Gëzim Llojdia: Tre mistere në Lekdush

1.Një udhëtim në zemër të maleve. Nëse ka një vend në Shqipëri ku historia shkrihet me peizazhin e egër e të paprekur. Dhe ku çdo gur e çdo kthesë rruge fsheh një histori. Ai është Kurveleshi. Ky rrugëtim do t’ju çojë në një udhëtim të thellë. Dhe jo thjesht gjeografik. Por dhe shpirtëror, drejt fshatrave të tij malore me fokus te Lekdushi. Ky fshat është një portë hyrëse në një botë malore. Atje ku e shkuara dhe e tashmja bashkëjetojnë në mënyrë të papërsëritshme. Do të zbulojmë bukurinë e thepisur, sfidat e jetës malore, dhe misteret që ruhen thellë në zemrën e këtyre maleve. A ka diçka më magjepsëse se “thirrja e maleve”! Unë lodroj nëpër atë udhë, por në buzë kam vargjet 😮 Kurveleshi me derte-si duron për ato lezete!

2.Ajo ftesë e lashtë për t’u zhytur në thellësinë e tyre, aty ku koha duket se ka ndalur? Ky është një udhëtim shpirtëror në zemrën e Kurveleshit. Ajo është një tokë e bekuar dhe pak e njohur nga historia. Atje ku çdo shkëmb dhe çdo gjelbërim fsheh një histori. Dhe një legjendë trimërie, që tregohet sot e gjithë ditën. Por dhe një zë i lashtë. Do t’ju çojmë drejt fshatrave të tij malore, me fokus te Lekdushi një portë hyrëse në një botë ku natyra është “mbretëreshë” dhe njeriu ka luftuar me guxim për mbijetesë. 3.…Në prag të fshatit Lekdush, një bust përkujton Mustafa Matohitin. Dhe ndërsa një pllakë mermeri nderon patriotizmin e Hito Lekdushit. Këto monumente shërbejnë si kujtesë e gjallë e kontributit të tyre të çmuar në historinë shqiptare. Dhe ndërsa fshati është një nga pesë perlat e Njësisë Administrative Kurvelesh, së bashku me Progonatin, Gusmarin, Nivicën dhe Rexhinin.

Sigal

4.Pasi kalon Urën e Bëncës, rruga merr një drejtim të vetëm, duke u ngjitur lart. Dhe shpeshherë përmes një peizazhi, që mund të duket si “ferr” i thyer dhe sfidues. Kjo udhë, që dikur lidhte fshatrat e Kurveleshit të Sipërm, shkon drejt lartësive. Dhe si një fije e ndërtuar me mund dhe punë vullnetare gjatë periudhës së kooperativave. Sot, ajo është asfaltuar, duke e bërë udhëtimin më të lehtë, por pa humbur karakterin e saj imponues. Diku rruga ngushtohet dhe nis ngjitjen e saj drejt lartësive. Kjo ishte e vetmja rrugë që të çonte në fshatrat e Kurveleshit të Sipërm. Dikur e ndërtuar me punë vullnetare sot ka siguruar një akses më të mirë drejt këtyre katundeve malore.

5.Dritaret e shtëpive, ato sy të pagojë të malit, të ofrojnë një panoramë magjepsëse ku duket sikur notojnë ëndrrat tona mbi qiell. Por syri duhet të jetë gjithnjë në rrugë. Dhe pse? Sepse gremina fshihet si një pusi e thellë përgjatë kësaj udhe të egër. Mjegulla, që përqafon shpatet na tregon moshën e saj. Udha u bë rreth 50 vjet më parë, me kurajë dhe vetëmohim. Aso kohe rinia dhe kooperativistët hapën këtë trase malore nga Bënça drejt Tepelenës. Ishte një ndërmarrje heroike mes ngricave dhe llohëve të dimrit, që kanë çarë një rrugë me mbi 15 kthesa dhe ngjitet në një lartësi maksimale prej mbi 950 metra, përpara se të arrihet Lekdushi në 1207 metra mbi nivelin e detit.

6.Nga dritaret e makinës, që shërbejnë si sy, shtrihet një panoramë magjepsëse. Por, shiko poshtë dhe do të ndjesh llahtarin e greminës. Kur stina ndryshon dhe mbërrijnë llohet e dëborës mbyllja e rrugës duket e pashmangshme. Ti ngrihesh për t’u larguar, duke ndjekur atë që quhet “rruga e hënës”, për të zbritur drejt stinës tjetër, aty poshtë. Gjatë udhëtimit, shtyllat e tensionit shërbejnë si udhërrëfyes, duke treguar rrugën drejt destinacionit. Kujdes duhet bërë kur sheh poshtë, ndjesia është llahtarisëse. Kanionet janë të bukur, por të frikshëm.

 Në stinën e ftohtë, bora e bllokon shpesh udhën, duke ndërprerë çdo komunikim. Në ato momente, nuk ecim, por notojmë në qiell, të izoluar nga bota. -Shoku, si është udha andej nga erdhët? -Malore është, por me asfalt të bukur! – thotë një tjetër. Transporti i vetëm i mundshëm dikur ishte me taksi, ose më saktë, me një furgon të veçantë. Dritaret e tij, ato ‘sy’ të makinës, ishin të vulosur, duke i penguar udhëtarët të shohin kanionet e thella e të frikshme gjatë rrugëtimit në dëborë, ngricë dhe akull. Mbaj mend atë furgon. Dritaret e tij, ato që duhet të ishin sy, shpesh ishin mbuluar nga kondensimi ose bryma, duke mos lejuar pasagjerët të shohin kanionet e frikshme gjatë rrugëtimit përmes dëborës, ngricës dhe akullit. Dikur, ishte “korriera”, autobusi i linjës apo siç e njihnin ndryshe, posta. Ajo që mbante gjallë lidhjen me fshatrat e Kurveleshit. Ajo merrte udhën e ngushtë, plot çakëll e pluhur nga Tepelena drejt Lekdushit, Progonatit, Gusmarit dhe Nivicës, duke u shfaqur aty diku nga mesdita. Gdhihej atje dhe rrugëtimi i “korrieres” niste mbrapsht. Pra nga fshatrat, që kishte përshkuar një ditë më parë. Nivicë, Gusmar, Progonat, Lekdush, Bëncë, e sërish drejt Tepelenës. Kurveleshasit e dëftojnë afër udhës, në hyrje të Lekdushit, se “korriera” ishte si mushka e kuqe e legjendave. “Mushkë e kuqe me një vesh, përditë në Kurvelesh…” Kurveleshi njihet për peizazhin e tij madhështor. Shkëmbinj të thepisur, hone të thella, qafa të larta dhe pyje të dendura. Aty, ajri është kristal i kthjellët. Sepse e ardhmja e turizmit malor do të sjellë jo vetëm turistë, por edhe pushues, duke i dhënë frymë të re kësaj zone.

8.Peizazhi, refleksionet dhe misteret e Lekdushit.Një kufi natyror ndan fshatrat e Progonatit dhe Lekdushit. Përroi i Gurrës. Mbi Lekdushin, Mali i Çoçkos ofron një panoramë mahnitëse. Është një vend ku, nëse ke kohë dhe qetësi, mund të humbasësh në mendime të thella. Kanionet e thella, të mbushura me misteret e tyre të pazgjidhura, janë të veshura me gjelbërimin e bredhave, duke i dhënë zonës një pamje të mrekullueshme.

9.Vetë emri i fshatit, Lekdush, ka një ndarje interesante, të vënë re nga publicisti N. Shehu, duke sugjeruar formësimin e tij nga “Lek-Dush”. Kjo është vetëm një nga të dhënat e rëndësishme për këtë katund, i cili shërben si porta hyrëse në malësinë e Kurveleshit. Në vitin 1990, fshati Lekdush numëronte afro 200 shtëpi. Ndërsa aktualisht kanë mbetur vetëm 25 banesa. Ky shpërngulje masive flet shumë për ndryshimet e thella që ka pësuar zona. Historia e fshatit dëshmon një jetëgjatësi dhe zhvillim të hershëm. Që në vitin 1910, Lekdushi kishte 110 shtëpi, ndërsa në vitin 1940, ky numër u rrit në 134-140 shtëpi, me rreth 800 banorë. Fshati ishte i ndarë në pesë lagje kryesore: Çelaj, Alilekaj, Memaj, Hajnaj dhe Sinamataj.

11.Lekdushi. Mes natyrës së ashpër dhe historive të të lashtëve. Rruga drejt fshatit Lekdush shpaloset e gjerë, ndërsa shtëpitë, tashmë ca shenja jete mes peizazhit, rrethohen nga gurë ngado që të lodhin sytë me praninë e tyre të pafundme. Megjithatë, ajo që të mrekullon në këtë zheg vere është uji i kristaltë, një bekim i vërtetë. Në Lekdush, mikpritja është traditë. Emra si Vëllezërit Bega sjellin ndërmend kohët e një kafeje shqeto dhe shijen e paharrueshme të dhallës së ëmbël me ujë të ftohtë, shërbyer me bujari. Rreth njëzet metra në perëndim, dikur ndodhej muzeu i fshatit. Aty, me krenari, ndriçonte stilografi i Fan Nolit. Është interesante të theksohet se Fan Noli nuk ka qenë asnjëherë në katundin Lekdush, megjithatë ky objekt dëshmon lidhjen shpirtërore dhe vlerësimin për figurën e tij. Ky katund i vogël, i vendosur sipër fshatit Bënçë, është një karakoll i rrethuar nga male të thepisura. Dhe me hone të frikshme dhe një dimër të ashpër. Deri në fillim të viteve ’90, fshati numëronte pak banorë dhe pak shtëpi, duke pasur edhe atëherë vetëm një muze të vogël. Misteri i stilografit të Nolit në malet e Kurveleshit. Pikërisht në këtë muze të vogël, thellë në zemër të maleve të thepisura, në një shtëpi të vjetër që ekzistonte deri në vitet ’90, ruhej një thesar i vërtetë. Stilografi i Fan Nolit. Historia e këtij stilografi, me të cilin thuhet se ai përktheu disa nga kryeveprat e tij në gjuhën e bukur shqipe, është çuditërisht e jashtëzakonshme. Vetë Nolit nuk i kishte rënë kurrë në vesh se, në zemrën e thepisur të Kurveleshit, gjendej ky katund i vogël që do të ruante një stilograf të tij gjatë viteve të regjimit. Ai madje nuk udhëtoi asnjëherë në këtë fshat të vogël në jug të vendit, madje as kur ishte kryeministër pas lëvizjes së vitit 1924. Sidoqoftë, stilografi i Nolit mbeti në këtë muze të fshatit deri në fillim të viteve ’90. Ky stilograf, me të cilin punoi Noli, kishte një ngjyrë prarimi ari të shndritshëm, po aq të ndritshëm sa edhe dora që e mbajti dhe që nxori “xixëllonja” për letrat shqipe. Dhe ky është misteri i parë i Lekdushit.

Misteri Nr2.

Ali Tomorri Novruz Xh. Shehu: “Tomorriada: Lekdush a Shalës –Skëndaj. Lekdush është vendbanim në krahinën e Kurveleshit në rrethin e Tepelenës. Bashkimi i emrave Lekë+Dushi kanë shpurë në emrin përfundimtar të këtij fshati të ngulitur herët e që dallohen ende vendbanimet në Lera e në Fshatin e Vjetër. Ndërsa në shekullin e XVI banesat përbëjnë fshatin e sotëm. Banorët e këtij fshati kanë të përbashkët me Labërinë. -Temperamentin, -veshjen, -këngët, -zakonet, por dallohen, jo pak, për prirje të theksuar drejt dijes.  Pikërisht këtij fshati i përket familja Skendaj, një dege prej të cilës është larguar për gjakësi në shekullin e XVII drejt fshatit Memaliaj, ku qëndroi 5 vjet dhe përsëri u largua për tu ngulitur në Shalës të Buzit. Shalësi e ka marrë emrin nga ngjashmëria me Shalë kali e luginës midis Bubesit dhe Qafës së Kiçokut. Në Seras tek Arat e Zekajve ka qenë vendbanimi i hershëm, ku janë gjetur pllaka të mëdha varresh, qeramika e qypa. …Feja kristiane dëshmohet nga rrënojat e kishës në lagjen Migaj, kisha tek Balli i Kishës, dhe Kishat tek Qafa e Kiçokut, e cila shumë herët i ka përkitur këtij vendbanimi. Mandej kthehen në fenë myslimane. …E pikërisht në këtë fshat Skëndua i parë arriti të krijojë familjen e tij. Abazi, stërnip, në brezin e katërt, vazhdon shkollën e larte për nënpunës kadastre në Stamboll. Mbasi mbaroi shkollën u emërua në Kozane të Greqisë (pranë Selanikut), ku punoi 23 vjet. E shoqja e Abazit, Havaja (1859-1945), ish nga familja Kalemaj e fshtatit Buz e pikërisht nga fisi i luftëtarit të famshëm Tafii Buzi. Fëmijët e Abazit dhe Havas: Ali Skendi (Baba Ali Tomorri) (1893-1948) Xhemile (1895 ende gjalle). Myzafer (1898 – 1933). Dervish (1900- 1980) Fatije (1903- 1986). Nga Wikipedia: Nis veprimtarinë fetare si baba në teqenë e Kulmakut, ku thirret baba Aliu i Tomorrit. Në vitin 1921 – 1923, botoi gazetën “Reforma”, e cila bëhet propagandiste e zjarrtë e idealeve rilindase, lufton “helmin e fashizmit”, përkrah tolerancën fetare e bashkëpunimin për të mirën e atdheut. Baba Aliu ishte klerik patriot dhe intelektual përparimtar, mbështetës i ideve për një Shqipëri demokratike dhe evropiane. Më 1924 mori pjesë në varrimin e Avni Rustemit në Vlorë. Fjala e tij në ceremoninë e rastit të tërheq vëmendje për profecinë e hidhur: “I shenjtëruari dëshmor i atdheut Avni Rustemi! E çuditshme se më të shumtët e burrave të mirë, burrave të drejtë, burrave idealistë, janë ndarë nga kjo botë, kush viktimë e plumbit si ti, o Avni i dashur, kush prej helmit në burg e arrati”. Dhe e përfundon kështu: “Fli i qetë, Avni! Prehu në gjirin e kësaj Vlore kreshnike, pranë Ismail Qemalit të ndjerë, pranë regjimentit apostolik të rilindjes shqiptare”. Baba Aliu përkrahu luftën çlirimtare, luftoi bishën fashiste që pllakosi vendin, bekoi luftëtarët e lirisë, priti e përcolli në teqe pa bërë dallime politike. Mbas çlirimit, me akuza false e gjyqe të inskenuar, baba Aliu i Tomorit u dënua nga gjykata ushtarake në Gjirokastër me të njëjtën akuzë dhe u pushkatua më 14 janar 1948. (Më 1947 u dënua me vdekje nga gjyqi komunist dhe u ekzekutua me akuzën se ka bashkëpunuar me anglezët). Fjala e tij e fundit para pushkatimit ka qenë; “Ruani dorëshkrimet e mija. Rroftë Shqipëria!” Botimet e Baba Ali Tomorrit: “Bektashinjtë e Shqipërisë”, Korçë, 1921, “Leteratyra e Bektashinjtë” (pa vend botimi, pa datë), “Histori e Bektashizmës”, Tiranë, 1929, “Nefese dhe Gazele bektashiane”, (pa vend e pa datë botimi). “Flamurit të Shqipërisë”, poezi.

Hito Labi. Misteri Nr.3
Disa të dhëna historike bërë më parë publike: Më 14 tetor 1912 Tare Banushi ngriti flamurin kombëtar në Lekdush. Më 1917 u hap shkolla e parë shqipe nga Sinan Tare Kërpi. Përpara kam fotografinë e Hito Labit. Një pllakë e zezë ku spikat një fotografi luftëtari. Hito Labi Lekdushi. Patriot e dëshmor i kombit 1881-1909. Ishte marsi i 13 i vitit 1908. Bimbashi ishte bërë një armik i urryer dhe i egër që tmerronte popullin dhe përpiqej të shuante çdo shkëndijë të Lëvizjes Kombëtare, prandaj Komiteti Kryengritës në Gjirokastër ngarkoi çetën e Çerçiz Topullit për zhdukjen e këtij armiku sa më parë dhe vrasjen e tij. Kapedani Çerçiz Topulli kishte dërguar dy herë radhazi trimat në qytet, por Bimbashin nuk e kishin vënë dot në shteg, sepse ruhej shumë. Por ky ishte vendimi i çetës dhe gjallë apo vdekur do të zbatohej Si zakonisht trimat e çetës të gjithë dilnin vullnetarë për të kryer atentatin dhe herën e tretë u caktua Hito Labi (Lekdushi) dhe Bajram Ligu (Prongjia) ndërsa shokët e tjerë do të mbulonin krahët-siç shkruan Shemzi Hajro. Kështu u organizua atentati dhe Mihal Gramenua në librin “kryengritja Shqiptare” shpjegon:” Ditë tregu kur u nisën Hito Labi me Bajramin për në Gjirokastër, si u veshën me rroba tregtare sipas planit që kishin bërë, ata hynë në orën 8:00 në Gjirokastër në orën 11:15 minuta kohë darke, dëgjohen të zbrazura dhe pas pak sekondash shikojmë Hiton dhe Barjamin që dilnin duke rendur me gjashtoret në dorë dhe po largoheshin nga qyteti.Dy trimat si ranë në gjurmë të Bimbashit, nga një banor dolën drejt për së drejti e ballë për ballë i dhanë një letër dhe Bimbashi sa filloi hapjen e letrës Hitua me shpejtësi nxjerr gjashtoren nga nën shpatulla dhe qëllon Bimbashin kështu mbi trupin e tij u zbrazën 6 plumba ndërsa Bimbashi po binte trimat e hutuar dhe të shurdhuar nga krismat e befasishme u tmerruan. Të dy trimat e çetës si rrufeja u futën në kthesën e rrugës. Ndodhi sipas parashikimit. Mbas kryerjes së aktit heroik nga trimat. Armiqtë i ndoqën nga mbrapa të përbërë nga një numër i madh osmanlinjsh dhe në të dalë të qytetit midis çetës dhe turqve u bë një luftë që zgjati, dhe shumë forca u hodhën kundër kësaj pjese të çetës, por ata i përballuan sulmet dhe u bashkuan me pjesën tjetër të çetës, dhe u larguan në male.

…Ata kanë dëshmuar se gjashtaren në gjoksin e Bimbashit e shkrepi vetem Hito Lekdushi. Këtë akt e vërteton edhe kënga e popullit si vijon: “Dolli shkurti e hyri marsi/ Gjirokaster u vra Bimbashi/ Seç e vrau Hito Labi/ Nga Janina vjen mazapi… Dy këngë për një hero. E keni parë filmin: “Malet më blerim mbuluar”? Te episodi dasma një nga këngët e kënduar që sjell edhe bukurin e asaj kohe është ajo kushtuar bilbil Matohiti. Ka edhe një mistër. Si ngjau që në prag të çlirimit djemtë patriot shqiptar komandantët më të mirë dhe udhëheqësit e saj u vranë në prag të çlirimit? Nëpër dasma në jug dhe kryesisht në Kurvelesh dëgjohej shpesh kjo këngë e shkruar me një bukuri të rrallë.

 

“Shkuan shumë kohë,

që s’dëgjohesh ti,

bilbil Matohiti,

që s’të shoh me sy.

Të shkosh në Brigadë,

të vesh në Parti,

bilbil Matohiti,

që s’të shoh me sy …

 

 

Kënga e dytë është shkruar nga Vladimir Danaj.

KUSHTUAR BIRBILIT TË LABËRISË
Mustafa Matohitit
(Hero i Popullit)

Pas shumë vitesh të errëta robërie,
rrezatoj një hije besimi dhe shprese!
Vringëlloi një ditë e gëzuar dhe gëzim,
në Kurvelesh u dha një kushtrim bese.

Kush po ia çon flakën Ballkanit?
Kush po ia zbraps ushtrinë tiranit?
Bilbil i rrallë Mustafa Matohiti,
në ballë të luftës ishte dhe ndriti.

Përballojë rrebeshet e armikut,
pa masë çmoje atdhedashurinë.
Retë shpërndatë e qiellin ndriçuat,
derdhe gjakun dhe sollët lirinë.

Përulemi para jush çdo maj dhe vit;
këngë për ju këndojmë me krenari.
Fitoret që dhuruat do t`i ruajmë si sytë.
Në shenjë respekti lule u dhurojmë për liri.

Dallget e luftes tutje me shtynë,
e unë i heshtur rri e mendoj!
Të pashë ty në betejë kur mësyn,
në Mallgëriç ku luftoje ti për liri.

Ëndërrat e tua ishte e para Liria!
Në Liri thua çdo gjë e mir lulëzon.
Ideali yt ishte mirqënia dhe dituria,
i miri ynë Komisar Mustafai jonë.

I lehtë të qoftë dheu i Kurveleshit.
O biri i Shqipes dhe Shqipërisë!
Përjetë s´do të harrojë kombi ty kurrë:
Flaka e pashuar gjaku o drita e lirisë.

Vladimir Danaj 31/01/2021

 

Dhe unë e di, se një ditë, “udhës së diellit” do t’i rikthehem, siç i kthehesh gjithmonë një pjese jete. E megjithatë, si çdo thesar i vërtetë, një ditë nuk mund t’i zbulosh dot të gjitha misteret. Ngase thellësia e Kurveleshit është pafund, dhe ai pret që t’i rikthehesh për të zbuluar. Si një arkeolog që kam punuar në disa ekspedita arkeologjike, e di mirë se kërkimi në thellësi të tokës së këtyre viseve të lashta, të fuqishme malore dhe të thella, është i pafund. Dhe një ditë atje duhet të shkojnë ekspedita të arkeologjisë. Dhe ai thesar, që toka ruan nën këmbët tona duhet zbuluar. Sepse atje është historia jonë shqiptare, e gdhendur thellë në këta gurë dhe në çdo cep të këtij vendi të shqiponjave.