Ergys Alushi: Ja letrat që i shkruanin himariotët, careshës së Rusisë dhe Papës së Romës, më 1557-n

1247
Sigal

01-Si u zhvillua kryengritja himariote e vitit 1537

02-Si dështoi plani i komandantit himariot Damjan për të vrarë brenda në çadrën e tij Sulltan Sulejmanin e Madhërishëm

03-Çfarë i shkruan Papës së Romës në letrën e datës 12 korrik 1577 populli Himarë dhe përse i kërkonte ndihmë në të holla dhe armë

04-Cila ishte oferta që kapedanët e Himarë i ofruan careshës së Rusisë për të pasur mbrojtjen e perandorisë ruse.

05-Po si njihej në Rusinë Perandorake krahina e Himarë?
06-Cilat ishin informatat mbi gjendjen, mbi forcat dhe mbi vendosjen e krahinës së Himarë si edhe mbi etapat kryesore të luftës së tyre kundër turqve

Nga
Ergys Alushi

Në pranverën e vitit 1537, Sulltan Sulejmani, në krye të një ushtrie të madhe, e cila në veprën e “Istoire General des Turks”, vëll.I, faqja 547, shënohet deri në 200.000 vetë, erdhi në Vlorë dhe që andej zbriti në krahinën e Himarë, ku ngriti kampin dhe filloi luftën dhe ndjekjet nga më t’egrat që njeh historia.
Duke folur për këtë ekspeditë historiani Andrea Marmora thotë se “me lëvizjen e Sulltan Sulejmanit u dridh tërë Evropa”
Duke shpërthyer në brigjet e Himarë, korsari Barbaroza, që ishte një nga drejtuesit e ushtrisë së Sulltanit, dogji me zjarr e hekur gjithçka që gjeti rreth e përqark, rrethoi fshatin Kastra që mund të jetë Dhërmiu i sotëm dhe e ktheu në gërmadhë.. Megjithatë himarjotët nuk u zunë në befasi, ata kishin marrë masat si zakonisht, duke fshehur gjithçka dhe duke strehuar gratë, pleqtë e fëmijët në majat e maleve më shkëmborë të atyre anëve. Sulejmani u ndalua, me kampin e tij perandorak aty nga zonat e Dhërmi-Borshit, duke dhënë urdhër të zhdukeshin këta malësorë që vazhdimisht e shqetësonin dhe dëmtonin vasalët e tij.
Luftimet qenë shumë t’ashpra. Himarjotët në grupe të vegjël dilnin nga shpellat e Çipinit, Çikës dhe godisnin herë pas here turqit duke bërë një kasaphanë mbi ta dhe përsëri ktheheshin me tufa robërish dhe plaçkë të pasur. Veprimet luftarake po zgjateshin dhe Sulltani po humbiste durimin. Ai thirri Ajza Pashën, vezirin e parë të tij (nga Palasa), dha urdhër që bashkë me komandantin e jeniçerëve t’i sulmonin himarjotët dhe duke I nxjerrë nga vrimat ku futeshin këta krenarë – siç thoshte ai – t’i herrnin pa lënë njeri të gjallë veç kujtimit të tyre. Por, ndodhi krejt e kundërta nga ajo që mendonte padishahu. Kronikat e kohës flasin për mbi 8 mijë ushtarë turq të vrarë nga ajka e ushtrisë, duke i detyruar repartet turke që të tërhiqeshin në pamundësi për të përballuar sulmet në befasi në shkëmbinjtë e maleve të zonës.
Himarjotët nuk mbetën të kënaqur nga kjo fitore, por vendosën ta sulmonin armikun në kampin e tyre, por më parë duhej njohur zona e kampit të turqve. Kjo detyrë iu ngarkua komandantit të shquar Damjan. Natën e 25 korrikut 1537, Damjani iu afrua çadrës së Sulltanit të madhërishëm, por meqenëse ishte akoma natë dhe nuk mund të dallonte dot objektet e kundërshtarit, u ul në një pemë deri sa të zbardhonte dhe të vazhdonte zbulimin e nevojshëm. Kishte detyrën që të vriste edhe Sulltanin. Por, në agim ai u zbulua nga rojet dhe u zu. Torturat ishin çnjerëzore, por Damjani vdiq pa treguar se ku fshiheshin në male himarjotët. Pas kësaj Sulltani u tërhoq nga Himara pa mundur ta pushtojë e t’i mundë himarjotët.

Më 12 korrik të vitit 1577, himarjotët i dërgojnë një letër Papës më të cilën i tregojnë si ata kanë qëndruar vazhdimisht me luftë pa rënë nën zotërimin e turqve. Bashkë me letrën ata i dërgojnë dhe disa përfaqësues për marrëveshje

“Fort shenjtit pontifeksit më të lartë të Romës së vjetër, atit të jetimëve dhe ngushulluesit të atyre që i sillen atij… Ne të Himarë dhe të Epirit, priftër, klerikë e laikë dhe i gjithë populli të rënë ndër gjunjë me kënaqësi po i bëjmë nderim shenjtërisë sate…”

Kështu fillon letra e popullit të Himarë për papën e Romës, e cila vazhdon

“Ta dijsh, o atë shumë i shenjtë, se që prej kohës së të vlertit Skënderbe, mbret shumë i kthiellët, i ynë, i mbiquajtur Kastriot, askush, as vetë armiku i besimit të krishterë, turku i egër dhe i prapë me të gjithë fuqinë e vetë të tmerrshme, kur nuk ia ka dalur të na shtrojë nën zotërim të vet, megjithëqë çdo ditë çdo rast nuk len pa na ndjekur në guerilje të vazhduara sat ë na bëjë të pëspjmë dëme të mëdha dhe humbje njerëzish, që ose vriten në luftë ose dërgohen në robëri..”

Letra vazhdon duke i rrëfyer papës për egërsinë e turqve, të cilët kanë vënë dorë tre herë deri te shtëpia e ipeshkvit duke e djegur.. Ata shkruajnë se ndodhen në mjerim të plotë dhe nuk janë në gjendje ta ringrenë shtëpinë e ipeshkvit, ndërkohë që edhe qytetet e krahinat e afërta nuk i ndihmojnë dot pasi edhe ato ndodhen nën robërinë turke.
Pasi bëjnë përshëndetjet e hyrjes, “priftër”, klerikë e laikë dhe i gjithë populli” i Himarë, vazhdojnë:

“Ndërkaq, për këtë qëllim, po vijnë te shënjtria jote bashkëqytetarët tanë, Nikollë Gjika e Gjergj Katas, si përfaqësues tanë, dhe pot ë lëshojmë be u jep atyre provë të mirësisë dhe zemërgjerësisë sate, në mënyrë, që duke marrë ne një ndihmë prej butësisë sate, të kemi mundësinë të rindërtojmë shtëpinë e ipeshkvit tonë dhe të blejmë armë për të mundur t’u qëndrojmë të pa-feve. Prej Himare, d.m.th. prej Epirit të shqiptarëve, 12 korrik 1577, shërbëtorë e nënshtetas të shenjtërisë sate, prej Epirit të shqiptarëvet, priftër klerikë e laikë e gjithë populli ynë…”

4 tetor 1759

Letër e himarjotëve drejtuar carinës së Rusisë, Elizavetës, me të cilën i dërgojnë një përfaqësi dhe i shprehin gatishmëri të luftojnë së bashku kundër turqve

 

“Lavdia e Lartmadhërisë suaj perandorake që është përhapur në gjithë botën vjen të sjellë lumturinë dhe në një provincë që nuk u është nënshtruar turqëve dhe që u ka dëshiruar atyre gjithmonë të keqen dhe e cila nuk shpreson prej tjetërkujt ndihmë veçse prej ushtrisë suaj ngadhnjimtare që ka mundur jo vetëm trasët dhe vendet veriore, por dhe vetë gjermanët. Ushtima e fitoreve të lavdishme të Vellavit të Zondorfit dhe të Kunesdorfit që ka ardhur deri në vendin tonë, I jep shpresë jetëdhënëse botës ortodokse, se kjo ushtri ngadhnjimtare mund të çlirohë shpejt edhe Greqinë e shtypur, dhe kjo na jep zemër të dërgojmë dy persona më të shquara nga gjiri ynë me përunjësinë më të madhe tek froni I Lartmadhërisë suaj perandorake, kështu që Lartmadhëria juaj të denjojë të sigurohet jo më pak se sa për malazezët për bindjen, zellin dhe nënshtrimin vullnetar të një populli I cili ka fituar lavdi për shërbimet që ju ka bërë sundimtarëve të huaj dhe që tani do të fitojë lavdi akoma më të mëdha duke derdhur gjakun për një shtet orthodox. Mendimet e atij populli I cili deri tani ka ditur të mbrojë me armë në dorë lirinë e tij kundër shtetit ottoman do t’jua bëjnë të ditur me gojë të dërguarit tanë. Ata janë prositur t’i shpjegojnë Lartmadhërisë suaj të gjitha mënyrat dhe mjetet, me të cilat mund t’i vërtetojnë Lartmadhërisë suaj respektin tonë më të thellë në diversion kundër armikut në krahinat fqinje për lavdin sa më të madh të armëve të Lartmadhërisë suaj perandorake, duke privuar në këtë mënyrë nënshtrimin tonë më të përunjur, më të përvujtë, më të përzëmërt, vullnetar të provincës së klasit të parë të Himarës ndaj Lartmadhërisë suaj perandorake.”

14 tetor 1759
Deklaratë e nënshkruar nga tre kapedanë të Himarës për nënshtrimin ndaj perandoreshës së Rusisë të krahinës së Himarës, me ofertën për të ngritur në këmbë një ose dy regjimente.

Që në fillim të saj letra bën të ditur vendimin për ti paraqitur Lartmadhërisë perandorake rezolutën unanime për nënshtrimin vullnetar të krejt provincës. Dy persona janë zgjedhur dhe me autorizimin e përgjithshëm u jepet fuqi e plotë që të bëjnë marrëveshje me ministrat e perandorisë, të cilët do të jenë të pajisur me të gjitha mjetet e përshtatshme për të provuar përzemërsinë.
“…propozojmë të ngrejmë për ju një ose dy regjimente tona nacionale, ashtu siç shërbejnë te monarku i sotëm i Spanjës, mbreti i dy Siqilieve dhe Republika e Venedikut me ato kushte që i përgjigjen largësisë së tokës së Rusisë, kushtet të cilat u lihen ti propozoni dhe ti aprovoni sipas dëshirës suaj…”
Letra është e firmosur prej tri kapedanëve të Himarës
Kapidan i Himarës dhe i Konillos – Gjika Nestor Spiro
Kapidan revizor i Nestorit Gjika Vretos
Japidan Kodtandin Gjika Athanas

Në një kuvend të krerëve të krahinës së Himarës, të mbledhur në Gliatë më 26 tetor 1759, u vendos për të dërguar në Rusi delegacionin, i cili përbëhej nga Anthim Vasiliko dhe kapidan Pano Spiro Biçili që është në shërbim efektiv të republikës së Venedikut. Dy të zgjedhurit ishin prej dere të madhe dhe dinin të flisnin në disa gjuhë të huaja.
Vendimin e Kuvendit e kanë firmosur:
Për Himarën – kapidan i Himarës dhe Konillos Gjika Nestor Spiro
Drimadhë – kapidan revizor i Nestorit Gjika, Gjika Vretos
Për Vunoin – Konti Dhimi Savo, kapidan kostandin Gjika, Athansa Gliates, Danil Nicas
Nivicë – Ntukaliskas
Për S. Kvaranta – Nikolla Prototipi, kapidan dhe kavaljer Kostantin Glazari
Për Llukovën – S. major Mikel Pali
Për Piqeras – kapidan Dhimitri I Zhisu de Mikelis.

Po si njihej në Rusinë Perandorake krahina e Himarës?
Cilat ishin informatat mbi gjendjen, mbi forcat dhe mbi vendosjen e krahinës së Himarës si edhe mbi etapat kryesore të luftës së tyre kundër turqve

“Provinca që quhet sot Himarë, ose popuj himarjotë janë Epiri I vjetër perëndimor që njihej me emrin Haoni dhe popuj të Haonisë dhe që kanë fituar famë me profecitë e orakujve dhe me lufta kundër mollosve të vjetër, fqinëj të tyre, dhe sot kufizohet në perëndim prej grykës së Adriatikut dhe Shqipërisë, në mesditë prej detit Jonjan, në lindje prej Epirit lindor që gjendet nën sundimin e turqve dhe nga veriu prej Thesalie, e cila thuajse e rrethon.
gjatësia e saj është rreth njëqind milje dhe fillon në kepin Longetta dhe mbaron afër kështjellës së Butrintit. Gjerësia e saj nuk i kapërcen të pesëdhjetë miljet…Është popull shumë luftar dhe pot ë bashkoheshin të gjithë do të mund të mblidheshin njëzetë mijë burra të aftë për luftë. Nuk po flasim për veprat e tyre nën mbretin e lavdishëm Piro dhe më vonë për veprat e Skënderbeut, i cili s’ka shumë kohë që fitoi famë, sepse historia e tyre është e mbushur me vepra trimërie…..
Filipi i Dytë, mbreti i Spanjës, ka patur një numër të caktuar këmbësorësh dhe kalorësish nën komandën e gjeneralit Georgi Basta, gjatë luftës së Shteteve të ulta dhe të trazimeve në Francë, ku shërbyen në kohën e sundimit të dukës së Parmës me 1591-1592 dhe në vitet e mëvonshme, gjithashtu sundimtarët e mëvonshëm të Spanjës kanë pasur në shërbimin e tyre himariotë, ndërsa feldmarshalli Zhonopull gjatë luftës së Kazalisë në Lombardi në vitin 1635-1636 ka fituar lavdi, pastaj gjatë kryengritjes së Napolit në vitin 1647 dhe kur është bërë ndryshimi në Mesinë në 1675 kanë fituar famnë…
Republika e Venedikut, që gjendet më afër dhe që në shumë raste është bindur sa e dobishme është miqësia me popullin që banon aqë adër Korfuzit, për të bërë diversion në çdo luftë kundër turqve fqinjë, qysh në kohët më të lashta ka shpërblyer familjet e para me pensione të posaçme për t’I mbajtur gjithmonë të afërta dhe për të rekrutuar gjithmonë regjimente midis tyre. Ata kanë marrë pjesë në luftën e Kambresë që është zhvilluar më 1507, në luftën e Qipros më 1570 dhe kanë marrë pjesë në fitoren e lavdishme detare Lepantit më 1571, kanë marrë pjesë në luftën e Kandies prej 1644 deri në 1649, në pushtimin e Moresë më 1686 e në lufta të tjera…
Më 1690 e kanë nxitur gjeneralin Kornallo të pushtoje Vlorën dhe kalanë e Kaninës dhe kanë qenë të parët që e kanë sulmuar nga toka nën udhëheqjen e kavaljerit Nino, po në atë kohë, kur flota Venedike e ka sulmuar pa rreshtur prej detit….”