Nesër do të lexoni/ Dallëndyshet që erdhën në janarin e akullt

885
Prof. Dr. Agron F. Fico, H.C.
Studiuesit e parë të Kosovës në Shqipëri
Viti i ri 1968 hyri i ftohtë, me acar të akullt. Nga radio “Tirana” dëgjoheshin lajmet se dëbora kishte mbuluar pjesën kryesore të Shqipërisë. Madje edhe mimozat që harliseshin në të dyja anët së rrugës “Miqësia” ishin mbuluar me ca flokë dëbore. Shqipëria po përgatitej të nderonte 500-vjetorin e vdekjes së Heroit të vet kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Qysh një vit më parë, më 1967, me një vendim të posaçëm të qeverisë ishte miratuar një program i gjerë për të festuar këtë përvjetor historik. Ishte krijuar një komision qendror me në krye Kryeministrin, por punën kryesore do të kryente Akademia e Shkencave, që kishte kryetar historianin e shquar prof. Aleks Budën. Në të gjithë programin qeveritar, aktiviteti më i rëndësishëm ishte organizimi i një konference ndërkombëtare albanologjike me temën “Skënderbeu dhe epoka e tij”. Punonjësit shkencorë të instituteve me profil albanologjik do të mbanin peshën kryesore në përgatitjen e kumtesave dhe diskutimeve shkencore. Ftesa iu dërguan edhe shumë specialistëve të huaj, të njohur për interesin e treguar në fushën e studimeve shqiptare. Pritej të vinte edhe një grup studiuesish nga Kosova, por qeveria jugosllave nuk po lëshonte vizat e daljes. Në mbrëmjen e datës 5 janar gjithçka ndryshoi. Universiteti u lajmërua se një grup….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal