* Si e kërkuan për atashe kulture në Greqi. Si i sajuan gjëra të paqena dhe si e zvëndësuan me Irakli Koçollarin që vinte nga radhët e sigurimit.
* Dritëro Agolli, kishte vajtur në komitetin qëndror dhe kishte thënë: Një të kritikuar nga vet Enver Hoxha, ne e marrim dhe e bëjmë gazetar te “Zëri i Popullit”
* Për dokumentet, ata që kishin ardhur nga Tirana thanë se kishin dalë mirë, me përjashtim të njerës, atë të “fikut të detit”
* Si mërriti poeti i ri njëzetë vjeçar gjer te diktatori.
Si ra Thanas Dinua në duart e Enver Hoxhës
Zoti Thanas! Si e mësuat të vërtetën për ata që kishin folë keq për ju, duke u bërë pengesë në karrierën tënde?
Ca miqtë e mi që kishin ardhur këtu në Gjirokastër,që nga Tirana,më thanë:Të dish se çfarë kanë shkruar për ty në dosjen tënde.Më tej vazhduan:- Kur ke kërkuar për të vajtur në Greqi?
– Nuk kam kërkuar asnjëherë, u thashë.
– Për diçka të tillë flet dosja,- vazhduan miqtë e mi me banim në Tiranë.
U kujtova pak dhe vazhdova:
Viti nuk më kujtohet,por gjatë një takimi në redaksi te “Zeri i Popullit” ,ku punoja ,Thoma Nika ,që ishte sekretar kolegjiumi ,por edhe shoku im i vjetër,më thirri në zyrën e tij dhe më tha:- Do të të them diçka ,por nuk duhet t’a nxjerrësh,se na prish punë.Të kanë kërkuar për në sektorin diplomatik ,atashe kulturor në Greqi,ne kemi dhënë mendimin tonë,dosja tënde ka ikur këtej dhe është në Ministrinë e Jashtme.Si të gjitha gjërat e tjera të rëndësishme, pas ikjes nga Tirana në 1973,nuk i merrja as me entuziazëm e as me besim të madh.Këtë gjë në shtëpi i’a thashë vetëm Rinës dhe ajo vetëm babait të saj,që edhe kish lindur,rritur dhe mësuar në Greqi.Në Tiranë ,gruaja e Fluturak Gërmenjit,Luljeta,motra e Kastriot Gjinit më tha se Llambro Rucin e kishin kërkuar për atashe kulturor në Greqi,por s’kish pranuar.Nuk e dinte mirë gjuhën,apo diçka e tillë ishte.Ata nuk më thanë gjë për punën time.Ndosha edhe s’e dinin.Kjo çështje do jetë mbyllur besoj,me vajtjen në ambasadë në Greqi ,si atashe kulturor të Irakli Koçollarit ,që vinte nga radhët e sigurimit.

Historinë e vajtjes në “Zerin e Popullit” e kam treguar në librin me titull”Raport nga jugu”. Vendimi i kolegjiumit apo kryeredaktorit.Ishte firmosur në 1maj 1983.Nga Gjirokastra u nisa në 9 maj ,ditën e fitores mbi fashizmin,pa e ditur se çprapësi do më dilte përpara atë ditë.
Me Arshin Xhezon, kryeredaktorin e gazetës,u ulëm në zyrë.E falenderova dhe një moment i’a bëra me kokë nga muri.Aty ishte fotografia e Enver Hoxhës .I qeshur dhe që nuk ishte asgjëkundi tjetër.Nuk fola,por ai e kishte kuptuar.
– E kam konsultuar me vijën e partisë, – më tha.Po çke t’i?
– Jo, – asgjë, – i thashë unë.Ti e di.
Nuk dyshoja në asgjë.
– Unë mendoj të antarësohesh në parti.Ta bësh këtë duke punuar korrespodent i gazetës tonë në jug,me qendër në Gjirokastër.
Kjo edhe më pëlqeu,të them të drejtën.
Një ditë para se të nisesha për në Gjirokastër, shetisnim me Çapajev Gjokutaj, shef sektori i gazetës. Bisedonim tema të ndryshme, më jepte edhe ndonjë porosi e këshillë pune, se funksionimin e gazetës e njihte mirë. Për çdo gjë me redaksinë komuniko me mua.E falenderova Një nga ditët e fillimit të punës,Çapajevi më kishte pyetur:- Si je bërë shokë me Arshin Xhezon ,që u bë copë për të të tërhequr në gazetë?
– Në hotel “Balzaku” më shumë,- i thashë.
Arshini punonte tërë natën, bluante e mundohej shumë me nisjet e shkrimeve. Unë kisha stil tjetër.
Një ditë të shtunë i thashë Çapajevit,nesër në “Drita” Dritëroi ka një cikël të ri me vjersha.Ai më tha:- Do të të them diçka të rëndësishme,por mos e përhap,se nuk është në interesin tënd. Dritëro Agolli, një ditë kishte vajtur në Komitetin Qendror dhe duhet të ketë thënë, një të kritikuar nga vet Enver Hoxha ne e marrim dhe e bëjmë gazetar të “Zerit të Popullit”. Akti ishte vepër e tij dhe e Koço Kostës,shkrimtarit që e mbante afër Dritëroi.
Ishte një Gjyle në kokë. Një rrufe në tru.Një kupë helmi sa plenumi i katërt ,ose edhe më e hidhur akoma. Do t’a përballoj edhe këtë ,i thashë Çapajevit.
Nuk mendova të reagoja me asgjë.Do t’i dilja tej detit në këmbë vet.Do t’a hidhja këtë greminë, madje me ngarkesë në krahë. Puna ime si korrespodent lokal ,ishte për mua një gur më i rëndë se i Sizifit,gur të cilin jo vetëm se lashë të më shkiste nga duart,ca më shumë të më zinte nën vete. Më ndihmoi shkollimi ,njohja me shkrimtarët ,në krye të të cilave rrinë mardhëniet e veçanta me Ismail Kadarenë dhe puna në “Zërin e Popullit”.Rezultat i asaj pune janë dhe librat e mi,seria publicistike “Biblioteka e Jugut” dhe romanet që kam shkruar e që shkruaj.Pa atë gazetari nuk bëhesha dot shkrimtar,nëse jam bërë,natyrisht.

Si u bë puna me dokumentet? Gjer ku arriti verifikimi?
Për të parë dokumentet, siç thirrej praktika e atëhershme, kishte ardhur nga Tirana Fatos Cekodhima,sekretar organizativ në redaksi,gazetar i ekonomisë.Si mbaruan punë nëpër zyra,më thirri për të më njohur.Në mbrëmje me ne ishte dhe Sedat Braja,korrespodent para meje.Në një moment Sedati më tha:-Gjërat me dokumentet dolën mirë,me përjashtim të njërës.Nuk e zgjatëm cila ,por me vete thashë:- “Fiku i detit”,kuptohet.Ashtu duhet të ketë qenë.
Po me Moikom Zeqon dhe Anastas Kondon, si i kishit mardhëniet?
Nga ditët e para të vajtjes në Tiranë erdhi nga Durrësi Moikom Zequa.Shetisnim në sheshin e Madh.Kishte qenë te Anastas Kondua,që nuk e di saktë ku punonte në atë kohë ,në Ministri apo në Komitetin Qendror.Thanasin kanë filluar e botojnë dhe në “Zerin e Popullit” i kishte thënë ai.Të dy me Moikomin ,muaj të tërë pas kritikave ,kur punonim ende te “Drita”,shkruanim ,po nuk na vihej emri në fund të shkrimeve.Ç’pozicion?!Jo vetëm të botoje ,”Zëri” e ka marrë dhe redaktor,i tha Moikomi diçka që nuk e dinte.Anastasi kishte qenë gjithmonë miqësor dhe dashamirë me ne,ndoshta në këtë batutë ndihet një habi e gëzueshme e pak e dyshimtë.
Po dosja që vinte nga Tirana, çfarë përmbante në të?
Nëse mund të quhet kështu,dosja që vinte nga Tirana,përmbante tri fletë të keq daktilografuara nën siglën,Sekret;Njera- ka për vend Gjirokastrën,më 13.1.1989,tjetra ,Ekzemplar i vetëm ,Tiranë më 28.1.1989,njera është e Degës së Punëve të Brendëshme Gjirokastër,fleta tjetër e Drejtorisë së Parë të Ministrisë së Punëve të Brendëshme,Tiranë,kuptohet.
Paragrafi i fundit, me një fjalë konkluzioni, dhënia e mendimit është:” Sektori i vizave dhe Drejtoria e Parë,duke patur parasysh rrethanat negative që ka në biografi nga lidhjet e afërta të tij ,nuk është dakort që ai të merret me punë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të punojë pranë ambasadave tona jashtë shtetit.Materiali është firmosur nga punëtori operativ me inicialet R.B,shef i Sektorit të Vizave,H.M dhe zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Parë,S.A. me shkrim dore në fund është shkruar diçka e tillë: Materiali u pa nga zëvendësministri shoku Z. R . më datë 8.2.1989 dhe nuk është dakort të lejohet,sa lexohet.

Për çfarë njolle në biografinë tënde bëhej fjalë?
Ka xhaxha Jorgo Dinon,jo me një nënë.Ky i fundit ka miqësi me Gaqo Ngjiron,thoshnin.Ka qenë i dënuar me disa vjet burg,si agjent i zbulimit grek.Unë këta njerëz si kam parë kurrë.Njerin prej tyre Gaqo Ngjiron e kam interevistuar për librin “Fjala ka këmbë”,botuar në vitin 2013 ,për shkrimin “Lëvizja e kufijve të prerë”.Intervistën e kam marrë në Çarçovë në 23 maj.Kish qenë shok burgu i Pjetër Arbnorit dhe Kurt Kolës,pasi kishte qenë 15 vjet komunist.Atë vit hynte në të 85 – sat.Nuk më tha gjë se çishim e ç’nuk ishim.U ndamë si me të gjithë të intervistuarit e librave të mi që ,me zemër i konsideroja bashkëpunëtorë të mi.Për njollat në biografi unë kam ditur pak,pothuajse fare.Gjyshja nga babai ,thoshte nganjëherë kemi një motër në Lushnjë,por babai dhe më vonë Rina, i thoshte sa herë mos që të mos e zinte në gojë se do na marrësh fëmijtë në qafë.Ishte e internuar atje se një djalë i ishte arratisur në Greqi.Kaq duan ata.
Tjetra që di unë është se babai ishte ndarë fare me fshatarët e fshatrave minoritare të Përmetit.Kjo për shkak të arratisurve dhe të burgosurve të shumë prej tyre.
Si u ktheva në Gjirokastër, duke ngrënë darkë të gjithë bashkë,bisedonim për marrjen e vërtetimeve për biografitë nga organizatat bazë të partisë për mua dhe për Rinën,gruan.Babai më tha:-.Nuk e mbaj mend saktësisht ,po.nëntekstin ,eja e di unë pse të kthyen ty këta,nuk i njoh unë këta? Mua më dogji, por nuk e dhashë veten. Bëra sikur s’e kuptova.Sot çuditem edhe vet ,ku e gjeja atë logjikë e kurajë !Kisha vendosur ndërkaq ,të tregoja se nuk kisha dhe s’kisha pse të kisha asgjë kundër këtij vendi dhe regjimit që kishte zgjedhur e duartrokiste ai.Në.vitin 1973 duke shkruar edhe në”Raport nga jugu” ,babai më porosiste: – Tani kini kujdes ,se e dini si e keni sigurimin? Pullë nga prapa e keni.Pas mbajtjes së plenumit të katërt ,duke dëgjuar komentet për ç’shkruheshin për ne në gazeta ,se vet nuk lexonte shumë ,babai ishte nisur për në Tiranë.Dritëro Agolli ishte sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe sekretar organizate të partisë .U takuan te kafe Tirana,që i thoshnin dhe kafe Shuteriqi.Bisedonin të dy dhe unë i dëgjoja pak më tutje.Babai i thoshte jemi me biografi të mirë,partizan,komunist,familje që e duam regjimin,djem të rinj,gabuan etj.Në çast hyri Koço Kosta .I pa të dy dhe më tha:Po ky ,nga udha e këtu?!Babain e njihte nga Gjirokastra.Shejtan duhet të ketë nënkuptuar ,ai që vet qe edhe më shejtan për këto,që e ndiente të ftohtin pa u ngritur era në Tepelenë,siç thoshte një shprehje në Gjirokastër.

Po pas plasjes së bombës, kritikës së parë të Enver Hoxhës, si i ndjeve?
Do të mbaheshin me radhë plenumet për çdo lloj arti.I pari ai i poezisë.Ishte 15 mars 1973.Salla e madhe e Lidhjes ishte plotë.As vet se dija kë kisha pranë.
Isha vetëm.Pa njeri të afërt pranë.Isha një i njomë si kërcell pjergulle.Si më kishte ardhur kjo?! Dhe vet çuditesha.
Një moment u ngrit Teodor Laçua dhe tha:”More,ne merremi me një poet të ri ,që s’ka botuar 15- 20 vjersha dhe nuk zë njeri në gojë autorët që i janë bërë librat karton”
Kisha mardhënie të mira me Teodorin, po nuk e prisja që të vinte për mua dhe të dilte mbi sallën si një monument.Nuk i’a harroj kurrë.Nuk e di cili grup më mori a e mora pas për kafe te kafe “Flora”.Një djalë i ri ,i gjatë ,më pyeti për emrin.Ia thashë.Pse s’thua ti që e ke mbajtur në krahë këtë ditë të sotme – më tha.
– Nga je e pyeta?
Nga Çorrushi,ma ktheu.Nga?
Dikush m’u afrua.Është Bashkimi ,djali i Mehmet Shehut.
Kështu i shtymë ato ditë sa të niseshim për në rrethet tona.Moikomi në Rrogozhinë dhe unë në Picar të Gjirokastrës. Dëshminë, Roland Gjoza, sesi priti e mori nga Razi Brahimi dorëshkrimin e “Fikut të detit” e të tjera nuk e mësova në 2008, kur qenka botuar, por në 14.3.2019, ditën e verës, dhe për të më njoftoi një shoku im gazetar, që e kish lexuar te Javanevs.al. U çudita! Nuk e dija këtë gjë.Për herë të parë që e mësoja.

Po si mbërrite gjer te diktatori?
Si re në duart e Enver Hoxhës?
Njëlloj sikur presidenti i Amerikës ose i Kinës të merren me vargëzimet e një letrari të ri në kontinentet e tyre.Xhevahir Spahiu, që e njihte dhe kishte më shumë mardhënie me atë parti e sistem ,më tha një ditë:I ka lexuar Enveri ,apo i’a kanë shpurë?!M’u duk se mendonte,i’a kanë shpurë.
Këto ishin njollat në atë regjim. Dhjetë vitet e fundit të moshës aktive ,unë isha më shumë pa punë se me punë.Dhe ku?Në Gjirokastër ,qytetin për të cilin ,veç të tjerash,kam shkruar e botuar dramë për Çerçiz Topullin,libër për Xhevat Avdallin,një libër posaçërisht për qytetin,”Brumi prej guri”,Kujtime origjinale për Ismail Kadarenë,Nata me dy hëna dhe cikël me libra nën titullin”Biblioteka e Jugut”.
Çfarë mund të më thuash tani, në vënd të një mbylljeje të shkurtër?
Një arsye tjetër e goditjes mbi ne qe dhe ajo për të nxirë në çdo gjë gazetën “Drita”, kryeredaktor i së cilës, Ibrahim Uruçi,ishte mik me Fadil Paçramin dhe Ismail Kadarenë.
Vula në kurriz.Në Shqipëri ,si në vendet prapambetura ,një damkë të mbetet : Vulë e nxehtë mbi kurriz,sado që të bësh dhe të ndryshosh ti :Ja ky i “Fikut të Detit”.,thoshnin edhe thonë ende sot.Do t’ja bëjmë si atëherë .Zunë të ngrenë prapë kokë këta.Një arsye tjetër mund të kenë qenë ,kanë qenë ,madje ,paragjykimet fetare dhe etnike :Kauri,ky greku.Kur shkruaja”Shenja e shenjtë” ,Moikom Zequa më tha një herë .Mos pyet për njeri ,as për shqiptarë,as për grekë .Nuk pyes unë i thashë,jam mësuar .Të majtët më shajnë për të djathtë,të djathtët si të majtë ,shqiptarët për grekë dhe grekët për shqiptar.Disa demokratë më thonë ,të kishe ardhur me ne ,do të të kishim bërë deputet.
Faleminderit për intervistën!



















