CIA, Mehmet Shehu mes kontrollit nga Enveri dhe kërcënimit të agjenturave të huaja

739
Sigal

Libri me kujtime i Nikita Hrushovit hedh dritë mbi mbijetesën e Mehmet Shehut përballë kontrollit nga Enveri dhe agjenturave të huaja

(Vijon nga numri i kaluar)

 NKGB, e cila më vonë mori edhe emrin e famshëm KGB, kishte në Shqipëri një grup mjaft cilësor oficerësh, të cilët ndihmuan shërbimin e fshehtë shqiptar për të kapur apo kontrolluar numrin më të madh të agjentëve të fshehtë që hidheshin në rrugë të ndryshme. Nuk ka asnjë mëdyshje të pranojmë faktin se sovjetiket ishin të mirë informuar mbi planet e shërbimeve kryesore perëndimore ndaj Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Lindjes. Por duke pasur parasysh nivelin e lartë të Filbit në hierarkinë e shërbimit anglez si dhe mundësinë që një ditë Filbi mund të merrte drejtimin e këtij shërbimi është e pamundur që sovjetikët të përdornin informacionet e tij për të dëmtuar planet britanike dhe amerikane në Shqipëri. Kim Filbi ishte një agjent shumë i rëndësishëm dhe nuk mund të digjej për një vend të vogël si Shqipëria.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf