Hate Alimema i Zhapokikës të Tepelenës dhe brezi i denjë që ka lënë pas…

707
Sigal

Tregim për njeriun që drejtoi sektorin e parë të minierës së Memaliajt në Karaule, Lokalitetin e Luftinjës dhe që ka mbetur simbol nderimi për njerëzit

Si në çdo trevë të Shqipërisë edhe në Tepelenë, janë lindur, rritur e kanë mbetur në kujtesë shumë emra njerëzish e personalitetesh që nuk harrohen, edhe pse zyrtarisht, ende nuk janë nderuar me këto lloj letrash “qytetar nderi”, por që faktikisht ata i kanë merituar dhe i kanë “fituar” natyrshëm prej vlerësimit të popullit, sepse gjenden në kujtesën e tij. Në çdo bisedë, dasmë apo ngjarje të jetës. Ata kujtohen e përmenden si simbole nderimi e nuk kujtohen thjeshtë si emra, por si mesazh vazhdimësie për brezat. Këta i ka bërë të njohur puna, dinjiteti, korrektesa, kontributi e shumë cilësi të tjera me të cilat pa bujë, pa kapardisje e pa egoizëm, ata kanë skalitur emrin që u ka mbetur si “model dinjiteti”. Një nga këto figura dinjitoze është “Hate Alimema i Zhapokikës”, siç i kanë thënë dhe vazhdojnë t’i thonë në krejt zonën e Tepelenës e më gjerë edhe tani që ai nuk jeton më…

Atje ku Hatja u lind, jetoi e punoi

Njeriu i mirë e i madh në shpirt, kontribute e në dinjitet, Hate Adush Alimema, u lind në fshatin Zhapokikë të rrethit të Tepelenës në qershor të vitit 1920, ose 28 vite përpara kryengritjes anti-komuniste të vitit 1948, që shpërtheu në këtë zonë. Hate Alimema ishte trashëgimtar i “një dere të madhe” dhe i një familjeje të ndershme, punëtore, patriote që njihej e vazhdon të mbahet mend edhe sot e kësaj dite në zonën e Zhapokikës. Jeta dhe puna e tij për t’u formuar si njeri patriot, si qytetar e familjar i rregullt, nisi me edukimin për dashurinë për atdheun dhe vazhdimësinë e emrit paraardhës të “alimemajve”.

Përparim HALILI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf