Dalip GRECA: Venizellos i hodhi benzinë zjarrit dhe Mehmeti u kthye krejtësisht i vetmuar

497

Shqiptarët e Amerikës harrojnë Mehmet Shehun dhe i vërsulen grekëve

Në numrin e 28 shtatorit Dielli silltë një koment në gjuhën anglezë për shpërthimin e konfliktit mes shqiptarëve dhe grekëve. Fillimisht bëhet një histori e marrdhënieve të fqinjësisë problematike të Shqipërisë me Greqinë. Më pas nuk përshkruhet ngjarja e përplasjes mes grekëve dhe shqiptarëve, por merret me komentin e asaj që kishte ndodhë. Duket se ky shkrim i Diellit është shkruar që nga zyrat e Vatrës në Boston sepse nuk i përgjigjej realitetit. Këtë na e sqaron një letër e intelektualit nacionalist Petraq Ktona drejtuar editorit të Diellit, Qerim Panariti. Petraq Ktona ishte ndër nacionalistët aktivë në Nju Jork dhe kishte qenë pjesë e protestës të shqiptarëve. Ai e fillon letrën me një urim drejtuar editorit për shkrimet kurajoze të Diellit kundër Tiranës komuniste: ”Para se t’ju përmend qëllimin e letrës , dëshëronj t’iu përgëzoj për numrin e fundit të Diellit. Është pëlqyer nga të gjithë, me përjashtim të kuqalashëve. Për fat të keq, artikulli inglisht që bënte fjalë për manifestimin tonë dhe reaksionin kundër vorioepirotëve, linte të kuptoje se grupi i shqiptarëve që sulmoi vorioepirotët kanë qenë komunistë ose pro Mehmet Shehut. Nuk e di nga e muarët atë lajm pasi gazetat e këtushme shkruan gjërë e gjatë.

 Ngjarja ndodhi kështu, tregon Ktona: Asambleja e Kombeve të Robëruara të Europës organizonte ceremoninë e ngritjeve të Flamurëve të nëntë kombeve të robëruara të Europës, përfshi dhe Shqipërinë e uzurpuar nga komunistët.Protesta u organizua në vendin e përhershëm përpara ndërtesës së Kombeve të Bashkuara. Vorioepirotët dualën me pllakata në një qoshe tjatër nja 200 yardë larg nesh. Një nga shokët tanë i pa dhe na lajmëroi.Iu vërsulëm grekëve  ashtu siç ishim të mllefosur. O burra mbi ta! Përfundimin e muarët vesh. Ato ditë që ishte Mehmet Shehu bëmë tri herë demonstarta. Në të tria demonstratat nuk mori pjesë asnjë nga shqiptarët pro komunistëve. Asnjë manifestim pro komunist nuk u bë, së paku nëpër rrugë”.

 Letra e Ktonës hedhe dritë mbi të vërtetën; ata që protestuan ishin shqiptarët nacionalistë të ardhur pas Luftës së Dytë Botërore, madje ai e cilëson në mënyrë të veçantë edhe faktin se “asnjë nga shqiptarët e vjetër nuk morën pjesë në protestë, madje asnjë.”

     Por çfarë kishte ndodhur realisht atë 20 shtator të vitit 1960 para Kombeve të Bashkuara? Dritë mbi ngjarjen e hedh gazeta e Komitetit Shqipëria e lirë”, e cila në numrin e 30 shtatorit 1960 botonte kronikën e atij manifestimi proteste të shoqëruar me fotografinë e shqiptarit me fytyrë të gjakosur. Në fakt ajo ishte fotografia që pat botuar me 3 tetor 1960 revista e famshme amerikane “LIFE” dhe National Geographic. Poshtë fotografisë është shkruar ky shënim:”Bashkatdhetari refugjat z. Muço Hazizaj i fotografuar gjatë përleshjes që ndodhi me grekofonët e Neë York-ut. Revista e madhe amerikane “LIFE”, i kishte vënë titullin lajmit që e shoqëronte fotografia “I Gjakosur dhe i egërsuar”. “Life” citonte Muço Hazizin, anëtarin e degës së Vatrës nr. 29 në Neë York, që ishte shprehur:”S’kam gajle për gjakun, kam hallin vetëm të Atdheut tim”.

NJË ”MIKROIMPERIALIZËM” QESHARAK

          Kështu e titullon “Shqiptari i Lirë”  shkrimin e 30 shtatorit  që ka përcjellë ngjarjen që ndodhi më 20 shtator 1960 gjatë ceremonisë së hapjes të sesionit të 7-të të Kuvendit të Kombeve Evropjane të Robëruara (A.C.E.N) para ndërtesës së Carnegie Endoëement International Center, karshi ndërtesës  së U.N.O-s, ku shumë shqiptarë nacionalistë ishin grumbulluar duke respektuar rregullat sipas ligjit amerikan. Me togfjalshin”Mikroimperializëm qesharak” gazeta e Komitetit Shqipëria e Lirë, që mbështetej dhe financohej nga Departamenti i Shtetit Amerikan, etiketonte degradimin e sistemit politik në Greqi.

   Mbas mbarimit të ceremonisë shqiptarët kishin filluar të manifestonin kundër Mehmet Shehut, që kryesonte delegacionin e Shqiëprisë në Kombet e Bashkuara. Protestuesit mbanin ndër duar tabela të shumta në gjuhën ingleze, të cilat i denonconin botës krimet e regjimit komunist në Shqipëri dhe veçanërisht ato të kryera personalisht nga Kryeminstri Mehmet Shehu. Në pankarat shkruhej numri i të burgosurëve politik në burgjet komuniste dhe në kampet e internimit. Paralelisht me shqiptarët, në rrugën tjetër paskëshin qenë edhe disa grekofonë me disa tabela, ku paraqiteshin kërkesat e grekëve për t’i dhënë Greqisë Korçën dhe Gjirokastrën.

Gazeta komentonte: Ky mentalitet i mykur i disa shovinistëve grekofonë të Neë York-ut,por sidomos edhe të shumë rretheve greke, kjo “megalo-ide, që mund të quhet me të drejtë “Mikroimperializëm qesharak”, e shfaqur m’u në mes të Neë York-ut,  ua veshi sytë bashkatdhetarëve tanë refugjatë që u turrën mbi grekofonët, u përleshën me ta, ua grisën tabellat, dhe i bënë të iknin. Rivendikimet e grekëve sot janë jo vetëm anakronike por qesharake dhe akoma s’e marrim dot vesh se si shumë parlamentarë ose grupe politike e përdorin idenë e Vorio-Epirit si një element për fitime në zgjedhje politike.

   Policia ndërhyri dhe mjaft u mundua t’i qetësoi shqipot, që nga zemërimi nuk i bindeshin as forcës së policisë. Kur të gjithë grekofonët u zhdukën, atëherë u qetësuan edhe bashkatdhetarët tanë.

  Mjerisht disa dualën edhe të godtur nga shkopinjët e policisë siç ishte rasti i Muço Hazizajt nga Nivica e Tepelenës, i përgjakur, i fotografuar nga kamerat, apo dikush tjetër, që pret të thirret në gjyq për kundërshtim të fuqisë publike(policisë) siç ishte rasti i Gjok Dragushës nga Zadrima e Shkodrës. Gjoka ishte tregaur shumë aktiv kundër grekve, por edhe kundër policise. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo ai theu ligjin përballë policisë dhe u arrestua pranë hotelit të Fidel Kastros në Harlem me akuzën e thyerjes së ligjit dhe agresivitetit ndaj policisë.

Shqiptari i lirë përcillte mesazhin:” Në këtë botë të lirë ku rrojmë , luftat e ideve politike bëhen brenda disa rregullave të diktuara nga edukata qytetare. Në këtë rast, arsyetonte gazeta, kemi të bëjmë me rrëmujë por kjo ka qenë shkaktuar, me të drejtë, nga një çështje jo politike, por kombëtare.

 Në fund gazeta e Komitetit Shqipëria e Lirë shkruante”Solidarizohemi plotësisht me bashkatdhetarët tanë që muarën pjesë në manifestimin kundër grekofonëve.”

VENIZELLOS I KISHTE HEDHË BENZINË ZJARRIT

 Ato ditë, kur OKB-ja i ngjante një ringu, ku boksierët e të dy kampeve përlesheshin gjaknxehtë, jo me grushta-por me fjalë, në një garë marramendëse, ku kush e kush të fitonte më shumë fansa, shqiptarët u bënë protagonisë në sheshin përballë OKB-së, duke protestuar tri herë radhazi.

 Përse u përplasën grekët me shqiptarët? Gazeta më e madhe amerikane e atyre ditëve Neë York Times shkruante se grekët i kishin deklaruar gazetarit të saj se ishin një grusht komunistësh shqiptarë,që ishin përleshë me ata. Natyrisht kjo ishte një sajesë që tentonte të zhvlerësonte aktin e nacionalistëve shqiptarë, që para interesave kombëtare, i linin për pak kohë mënjanë bindjet ideologjike.Dielli shkruante: Grekët protestuan kundër Mehemt Shehut, jo pse ishte komunist, por pse ishte shqiptar. Nacionalistët shqiptarë iu kundërvunë grekëve se ata kërkonin Shqipërinë e Jugut, jo se ishin kundër komunizmit shqiptar.

    Asnjë grupim prokomunsitësh nuk është parë në protestë ato ditë, ç’ka e dëshmon shtypi shqiptar i Amerikës dhe letra e intelektualit patriot, Petraq Ktona drejtuar editorit të Diellit më 6 dhjetor 1960, pasi ngjarjet janë qetësuar.”Asnjë manifestim prokomunist, asnëj shqiptar apo shqiptare, nuk doli në protesët, së paku në rrugë”, shkruante Ktona, pjesmarrës aktiv në të tri demonstrimet e nacionalistëve shqiptarë.

  Duke investiguar ngjarjet që i paraprinë përleshjes mes shqiptarëve dhe grekëve, Dielli në numrine  vet të përjavshëm të 28 Dhjetorit 1960 botonte shkrimin me titull” Sofokli Venizellos kërkon Toskërinë”. Në këtë shkrim hidhen hipoteza se nga kjo deklaratë kishte ardhë protesta e grekëve, që kishin dalë në sheshin para Kombeve të Bashkuara me parulla me Vorio-Epirin, ku shpallnin se “Toskëria është tokë greke”!

   Nëpër rreshtat e artikullit të botuar në Dielli lexojmë se Sofokli Venizellos, kryetari i Partisë Liberale Greke të asaj kohe qenkish takuar me Hrushovin dhe i paskish kërkuar atij që të ndërhyjë pranë Tiranës dhe t’i kërkojë që t’i dorëzojë Greqisë Toskërinë sepse ajo u takon helenëve. Përgjigja e Hrushovit nuk dihet, komentonte Dielli, por fakti që deklaartës iu dha publicitet në shtypin grek gjatë muajit shtator, madje edhe në atë të diasporës helene në Amerikë, nxjerr të qartë faktin se deklara është e saktë, jo e sajuar. Shtypi i Tiranës e kishte komentuar lajmin, por pa guxuar të përmende emrin e Hrushovit.

Dielli arrinte në përfundimin se ”Ndoshta ky ishte dhe shkaku pse Mehmet Shehu dhe Hrushovi e shihnin njëri-tjetrin me bisht të syrit”. S’është çudi, shtonte komenti i Diellit, që ky incident të ketë influencuar tek helenikët për të demonstruar kundër Mehemt Shehut.

DEKLARATA E VASIL GËRMENJIT NË  N.B.C dhe B.B.C

       Me ardhjen e Hrushovit dhe sejmenëve të tij satelitë në Kombet e Bashkuara me rastin e sesionit të 15-të të Mbledhjes së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, National Broadcasting Company(N.B.C) ftoi kryetarët e Përfaqësive Kombëtare pranë kuvendit të Kombeve Evropiane të Robëruara, të mbanin nga një deklaratë publike.

  Emisioni i televizionit u bë edhe nga British Boadcasting (B.B.C) në Londër.

     Zoti Vasil Gërmenji , Kryetari i përfaqësisë shqiptare në A.C.E. N, bëri këtë deklaratë:

Neve shqiptarët, si në Atdhe ashtu edhe në mërgim, na vjen shumë rëndë të shohim Mehmet Shehun në Neë York, ku ka ardhur me qëllim të bëjë propogandë për hesap të komunizmit.

“Nuk i njohim Mehmet Shehut të drejtën as të flasë në emër të Shqipërisë, as të marrë detyrime të çfarëdollojshme për vëndin tonë; për shkak të gjithë krimeve që ka bërë vetë dhe ato që ka lejuar ose shtyrë të bëhen- 20.000 patriotë(nacionalistë)  kanë qenë të vrarë dhe 20.000 të tjerë lëngojnë akoma nëpër burgje dhe nëpër kampet e përqëndrimit të punës së detyrueshme. Mehmet Shehu është midis krerëve komunistë shqiptarë ay më i urryeri, dhe për këtë e kanë quajtur”Xhelati i Shqipërisë”!

Kjo ishte deklarata pa asnjë koment.

              KTHIM I PA LAVDISHËM DHE NË VETMI

   Mehmet Shheu qëndroi në Neë York diçka më shumë se tri javë. Dielli shkruante se Kryeministrit Shqiptar, Mehmet Shheu, së bashku me Hrushovin dhe kryeministrin Hungarez , u ishte ndaluar dalja nga Manhattani. Po ashtu gazeta na njeh dhe me përbërjen e delegacionit shqiptar; Kryeministri Mehmet Shehu, Ministri i Jashtëm Behar Shtylla, zv/ Ministri i Jashtëm Halim Budo, Reiz Malile , përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe Dhimitër Lamani, i dërguar i Jashtzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Francë.

   Lajmin e parë për praninë e Mehmet Shehut në Nju Jork, Dielli e jep në numrin e vet 14 shtatorit(Atë kohë gazeta ishte e përjavshme, botohej çdo të Mërkurë). Lajmi jepej në Faqe të parë dhe shoqërohej me një biografi të Shehut. Më 21 shtator Dielli përshkruante tablonë e izolimit të Partisë së Enver Hoxhës, e cila aso kohe kishte çarje nga jashtë dhe nga brenda. Flitej për Mbledhjen e  Bukureshtit dhe pasojat e saj, ku Liri Belishova dhe Haki Toska ishin përjashtuar nga Komiteti Qendror për gabime ideologjike. Kjo frymë pasqyrohej edhe në izolimin e delegacionit në Nju Jork.

Ndërsa në numrin e 28 shtatorit 1960, Dielli raportonte për duelin mes Lindjes Komuniste  dhe Perëndimit.Të kuqtë kishin pushtuar Manhatanin. Me në krye Hrushovin përfaqësuesit e kampit komunist përpiqeshin të përfitonin në sytë e vendeve afrikano-aziatike, numri i të cilave po shtohej në atë sesion në OKB dhe vota e tyre do të ndryshonte balancën për të ardhmen. Presidenti Amerikan, Eisenhoëer e mori fjalën me 22 shtator 1960. Fjalimi i presidentit në ikje ishte konciz dhe zgjati vetëm 45 minuta. Ai nuk e fshehu faktin se Amerika ishte pas organizatës, dhe ajo ishte gati të jepte për të mbështetje financiare dhe morale. Për të marrë revanshin në fjalën e tij u zgjatë për 2 orë e tetë minuta, sa që revista Life jepte pamjet e përgjumura të sallës. Hrushovi kërkoi varrosjen e U.N., ndërsa një ditë më parë Eisenhauer kishte kërkuar forcimin e saj. Sipas Diellit Hrushovi kërkoi: 1- Kokën e sekretarit të  përgjithshëm të U.N z. Dag Hammarskojld

2- Hrushovi kërkoi heqjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara nga Amerika 3-Reformimin e Kartës U.N-it.

Nga ana e tij edhe Fidel Kastro, që vinte si fitues i revolucionit kuban, shënoi record për kohëfoljen, pasi kishte bërë plot Aventura nëpër Harlem, ku ishte përplasë me policinë dhe kishte joshur në hotelin e vet edhe femra për qejf.

Mehmet Shehu foli dy herë gjatë sesionit. Fjalimin e parë, e mbajti me 26 shtator, një pjesë të këtij fjalimi Dielli e botoi, fjalimin tjetër e mbajti me 3 tetor. Ky fjalim i kushtohej partenrit të ri të Shqipërisë pas humbjes së miqësisë me Moskën, miqtë kinezë. Shehu kërkoi pranimin pa kushte të Kinës në Kombet e Bashkuara. Ai tha se një nga gabimet më të mëdha të Organizatës Botërore ishte moszgjidhja e çështjes së rivendosjes të të drejtave legjitime të Republikës Popullore të Kinës në këtë organizatë.Kjo është padrejtësi e madhe, tha Shehu,është shkelje flagrante e së Drejtës Ndërkombëtare dhe e parimeve themelore të Kartës të Kombeve të Bashkuara, për të cilën përgjegjësinë kryesore e ka Qeveria  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ka mundur deri më sot t’i diktojë vullnetin e vet Organziatës së Kombeve të Bashkuara.

     Edhe pse Sesioni vazhdoi që nga data 20 shtator dhe përfundoi me 21 dhjetor, delegacioni Shqiptar u largua nga Nju Jorku më shpejt. Në atë sesion u pranuan 19 Shtete të reja , prej të cilave 17 afrikane. Pikërisht këtu synonte cirku i Hrushovit me satelitët të fitonte admirimin e  këtyre shteteve për të ardhmen.

    Delegacioni shqiptar dukej gjithëandej i izoluar dhe i mënajnuar. Ja faktet: Ai nuk lejohej që të dilte jashtë periferisë së diktuar(Shehu, bëri vetëm një vizitë në Metropolitan Museum of Art).  Kryeministri Shehu ishte ftuar në gostitë e Bllokut të Kuq në NY por nuk u pa që të fliste me Hrushovin. Në një pritje të delegacionit Rumun , të gjithë shefat e Bllokut u mblodhën kokë më kokë, për bisedime private , Mehmet Shehu mbeti jashtë. Javën e parë, në një mbledhej private të Bllokut Komunist dhe disa delegacioneve neutrale u mblodhën në qendrën e Misionit Sovjetik, ku ishte formalisht dhe Mehmet Shehu, por i mënjanuar. Madje kur gazeta e Partisë Bolshevike “Pravda” botoi kronikën e  takimit me fotografinë përkatëse, foto e Mehmet Shehut ishte prerë, retushuar. Me 5 tetor , në mbledhjen e Asmablesë, Blloku komunist votoi bashkë, Mehmet Shehu s’votoi fare.

  Kryeministri Mehmet Shehu nuk pat suskes as për të dhënë ndonjë intervistë në shtypin amerikan.Intervista që kishte dhënë për “United States Neës” nuk u publikua. Në përcjelljen e tij, atë të martë të 11 tetorit, kishte dalë ta përcillte vetëm Ministri Behar Shtylla, Përfaqësuesi Reiz Malile si dhe përfaqësuesit Bullgarë e hungarezë dhe një ndihmës polak. Shehu në kthim udhëtoi me anijen “Liberta”, dhe mbërriti në portin Havre me 17 tetor dhe me tren në Paris. Po me tren udhëtoi deri në Bari,ku mbërriti me 22 tetor dhe me avionin qeveritar shqiptar u kthye po atë datë.Ndërkohë Titua kishte udhëtuar me transoqeaniku “Leonardo Davinci” dhe kishte zbritur në Napoli…