasën IV dhe V,  i mori brenda vitit. Edhe pas kësaj, në vitin VI, Sterjoja shkëlqeu në mësime…

 Si vazhdoi më tej jeta e Sterjos?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf