Burrel, festohet 70-vjetori ‘Luftës së Vigut’ në Mat kundër forcave fashiste

967
Sigal

Më 8 shtator 1942, partizanët e drejtuar nga Beqir Minxhozi, zhvilluan betejën e parë kundër pushtuesve

Më 8 shtator 1942, në fshatin Vig të Matit, që bën pjesë në Komunën Macukull, u zhvillua e para betejë me armë kundër pushtuesit fashist. Themi e para luftë me armë kundër pushtuesit, sepse në shtator të vitit 1942, akoma nuk ishin krijuar formacionet luftarake, përveç çeta partizane e Pezës. Dhe Konferenca e Pezës u mbajt një javë pas luftës së Vigut. ME 18 korrik 1942 ishte krijuar çeta partizane e Matit me drejtues Beqir Minxhozin e Haki Fejzon. Tek drejtuesit e çetës, por edhe tek banorët e fshatrave Lis, Shëlli e Vig, kishin rënë në sy disa makina italiane të blinduara dhe të mbrojtura me thasë rëre, të cilët mbanin me vete dokumente dhe trupa ushtarake të armatosura mjaft mire. Krerët e Çetës ishin mbledhur disa herë në fshatrat Lis, Shelli e Vig për të diskutuar se si duhet të vepronin mbi këto mjete fashiste.

PËRGATITJET

per me tepr lexoni Gazeten Telegraf