Çano Nora: Historia tronditëse e Bahri Omarit, që me urdhër të kunatit të tij, Enver Hoxhës, e pushkatuan dhe e varrosën në një gropë te Kodra e Priftit në Tiranë

*  Gjyqi i ashtuquajtur “special” ,i vitit 1945 ,nga 60 të pandehur,17  u dënuan me vdekje dhe dhjetra të tjerë me burg dhe persekutime.
* Si vente Enver Hoxha te Bahri Omari Në shtëpinë që kishte marrë me qera nga Ali Mulleti.
* Gjyqin që i bënë Bahriut ,me prokuror Bedri Spahiun dhe kryetar të trupit gjykus zv/kryeministrin Koçi Xoxe, i cili kishte profesionin e teneqepunuesit.
* E dënuan Bahri Omarin me pushkatim Ish Ministrin e Punëve të Jashtme, vetëm se ishte nacionalist dhe kundështar i regjimit.
* Donika,nusja e Luan Omarit: Kur u bëra pjestare e familjes Omari ,nuk mund të zija në gojë Bahriun , se më dukej se prekja një plagë ende të pambyllur.
* Enveri: Si u zbuluan dosjet që përgatiste Ministria e Brendshme për mua dhe Mehmetin.

Gjyqi i Prillit 1945, ku në bankën e të akuzuarit uli dhe Bahri Omarin, kunatin e Enver Hoxhës.

Sigal

Gjyqi: i ashtuquajturi”special” i vitit 1945 , proçesi që asgjësoi elitën shqiptare. Në mars – prill të vitit 1945, Shqipëria përjetoi një nga proçeset më të debatueshme dhe më të rënda historike. Ky gjyq, një tribunal i ngritur nga pushteti i sapo vendosur komunist ,me synimin për të eleminuar kundërshtarët politik. Përtej këtij fakti , në këtë gjyq shumë të përfolur,do të ulej në bankën e të akuzuarit edhe Bahri Omari, kunati i Enver Hoxhës. Dhe në trupin gjykues, përballë tij do të zinte vënd, kryetari Koçi Xoxe, ish zv/kryeministër ,me profesionin e teneqexhiut dhe prokuror Bedri Spahiu.Trupi gjykues u përbë nga fryma politike dhe ushtarake të lidhura drejtëpërdrejtë me partinë komuniste. Ndër  të dënuarit e atij gjyqi famëkeq ,ishte dhe Bahriu, ish ministri i Punëve të Jashtëme , publicist dhe me bindje nacionaliste.Ai u dënua me vdekje edhe pse ishte njeriu i afërt i familjes Hoxha. Dhe për ironi të fatit , Bahri Omari u përdor nga regjimi si shembull ekstrem:ideologjia ishte mbi gjithçka ,edhe mbi lidhjet familjare.Sot, Bahriu konsiderohet gjerësisht si viktima e një gjyqi politik. Nga gjyqi “Special”i vitit 1945 ,që u zhvillua në Tiranë, është ky bilanci i 60 të pandehurve:17 vetë u dënuan me vdekje, në mes tyre edhe Bahri Omari, dhjetra të tjerë me burgime të rënda. Pasuritë ua konfiskuan dhe familjet i persekutuan për dekada.Gjyqi “special” shënoi fillimin e terrorit shtetëror komunist dhe shkatërrimin sistematik të elitës shqiptare ,duke lënë vëndin pa alternativë mendimi.Tani,edhe pas 80 viteve ,gjyqi “special” mbetet një dossier i pambyllur i historisë shqiptare ,që hapi rrugën për një diktaturë gjysmëshekullore.Të kujtosh këtë nuk është një akt nostalgjie apo revanshi ,por një detyrim moral ndaj të vërtetës historike. Enver Hoxha nuk ndërhyri për të shpëtuar Bahri Omarin , por firmosi për t’a dënuar me vdekje, me pushkatim , duke e përdorur më pas këtë rast si “provë” të pamëshirësisë së tij ndaj kundërshtarëve politikë, edhe kur ishin familjarë si Bahri Omari. Bahriu u  akuzua për” bashkëpunim me okupatorin” dhe ” tradhëti ndaj atdheut”. Akuza këto që s’u provuan kurrë, por u pushkatua pa një proçes të drejtë gjyqësor , kryesisht për bindjet e tij nacionaliste dhe antikomuniste,dhe jo për krime konkrete  ndaj popullit.

Figura e tij mbetet një kujtesë e dhimbshme se si ideologjia e dhunshme triumfoi mbi lidhjet njerëzore , familjare dhe vlerat demokratike. Trupi gjykues  ishte nën kontroll të plotë  të pushtetit të ri , ndërsa vendimet shërbyen si mesazh frikësues për shoqërinë shqiptare:çdo mendim ndryshe do të ndëshkohej me burg ose vdekje. Fati i Omarit dëshmoi qartë se gjyqi “special” nuk njihte as lidhje familjare ,as kontribute atdhetare.Ai ishte një akt i ftohtë politik ,ku ideologjia u vu mbi njeriun. Ky gjyq shënon fillimin e një epoke terrori shtetëror , ku frika u bë mjet qeverisjeje dhe heshtja kusht mbijetese.

Nga Ministër i Punëve të Jashtme, në bankën e të akuzuarve.

Bahri Omari lindi në Gjirokastër . Pas përfundimit të shkollës në qytetin e tij,vazhdoi studimet në Stamboll për shkencat politike, të cilën e mbaroi në vitin 1911. Bahriu ishte ende i ri për të marrë detyra të rëndësishme përsipër, por autoritetet e kohës edhe pse kështu ,duke parë zgjuarsinë dhe zotësinë e tij ,e emëruan nënprefekt të Himarës. Ai doli në krye të çetave kundër andartëve grekë gjatë pushtimit grek të Shqipërisë. Në vitin 1915, në SHBA,ai do të ngjitej në vëndin e drejtuesit të gazetës “Dielli” të shoqatës Vatra.Në vitin1919, Bahriu erdhi në vendlindje dhe në 1924 ,në kohën e qeverisjes nga Fan Noli ,e zgjodhën sekretar të Përgjithshëm të Partisë Demokratike – Nacionale. Edhe pas marrjes së pushtetit nga Ahmet Zogu në vitin 1924 ,Omari iu afrua “Bashkimit Kombëtar”. Bahri Omari ishte kunati i Enver Hoxhës.

Si shkonte Enveri tek banonte Bahriu? Në një shtëpi me qera, të marrë nga Ali Mulleti, në një lagje të Tiranës.

Gjatë asaj periudhe ,Bahriu e ndihmonte shumë Enverin nga ana ekonomike, ashtu siç e kishte ndihmuar edhe më parë kur ai vazhdonte studimet. Enveri vente shpesh te banesa e Bahriut në Tiranë. Dhe Bahriu s’ja ndërpreu asnjëherë ndihmat Enverit. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania , Bahriu do të zinte vëndin e Ministrit të Punëve të Jashtëme në qeverinë e Rexhep Mitrovicës. Në vitin 1945 ,Omarin e arrestuan dhe e dënuan me vdekje.

Gjyqi “special” i prillit 1945,uli në bankën e të akuzuarit edhe Bahri Omarin; ironia e fatit: Kryetar i trupit gjykues ishte Koçi Xoxe, një teneqexhi i njohur.

Në atë gjyq që u bë për të , prokuror ishte gjirokastriti Bedri Spahiu dhe kryetar i trupit gjykues ishte zvëndëskryeministri Koçi Xoxe. Ky i fundit s’kishte mbaruar asnjë shkollë,veçse e ushtronte mirë zanatin e teneqexhiut.Në 13 prill të vitit 1945 , Bahriun e dënuan me pushkatim ,një nga njerëzit më të afërm të Enver Hoxhës.E ekzekutuan një ditë më pas nga marrja e vendimit. E pushkatuan pa iu dridhur dora dhe e varrosën në një gropë te Kodra e Priftit në Tiranë.

Për Bahri Omarin u bë  gjyqi te kinema “Kosova” në qendër të Tiranës.Që të merrej vesh nga qytetarët e Tiranës, se Enveri, nuk kurseu plumbat as për jetën e kunatit, atë ditë, nëpër rrugët e Tiranës, u shpërndanë altoparlantët që njerëzit t’a ndiqnin dhe t’a mësonin mirë se kjo gjë ashtu do të ndodhte me këdo që guxonte dhe dilte kundra regjimit.U ekzekutua vendimi. Bahriu u dënua me vdekje.Ishte paraditja e datës 13 prill 1945 ,që u përhap lajmi gjithandej , se Enveri vrau kunatin.Dhe pse? Sepse ishte nacionalist dhe kundërshtar i regjimit.

Ja ç’kujton Agustin Miraka: Në momentin që do t’a pushkatonin ,u drejtua nga shokët dhe tha me zë të lartë:”Ktheni ballin nga pushkët!

Tradhëtarët vriten pas shpine.Ne nuk jemi tradhëtarë.Historia do të jetë gjykatësi i paanshëm”.

Të afërm të Enverit, do të kishin të njëjtin fat me atë të Bahriut ,atë të dënimit me vdekje, pushkatim , nuk ishte vetëm Bahriu , ka patur dhe të tjerë .Enveri dha urdhër që edhe pse ishin kushërinj të tij, fundin t’a kishin të njëjtin ,si të Bahriut.Enver Hoxha nuk u kursye të shprehte urrejtjen edhe për Nexhat e Manush Peshkëpinë dhe të Syrja e Reiz Selfos .Këta hynin tek të afërmit e familjes Hoxha në Gjirokastër.

Ata nuk zgjodhën të ishin në krahë të Enverit,por në krahë të Bahriut.U radhitën me forcat nacionaliste. Dhe ata që e kundërshtuan Enverin ,i “hëngri”. Ua shpërbleu me dënimin maksimal,me pushkatim.

Ja si do të shkruante më pas Enveri në kujtimet e tij:

Surjai,Surja Selfua , bëri shumë për mua gjatë luftës, por pas lufte u bashkua me Koçi Xoxen  dhe u pushkatua”.

Ai nuk lë pa përmendur dhe debatet e forta që ka patur në një bazë ilegale në Tiranë, në vitin 1942,  me “demokratët nacionalistë”,  Bahri Omarin, Sheh Karbunarën dhe

Kol Tromarën. I pari që e mori fjalën ishte Enveri. Bahriu, që pa e mbaruar mirë fjalën Enveri,e kundërshtoi.Ai nuk kishte të njëjtat bindje me Enverin, ishin të kundërt në mendime dhe qëndrime. Kjo u duk hapur që në takimin e parë .Enveri e provoi të takohej edhe njëherë tjetër me ta, por nga ata, mori të njëjtën përgjigje.Dështoi edhe ai takim mes tyre.

Jo aq, por dhe njëmijë takime të bënte Enver Hoxha, nuk do arrinte në përfundimin që ai kishte në mëndje. Ishin të vendosur e të bindur në atë që thoshnin nacionalistët.S’kishte rrugë tjetër për t’a,dihej.

Njëherë Enveri ,së bashku me Reiz Selfon vajtën për darkë te Bahriu.Gjatë asaj darke ,Reizi  hapte biseda politike.Enveri e dëgjonte dhe e kundërshtonte  për të gjitha ato që thoshte Enveri.Bahriu në një moment ju drejtua Reizit duke i thënë:” Më mirë  lereni këtë bisedë”. Reizi nuk pranoi që të heshtëte , por nxorri prej goje:” Këta rrjepacakët si Enveri , po na shesin mënd  për patriotizmin ,sikur këta do t’a bëjnë Shqipërinë”.

Enveri ,që atë çast i’a bëri benë:” Mbaje mënd mirë këtë fjalë, se unë s’do t’a harroj.Nesër, ti do të flasësh me këtë gjuhë, por do të mbushësh pantallonat”. Bahriu ndërhyri që të mos t’a vazhdonte më tej këtë bisedë. Edhe Reizi s’u dëgjua më. Mbas çlirimit ,Reiz Selfos,i morën çdo gjë që kishte.

“Ne i treguam vëndin!- shprehej Enveri,në ato që la pas si kujtime. Surjait i treguam vëndin , e pushkatuan.Unë i njihja mirë.Takohesha shpesh me t’a, por rrallë bisedoja. Ishte shumë i rëndë Surjai.Vëllain e tij e kisha shokë të mirë, e kisha përpunuar.Me Reizin nuk i kisha “të grunja”.Surjai jepte ndihmë në të holla.Kur dola në ilegalitet ,ai mbajti me bukë prindërit e mi pleq dhe Sanon.

Koçi Xoxe ,pasi erdhi nga Berati ,e pa që  Bahriu tradhëtoi dhe do t’a pushkatonin si tradhëtar.Sejfulla Malëshova e Nako Spiroja, donin që t’ja falnin jetën Bahriut , se gjoja u kthye në fund, u dorëzua.

Por fundi i erdhi edhe Surjait një ditë.

I thanë Enverit ,se në grup ishte edhe Surja  Selfua ,për”Rrëzimin e pushtetit”. Enveri hapi sytë dhe u tha se ishte e pamundur.

“I ka deponuar vet, – i tha Koçi Xoxe. Çdo gjë e ka firmosur”.

Enveri e lexoi dhe e njohu që ishte firma e tij.Në moment i kishte thënë Koçi Xoxes:Të vejë në gjyq dhe ai!

Dhe e dënuan me vdekje edhe Syrja Selfon.

Donika, nusja e Luan Omarit: Kur u bëra pjestare e familjes Omari ,nuk mund të zija në gojë Bahriun , se më dukej se prekja një plagë ende të pambyllur.

“Kur u fejova me Luan Omarin, djalin e Bahri Omarit, tek unë kishte më shumë peshë fakti ,që ai ishte i biri i Bahri Omarit,se sa nipi i Enver Hoxhës”. Kështu do të shprehej pa rezerva, Donika ,nusja e Luan Omarit.Dhe më tej rrëfen:”Për fat të keq ,tek ne ende është vështirë të mendosh  në mënyrë objektive, se cili niset nga vetja.Kur u bëra pjesëtare e familjes Omari ,unë nuk mund të zija në gojë Bahriun ,më dukej se prekja një plagë ende të pambyllur. Me ndonjë nga kushërirat e tyre , më thoshnin:”Se pranoi të bëhej ministër në kohën e gjermanëve,që të ndikonte në shmangien e reprezaljeve ,siç kishin ndodhur në 4 shkurt.

Vjehra ime, Farija, e përkujtonte gjithnjë,duke qarë ditën e ekzekutimit. Edhe si familje ,nga ana e babait, kam pasur vlerësim të veçantë për familjen Omari, për Bahri Omarin, emrin që e kisha dëgjuar që kur isha fëmijë.

Enver Hoxha do të vazhdonte të shprehej më tej,për Bahri Omarin: Në fillim të viteve 1940 ,kur u kthyen në atdhe ,Bahri Omari, Kol Tromara , Sheh Karbunara dhe Sejfi Vllamasi, kishin qenë deputet të parlamentit shqiptar, para se të vinte në pushtet qeveria e Fan Nolit, dhe me ikjen e tij ,ikën edhe këta jashtë shtetit, të cilët kishin bërë koalicion antizogist.Disa ishin në Bari të Italisë ku merreshin me politikë. Për çdo gjë pyesnin Bahriun. Ali Këlcyra e bëri një nga njerëzit më të poshtër.Të tjerët “demokratë antizogiste”,Rexhep Mitrovica ,Ali Këlcyra,Qazim Kokoshi, ndenjën në Paris.

Si i zbuluan dosjet, që përgatiste Ministria e Brendëshme për Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun

“Bahri Omari një moment hapi gojën e tha:”Reiz,më mirë lere këtë muhabet”!

Jo, tha Reizi ,këta rrjepacakët si Enveri, po na shesin mënd për patriotizmin, sikur këta do t’a bëjnë Shqipërinë. Dhe Enveri do të kujtonte:”Kur u zbulua tradhëtia e Koçi Xoxes, u zbuluan të gjitha poshtërsitë e tyre, zbuluan dhe dosjet që përgatiste Ministria e Brendshme për mua dhe Mehmetin.Çështja e Surja Selfos e Selim Kokalarit, nuk ishte veç një kurth për të më kompromentuar ,duke arrestuar miqtë e mi,për të pranuar dhe firmosur çfarë u diktonte grupi i Koçi Xoxes.

Kjo ishte historia tronditëse e Bahri Omarit, kunatit të Enver Hoxhës, gjirokastritit të mënçur,për të cilin Enver Hoxha dha urdhër  duke e firmosur vet, për t’a pushkatuar si “armik të popullit” dhe për t’a varrosur tek një gropë në Kodrën e Priftit të Tiranës.

Bahri Omari , u pushkatua si”armik i popullit” , por koha ,që nuk pushkatohet dot, po e rikthen në vëndin e së vërtetës. Ai ra jo sepse e deshi më pak atdheun ,por sepse nuk pranoi  t’a donte sipas urdhërit të frikës. Plumbat mbyllën jetën e tij, por nuk shuan dot bindjen se mendimi i lirë nuk vritet. Teksa mbyll këto rreshta për Bahri Omarin,më vijnë ndërmënd fjalët e Donika Omarit, nuse në familjen Omari:”Kur u bëra pjesëtare në familjen Omari, unë nuk mund të zija në gojë Bahriun,më dukej se prekja një plagë ende të pambyllur”.