Çano Nora: Të pathënat e kundërshtares së parë të Enver Hoxhës, vajzës gjirokastrite, që vdiq e vetme në një dhomë në qytetin e Rrëshenit.

206
Sigal

* Pse Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu dhe Beqir Balluku i kërkuan në burg Musine Kokalarit, që t’i kërkonte falje Enver Hoxhës.

* Çfarë u thanë për lidhjen e Enverit me vajzën e bukur të Palortosë, Musinenë?

* Arrestimi i shkrimtares së parë shqiptare. Akuza që rëndonte mbi të, burgimi me 20 vite dhe me 17 vite internim.

* Si e hodhën kufomën mbi një saurrel të zhavorrit dhe porosia e partisë që musinenë t’a varrosnin në një gropë me ujë.

Musine Kokalari ,vajza e dy prindërve nga Gjirokastra e Reshat dhe Hanushe Kokalarit,lindi në Adanë të Perandorisë Osmane,në 10 shkurt të vitit 1917.Ajo do të ishte motra e vetme e tre vëllezërve që patën një fund tragjik.Së bashku me familjen ajo u kthye në Atdhe në vitin 1929 ku nisi të kryente dhe shkollën fillore në qytetin e origjinës së prindërve të saj,në Gjirokastër.Emri i vajzës gjirokastrite do të përmëndej me admirim që vitet e shkollës fillore e duke vazhduar në Institutin Femëror”Nëna Mbretëresh” në Tiranë e më pas kur vazhdoi për histori e letërsi në universitetin e Romës në Itali.Po ku e gjente më shumë veten vajza nga kokalarajt?Ajo shfaqi më shumë prirje për në politikë dhe në letërsi.Që e vogël nisi të shkruante poezi e prozë, kryesisht skica e tregime.Falë talentit të saj dhe punës pasionante bëri që ajo të vinte për lexuesit si shkrimtarja e parë .Në vitin 1941, në Itali mbrojti diplomën me temë për Naim Frashërin. Dhe një ditë ajo do ta shihte veten mes atyre që kishin mendim ndryshe për sistemin, ku së bashku me Mit’hat Frashërin dhe miq të tjerë themeluan partinë social – demokrate në vitin 1943.Në ato vite Musineja do të përjetonte më shumë dhimbje në shpirt e lot në sy . Pikërisht në nëntor 1944 i pushkatuan të dy vëllezërit , Muntaz e Veisim Kokalari.

Po si rrodhi jeta e saj më vonë?Edhe  pushkatimi i dy vëllezërve për politikë,edhe themelimi i partisë social – demokrate , me program demokratik, edhe aktivizimi i saj në organin e shtypit “Zëri i lirisë” , ndikuan në rrebelimin e partisë komuniste, për t’a arrestuar në janar të vitit 1946. E mbajtën 17 ditë në burg .Iu bë gjyqi nga gjykata ushtarake e Tiranës po në atë vit. Akuza:

“Sabotatore dhe armike e popullit”. Nga kjo akuzë vajza e pafajshme gjirokastrite  mori ndëshkimin me 20 vite burg dhe me 17 vite internim. Në burgje torturohet dhe i kërkohet t’i kërkojë falje Enver Hoxhës.I shkuan në burg Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu dhe Beqir Balluku ,por Musineja mbajti një qëndrim që befasoi dhe iritoi majat e piramidës komuniste të regjimit komunist.Në një seancë torturash i vendosin një mace për ta çjerrë e përgjakur.I ra të fikët, por sërish s’pranoi që t’i kërkonte falje e të binte në gjunjë përpara Enverit e partisë komuniste.Enver Hoxha i kishte propozuar edhe për martesë,por ajo se kishte pranuar kurrsesi.Ata me njeri – tjetrin ishin edhe kushërinj të dytë nga nëna.

Në gjykatë Musineja ishte shprehur:” Nuk kam nevojë të jem komuniste për të dashur vendin tim .Atë e dua edhe pse nuk jam komuniste.Jo nuk mund të persekutohen ata që kanë mendime të ndryshme me tuajat.Unë nuk kërkoj falje ,sepse nuk kam bërë ndonjë faj”.Pas 18 vite burg në burgun e Burrelit ,ajo do t’a shihte veten të internuar  në vitin 1964 në Rrëshen.Në ditët e para të internimit, Musinesë, të internuarës më të re,i afruan një stol druri për t’u ulur.Vendosi mbi gjunjë çantën e vogël të dorës, që e mbante me vete kudo që shkonte, zbërtheu një komçë të këmishës së bardhë dhe shikoi nga ana e rrugës , që banorët e këtij qyteti  me shumë mistere të kohës së diktaturës komuniste, e quanin “Rruga ku shkon ajo” e që nënkuptohej e Musinesë.Ajo kishte ardhur në Rrëshen në tetë tetor të vitit 1961 ,mbasi kishte bërë plot 16 vite burg.S’e harronte ajo ditën kur punonjësit e sigurimit i treguan vëndin se ku kishte për të qëndruar për aq kohë sa të mbushte afatin e internimit.Policët nuk u larguan që andej,gjersa Musineja rregulloi një dyshek të përdorur që nga koha që ishte në burg të Burrelit.Kur pa dhomën e shkatërruar,si të ishte një fletore e grisur.Mes dëshpërimit,mes atij ambjenti të ftohtë me xhamat e thyer të dritareve ,u ul në një prej karrigeve me nga tre këmbë secila,nën vëzhgimin e policisë së shtetit,të cilët e përgjonin siç përgjonin edhe të internuarit e tjerë për politikë.Musineja njihej e tillë që prej vitit 1943 dhe për gjithë kohën, non stop, ndiqej e vëzhgohej si të ishte një përbindësh atje mes maleve të Mirditës,e jo një e dënuar se kundërshtonte e para Enver Hoxhën dhe atë regjim  diktatorial.Gjatë çdo dite  Musineja ndiqej me rreptësinë më të madhe,se ku vente për vizitë,me kë e pinte kafen në qytet,ku i blinte librat që lexonte kur i mjaftonte koha,me kë fliste gjatë rrugës kur shkonte në punë.Çfarë diskutonte me shkrimtarët dhe çfarë shkruante në letrat për të afërmit e saj që i kishte qindra km larg, atje në Gjirokastër,por edhe për çfarë temash trajtonte në gjinitë letrare si shkrimtare që ishte.Atyre,sigurimsave,s’ju kishte shpëtuar pa diktuar edhe letra që kish shkëmbyer me shkrimtarin Bilal Xhaferi ,i cili pati punuar në një ndërmarrje me Musinenë gjatë viteve të internimit.Bilali kishte të Atin të pushkatuar dhe përgjohej njëlloj si dhe Musineja.Ja si i  shkruante shkrimtari Bilal Xhaferi ,Luan Malokut:”Musinesë i kërkoj falje  që nuk e takova kur ika, por kisha shpresë që të kthehesha përsëri.Musineja më ka thënë se do më shkruaj në lidhje me vrejtjet që ka për tregimin tim “Elindian”.Po të dojë,i lutem shumë të më shkruaj se kam mjaftë nevojë për vrejtjet dhe sugjerimet e saj.Unë të kam thënë se ajo është mjaft e mprehtë për çështjet letrare.Musineja përgjohej. Përgjohej aq shumë sa që, në vitin 1968 ,kur një shoqatë nga Norvegjia i kërkoi  shtetit të asaj kohe ,që të  lironte nga burgu Musinenë dhe Zef Kudelin .Ajo edhe pse kishte dalë prej burgut,në Rrëshen trajtohej njëlloj si të ishte e burgosur.Për të ishin caktuar informatorë.Njeri prej atyre ,babain e të cilit e kishin dënuar me pushkatim ,informoi se Musineja kishte folur  italisht me një kapter nga Maqellara .Ajo ka pëlqyer dhe vlerësuar shkrimtarin Ismail Kadarenë  dhe se i ka bërë vrejtje shkrimtarit Bilal Xhaferit për një tregim.Ishte viti 1981 .Musineja u kthye nga spitali onkologjik  i Tiranës në Rrëshen,me autobuzin e fundit.Hyri në dhomën e saj të ftohtë ,që çfrynte jashtë   hynte brenda ,e cila survejohej në çdo kohë.Ajo duhej të operohej dhe të mjekohej në kushte spitalore,por mjekët nguronin t’i shërbenin kësaj  pacienteje  me sëmundje të rrezikshme për jetën,se kishin porosi nga ata  që ishin në krye të partisë dhe të pushtetit.Disa herë kishte guxuar ajo për të shkuar në spitalin onkologjik në Tiranë ,por se operuan që se operuan.Edhe ilaçe për të qetësuar s’i jepnin.E sëmura ishte thjeshtë një punëtore në ndërtim .Ishte shkrimtarja e parë e këtij vëndi që doli hapur kundër regjimit komunist,ndaj survejohej e ndiqej prej sigurimsve.E ka shprehur bukur një poet,se historija ndryshohet me shpatë, por shkruhet me penë.Musineja e shihte që  nga vdekja po kërcënohej seriozisht,por vetëm për një gjë i vinte keq :Të mos i humbiste ato që kishte grumbulluar dhe kishte krijuar vet në kohën që ishte në burg dhe më pas.Një ditar, një fletore me kujtime , me vargje ,tregime e fjalë të rralla.  Ja si shkruante ajo në një rast e mbyllur e vetme në dhomën e vdekjes:” Thellë dëgjohet, një zë të shtohet, një zjarr i padukur.

Fryn jashtë,bie shi me forcë,bën ftohtë.Tunden pemët e zhveshura ,dridhet zogu pa fole ,vuajnë të varfërit,por unë e varfëra,jo.Jam në odë ,jam pa dru në vatër.Rrobet e mia të holla lehtë lëkunden prej erës që hyn prej plasjeve të xhameve,megjithatë nuk kam ftohtë….”Dhe më tej vazhdon:”Sot jam më e varfër se dje,sot jam më e fortë se dje.Është zjarri  që më ngroh dhe më jep kurajë…”

Kur vajti në Rrëshen për të vuajtur internimin që iu bë,dy vjet aty i vajti dhe nëna e saj ,Hanushja.Për dy vjet flinin të dyja në një krevat.Nëna iu sëmurë  dhe vajti për t’u vizituar në Tiranë ,atje ku kishte edhe djalin e tretë që i kishte mbetur.Nëna nuk u shërua,nëna vdiq.I dërguan dhe Musinesë që të merrte pjesë në varrimin e nënës.Në Tiranë e ndiqte një makinë sovjetike,”gazi i degës”

Qëndroi në këmbë ,e shikoi nënën me kujdes,u ul në gjunjë dhe u afrua që t’a puthte për të fundit herë.

Musines edhe për vete i ishte përkeqësuar gjëndja shëndetësore.Teksa sillte ndërmënd momentin e fundit të jetës, mëndja i shkonte të blinte një fustan të ri,t’a kishte për atë ditë që do përcillej për në banesën e fundit.Të paktën,të  ishte  e  veshur mirë e vdekur.Dhe fustanin që porositi,ia sollën.Provoi si i rrinte në trup një copë herë para pasqyrës , mori frymë thellë dhe ndjeu dhimbje të fortë .Ishte dhimbje e sëmundjes që e mundonte .Nuk ndjente më asgjë.As dritën nuk e dallonte.Atë çast të dhimshëm ishte vetëm.E vetme fare.Edhe gjitonët e kishin të ndaluar që të vinin tek ajo.Musineja kishte thënë botërisht,se e urrente komunizmin,nuk e  donte pushtetin e atyre që brohorisnin ,pa e ditur se për kë brohorisnin.

Ndjeu dhimbje përsëri.Një moment kujtoi familjen,kujtoi të afërmit, që s’ju ndodhën pranë.Prapë dhimbje.Një dhimbje në gjoks,tek vëndi  i operimit.Shtërngoi dhëmbët dhe bërtiti.Zëri i saj i dhimbshëm  mbushi gjithë dhomën.U përhap në atë mjedis të errët  internimi.Në moment i rrëshqiti një pikë loti.S’po fliste dot më.S’po bezdiste më njeri!Gjithçka e pllakosi heshtja.Dhimbja!Musinea po shuhej!Po shuhej përgjithmonë!Për këtë dikush njoftoi në degën e Brëndshme të Rrëshenit.I pari erdhi operativi i zonës,pas tij  anëtari i këshillit popullor të rrethit.A thua se partia i kishte merak njerëzit edhe të vdekur?!

Sigurimsi u dëgjua i pari:- Vdiq Musine Kokalari,ajo që ishte kundra një regjimi të tërë,që kishte kundërshtuar fort dhe pa iu dridhur qerpiku,edhe Enver Hoxhën.

– T’a lidhim!- tha prerë dhe me një urrejtje që i dukej në gjithë fytyrën, anëtari i këshillit popullor.

Operativi,nuk foli,s’dinte ç’farë të thoshte,se s’dilte dot nga kopetencat që ai kishte.

Të dy,operativi dhe anëtari i këshillit vajtën tek një pallat që ishte në proçes ndërtimi dhe gjetën një tel. Erdhën në dhomën ku ishte kufoma e Musinesë,mbyllën derën dhe i lidhën duart.Kur e panë kufomën që çdo gjë kishte mbaruar, anëtari i këshillit heshti dhe pas pak shfryu egërsisht:- Pthuu! Armike e ndyrë!”.

E morën të ndjerën, mbërthyen ca drasa me gozhdë,në vënd të arkivolit dhe e hodhën në karrocerinë e një makine transporti dhe e çuan për t’a varrosur në një vënd me ujë.Kështu e kishin urdhërin nga ata lartë.

Në vitin 1991, të afërmit e Musinesë në Gjirokastër,pasi morën  lejen e çvarrimit ,vajtën në ndërmarrjen komunale të Rrëshenit.E hapën varrin .Ishin eshtrat e saj.Të paprishur fare .I  gjetën edhe pelerinën që e mbante veshur kur ishte gjallë.Gjatë nxjerrjes së eshtrave gjetën kocka të lidhur me tel të ndryshkur e të fortë.I futën në arkivol dhe ikën për t’a rivarrosur në varrezat e Tufinës në Tiranë.

Në prill të vitit 2004 ,nipi  i Musinesë,Toton Kokalari,së bashku me të shoqen e tij,Bibikën, shkuan në Kanada  dhe takuan rastësisht varrmihësin e hallës së tyre, Musinesë.Ishte Gjergji Gjergo,me profesion inxhinier,ish dhëndri i Beqir Ballukut,i internuar edhe ai në Rrëshen.Gjergji u foli për ditën që Musineja kishte ndrruar jetë.Ai,bashkë dhe me një shqiptar nga Kosova ,punonin në ndërmarrjen komunale dhe u kishin dhënë urdhër për të hapur varrin dhe të varrosnin Musinenë.U kishin caktuar dhe vëndin ku do të hapej gropa.Ata duke menduar se vëndi ishte me gropa, varri do mbushej  me ujë.Për çudinë e të gjithëve, vëndi ku do  prehej e ndjera, doli i mirë!

E tham edhe më sipër,se Musineja ishte shkrimtarja e parë  nga gratë në  Shqipëri.

Në vitin1940 ajo botoi revistën e përjavshme politike e letrare “Bota e re” dhe veprën e saj të parë”Siç më tha nënua plakë”.Kur doli prej botimit ai libër u shoqërua me një kritikë të poetit Lasgush Poradeci.Në vitin 1994  botoi librin tjetër “Rreth vatrës” dhe në 1945 librin me titull “Sa u tunt jeta”.Lutej  Musineja të vinte një kohë ndryshe,lutej ajo  çdo ditë e më shumë ,por për fat të keq ajo kohë ,sa ishte ajo gjallë s’erdhi kurrë.Agim Haruni,një i internuar tjetër ,tregon për vuajtjet,persekutimet e ditëve dhe viteve të internimit në Rrëshen.S’na lanë që të venim në varrimin e Musinesë,të asaj gruaje fisnike,me një botë të madhe,që s’harrinin që t’a kuptonin ata lartë në kupolë.Ajo u binte kokës.Ishte shkrimtare,ishte politikane.Ne të persekutuarve na trajtonin keq dhe na quanin armiq të popullit.Dhe kujton Agimi,nga Kuçi i Vlorës,kujton gjitonen e tij për disa vite në internim.Banonte në një dhomë të vetme pa kushte.Vetëm librat i kishte me  bollëk.Kursente nga lekët e punës në ndërtim dhe blente libra.Ato ishin miqtë e saj më të mirë.Edhe kur e gjetën të pajetë,e gjetën me një libër në dorë.Jetonte e vetme me njerëzit gjallë atje në jug të Shqipërisë,në Gjirokastër.Takoheshin rrallë me të,se i kishin vënë kufij për të takuar të afërmit ,familjarët e me këdo që kishte njohje.Sigurimi,eh sigurimi!Edhe nata kishte vesh!Edhe gurët e udhës.

Për shumë vite,Musineja punonte me  gruan e Ndue Gëziqit ,Hëna Gjeçin.Një ditë kur Musineja po kthehej nga puna,Hëna e pyeti:”Përse je e mërzitur,moj Musine?!

– Hiç, – iu përgjigj ajo.Në Rrëshen sot, më zuri syri atë që kam patur hetuese në Tiranë,atë që thoshte shpesh se jam “Ermira Velo”,

personazhja e romanit “Para agimit” të shkrimtarit Shefqet Musaraj.

Këtu po e mbyllim këtë shkrim për Musine Kokalarin,përgatitur për gazetën “Telegraf”.Sollëm për lexuesit e kësaj gazete,të pathënat e kundërshtares së parë të Enver Hoxhës,vajzës gjirokastrite,që vdiq e vetme në një dhomë në qytetin e Rrëshenit.