Hyskë Borobojka: Fejtoni “Ditari dhe inspektor Zylali” duke thënë se gjysmën e punës e bën ditari

921
Sigal

INTERVISTA. Flet ish gazetari i revistës së mirënjohur Hosteni, Hyskë Borobojka (Gaqo Veshi).

 Hyskë Borobojka (Gaqo Veshi) mbetet një nga gazetarët më pikant të revistës më të njohur në diktaturë, asaj “Hosteni”. Historitë e tij nëpër gjithë gjeografinë shqiptare s’kanë të sosur. Nëpër biseda me të ngelesh i habitur për vetë vrullin e jetës, rrezikun, dëshirën e madhe për punë por dhe kushtet shumë të këqija për kohën. Por gazetaria e tij dhe shumë miqve të tij në këtë revistë janë shembull për gjithë gazetarët dhe sot.

                  -Nga cila “betejë’ do ta fillojme bisedën?

            -Po e filloj me arsimin. Isha në vitin e nëntë që po e  ushtroja këtë profesion, kur në vitin 1962 botova rrefimin “Adashi im i bie burisë” në revistën “Ylli” Si duket seksionit të arsimit nuk i pëlqeu kjo kritikë, pasi  indirekt prekej edhe ai, prandaj më thirri zëvendës shefi e më qortoi ashpër për këtë shkrim, që, sipas tij, mund të botohej vetëm në Gjermaninë Perëndimore. E kundërshtova se shkrimin e kisha botuar në revistën “Ylli”, organ i “Zërit të Popullit” e se ky i fundit, organ i KQ të Partisë. I thashë besoja se më thirrët për të më lavdëuar e jo për të më sharë, Në ato vite kishte shumë burokraci në shkollat. Disa drejtorë e inspektorë, në vend të kontrollonin zhvillimet e orëve të mësimit, kontrollonin ditarët e mësuesve, duke thënë se ditari është gjysma e punës,, Ky është “rregull i artë”. S’ke bërë ditarin, s’ke bërë mësimin në shkollë. Duke u nisur nga kjo burokraci me brirë shkrova një fejton “Ditari dhe inspektor Zylali” duke thënë se gjysmën e punës e bën ditari, prandaj s’kam nevojë të shkoj në shkollë të bëj nësim me nxënësit, por të rri në shtëpi e të bëj dy ditarë. Gjysmën e punës e bën njëri dhe gjysmën tjetri. Qëlloi që ato ditë bujti në shtëpinë time në Maliq, miku im Kopi Kyçyku. Kur u largua të nesërmen ia dhashë shkrimin ta çonte në gazetën “Mësuesi” në Tiranë. Kryeredaktori i saj, i nderuari Bedri Dedija, sikur ta priste fejtonin tim, e botoi me njëherë, por pasojai i pësova unë.

            -Pse çfar ndodhi me ty pas botimit të shkrimit?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf