Ka ende në jug, një bazë detare. Pashalimani, ishte në mëndjet tona nga dimri i Kadaresë. Dhe dimrat atje, janë të ftohtë. Si në roman edhe në realitet. Ka erë të marrë. Dhe juga e ngrohtë, që të shkul kokën. Pashalimani është bazë detare. Atje ka edhe një lagunë. Shpezët flenë në lagunë. Laguna e heshtur. Bazën e vjetër detare aty te parku arkeologjik. E gjeta si një destinacion arkeologjik. Përpara një reparti ushtarak, kishin vendosur gurë të lyer më gëlqere. Çfarë ishin ata gurë? Ishin gurë katrorë të gdhendur në kohën e filmit. Përse ishin përdorur? Janë gurë të filmit “Ballë përballë”. Komandantit i kërkova t’i vendos te godina e arkeologjikut. Kemi dëshmi mos ta lëmë të vdes.
Po varri i pashait ku është? Asgjëkundi. Nekropoli i lashtë. Te Sheshi i goricave. I përkiste më së shumti luftarëve me romakët. Kaloja çdo ditë te shkolla e instruksionit, guzhina dhe fusha e futbollit. Godina që kanë mbajtur mbi supe një histori. Godina të vogla. Dhe nga ‘60 kohët e miqësisë me traktatin e Varshavës. Po ngrihej baza detare. Qielli i nxirë. Autostradë e heshtur. Erdhën nëndetëset. Kurkush nuk i pa. Si erdhën? Udhëtimi i tyre misterioz. Destinacioni i patreguar. Ishin mbuluar nga lloha dhe ftohur nga rruga. Viset e tyre i kishte mbyllur dëbora.

Kureshtja për të parë me sy, një nëndetëse ishte e madhe. I kam gjetur të ankoruara. Ato ishin tek bankina e tyre në gjirin e Pashalimanit. Por, jo të gjitha. Ishin të frikshme. Të heshtura. Ishin vetëm tre, nga katër Gjitarë. Po gjitarë. Po t’u hedhësh një sy kanë atë pamje. Gjitarë deti. Siç dua t’i quaj në të vërtetë. Por e vërtetë që, nuk ekzistojnë më. Qartësisht kujtimi i tyre ruhet vetëm nëpër fotografi. Çu bë nëndetësja e katërtë? E katërta ruante një tis të mjegulltë, të ftohtë, krenare dhe të frikshme. Një masiv hekuri në formën e një gjitari deti. Syprina e sipërme e tyre e barkosur për të vijuar nën ujë ku shtrihen pjesa tjetër. Uji ku gjysma e nëndetëseve i fshihet syrit të njeriut është i kthjelltë dhe ka peshq.
20 vjet më parë, ndodhi. Kishim problem me turistët. Kërkonin, jo vetëm ti shihnin! Donin foto. Ende nuk kishim leje. Kështu një ditë shkova. Nuk ishte larg parkut tonë, brenda një territori ishim. Nuk e di tani, por aso kohe. Te një nëndetëse. Nuk mund të hyjë brenda. Kapakët e hyrjes ishin me dyllë ushtrie. Shkurt do të thoshte nuk lejohej. E treta nga nëndetëset. Ajo nuk ishte fringo e re. Këtë e kanë quajtur: “Nëndetësja 105”. Po përse 105? Ne nuk kishim 104 nëndetëse dhe kjo ishte 105. Por nga libri i shkrimtarit. Trillimi i përket shkrimtarit, I.Kadare. Përdorur tek filmi shqiptar.
Para se të shkoje te nëndetëset. Ishte kantieri dhe në ujë gjendej motovedeta “Mujo Ulqinaku “. Motovedeta ishte një anije e vogël shqiptare. Por që ishte parë nga të gjithë shqiptarët.
-Si nuk e keni parë filmin shqiptar “Duel i heshtur”? Meq ra fjala kjo motoveda e filmit: “Duel i heshtur” ishte në punë e sipër. Motoveda po lyej. Në ngjyrën e marinës. Ishte tepër e vogël. Kishte një vinç nga pas. Pra gjysmën e anijes e zinte ajo ngarkesë e varur. Por çfarë zgjënjimi ndjen kur shikon në realitet, një anije që ishte kaq e vogël! Kur e shikon në film. Eh sa madhështore është! Po sa e gjatë! Çfarë hapësire! Çfarë bukurie! Kur e sheh nga afër! Sa e vogël! Sa është zhgënjyese! Ja kabina! Aty ishin strehuar: Ndrek Luca-Kapter Ramiu-Rikard Ljarja-marinari Skënder-Reshat Arbana- Islami. Bujar Kapexhiu-Bepini. A ju kujtohet batuta e famshme: “Po puna e komisarit?
-Ajo ishte lojë. Dhoma marinarëve. Ngushtica dhe dyer hekuri.
“Duel i heshtur “është film i metrazhit të gjatë i prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re” më 1967, i frymëzuar nga ngjarja e Heroit të Popullit Spiro Kote. Reshat Arbana në një intervistë që ka dhënë Ballkanëeb 08 Qershor, 2017 rrëfen “Duelin e heshtur”: Takimi me të mbijetuarin që u shpëtoi vrasjeve në det. Po shkëpusim vetëm disa fragmente: I kemi filluar xhirimet në 16 janar të 1967-s. Qe dimër dhe kushtet atmosferike ishin shumë të këqija. Më kujtohet, një ditë dolëm për xhirime, por qendra meteorologjike kishte dhënë një det 7-8 ballë. Ishte një det tepër i frikshëm. Unë nuk dola, e bashkë me mua edhe Ndrek Luca.Nuk pranuam të bënim xhirime atë ditë, sepse ishte tepër e mundimshme. Ne kemi vuajtur në atë film me detin, sa nuk tregohet. Deti është jashtëzakonisht i bukur, por nga bregu, kur hyn në të, duhet të jesh shumë i fortë. Ne edhe me 2-3 ballë na turbullonte, na zinte deti. Sot e shquaj veten në disa episode, që kam qenë i turbulluar, por duhej të xhironim. As kapiteni i motovedetës nuk doli, dhe drejtimin e ka marrë vetë Spiro Kote. Rikardin, operatorin e mrekullueshëm Petraq Lubonja, si dhe një punëtor tjetër, nuk i zinte deti dhe dolën në det. Pas 1 ore a 1 orë e gjysmë u kthyen, shumë të lodhur dhe pa kryer punë. Me pak fjalë, ka qenë shumë e vështirë.
Motovedeta e vogël e një filmi të madh ku ende përflitet se ngjarja mund të mos ketë qenë ajo e treguar nga heroi i asaj kohe S.Kote.
Kurse nëndetësja dukej madhështore. Por edhe ato janë cilësuar të vogla. Gjiri ynë në jug me këtë thellësi mbanë ato mjetet detare. Madje nëndetëset i tërhiqnin, deri aty ku është shkolla e instruksionit. Aty bëhej balancimi. Çdo të thotë kjo? Pra nëse kishte ndonjë defekt. Thellësia nuk ishte aq e madhe. Madje një dragaminë kushedi, sa herë ka thelluar shtratin e detit. Edhe zhaurimën e kishin të fuqishme. Kur ndizeshin motorat diezel në gji. Zhaurima e tyre, tundte brigjet.

4. Orikumi. Si në verë dhe në dimër. Ndjen brizën detare. Ishte një qytezë e vogël. Aty nga vitet ‘60 çuditërisht u gjallërua jeta e natës. Ku të linte regjimi do thoni ju? Mirëpo aso kohe. Nëpër qytete dhe katunde të këtij vendi, flihej herët. Atje në jug ishte ngritur baza e përbashkët detare. Erdhën rusët. Zhurmë dhe muzikë. Stononin me këngët e tyre të stepave. Si marshet e luftës. Dhe kur nuk këndon, besoj se çirreshin thonë fshatarët tanë. Nuk ishin këngëtarë. Dihej ishin marinarë. Kështu, që qyteza e vogël u bë e famshme për mbrëmjet e saj. Filmi e ka pasqyruar këtë pjesë. Shumë vlonjatë mbrëmjeve nxitonin të shkonin deri atje, për një mbrëmje dëfrimi, më thoshte një herë poeti M.Stefa, kur ishim atje. Rusët pinin vodkë. Tërë ditën e kishin mëndjen te vodka. Pastaj luanin futboll. Ata qëndronin aty ku sot është bashkia dhe ishte shtëpia e kulturës. Ishin qejfli. Kërcenin tërë natën. Këndonin: “Kalinkën”. I përzuri Hoxha dhe mirë bëri. Ikën rusët në dimrin e ‘61. Miqtë e rinj. Quheshin kinezë. Visheshin njësoj. Kriheshin njësoj. Qetheshin njësoj. Ishin si fotokopje e njëri-tjerit. Dhe kishin një gjuhë, që as Zoti se deshifron dot. Shkurt dukeshin njësoj. Edhe emrat njësoj. Këta ishin e kundërta e rusëve. Tërë ditën punonin. Tërë natën e Perëndisë. S’bënin gjë tjerë se s’mund të bënin, flinin gjumë. Nuk pinin. S’dinin shaka. Mbytur nga vetmia. Edhe ata ikën një ditë, fshetas. Kurkursh nuk i pa.
Intervista me komandantin e një prej nëndetësve, Bardhyl Nikën. Sot nuk jeton. 15 vjet më parë mbajta këto shënime. Ai rrëfeu historinë me nëndetëset.
A.Nika-‘88 nëndetësen e futa në dok të Pashalimanit me një komandant e kam nxjerrë nga doku. Ka ndenjur jashtë, nuk u riparua plotësisht, prandaj ndenji 8 vjet.
B.Nika-Në‘92 u kthyem nga Portopalermo. Kuptohet kthimi në bazë në Pashaliman. Provat në Porto Palermo u bënë në qershor, 86-mars.
87, ishin 4 nëndetëse, nëndetësja 3 bëri prova. Hyrjet daljet karikimet 8 muaj. Brenda muajit prill të ‘87 u zhvendosëm nga Pashalimani me të gjitha resurset dhe u përqëndruam në Porto Palermo. Kishte një porosi kur ishte kryeministër Mehmet Shehu. Do bëhej bazë e 4 siluruesve, që do të vinin nga Kina. Por ndërkaq u prishëm me kinezët. Grupi i Sazani u përqëndrua në Pashaliman.
B.Nika : Më pyete sa shpenzon një nëndetëse?
-Në një orë 175 litra karburantë. Rezerva ishte 119 ton diesel. Mund të kishte mbetur edhe që nga koha e rusëve. Sa ujë duhej për të zhytur nëndetësen?
-11.3 ton ujë mbante cisterna. Dhe kur zhytej, 1298 ton merrte dhe 253 ton ujë për të zhytur.9.8 ton vaj. Madhësia : E gjatë 76 m. E gjerë 6.3m.
-Si punonte nëndetësja me bateri?
-Ka 224 bateri në 2 dhoma ku 112 ishte vetëm në një dhomë. Pesha e 1 baterie 750 kg.
Viti 1979 u xhirua filmi. Në fushë të instruksionit ishin 5000 vetë, që përgatiteshin për paradë. Filmi u xhirua.Varri i pashait u bë artificial tek fusha e sportit. 4 nëndetëset , 4 silurues bënin manovra. U filmua nga gryka e topit për lëvizjen e tyre. Me marinar Arben Imami. Disa muaj xhirimi. Në një episod u xhirua mbi 11 herë…
-Sistemi diesel kishte 2 motora me nga 2000 kuaj fuqi, shpejtësia arrinte 18 milje në orë.
-2 elektromotor kryesor. Fuqia e këtyre elektromotor 1350 kf, shpjetësia ishte 13 milje në orë.
-2 elektromotor ekonomike, secili nga 50 kuaj fuqi me lidhje dhe shkëputje, shpejtësia 4 km në orë. Me këtë shpejtësi mund të përshkosh 300 milje rrugë, por duhen bërë karikim baterive.
Ardhja e Hurshovit. Hrushovi erdhi me 50 makina ishte me Enverin.
4 nëndetëset erdhën nga Deti Baltik. Baza ruse 12 silura. Diametri silures 533 mm. Koka shpërthyese kishte 400 kg tritol mbante 22 mina fundore i vendoste në fund të detit.
Nëndeëtsja ka 7 dhoma.1-E para e silurave dhe i fjetines së marinarëve.
Silura ka 6 fole silura që futen 4 në bash dhe 2 në kic . 2 të kicit janë për vetëmbrojtje dhe duhet të jenë akustike që të vijë dhe të ndjek anijen, 4 të tjerat janë për gjuajtje dhe ka edhe 6 silurë rezervë.
2-Lokali i baterive. Radiove dhe fjetina e ngrënia e oficerëve dhe, komandantit të nëndetseve dhe zvkomandantit.
3-Posti qendror i drejtimit të nëndetësve, timoni vertikal, horizontal, periskopi, shpejtësi-matësi, aparaturat matëse dhe aparati i drejtimit dhe qitjes me silurë.
4-Lokali i baterive, guzhinës dhe fjetinës së nënoficerave dhe marinarëve. Baterit qëndrojnë poshtë janë të lidhura me ventilim.
5-Lokali i motorave me naftë dhe karikimit.
6-Lokali i elektromotorave nën ujë dhe mbi ujë.
7-Lokali që ka 2 silura dhe posti rezerve në rast prishje të krahut të peshkut dhe zemra e nëndetësve që pompojnë vaj në të gjitha mekanizmat. 22 bombla ajri secila ka 410 litra ajër që komprimon ajër. Nga këto 6 janë brenda në nëndetëse. 3 janë në lokal të dytë dhe të 4 janë rezervë të karikuar me 200 atmosferë. Të tjerat janë nën kuvertë 16 përdoren për të shfryrë ajrin e cisternave të nëndetseve ajo ka 10 cisterna të ndara në 3 grupe. Nëndetësja zhytej me atë presion, që ka sipërfaqja .
Streha e Pashalimanit. Gji detar. E thotë nga gjeografi grek Skylaksi, shekulli 5 pesë. ’43 ka qenë strehë e një flotilje e vogël italiane, më pas nazistët. Nëndetëset u strehuan në këtë gji nga koha e ardhjes. Qëndrimi deri në vitin 1987. Nga baza e Pashalimanit janë zhvendosur. Drejt jugut. Kanë udhëtuar për një strehë tjetër . Në qershor të vitit 1987 nëndetëset u përqendruan në bazën e Porto Palermos. Çfarë ishte baza e Porto Palermos? Baza e Palermos ishte tuneli për të cilin u punua për më shumë se 20 vjet nga forcat ushtarake shqiptare. Kryesisht u shfrytëzua puna e ushtarëve dhe xhenierëve, të cilët shkonin ushtarë në këtë zonë ushtarake. Baza e Palermos ishte projektuar nga kryeministri i kohës Mehmet Shehu, për t’u bërë baza e një mjeti tjetër detar. Këto quheshin katër-silurues. Mjet sulmues i përmbi ujshëm i fortë si roje e detit. Katër silurueset do të vinin nga Kina, aleati i vetëm i shtetit tonë deri në vitet ‘80 kur u prishën marrëdhëniet. Sipas komandantit të njërës nëndetëse Për mote të tëra, heshtur në tunelin e Palermos. Nëndetëset e nisën garën nga kohërat e luftës së dytë. Si të tilla mbetet një urë lidhëse. Me botën, që nuk shquhet përtej mjegullave. Asgjëkund syri, nuk të ndesh një monument deti kaq të veçantë që të tundoj me pamjen e e saj, formën, mënyrën e vendosjes. Larg çdo përfytyrimi. Përbënte armatimin ushtarak, për një vend të vogël në kohët e një lufte të madhe. Ndërkaq po shkruajmë fundin e një epoke Lufta e Ftohtë . Kur u përqendruan nëndetëset në Palermo. Baza e Pashait u mbush me Grupin e Sazanit .4 vjet qëndruan nëndetëset në Palermo. Në vitin 1992. nëndetëset u rikthyen në bazën e hershme të tyre në Pashaliman. Nëndetësja 3 komandohej nga B.N qëndroi 8 vjet në dok .Në vitin ‘ 88 u fut në dokun e Pashalimanit . Ka ndenjur jashtë dhe nuk u riparua plotësisht . Erdhi urdhëri për t’u shpërngulur.
Nëndetëset i rimorkonin. D.m.th shqip i tërhiqnin me katërsilurues.Bëhej balancimi.Çdo lëvizje nga një lokal në tjetrin duhej bërë me leje. Më thoshte komandanti nëndetesës së fundit.Pse bëhej dhe duhej balancimi? Një marinarë do të lëvizte nga dhoma në dhomë, krijonte lëkundje. Në gjirin e Vlorës në vitet ‘60 nëndetëset i dëgjonim kur gjëmonin brenda gjirit. Cfarë të vecantë kishin nëndeteset? Ato kishin pajisje dyshe. Për çdo gjë kishin pajisje të dytë. Kur njëra prishje ose bllokohej ,vihej tjetra në funksionim. Nga më të shumtët, sistemi hidraulik, pësonte defekte. Kur bënin uljen nën det, pësonin edhe defekte. Por pjesa tjetër vihej automatikisht në funksion. Problemi më i madh qëndronte, kur binte zjarri. Kur flakët shpërthenin. Zjarri izolohej duke u mbyllur. Nga mungesa e oksigjenit , shuheshin flakët. Dhe një bazë detare atje në jug në kushte të një rrethimi të egër.Kanë bërë remont kapital për nëndetëset në Pashaliman.
Bateritë e nëndetëseve ishin tepër të kushtueshme. Por në vitin ’97 ato u vodhën. U vodhën kolltukët e nëndetëseve. Pajisjet, aparaturat. Dhe nuk dihej as për çfarë i donin. Sigurisht që këtë vend e lanë pa zhytësa uji? Çfarë bënin ditëve me nëndetëset? Do të bënin shërbime. Më të shumtën e kohës qëndronin të stacionuara. Shkurt të heshtura. Mirëpo sa të vjetra ishin? Nëndetëset ishin një prodhim 50 vjeçarë dhe ishin tepër rezistente. Flitet se ato kanë kryer edhe misione të largëta. A thua? Po sigurisht, që është e vërtetë. Nëndetëset uleshin diku aty ku është sot porti italian në Radhimë. Bënin manovrat e uljes një proces me mbushje uji dhe zhytje. Avarit ishin. Por ku ishte avantazhi? Sistemi i dyfishtë për gjithçka i kapërcente ato. Aso kohe komandanti më tha: I riparuam krejt. U bëmë riparim kapital kur ikën edhe kinezët në uzinën tonë. Në vitin 1997 u hyri edhe “mola” ndryshku dhe tashmë bëjnë vetëm punën e një treguesi, që dikur kishim gjitarë deti, nëndetëse, por që tashmë nuk janë më. Ose e vetmja e vdekur si muze e lidhura në portin e tyre, në Pashaliman. Ngjyra gri sipër dhe ndryshku në pjesën e poshtme janë tregues të një kohe të ikur, për këta gjitarë mund të flitej në kohën e shkuar, pra dikur ishin, ose ekzistonin, sepse ato janë vetëm pjesë hekuri të fortë 100m të gjatë rreth 8m të larta dhe kulla sipër treguese. Ishin nëndetëset e një ushtrie, që u kapërdi e kacavirr nëpër vende të lindjes. Dhe këtu në Pashaliman, historia e tyre njihet më mirë dhe tregohet thjeshtë si për një gjë të zakonshme, jo si një histori e veçantë e gjitarëve të detit të veçantë. Historia e tyre tashmë ka përfunduar dhe do të kujtohet si dikur koha e Cezarit kur erdhi në këtë gji detar për të sulmuar Pompein, Cezari u nis nga Brindizi me 30,000 vetë. Zbarkoi më 5 janar të vitit 48, në tokën e fisit Kaon. Ishte bazë detare dhe mbeti e tillë. Nga kohërat më të lashtë e antike. Banorët e saj kanë qenë detare, ushtarë, gjeneralë dhe kanë parë anije prej druri deri tek gjitarët e fundit. Kur një poet shkruante”: Mbyllni dyert/gra, gjumi i hidhur/do t’ju mbushë nervat, uji dhe rëra e/lanë gjurmën e hapit tuaj, asgjë nuk ju përket./Larg disavezullime yjesh,të errët, toka rreth/banesave të zeza.strehon pushimin tuaj. Një ditë aty te shkolla e instruksionit më zuri syri një telefon të prishur të asaj kohe. Doreza. m’u bë se lëvizi.


















