Tё shkruash jetёn dhe veprёn e njё individi, pavarësisht nga funksioni apo detyra qё ka patur, nga mё i thjeshti deri tek mё i larti, para sё gjithash, lexuesit dhe brezave, sё pari u duhej dhёnё njё ekspoze mbi rrugёt, luftёrat e sakrificat brezave qё kanё bёrё pёr mbijetesё e zhvillim ekonomiko-shoqёror, me njё fjalё, tё njohёsh rrugёn nga e shkuara tek e sotmja është domozdoshmëri historike.
Kёshtu, brezat e sotёm ta kuptojnё mё mirё se sa sakrifica tё panumërta kanё kaluar tё parёt e tyre, duke ruajtur ekzistencёn e Atdheut dhe trashёgiminё e fisit e tё familjes. Ajo qё ka mbetur pёrgjysёm ёshtё se tё parёt tanё nuk kanё lёnё dokumenta të plota pёr luftёn e pёrpjekjet e tё parёve, duke bёrё qё nё ditёt tona tё vijnё të zbehta dhe nё shumё familje tё ruhen vetёm nё gojëdhëna, dhe transmetohen nëpërmjet këngëve epike të luftrave, heronjëve e dëshmorëve të rënë në to. Nё tё gjithё teatrin e ngjarjeve shekullore, familjet skraparase dhe shumё burra trima e tё ndershёm, kanё dhёnё kontribut tё shquar pёr tё ruajtur identitetin e tij nё luftё kundёr pushtuesve shekullorё e deri tek Lufta e dytё botёrore kundёr nazifashizmit, 7 Prill 1939-29 Nёntor 1944. Por skrapallinjtё, si popull trim, liridashёs, arsimdashёs e tё thjeshtё kurrë nuk kanё bёrё bujë e zhurmё pёr vete, por meritat ia kanё njohur tё tjerёt.

Midis dhjetra e dhjetra burrave tё ketij niveli ёshtё edhe Hetem (Teme) Bregu nga Vёndresha e Parё, i cili mbarte mbi vete histori tё gjallё si pjesmarrёs nё luftra të çetave tё lirisё,të shalljes së pavarsisë e deri nё çlirimin e plotё tё vendit. Ai mbeti njeri i thjeshtё, i nderuar e i respektuar jo vetёm nё krahinёn e Vёndreshёspor në tё gjithё Skraparin.
Nё kёtё pёrleshje tё ashpёr lindёn individ patriotë, guximtarë, qё tё bashkuar luftuan heroikisht dhe dhanë jetën kundёr pushtuesve pёr lirinё e progresin shoqëror të vendit.
U derdh shumё gjak, pёr disa shekuj me radhё qё shqiptarёt tё fitojnё Lirinё, Pavarsinё e çlirimin kombëtar të vendit nga nazi-fashizmi dhe tё hidhnin bazat pёr zhvillim, dije, kulturё e progres shoqёror.
Pra, njё gur nё themelet e shoqёrisё tonё vuri edhe Teme Bregu (Hetemi) nga Vëndresha e Parë, i cili qysh nё moshёn 16 vjeçare, mjaft tё re, u poq e u formua si patriot, duke u rreshtuar me pushkё nё dorё nё çetat patriotike 1908-1912, duke luftuar pёr lirinё e pavarsinё e vendit tё tij.
Çdo veti e cilёsi e Temes si atdhetar e patriot e farkёtoi koha, pasi provoi e jetoi epoka tё ndryshme nё kushtet mё tё rёnda qё kalonte atdheu dhe Skrapari ku lindi dhe u rrit.
Trualli nё tё cilin u rrit Temja qe me tradita, pasi rrethohej nga njё familje trimash, qysh nga i pari i fisit stёrgjyshёrit, dajot e tij nё lagjёn “Zaimi” tё Vëndreshёs, bidesat e bёmat e tyre ndikuan nё formimin patriotik tё djalit tё ri, i cili i dёgjonte me vёmendje dhe shfaqte interes tё mёsonte nga historitё e tё parёve, por edhe histori tё trimave tё Skraparit qё kishin luftuar nëshekuj kundёr osmanllinjve e andartёve grek tё cilёt digjnin, shkrumbonin e vrisnin banorё tё Jugut tё Shqipёrisё me tendenca teritoriale e aneksioniste.
Qysh fёmijё, Temja ende pa njohur tё ёmёn mbeti jetim. Si fёmijё s’mundi tё kuptonte dot boshllёkun qё i krijoi mungesa e tё ёmёs, pasi nёnё e shkuar nёnёs u bё Shega, gruaja fisnike sokoleshё qё kurrё nuk e ndau prej fёmijёve tё saj, tё cilёn Temja do ta kujtonte me dashuri sa qe gjallё.

Duke qёnё njё djalё i shkathtё, i zgjuar dhe energjik, (dajot e babait të tij) kur Temja sapo kishte mbushur 8 vjeç (aty nga viti 1900 dhe vendi ynё ishte nёn pushtimin turk) e morёn nё Berat duke e çuar pёr tё mёsuar A.B.C pranë mёsuesit tё shquar Babё Dudёs, qё atёherё shkollat shqipe zhvilloheshin fshehurazi. Aty Temja mori njohuritё e para tё gjuhёs sё bukur shqipe, mёsoi tё kuptoj se çdo tё thotё ‘’Liri’’, ‘’Atdhe’’, ‘’Pavarësi’’, duke mёsuar pёrmёndёsh vargje tё rilindasve tanё e sidomos ato tё Sami e Naim Frashërit, Jani Vretos, Kostandin Kristoforidhit, etj.
I brumosur me idealet e dashurisё pёr njё atdhe tё lirё, pa sundues dhe njё vёnd ku tё zhvillohej lirshёm gjuha shqipe, zhvillim e progresi kombёtar, Temen e shohim tё angazhohet nё tё gjitha ngjarjet historike. Renditet nё çetat e para patriotike të Skraparit duke luftuar kundёr administratёs e koshadheveturke, dhemё 12 Gusht 1912, 4 muaj para shpalljes sё pavarsisё, merrё pjesё e tё gёzojë çlirimin eqendrёs sё Skraparit, Çorrovodёs prej tyre duke ngritur pёr herё tё parё FlamurinKombёtar.Atёherё ishte 20 vjeç, ngjarje tё cilёn nuk do ta harronte kurrё.Pas tre muajsh Temen do ta shohim mes 29 bashkë luftëtarëvë vëndreshallij që shkuan në Vlorë për të siguruar ngjarjen më të rëndësishme të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë midis tyre: Riza Aliaj, Ismail Shehu, Daut Bregu, Mehmet Zylyftari, Myslym Musaj, Sulo Kuçi, Ramiz Musai, Nevruz Kushova, Veli Zeka, Baze Kuci, Ali Lulo, Vrenoz Kuçi, Xhelo Arapi, Demir Tartari, Nebi Musaj, Qazim Aliaj, Kamber Bano, Zere Tartari, TahirMurrizi, Jahja Bregun, Karafil Zylyftari, Ibrahim e Saliko Ibro,Neim Bregu,Kasem Çermishti,Ibrahim Hoxha,Arshin Aliaj, Hysen Shehu, Mehmet Ibro etj. Për Temen akti i ngritje së Flamurit nga Ismail Bej Qemali ishte njё eveniment historik kombëtar, tё kёtij djaloshi trim, energjik, qё nga dita nё ditё po skalitej si njё atdhetar, patriot shqiptar i vёrtetё. Në kujtimet e tij shkruante se para largimit nga Vlora doja të kisha një kujtim nga ajo ditë, duke i kërkuar rojes të më jepte një flamur si simbol i kësaj dite. Roja më pyeti nga isha ,u gëzua duke më dhënë këtë flamur që e ruajti deri më sotë nga nipërit e mbesat e tij. Në Vëndreshë ishte i pari Flamur i Lirisë që kaloi duarë më duar duke e puthur atë.((Flamuri ruhet në shtëpinë e të birit Meto Bregu. Ishte punuar në tezgjah me përmasa 50×50.

Pas njё viti, pa u formuar mirё Shteti i Ri Shqiptar, Temja u bë pjesë e çetës së drejtuar nga dy krye trima vëndreshallij,Tefik e Tajar Vëndresha dhe do tё vazhdojё luftёn me armё nё dorё kundёr forcave rebele tё Esat Pashё Toptanit, i cili rrёzoi qeverinё e ligjshme tё Ismail Qemalit dhe me bandant e tij sulmoi Skraparin, Korçёn, Kolonjёn etj. Nё vitet 1913-1914-1915 forcat greke kёrkonin aneksimin e Shqipёrisё sё Jugut tё cilёt sulmuan teritoret shqiptare deri nё Skrapar duke vrarё, djegur e shkatёrruar çdo gjё. Temja pёrsёri gjёndet i rreshtuar nё çetёn e Sulejman Spatharësdhe lufton trimёrisht kundёr tyre, nё Kokojkёn e Frashёrit, Taroninё, nё qafёn e Martёs, duke i thyer andartёt deri nё thellёsi tё kufirit grek. Eshtё kjo njё epokё e tёrё lufte, sakrifice qё e kalitёn, burrёruan, e bёnё atdhetarë e patriotë tё flakёt, vetёm e vetёm qё atdheu i tij, njerëzit tё jetonin tё lirё, pa vuajtje, pa terror prej tё huajve.

Armёn, Temja nuk e hoqi nga krahu, krahas nevojavee halleve ekonomike qё kishte familja, ai do tё vazhdonte luftёn kundёr forcave pushtuese tё imperialistёve austro-hungarezё, francezë, grekë e italianë gjatё luftёs sё parё botёrore. Nё kёtё kohё arrestohet nga forcat e ushtrisё italiane duke e mbyllur nё burgun famëkeq tё Gjirokastrёs. Pёr mungesё faktesh del prej andej, por nuk u thye, duke vazhduar rrugёn e tij patriotike . Nё Janar 1920 rreshtohet përkrah 300 patriotёve Skraparllinj me Riza Cerovёn, Avni Kapinovёn etj, ku shkojnё nё Myzeqe, pёr tё siguruar organizimin dhe zhvilimin e Kongresit Historik tё Lushnjes qё u zhvillua nga 28-31 Janar 1920. S’kaloi shumё kohё, pёrsёri Temja nё mes tё patriotёve skraparllinj gjatё muajit Qershor – Gusht 1920 mori pjesё nё luftёn pёr çlirimin e Tepelenёs nga ushtria imperialiste italiane dhe mё pas marshojnё drejt Vlorёs pёr çlirimin e saj. Aty nga qafa e Koçiut, Temja i vendosur luftoi pёrkrah luftёtarёve tё Tepelenёs, Lumit tё Vlorёs, Mallakastrёs e Myzeqesё, etj, duke kaluar edhe ai mbi tela pёrballё topave e mitrolozёve tё italianёve dhe mё datёn 3 shtator futen fitimtar në Vlorë duke detyruar pushtuesit Italian të largohen nga deti. Ishte kjo luftё qё i dha njё medaljon fitoreje nё historinё e vёndit tё tij.

MajtasTefiku me të atinTemen dhe vëllanë Mehmetin
Atdhetarizmi, vendosmёria si patriot e luftёtar e lidhёn shumё me disa prej figurave mё tё shquara tё Skraparit, si me, Mustafa e Sulejman Spatharёn, Tefik e Tajar Vendreshёn, Ali Çepani (Farmaqi), Riza Cerovёn, Ali Koprenckёn, Muço Kapinovёn, Servet Zaloshnjen, Pasho e Ali Hysin.
Mё pas aty nga vitet 1923-1924 e shohim pёrkrahё Riza Cerovёs i cili ishte bёrё ndёr figurat kryesore tё Organizatёs “Bashkimi”, tё udhёhequr nga Avni Rustemi e figura tё tjera patriotike, kur vendi po kalonte krizёn mё tё vёshtirё politiko-ekonomike. Temja dhe 6 djem nga Vëndresha ,Brahim Hoxha, Neim Bregu, Kasëm Cerenishti, Ashim Aliaj, Feim Ibro, Ali Bano u radhitën në krahun demokrat, i udhёhequr nga Fan Noli pёrkrah disa figurave tё shquara tё Skraparit, si, Pasho Hysi, Ali Koprencka, Muço Kapinova, Sinan Ylli, Servet Zaloshnja.
Me thirrjen qё i bёn Riza Cerova, rreshtohet nё forcat pёrparimtare dhe nё 5 Qershor 1924 lufton pёr marrjen e Beratit dhe Kalasё, mё pas zhvillon luftime nё Kozare dhe mё datёn 10 Qershor 1924 ndodhet mes entuziazmit tё popullit tё Tiranёs duke krijuar kushte pёr futjen e qeverisё sё re demokratike tё udhehequr nga Fan Noli.
Porodisea e luftёs dhe rrugёs sё tij qё e pat pёrcaktuar ai vetё, s’kishte tё mbaruar. Mbas dёshtimit tё Revolucionit tё Qershorit e tё Dhjetorit tё vitit 1924 dhe ardhjes nё pushtet tё Ahmet Zogut me ndihmёn e bajonetave serbe dhe oficerёve bjellorus e dёshpёroi shumё atё, por ai si humbi shpresat. Shumё shokё tё shquar e luftёtarё tё paepur si, Riza Cerova e Myrto Cerova,u larguan jashtё atdheut si rezultat i terrorit nga A. Zogu. Me tradhёti ai vrau Myrto Cerovёn, Ramiz Spatharёne Muço Kapnovёn. Por Temja me intuitёn e tij prej njё patrioti e luftёtari tё vjetёr vazhdoi luftёn e tij edhe pse nё fuqi ishte pushteti despotik e anadollak i Zogut dhe veglave “qorre” tё tij nё Skrapar.

Nga e majta, Teme Bregu me kushëririn e parë Hetem Alliu
Kulmorja nё veprimtarinё e tij ishte angazhimi nё Luftёn Antifashiste Nacionalçlirimtare qё tregoi dhe shkallёn e lartё tё pjekurisё sё tij politike atdhetare duke i shёrbyer kauzёs sё çlirimit tё atdheut pёr tё cilёn kishte luftuar me armё nё dorё pёr mё se 38 vjet rresht që nё moshё fare tё re, nё çetat e para tё lirisё.Kreu detyra tё rёndёsishme nё funksion tё L.A.N.Ç-it si ajo e kryetarit tё kёshillit tё LANÇIT pёr Vëndreshёne Parё, pёr propogandimin, mbështejen, mobilizimin e popullit nё luftё nё vijёn e parё dhe nё prapavijë tё saj duke qёnё edhe objekt nga bajonetat armike dhe bashkёpunёtoreve tё tyre. Gjatë operacionit të dimrit komanda e ballit ndërrmori një operacion në shkallë të gjerë kundër këshillave antifashiste në zonën,Berat-Paraspuar,Ujtë e Zi,Therepel- Vëndreshë ku arrestuan Temen dhe 15 këshilltar të tjerë. Por nuk mundën dotë të kryenin ekzekutimin e tyre pasi u rrethuan nga partizanët e Batalioneve “M Tutulani” e “R.Cerova” në lagjen “Veliaj” të Paraspuarit….. Por aftёsitё e tij prej njё njeriu tё zgjuar e i rrahur nё dallgёt e tёrbuara tё luftrave bëri tё mundur t’i pёrballojё ato deri nё ditёn finale, tё çlirimit tё Atdheut mё 29 Nёntor 1944. Qysh orёt e para tё zhvillimeve tё vrullshme tё luftёs e sidomos pas vendimeve tё Konferencёs sё Pezёs mё 16 Shtator 1942, shtёpia e Temes u kthye nё bazё tё saj. Shumё udhёheqës tё luftёs e patёn strehё shtёpinё e tij, si, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Mustafa Matohili, Memo Meto, Kahreman Ylli, Zylyftar Veleshnja, Pasho e Neshat Hysi, etj.
Pёr shkallёn e lartё tё pёrgjegjёsisё qё mori mbi vete dhe si militant i orёve tё para nё luftё kundёr bishёs nazifashiste, si luftёtar i dy luftrave botёrore, nё fillim tё vitit 1944 pranohet nё radhёt e partisё komuniste si anëtar i saj, nderim tё cilёn e ruajti deri nё fund tё jetёs.
Pas çlirimit tё Shqipёrisё angazhohet pёr rindёrtimin e vendit nga pasojat e luftёs, u angazhua nё tё gjitha nismat e vendimeve që ndёrmori qeveria e Re Demoktatike e pas luftёs pёr pёrmbysjen e marrёdhënieve tё vjetra ekonomiko-shoqёrore dhe vendosjen e marrёdhёnieve tё reja pёr progres e zhvillim shoqёror tё rendit.U tregua aktiv nё pёrmirёsimin rrёnjёsor tё mёnyrёs sё jetesёs nё fshat, pёr zhvillimin e bujqёsisё e blegtorisё, pёr formimin e njё mentaliteti tё ri mes njerёzve dhe forcimin e unitetit mes tyre.
Nё tёrё jetёn e tij u karakterizua nga dashuria pёr atdheun, dashuri pёr njerёzit e mundёsia pёr zgjedhjen e problemeve e halleve tё tyre.
Por ishte i prerё e i papajtueshёm me padrejtёsitё, urrente intrigat, thashethemet, “njerёzit e vegjёl” e meskinë, ndihmonte tё ndershmit, punёtorёt, irorizonte padrejtёsitё, tё paaftët etj.
Pёr kohёn qё jetoi, tek figura e Temes gjeje njё galeri tё tёrё e tё pafund ngjarjesh, njё njeri muze qё mbarte mbi shpatulla histori luftrash, pёrpjekjesh e betejash pёr liri e pavarësikombёtare.
Ai preku nga afёr ëndrrёn e tij për të cilёn kishte luftuar, duke parё ndryshime dhe zhvillime cilёsore nё jetёn e njerёzve dhe atë ekonomiko-shoqёrore. Ai qe dёshmitar sesi u kalua nga injoranca e të parsimuar nё shkollёn 8-vjeçare, tek e mesmja e deri tek e larta, nga bujqësia primitive në bujqësi të zhvilluar, nga kandili tek llampa elektrike, tek radioja e televizori, nga rruga e mushkёs tek rrugёt automobilistike, nga mungesa totale e mjekёsisё, tek spitalet, ambulancat, çerdhet, kopshtet, shtёpitё e lindjes nё çdo fshat e komuna.
Pёr gjithëçka bёri Temja, ish-Presidiumi i Kuvendit Popullor i Repulikëssё Shqipёrisё e vlerёsoi me tituj e dekorata tё larta.
Komuna e Vendreshёs i dha titullin e lartё “Qytetar Nderi” i Komunёs. Vlerёsime tё cilat i meritoi me dinjitet, urtёsi, punё e ndershmёri, vepra e tё cilit ka mbetur nё kujtesёn e mbarё popullit tё Vëndreshës dhe gjithë Skraparit.
Dua tё kujtoj vlerёsimin qё i bёri figurёs sё Temes, Haki (Kile) Hoxha nё momentin e fundit tё jetёs sё tij i cili iu drejtuatë pranishmëve me kёto fjalё: – “I lutem vdekjes tё mё marrё mua dhe jo Temen, i cili i ka bёrё shumё tё mira kёtij populli’’.





















