* Vizita që u bëri të burgosurve të Vlorës, Kadri Hazbiu dhe Hito Çako, dhe të nesërmen i nxorrën në gjyq si kundërsharë të pushtetit popullor.
* Si e lanë të vdiste Rrapo Pulën në burgun e Burrelit dhe s’i dhanë një kokërr aspirinë.dhe një gotë ujë.
* Vdekja në burgun e Burrelit e 720 të burgosurve dhe shoqërimi i tyre për në varreza me këngë e valle.
* Si i burgosuri Besnik Baxho, e hoqi portretin e Enverit që ishte i varur në mur dhe e shkeli me këmbë para drejtuesve të burgut.
Nga Çano Nora
Petrit Velaj nga Kanina e Vlorës do të bëhej shumë i njohur në publik me historinë e tij të rrallë.Ata të cilët kundërshtuan regjimin e Enver Hoxhës,e morën ndëshkimin,ose me pushkatim,ose me dënime të rënda.Njeri prej tyre ishte dhe biri i Kaninës,djaloshi 21 vjeçar, që tronditi sallat e gjyqeve me qëndrimin e tij burrëror ,pa ia bërë tërr syri,edhe pse i dinte mirë pasojat .Petrit Velaj ,u përball me regjimin e asaj kohe ,pa pyetur as për tortura e vuajtje, as për dënime e persekutime.Si të mos mjaftonin 38 vite burgim nga burgu në burg,rrebelimi i shtetit arriti që ai të nxirrte vendimin nëpërmjet gjyqtarëve e prokurorëve që i shërbenin me devotshmëri,që Petrit Velaj,të internohej dhe pesë vite të tjera.Historia e këtij djali të Kaninës,nuk ishte parë e dëgjuar ndonjëherë.Histori e rrallë.Me të do të tregohej qartë urrejtja dhe ligësia e shtetit dhe e atij regjimi të paskrupullt.Sido që të ndodhte,Petriti ishte i vendosur për qëndrimin e tij,jo 50 vite burg të bënte,siç i bëri, por dhe të gjithë jetën ta linte në qelitë e errëta të regjimit komunist.Petrit Velaj,si i dënuar politik ,sjell në kujtimet e tij ,të një periudhe të gjatë dënimesh e persekutimesh,nëpër burgje dhe jashtë tyre.Një histori tronditëse ,si e askujt tjetër ,që provoi të urrente dhe që të mos i bindej atij sistemi.Jeta e tij,me shumë ulje- ngritje, me shumë të papritura,që ja bënë jetën skëterrë,duke bërë më shumë jetë burgu,se sa jetë tjetër normale.Por një ditë ai doli i gjallë,dhe arriti që të shihte edhe një herë dritën e diellit,me shpresë që të gëzohej sadopak në jetën që i kishte mbetur.Dhe ku i shkonte ndërmënd Petritit, atij që hyri djalë i ri në burg dhe doli kur kishte mbushur moshën e pensionit,se një ditë me ftesë të presidentit amerikan Xhorxh Bush,do të vinte në Shtëpinë e Bardhë dhe do t’a priste vet për 10 minuta njeriu më i rëndësishëm i botës.
Ishte viti 1991,kur Petriti mori rrugën për në kontinentin e largët.Atje do t’a priste vet Bushi.Po dilte nga Shqipëria me njëmijë e një probleme,që s’guxoje të hapje gojën dhe të shaje asgjë të atij regjimi diktatorial ,se kokën s’e kishte të tepërt.Por Petriti,ishte ndryshe,ai s’pyeti as për atë.Historia e tij është një realitet dhe jo hamendësime,e për moral për të tjerët.Pra i burgosuri që i ri,i mbyllur brënda hekurave dhe i torturuar,po dilte jashtë.E priste më i madhi i gjithë botës demokratike.Pasi,këtu në Shqipëri la 50 vite ,për të parë nga afër,gjithçka që kishte dëshiruar dhe ëndërruar .Pikërisht për këto e la dhe gjysmën e jetës nëpër burgje.Ishte muaji maj,kur atë ditë të bukur ,që do të mbetej në kujtimet më të bukura të jetës së Petritit,Mandelën e Shqipërisë ,u ngrit në këmbë dhe e priti me shumë dashuri presidenti i Amerikës.Rrallëkush do ta besonte këtë gjë,po qe se Petritit,të regjurit me dënime nëpër biruca,do t’a priste ndonjë pushtetar në Shqipërinë e izoluar!Para portës së madhe ,kishte shumë të ftuar nga shumë vënde të botës.Petriti,me ftesën në dorë ,kaloi rojet.Përpara i doli vet Xhorxh Bushi me të shoqen,Barbarën,të veshur me rroba sportive.Në zyrë e priti presidenti.Ishte një ëndërr.Ishte e pabesueshme! Një shqiptar i thjeshtë, një emër nga më të lakuarit nëpër burgjet famëkeqe shqiptare,arriti gjer atje që s’kishin mundur të vinin as edhe njerëz të famshëm.Petrit Velaj e pyeti:- Më ke thirrur,për të parë çfarë gjallese ka dalë nga “kopështi zologjik” i Enverit,apo për të mësuar tragjedinë e Shqipërisë në 40 vitet e flamës së komunizmit bolshevik? – ia ktheu i emocionuar .
Xhorxh Bushi iu përgjigj:- Për të dyja,për të dyja bashkë.
Pastaj miku i vajtur nga Shqipëria, i tregoi për tmerret që kishte njohur në skëterrat e qelive çnjerëzore.Këtë vizitë ,Petrit Velaj,s’do ta harronte për t’a kujtuar me nostalgji në vitet e jetës, që i kishin mbetur.Le të kthehemi në retrospektivë:
Petriti lindi në fshatin Kaninë, në vitin 1924.Vajti plot 94 vjeç. Ai edhe pse ishte bërë “si i shtëpisë” në burgjet e Enverit, ato s’e mposhtën që s’e mposhtën dot,por e bënë më të fortë dhe me emër jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë.
Për herë të parë e arrestuan në 10 tetor të vitit 1945.Akuza: Armik i popullit dhe sabotator.Prokuror në gjyqin e tij ishte Lufter Hoxha.Me vendim të atij gjyqi ,nr 17 i datës 28 shkurt 1946.E gjykoi gjykata ushtarake e Vlorës,kryetar i të cilës ishte Qemal Klosi.Dënimi pritej.Përtej parashikimeve ai u dënua me 30 vite burgim.
Gjyqi i dytë : E arrestuan në 28 nëntor të vitit 1972 .Përse? Se kishte bërë biseda me karakter armiqësor ,për të dobësuar e rrëzuar pushtetin popullor.Edhe këtë herë s’i shpëtoi dot dënimit me 10 vite të tjera,me vendim të formës së prerë ,nr.24 datë 31 janar të vitit 1973.Pas kryerjes së këtyre dënimeve,i erdhi radha internimit 5 – vjeçar.
Petritin ,Mit’hat Frashëri ,e nisi për në Shkodër me forcat e Ballit Kombëtar.Ishte viti 1944.E kapën forcat e brigatës së 23- të, në qytetin e Mamurrasit ,të cilat e dënuan me pushkatim.Në sekontat e fundit shpëtoi nga një miku i tij.
Në vitin 1980 u dënua për herë të tretë.I vuajti dënimet në burgun e Vlorës,Tiranës Burrelit,Spaçit, Ballshit, dhe atë Zejmenit në Lezhë.Edhe pse i iku gjysma e jetës në burgje,siç e tham edhe më lartë,asnjëherë ai s’u frikësua nga togat e zeza dhe s’lotoi e s’kërkoi mëshirë nga gjyqtarët e prokurorët e pashpirt .Ata ishin dhe mbetën “ushtarë të bindur”të regjimit .
Petrit Velaj Mandela e Shqipërisë e pyeti:- Më ke thirrur,për të parë çfarë gjallese ka dalë nga “kopështi zologjik” i Enverit,apo për të mësuar tragjedinë e Shqipërisë në 40 vitet e flamës së komunizmit bolshevik? – ia ktheu i emocionuar.
Xhorxh Bushi iu përgjigj:- Për të dyja,për të dyja bashkë.
Pastaj miku i vajtur nga Shqipëria,i tregoi për tmerret që kishte njohur në skëterrat e qelive çnjerëzore.

Pas mbarimit të shkollës tregëtare në Vlorë ,Petriti iku në Itali për të kryer studimet.Por i ndërpreu ato sapo filloi lufta.Erdhi në Vlorë dhe iu shtua radhëve të lëvizjes antifashiste ,me forcat e Ballit Kombëtar”.Në fund të luftës e arrestoi sigurimi i shtetit.Nis për të kalvari i vuajtjeve e persekutimeve. Petrit Velaj ditën që e arrestuan e çuan në qelitë e errta të burgut.Ky ishte vetëm fillimi .Më pas e prisnin serish të tjera dënime. .Para burgut të Vlorës ,ndali makina.Viti 1945.E çuan në Degën e Punëve të Brendëshme.Atje e priste Hito Çakua,kryetar i saj dhe nënkryetari Qatip Dervishi.E çuan drejtë e në dhomën e izolimit.Të nesërmen e morën në hetuesi.
– Je i dënuar me vdekje! – i thanë.
Kryetar i gjyqit të Petritit ishte Qemal Klosi. Vëllain e tij e dënuan me varje në litar në Rubik.E akuzuan për sabotim.Teksa ndodhi kjo për vëllain e tij,ky prokuror s’donte t’ja dinte më për të dënuarit e tjerë,sidomos për nacionalistët.Prokurori i çështjes së Petritit ishte Luftar Hoxha.Ai njihej për ngjarjen e vitit 1943,në Tragjas.Me një pishë në dorë ,nxorri gratë prej shtëpisë së tij dhe e dogji shtëpinë ,për shkakun se i Ati i tij ,Tahiri, bashkë me vëllain,Bardhon ,ishin me ballin kombëtar.Luftari dhe vëllezërit ishin në radhët partizane.E dëgjuan Petritin dhe e çuan në burg.Tahiri ishte shprehur kur e pa atë:” Edhe ty të dënuan,more bir! Të dhanë dënim kaq të rëndë!
Kryetari i Degës së Punëve të Brëndshme,vajti në dyert e burgut me një listë në dorë.Filluan nga torturat ,me Qemal Vrionin dhe të tjerët.Qemalin e torturuan aq keq saqë ditën tjetër ai vdiq.Torturuan edhe të burgosur të tjerë për vdekje.Në burgun e Burrelit gjatë vitit 1947 – 1948 ,u groposën 720 të burgosur .Rojet i urdhëronin që kufomat t’i përcillnin me muzikë,me çifteli.Kur çuan kufomën e Fuat Voshtinës,tek Qershia e famshme e Burrelit,ku varroseshin të burgosurit,ishte dhe Petriti.Fuatin e pushkatuan.
Kur e pyesja Petritin për burrin nga Zhulati,Rrapo Pulën,që vdiq në Burgun e Burrelit,për një gotë ujë dhe një kokër aspirinë,ai më sqaronte.
Dëgjo ,o gazetar : ne të dënuarve ,që u torturuam pa mëshirë nëpër burgje,shkruaj!Rrapon e kishe edhe patriot.E vërtetë!Akuza për të ishte politike,ndaj e rëndoi më shumë.U dënua me 15 vite burg.Vdiq në burgun famëkeq të Burrelit,vdiq në moshë të re.52 vjeç s’i kishte mbushur.Ishte i sëmurë dhe për të s’u kujdes njeri nga drejtuesit e burgut.Një gardian i burgut e shtynte me këmbë në koridoret e burgut dhe i thoshte:” Mos vdis s’e ke dhe 12 vite e gjysmë burg për të bërë!
Rrapua,në moshën 52 vjeçare ndërroi jetë dhe atë e varrosën
atje tek qershia ,ku varroseshin dhe të dënuarit e tjerë ,që vdisnin aty.Eshtrat e tij s’i mësuam asnjëherë se ku i kishte.Rrapon e hoqën nga Gjirokastra dhe e çuan që të bënte pjesën tjetër të dënimit ,në burgun e sigurisë së lartë në Burrel.Rrapon e kisha shokë të mirë.E doja dhe më donte shumë!Nga Zhulati kisha mik edhe deputetin e asaj kohe,Mersin Gjoçën.Edhe kryeplakun e fshatit që i dëgjohej fjala dhe e mbanin për burrë të mënçur,Medar Pulën.Ishte një treshe e fortë.S’ju vije shokë në krah. Rrapua u sëmurë rëndë dhe vdiq në duart e mia.Kishte temperaturë të lartë atë natë të fundit të jetës.Iu kërkova një gotë ujë,për atë,për herë të fundit dhe një kokërr aspirinë dhe s’ma dhanë.Ai vdiq si trim.S’e uli veten të kërkonte mëshirë .Ishte data 30 dhjetor e vitit 1952,kur oficeri i rojes i burgut të Burrelit,në raportin ditor njoftonte eprorët se në mbrëmje kishte vdekur i dënuari Rrapo Pula.Përtej këtij lajmi ,zyrtari i Ministrisë së Brëndshme,bënte me dije se kishte futur në qeli të dënuarin Petrit Velaj nga Vlora,për arsyen s’e kisha demonstruar sjellje të dënueshme ndaj komandës dhe grupit të shërbimit.Vetëm këto pak radhë gjënden në dokumentet e burgut për datën 30 dhjetor ,kur ndërroi jetë i dënuari Rrapo Pula.Na iku Rrapo Pula,një shok nga më të mirët.U shua si qiri burri nga Zhulati,që u mbijetoi tri luftrave me dushmanin dhe dha shpirt në duart e xhahilëve pa shpirt këtu në burgun e Burrelit.Lëngoi i ziu për orë të tëra dhe u përvëlua nga temperatura e lartë.Kërkuam për të një kokërr aspirinë dhe një gotë ujë ,por nuk na i vuri veshin njeri.Atëherë humba durimin dhe shpërtheva me sharje e mallkime.Rrapo i gjorë u shua në duart e mia dhe unë përfundova në qeli.Ka qenë një natë e tmerrshme,30 dhjetor 1952″.
Kur Petrit Velaj ishte duke luftuar me forcat partizane,pas kthimit nga përleshjet me armiqtë ,kishte parë se diku afër një pushimi që ishin duke bërë,në një stendë dalloheshin emrat e atyre më të mirëve të betejave të ditëve të fundit për çlirimin e Tiranës.Mes emrave të tjerë Petriti dalloi dhe emrin e tij.E falenderoi vet Hysni Kapua ,por aty për aty ,emocionet e lindura prej fjalëve të mira të Hysni Kapos ,shumë shpejtë u venitën ,se Liri Gega, me fjalë të ashpra e ofenduese,e kritikoi për qëndrimin e tij.
– Ti s’e ke vëndin këtu!- i kishte thënë.E ke në burg!Me Lirinë ishte përplasur edhe më përpara në Vlorë. Petriti,njihej që ishte me bindje nacionaliste.Njëherë në qelitë e burgut në Vlorë,vajtën tek të burgosurit,Kadri Hazbiu,Rrapo Dervishi dhe Hito Çako.Pas asaj vizite të bujshme,ditën tjetër,u bë gjyqi .Gusht i vitit 1946.Duart ua kishin lidhur me hekura.I gjuanin me gurë dhe i shanin,nga burgu e gjer tek kinemaja e qytetit ku do të bëhej gjyqi.Komunistët e kishin përgatitur opinionin që Petriti dhe disa shokë të tij ,do të dënoheshin me burg për urrejtjen që kishin ndaj pushtetit popullor.
Po në vitin 1970,ditën e lindjes së Enver Hoxhës?Disa të burgosur kishin shkruar:” T’u shkurtoftë jeta,o katil!Për të mirën e popullit shqiptar”
Përsëri izolime,tortura,shtërngime dhëmbësh,Urrejtje ,prezencë e madhe e togave të zeza.Ndërprerje takimesh me familjarët.Por edhe të burgosurit në të tyre.Atë ditë s’pranuan që të hanin as drekë.Disa antarë të Byrosë Politike ,u vajtën në qeli për t’u sqaruar situatën politike në vënd.Të gjithë ata që vajtën në burg për të burgosurit, i futën në burg edhe ata.Disa edhe i pushkatuan.Në praninë e atyre që kishin ardhur nga lartë një ditë,një i burgosur ,portretin e Enver Hoxhës ,i cili ishte në murë,në një kornizë,e hodhi përdhe. Me urrejtje e shkeli me këmbë dhe tha:’Kështu do të përfundoni të gjithë ju që e kthyet Shqipërinë në një burg”.Ai ishte i dënuari Besnik Baxho.Në fjalën e besnikut,ishte dhe fjala dhe urrejtja e të dënuarve të tjerë ,që vuanin dënimin aty brenda.Kur Petriti hyri në burg për herë të parë,gruan e kishte shtatzane dhe pritej për të lindur.Pas përfundimit të dënimit ,djali paksa i rritur,i doli përpara të Atit ,e përqafoi përmallshëm dhe e pyeti:” Sa vjet burg ke bërë ti babi?”
Ti s’e ke vëndin këtu!- i kishte thënë.E ke në burg!Me Lirinë ishte përplasur edhe më përpara në Vlorë. Petriti,njihej që ishte me bindje nacionaliste.Njëherë në qelitë e burgut në Vlorë,vajtën tek të burgosurit,Kadri Hazbiu,Rrapo Dervishi dhe Hito Çako.Pas asaj vizite të bujshme,ditën tjetër,u bë gjyqi .Gusht i vitit 1946.Duart ua kishin lidhur me hekura.I gjuanin me gurë dhe i shanin,nga burgu e gjer tek kinemaja e qytetit ku do të bëhej gjyqi.Komunistët e kishin përgatitur opinionin që Petriti dhe disa shokë të tij ,do të dënoheshin me burg për urrejtjen që kishin ndaj pushtetit popullor.
Petriti heshti një moment.U ndje keq!Ishin shumë vite dhe s’dinte si t’i përgjigjej djalit të tij.Ai ishte fare i vogël dhe shumë gjëra s’i kuptonte.S’e dinte djali se babai i tij,ishte bërë i famshëm.Kot s’i thoshnin Mandela e Shqipërisë.Kishte zënë më shumë shokë e miq.Edhe Xhorxh Bushin.
Por edhe familja e Petritit,edha djali i vogël kishin të drejtë,se i kishin munguar njeri – tjetrit,atje në shtëpinë e tyre të dashur,në Kaninën e bukur afër Vlorës.Tre dënime për Petritin s’ishin pak,ishin gjysmë shekulli.Fëmijtë u rritën pa baba,pa fjalët e ngrohta të tij dhe përkëdheljet e përditshme.Dhe gruaja e tij,dhe ajo një jetë priste me sytë nga dera.Po,po! 50 vite shpirtëvrarë!Petrit Velaj është nga të paktët ,që në regjimin e Enver Hoxhës ,pjesën më të shumtën e jetës e kaloi mbyllur nëpër burgje.Ai bëri rezistencë dhe u njoh nga të gjithë si Mandela i Shqipërisë.S’e trëmbën as urdhërat e ngritja e zërit të prokurorëve e gjyqtarëve të regjimit,nëpër gjyqet ,dhe
as kërcitjet e dhëmbëve të pushtetarëve komunistë.Jo tre dënime njeri pas tjetrit të merrte,por edhe të gjithë jetën t’a linte nëpër burgje.Ai s’kthehej nga bindjet e tij kundër Enver Hoxhës.Ishte një sjellje e pazakontë e atij regjimi,që Petrit Velaj, ia prisnin ëndrrat për jetën,për ndryshimin,vetëm e vetëm se mendonte ndryshe nga ata të Byrosë Politike dhe Enver Hoxha.Edhe pas daljes nga qelitë e errta dhe të ftohta të diktaturës,edhe pjesën tjetër që i kishte mbetur për të bërë atje në Kaninën e tij,që s’u ngop kurrë me dashurinë e saj,se e ndanë prej saj,prej familjes dhe prej të afërmve. Moshës më të bukur,që atëherë kur e futën në burg për herë të parë,i tha “Lamtumirë!”Kjo ishte historia e një të burgosuri politik,historia e një njeriu që i bënë lloj – lloj torturash,por atë s’e kthyen dot andej nga deshën “kopetentët” me urdhër.Ai edhe të kthente kokën pas,s’ndyshonte asgë,por mbetej pjesë e kujtimeve të viteve regjimi që e torturoi dhe i mbeti borxh për atë jetë që s’e la t’a bënte edhe ai si gjithë të tjerët.Petriti kujtonte ditën kur hyri në radhët e nacionalistëve,që në fillimet e luftës,por edhe kur u bashkua me partizanët që luftuan për çlirimin e Tiranës. U përball me ata që morën vendime për pushkatimin e shokëve të tij,përjetoi humbjen e jetës të atyre që i kishte në krahë,që provuan vuatje e tortura të pafundme.Edhe pse humbi gjysmën e jetës nëpër burgjet komuniste ai mbeti modeli i trimërisë,i dashurisë njerëzore,i njeriut me dinjitet.Kujtonte Petriti burgun famëkeq të Burrelit,kujtonte kur e çuan tek porta dhe i priti një oficer me uniformë dhe i armatosur.Ai ishte vet drejtori i burgut ,Vangjel Rrëmbeci dhe fjala e parë që i tha Petrit Velës ishte :” Këtu ku kallët këmbët,këtu do t’ju bien dhëmbët”Aty çuan edhe të burgosur të tjerë.Ishte e tmerrshme!Ngado hekura.Vetëm hekura!Ishte nata e parë që përballej me burgun e Burrelit.Një lajm të keq ua dhanë që në orët e para të ditës tjetër: ” Sot nuk ka bukë për ju!Është prishur mulliri.Ujë pini sa të doni.Ja ku e kini pusin…”