Filip MARKU: Një armatë me kuadro komandues e inxhinier teknik në shërbim të tankeve

922
Sigal

DOSSIER/ Flet inxhinieri  i  tankeve  Filip  MARKU: Tanket dhe autoblindat e para ishin tanke T-34-85, AVL-76, autoblinda BA-64

 Arma e tankeve

Arma e tankeve kërkonte kuadro të përgatitur me njohuri të thella për drejtimin e shërbimin teknik, krijimin e kushteve me ambientet e entet e domosdoshme për ruajtjen, riparimin, furnizimin e transportin e duhur,etj.. Lindja e formacioneve të para të tankeve përkon me vitin 1929. Mbas çlirimit të vendit me Luftën N.Çl., dhe pikërisht në vitin 1946, kur u krijua kompania e parë tankiste dhe në vazhdim, arma e tankeve mori zhvillim e përsosje të sajë. Dy data të ndryshme, por historike. Kuadrot komandues e teknike fillimisht u përgatitën në vendet ish -aleate, Jugosllavi dhe në Bashkimin Sovjetik. Me prishjen e marrëdhënieve me këto shtete, kuadrot tankiste u përgatitën në shkollat tona ushtarake. Nisja e zhvillimit të armës të tankeve në vite, ashtu si e përshkruan veterani Petrit Fico në librin e tij “Biografia e Armës së Tankeve të Ushtrisë Shqiptare” filloi me tanket trofe të zëna armikut gjatë luftimeve të UNÇSh-së, u shtua me ardhjen e tankeve fillimisht nga Jugosllavia të tipit SPA dhe më vonë nga BS., me teknikë të kohës, tanke T-34-85, AVL-76, autoblinda BA-64. Zhvillimin më të madh në sasi e cilësi të tankeve dhe mjeteve të blinduara mori, me ardhjen e teknikës nga Republika Popullore e Kinës mbas vitit 1962. Kuadrot e përgatitur në vendet e lartpërmendura njohës të teknikës së ardhur, fillimisht u bënë promotorët në drejtimin e reparteve, përgatitjen e efektivave si dhe në  mësimdhënie në shkollat tona ushtarake. Kuadrot tankistë komadues e teknikë me arsim të lartë e të mesëm të shkolluar jashtë vendit numëroheshin rreth njëqind vetë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf