Dalan Buxheli/ Tare dhe Arqilini, luftëtarë të Brigadës 16-të Sulmuese

865
Sigal

Historia e Brigadës së 16-të Sulmuese, e formuar 70 vjet më parë në Therepel të Skraparit, më 20 gusht 1944, është pjesë përbërëse e historisë së lavdivshme të ushtrisë Nacionalclirimtare, e cila shkatërroi forcat e okupatorëve fashistë italianë e gjermanë, e të reaksionit shqiptar, realizoi çlirimin e plotë të Shqipsriss ms 29 nsntor 1944 dhe vendosi pushtetin popullor.

Partizanët, që u reshtuan në radhët e saj erdhën nga batalione të vjetra partizane, të krahinave ku lufta kishte marrë hov të madh; Nga Kurveleshi, Mallakastra Skrapari dhe Myzeqeja, ku ishin kalitur në ndeshje të ashpra me pushtuesit dhe kishin përballuar me guxim dy mësymjet e përgjithshme të armikut, atë të dimrit 1943-1944 dhe të qershorit 1944. Në këtë Brigadë u ikuadruan gjithsejt 560 partizanë e partizane, të gjithë luftëtarë të vjetër e të kalitur në beteja, trima dhe besnikë të atdheut. Më shumë se 75 përqind ishin të rinj e të reja, në moshë 15-30 vjeç, rreth 60 prej tyre ishin shoqe. Mikëpritja e popullit të Skraparit ishte shembullore. Në përmbajtjen e saj ajo, mbi të gjitha kishte dashurinë e pakufijshme për bijtë e bijat e popullit që luftonin për liri. Partizanët e ndjenin veten, në shtëpitë e skrapalinjve, si në shtëpitë e tyre, që i kishin lënë diku larg. Skraparlinjtë të varfëruar aq shumë në atë kohë, jepnin çdo gjë për luftën. Veçanërisht njerëzore ishte dashuria vellazërore, që ata tregonin për miqtë partizanë. Tare Buxheli, erdhi në këtë Brigadë nga grupi I parë i Kurveleshit dhe u caktua komandant i kompanisë së parë ne batalionin e parë. Karakteristika dalluese e tij ishte guximi e trimëria, shpirti sulmues, besimi i patundur në fitore, gadishmëria e lartë për të marrë përsipër e për të realizuar çdo detyrë luftarake.

Tare Buxheli kishte përgatitje të gjithaneshme. Viti 1939 e gjeti ushtar në Shëngjin të Lezhës. Reparti ku bënte pjesë Tare e priti pushtuesin me pushkë, por rezistenca e tyre u tradhëtua nga oficerët e Zogut, të cilët u larguan duke i lënë ushtarët pa drejtim. Tare Buxheli me një grup shokësh, duke mos patur rrugë tjetër, e për të mos rënë në duart e pushtuesve, kaloi në Jugosllavi. Qeveria jugosllave në vend që të tregonte kujdes e t’i trajtonte si emigrantë politikë, i grumbulloi dhe i detyroi të punonin në punë bujqesore, ku u servirnin ushqim supë e patate te ziera. Pasi qëndruan në Jugosllavi tre muaj, me kërkesë të qeverisë italiane, Tare Buxheli bashkë me shokët e tjerë u kthyen në Shqipëri. Pas kryerjes së hetimeve, Taria i detyrar nga autoritetet italiane vazhdoi të qëndronte në ushtri për plotësimin e detyrimit ushtarak të mbetur duke e çuar në Itali për ta larguar nga Shqipëria si masë ndëshkuese të rezistencës së Shëngjinit.

Tare Buxheli nuk u mashtrua nga propoganda e pushtuesve, përkundrazi duke qenë larg e duke parë qëllimet e fashistëve, iu shtua më shumë urrejtja. Ai merr pjesë me shokë të tjerë në protesta të organizuara kundër fashistëve që e proklamonin me bujë bashkimin e Shqipërisë me Italinë fashiste. Me shumë vështirësi, ai nga fundi i vitit 1941, ju krijua mundësia e u largua nga Roma me leje 15 ditore. Nga kjo kohë Taria erdhi ne Kuç të Kurveleshit, në vendlindjen e tij dhe nuk u kthye më në Itali. Disa herë e kërkuan autoritetet italiane të kthehej në detyra duke kërcënuar familjen e tij për masa represive, përgjigja e familjes ishte e prerë; Ai as ka ardhur ne Kuç dhe as e dimë ku ndodhet. Kështu, Taria vazhdoi të qëndronte në ilegalitet dhe me organizimin e lëvizjes Nacionalclirimtare u inkuadrua qysh në fillim në njësitë e para partizane. Ai është ndër të parët partizanë i batalionit Asim Zenel që në përpjekjen e parë me nazistët gjermanë që shkelën tokën shqiptare kishte mitrolozin gjerman SHARRËS të kapur. Taria që e njihte mirë përdorimin e tij e përdori tek Ura e Kardhiqit të Gjirokastrës kunder tyre më 9 e 10 shtator 1943.

Tare Buxheli, si kuadër i Brigadës 16-të Sulmuese i graduar me gradën Toger, qysh në Kongresin e Përmetit, më 24 maj 1944, luftoi me trimëri në radhët e kësaj Brigade. Pas çlirimit me punën e përkushtimin që tregonte u bë një ndër kuadrot më të aftë të ushtrisë. Ai shkoi e punoi kudo që e kërkonte deryra e mbrojtjes së atdheut. Në provokacionet e monarko-fashistëve grekë të vitit 1949, me batalionin që komandonte u gjend në vijë të parë të frontit në Vidohove të Bilishtit. Pozicionet që mbronte ky battalion nuk mundi t’i shkelte asnjë ushtar armik. Të gjitha sulmet e tyre u zbrapsën nga qëndresa e forcave tona, duke zbatuar kështu me përpikmeri urdhërat e Shtabit tonë të Përgjithshëm.

Gjatë jetës partizane, Taria u njoh me vajzën partizane Arqilini Gallani, nga Fieri, e cila ishte pjesë e 68 vajzave nga qyteti i Fierit, që brenda një dite, më 14 shtator 1943 me armë në krahë u grumbulluan në qendër të qytetit të Fierit në sheshin para ish nënprefekturës, ku tani është ngritur memoriali në përkujtim të kësaj ngjarjeje të rëndësishme dhe shkuan në front për të luftuar. Detyrat e ngarkuara si partizan i Brigadës 16-të, i bëri realitet. Beteja e parë me armikun i takoi më 2 shtator në kodrat e Mbrostarit deri në Petovë. Nazistëve gjrmanë në këtë betejë iu dha një goditje e rëndë. Humbjet ishin të mëdha.U dogjën 5 depo me materiale lufte dhe plotë të vrarë e të plagosur. Kështu ajo vazhdoi luftën bashkë me shoqet e shokët e saj në rrugen Vlorë-Fier- Lushnje-Berat ne Qafën e Koshovicës pa u shkëputur deri nëçlirimin e Shqipërisë. Arqilini me zgjuarsinë, shkathtësinë e modestinë e saj u ambientua shpejt me zakonet e traditat e mira Labe. Ajo deri në fund të jetës së saj punoi e jetoi me dinjitet dhe vyrtytet e saj të mira, vyrtyte të cilat i kultivojnë dhe femijët e saj.

Taria vdiq nga një sëmundje e pashëfrueshme më 27 prill 1966 në moshën 47 vjeç, ndërsa bashkeshortja e tij Arqilini vdiq me 6 janar 2000 në moshën 71 vjeç. Me rastin e përkujtimit të 70 vjetorit të formimit të Brigadës së 16-të Sulmuese, ku ata luftuan trimërisht kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpuntorëve të tyre me krenari e dinjitet shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë të thellë ndaj veprës së tyre.

Dalan Buxheli