Gaqo Veshi: Ju rrëfej “asimzenelasit” Agolli, Shehu e Kadare

906
Sigal

Intervistë me shkrimtarin humorist Hyskë Borobojka (Gaqo Veshi): Drago Siliqi, “profeti”, që zbuloi talentin e Ismail Kadaresë

Qysh në vegjëlinë time shkrimet e tij në revistën më të lexuar të kohës “Hosteni”, më kishin tërhequr vëmendjen jo vetëm për stilin dhe vërtetësinë, por edhe nga emri interesant Hyskë Borobojka (emri artistik) që për mua ishte një emër humoristik. Tashmë që pata rastin ta intervistoj, shoh se jeta e tij krijuese është sa e veçantë, po aq e bukur dhe shumë shprehëse, por e mbushur dhe me  ankth, brenga, lëvizje dhe befasi. Në gjimnazin “Asim Zeneli” në Gjirokastër ai u njoh me Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin, Agim Shehun dhe shumë letrarë të tjerë që do t’i jepnin tonin letërsisë shqiptare duke u bërë të famshëm edhe në botë. Ja si shprehet ai për fillimet e studimeve në gjimnaz: “Si mbarova shkollën unike në Korçë në qershor të vitit 1948. Më doli bursa për të vazhduar shkollën në gjimnazin “Asim Zeneli” në Gjirokastër. Kur prisja në agjencinë e Korçës për të marrë biletën e udhëtimit, aty u njoha edhe me Dritëro Agollin, i cili kishte mbaruar shkollën unike në Bilisht dhe se atij i kishte dalë bursa për të ndjekur shkollën e mesme në Gjirokastër.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf