Gjenerali Hito Çako:Lufta për çlirimin e Gjakovës e Prizrenit dhe plagosja e Kadri Hazbiut

745
Sigal

Urdhëri i Hysni Kapos e Shefqet Peçit: ‘Për shërimin e kadiut, përgjigjeni me jetën tuaj!’. Shpartallimi i mercenarëve të Xhaferr Devës, pjesë e repartit fashist gjerman.

(Vijon nga numri i kaluar)

PJESË NGA DITARI I HITO ÇAKOS
Sapo mora urdhrin e Hysni Kapos: Të çlirohet me çdo kusht Lura e Zall-Dardha! Sa herë që më takonte të merrja pjesë në luftime të ashpra, më shumë ndodhesha me batalionin e pestë… Kështu më ndodhi në operacionin e dimrit, e ja dhe tani që brigada nga maja e malit të Allamanit, do të nisë mësymjen e saj në kushte tepër të rënda, nga më të rëndat që provuan forcat e Divizionit të Parë në veri, sërish unë jam në këtë batalion. Edhe në luftimet për çlirimin e Lurës e Zall-Dardhës, urdhër i Shtabit të Përgjithshëm komunikuar nga Hysni Kapo, unë këtu gjendem…

HYSNI KAPO JEP DETYRËN LUFTARAKE
Kishte ardhur koha e drekës, kur shoku Hysni në emër të komandës së Divizionit, na dha detyrën luftarake për brigadën tonë, për kalimin në mësymje në mëngjesin e ditës së nesërme.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf