Pritja e Isa Boletinit nga Ismail Qemali më 1912-n dhe qëndrimi i tij 7-mujor në Vlorë

4647
Sigal

Historiani Agim Hametaj, sjell dokumente për ardhjen e Isa Boletinit me 400 luftëtarë në vlorë

Hametaj:Vrasja e Njazi Pashës nga djemtë e Boletinit, solli ftohjen mes dy patriotëve

Nga historiografia zyrtare, shqiptarët dinë shumë pak për lidhjen e Isa Boletinit me qytetin e Flamurit, Vlorën. Po ashtu, pak dihet për vrasjen e bujshme në Skelë të Vlorës, në verën e vitit 1913, që shërbeu për ftohjen e marrëdhënieve midis Ismail Qemalit e Isa Boletinit. Në librat e shkollës, foto historike, apo dhe filma, thuhet vetëm që ai ka shkuar në Vlorë, është pritur nga Ismail Qemali dhe ka rënë në gjunjë për të puthur flamurin e Pavarësisë. Por, ajo që njihet nga të gjithë është fakti historik se Isa Boletini, pasi ka ardhur në Vlorë, 2 ditë pas shpalljes së Pavarësisë, është larguar nga Vlora në…korrik të vitit 1913. Studiuesi i historisë së Vlorës, Agim Hametaj, tashmë një figurë e njohur në Vlorë për kontributin që po jep në këtë 100- vjetor për njohjen ndryshe të ngjarjeve të Vlorës, rrëfen detaje të qëndrimit të Isa Boletinit në Vlorë. Ndër të tjera, zoti Hametaj, hedh dritë dhe atë që nuk është thënë kurrë më parë, për ftohjen e marrëdhënieve midis Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit. Shkak për këtë, sipas Hametajt, ka qenë një vrasje në Skelë të Vlorës, në verën e vitit 1913. Një vrasje për të cilën Porta e Lartë kërkoi me urgjencë hetimin e plotë të saj, pasi ishte vrarë një gjeneral i saj, duke bërë me faj vet Ismail Qemalin. Një vrasje, e cila ka ndodhur vetëm pak metra godinës së qeverisë dhe ku në ato momente, Ismail Qemali ishte duke zhvilluar një mbledhje qeverie…

Ergys ALUSHI

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në brendësi të “Telegraf” print