Çano Nora: Historia tronditëse e djalit nga Derviciani, që nga mësues, përfundoi në qelinë e burgut të Gjirokastrës

* Si u arratis Mantho Masho për në Turqi hypur në vithet e gomarit?

* Historia e Vasil Mashos, që nga partizan në batalionin “Thanas Zyko” e çuan para vdekjes.

NOA

* Mihal Mashos, mësuesit dropullit, që i hodhën prangat se kundërshtonte regjimin e Enver Hoxhës

Mihal Mantho Masho,pas mbarimit të shkollës pedagogjike për mësues,përjetoi dënimet për agjitacion e prapagandë. Kjo gjë atij i ndryshoi krejt rrjedhën e jetës së tij dhe të familjes aty në fshatin Dervician të Dropullit. Nga auditorët e shkollës dhe respekti i nxënësve ,në qelitë e ftohta të burgut të Kalasë së Gjirokastrës .Ky ishte fati tragjik i djalit dropullit ,Mihal Masho.Një mësues pasionant që regjimi komunist e shpalli armik përmes akuzës së rëndë të”agjitacionit dhe propagandës”Një akuzë që në ato vite të errëta mjaftonte për ta shkatërruar jo vetëm jetën e një njeriu ,por edhe fatin e gjithë familjes së tij.Pas hekurave mbetën ëndrrat ,profesioni dhe dinjiteti i një intelektuali ,ndërsa në Dervician  familja Masho do të jetonte për vite me radhë  nën hijen e frikës ,përndjekjes dhe dhimbjes. Fare pranë qendrës së fshatit Dervician është ngrituar shtëpia ku jeton Mihali me gjithë gruan e tij të moshuar ,si për të dëshmuar se edhe torturat e dhimbjet që i shkaktoi  regjimi komunist ,atë  nuk e gjunjëzuan dot.Ky personazh i këtij shkrimi për gazetën “Telegraf”  n’a rrëfen historinë e tij të dhimbshme ,dhe për atë që e akuzuan ,nuk do të bëhej pishman asnjëherë  dhe po të rikthehej kjo histori me dhjetra herë.Burri 91 – vjeçar,Mihal Masho ,rrëfen historinë e jetës së tij ,kur e futën në qelitë e burgut  vetëm se nuk pranonte regjimin e Enver Hoxhës.Profesioni i mësuesit që dikur ishte krenaria  dhe pasioni i tij më i madh, ,mbeti më pas vetëm  një kujtim i largët ,i ndërprerë padrejtësisht nga diktatura.

Përtej vuajtjeve e persekutimeve në qeli ai nuk u lejua të ushtronte profesionin e mësuesit. Si hakmarrje e atij sistemi ,ndaj një njeriu  me dinjitet e autoritet  në komunitet ,u detyrua  të bënte punë të rëndomta deri sa doli në pension ,duke mbartur mbi supe  plagët e një padrejtësie  që nuk iu nda kurrë  gjatë gjithë jetës.

Zoti Mihal! Si iku vjerri juaj, Niko Sirmos, nga kufiri me Greqinë dhe më pas mbëriti në Australi?

Nikua,i Ati i gruas time të ardhshme,iku sepse këtu me fukarallëkun që ishte ,nuk mbante dot me bukë veten e tij ,pa le më të rriste fëmijët e tij.Nikua zgjodhi rrugën e largimit  si shumë burra  të asaj kohe ,me zemrën të rënduar  dhe sytë pas.Kufiri me Greqinë  nuk ishte thjesht një vijë në hartë ,por një ndarje  mes jetës  që linte  dhe shpresës që kërkonte. Varfëria e kishte  ngushtuar frymën ,i kishte ditët e vështira  dhe netët pa gjumë.Nuk arrinte dot  as të mbante veten ,e jo më të rriste  fëmijët siç ia donte zemra.Dhe kështu ,me një vendim që i këputte shpirtin ,mori rrugën  drejtë një bote të panjohur,deri në Australinë e largët.Por para se të ikte ,u përkul mbi djepin e vogël ,ku flinte vajza e tij,Polikseni .E puthi atë në ballë ,si të donte të linte  aty gjithë dashurinë  që nuk do të mund ta jepte  për vite me radhë. Ishte një puthje e gjatë, e heshur, e mbushur me mallin e së ardhmes.Ndoshta në atë çast  ai nuk e dinte se ajo foshnjë  që mezi kishte hapur sytë ndaj botës ,një ditë do të bëhej  gruaja ime këtu në Dervician të Gjirokastrës. Kjo skenë mbeti si një fotografi  e pashlyeshme  në mëndje.Një baba  që largohet  për të mbijetuar ,një fëmijë  që mbetet  për të pritur ,dhe mes tyre  një puthje e vetme ,që lidh  jetë në kohë  dhe në fat.

Këtë histori m’a treguan sapo hyra në Dervician, prandaj mendova ta nisnim me atë intervistën. Po babai tënd si iku për në Stamboll mbi vithet e një gomari?

Babai im,Manthua, u nis për në Stamboll , jo si një udhëtar i zakonshëm ,por si një njeri që mbante mbi supe  gjithë peshën e varfërisë  dhe të shpresës.Ishte një udhëtim i gjatë dhe plotë rreziqe për jetën.Iku për të gjetur Turqinë,që iu bë vëndlindja e tij e dytë ,që do t’i hapte derën dhe zemrën. I hipur në vithet e një gomari të burrit të motrës, ai la shtëpinë, rrugicat e fshatit,zërat e njohur ,la kujtimet e jetës,duke u nisur drejtë një rruge të gjatë  ,të pa njohur dhe të rrezikshme.

Udhëtimi nuk ishte thjeshtë kalim vëndesh, por një provë e fortë për trupin dhe shpirtin.Ditë të tëra  në rrugë ,mes lodhjes ,urisë dhe frikës  të së panjohurës.Netët e ftohta  e gjenin tim At të mbështjellë  me mendimet  për familjen ,ndërsa ditët i ndiznin  brenda një shpresë  të vogël ,se diku përpara do të gjente një jetë më të mirë. Kur mbërriti në Stamboll ,qyteti i madh iu duk si një botë tjetër.Me duar të zbrazëta,por me zemër të fortë ,filloi të punonte ,të përballonte  çdo vështirësi  dhe të ndërtonte dalëngadalë  një jetë të re.Turqia për të nuk mbeti thjesht  një vënd i huaj ,ajo u bë si një vëndlindje e dytë për të,që e priti ,i hapi  dyert dhe ,më e rëndësishmja ,i hapi zemrën.Dhe kështu nga  ai udhëtim i nisur  mbi një gomar,  lindi historia  e një emigranti shqiptar që,mes sakrificash  dhe mundimesh,  arriti të gjejë  jo vetëm bukën e munguar mbi tavolinën e ngrënies,por edhe një copë dinjiteti  në një tokë të huaj.

Pas kthimit nga Turqia, si arriti babai tënd të hapte dyqan në Qafën e Pazarit?

Im atë ndënji në Turqi vetëm tre vjet.Dhe sakaq ai arriti jo vetëm të hapte dyqan në qendër të qytetit,por arriti që të konkuronte edhe tregtarët e vjetër  gjyrokastrit. Pas kthimit në vëndlindje,në Dervicianin e tij të dashur,ai nuk humbi kohë dhe të mendohej gjatë.Koha nuk priste.Me përvojën e fituar në emigrim dhe me kursimet e pakta  që kishte mundur të sillte me vete ,hapi një dyqan  të vogël në qytetin e Gjirokastrës,në zemrën e tregtisë në Qafën e Pazarit.Ishte një fillim i vështirë ,por im At nuk u tërhoq nga puna që kish nisur.Edhe pse kishte qëndruar vetëm tre vjet në emigrim,kjo mjaftonte të njihte rregullat e lojës të një tregëtie të ndershme, të njihte klientët,të zgjidhte mallrat e duhura për tregun dhe të fitonte besimin e klientëve.Pikërisht kjo e dalloi.Dalëngadalë  ai po bëhej një emër i njohur për Gjirokastrën ,me punën e tij aty në Qafë të Pazarit,duke konkuruar denjësisht mes tregtarëve të vjetër e duke merituar emrin e mirë mes qytetarëve.

Babai tënd vdiq herët dhe e varrosën në vëndlindjen e tij, në Dervician. Në atë kohë ju ishit vetëm tre vjeç, kush të rriti?

Babai im u nda nga jeta herët dhe u preh në fshatin e tij të lindjes,në Dervician.Iku nga kjo jetë duke lënë pas  një mal me dhimbje,një  boshllëk të madh në familje. Unë isha vetëm tre vjeç,në një moshë kur fëmija  ka më shumë se kurrë nevojë  për dorën e prindërve.Por nëna ime u bë gjithçka  për mua. Me një përkushtim të rrallë dhe një dashuri të madhe, që vetëm një nënë di të ta jap, ajo më rriti mes vështirësive, duke mos lejuar që mungesa e babait të më mungonte  në përkujdesje  e ngrohtësi. Ajo ishte njëherësh nënë edhe baba për mua,s’ishte udhëkryq,por mbështetje dhe frymëzim.Me sakrifica  dhe forcë shpirtërore ,ajo më udhëhoqi ,më orientoi si një busull e mirë,hap pas hapi, duke më rritur  me ndeshmëri ,dinjitet  dhe dashuri për jetën.

Si është historia e Vasil Mashos, vëllait tënd që nga partizan në batalionin “Thanas Ziko” e çuan para vdekjes?

Vasili ishte vëllai im i madh.Ai iu bashkua forcave partizane të batalionit “Thanas Zyko”.Vëllai im dashuronte një vajzë nga fshati këtu në Dervician.Vëllai i vajzës që dashuronte im vëlla,i thotë:” Nëse e do Vasilin dhe do ta marrësh për burrë,dil edhe ti në mal e të jini të dy bashkë”.

Dhe ajo e dëgjoi fjalën e vëllait të saj.Doli partizane dhe me djalin që dashuronte,Vasilin tim,të kishin pranë njeri – tjetrin,në sy dhe në zemër. Por në fund i tha edhe këto fjalë:” Gjej rastin të qëndrosh pranë tij për të fjetur me të”.Një shoqe e saj nga Gjirokastra,vajza e Ilia Shapllos ,e  porositi që të flinte në krahë të Vasilit,por ligjet ishin të forta.E morën vëllain tim,Vasilin për ta pyetur: Vendosën që ta pushkatonin atë.Fjala e fundit para atij pushkatimi të bujshëm ishte:”Kam ardhur për të çliruar vëndin  dhe jo për t’u martuar.Unë kam dhe tre të tjerë,një  vëlla dhe dy motra dhe e kanë ata radhën para meje” I bën kurth vëllait.Edhe pse ai se kishte menduar kurrë që të flinte me të dashurën në  ato kushte lufte. Ata gjetën rastin për ta dënuar.E detyruan që ta merrte për grua,por Vasili s’pranoi.Pa pritur përgjigje nga komanda ushtarake e Vlorës,drejtuesit e batalionit “Thanas Zyko” e pushkatuan pa pritur urdhërin nga eprorët e tyre. Ai urdhër që pritej erdhi,por jo për t’u pushkatuar,por që ti ndanin të rinjtë që donin njeri – tjetrin.Vasili  të qëndronte  në batalionin “Thanas Zyko” dhe vajza që ai dashuronte,në një batalion tjetër. E vranë vëllain tim,Vasilin dhe e varrosën në Markat të Sarandës.E vranë pa pritur urdhërin nga Vlora.Dy herë ka vajtur nëna ime atëherë për të hapur varrin  dhe e hapi me duart e saj.Nuk lejohej që djalin e saj,Vasilin,ta merrte me vete,se s’kishin  kaluar as 40 ditë nga dita që i kishin marrë jetën.Katër gishta dhe kishte përsipër.Rrobat e trupit,ia kishin marrë që ato ti vishte një partizan tjetër.Pas tre vjetësh nëna vajti përsëri.Ia mori eshtrat,i ngarkoi në krahët e saj  dhe i solli në Dervician,për ti rivarrosur,në një varr edhe me dy vëllezërit e tjerë .

Ju kërkuat të vazhdonit shkollën për mjekësi, por të dhanë degën e mësuesisë. Si është e vërteta?

Pas mbarimit të gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër, më emëruan mësues në shkollën 7 – vjeçare të Zhulatit.Dëshira për të vazhduar studimet për mjekësi ishte e natyrshme  për një të ri me ambicie.Por realiteti i kohës  shpesh nuk përputhej me dëshirat  . Emërimi si mësues  në Zhulat,në një prej fshatrave më të largëta të rrethit ,nuk ishte zgjedhje,por detyrim Atje mora edhe familjen me vete.Flinim në një dhomë. Vajzave  të lagjes ku banonim, gruaja ime u mësonte edhe si të qëndisnin .Drejtor i shkollës ishte një mësues vëndas,Myrto Çela.Edhe pse ishim në kushte të vështira,ai mundohej që ne të vojturve të na lehtësonte punën.Venim nga Ura e Kardhiqit në këmbë gjer në Zhulat.S’kishte makina.Rrallë ndodhte që të arrinim ndonjë mjet transporti nga ato të kooperativës.Më emëruan edhe nëndrejtor të shkollës.Pastaj më çuan në Golëm për dy vjet.Më sollën edhe në Lazarat.Njerëzit dhe nxënësit më donin e më respektonin.

Përse të akuzoi Sigurimi i Shtetit?

Në fshatin tim kishte ardhur një nga fshatrat e Lushnjës dhe banonte tek ne në Dervician. Ai më denoncoi një ditë në Degën e Punëve të Brendëshme në Gjirokastër,se unë s’pajtohesha me regjimin e Enver Hoxhës dhe me Partinë e Punës. Dhe akuza nuk mbaronte këtu. – Ke mburrur edhe grekun – më thanë. Unë s’kisha pse të kërkoja mbrojtje dhe justifikim për një gjë që dihej:S’e doja atë regjim,i kisha të hapura kartrat.S’e doja Enver Hoxhën. Më dënuan për agjitacion e propagandë me dhjetë vite burg. Në atë kohë mjaftonte dhe një fjalë e vetme në vëndin e.gabuar ose një keqinterpretim ,që një njeri të qëndronte përpara hetusisë. Akuza për”Agjitacion e propagandë” ishte një ndër më të përdorurat dhe shpesh nuk kërkonte prova të forta.Shpesh njerëzit dënoheshin mbi baza dëshmish  të dyshimta  apo presionesh.Po ka patur shumë raste kur vendimet merreshin pa u provuar plotësisht pafajësia.Regjimi komunist u shoqërua  me ndëshkime  të rënda  për mendimin ndryshe.Për shumë njerëz ajo periudhë mbetet e dhimbshme për shkak të dënimeve,vuatjeve, persekutimeve edhe për një fjalë goje po të kundërshtoje atë regjim.

Çfarë kujton nga burgu i 7 penxhereve në kalanë e Gjirokastrës?

I thoshnin  burgu i 7 penxhereve nga numëri i penxhereve që kishte.Njihej si burg i frikshëm.Ne të dënuarit atje vuanim dënimin brenda katër mureve të ftohta e të frikshme.Kur vete në Gjirokastër ndonjëherë,më duket se dëgjoj ende klithmat e të dënuarve të asaj kohe.Atë burg e ndërtoi regjimi i Ahmet Zogut,por atë e përdorën të gjitha regjimet.Një histori e dhimbshme  e regjimit të Enver Hoxhës është mbyllur  brenda këtyre mureve.Aty brenda është vendosur edhe busti i Bule Naipit dhe Persefoni Kokëdhimës  ,që u dënuan dhe u burgosën  këtu,ku më së shumti këtë burg do ta quanin burgu i vdekjes.Kishte një dhomë të veçantë që quhej dhoma e torturave.Në këtë qeli të frikshme  kanë hyrë  me qindra njerëz që u torturuan  pa mëshirë .Në vitin 1951 ,nga kushtet e këqija në burg,vdiqën dy të dënuar.Një vit më parë aty kishte vdekur edhe Shefqet Kruçi.Atë e varrosën në një birrucë  të burgut.Edhe Isuf Dervina  ngaqë u sëmurë rëndë ,aty vdiq.Vdiqën njeri pas tjetrit.