Bexhet Rrapaj: Kontributi i Tërbaçit në luftërat për Liri e Pavarësi

67
Sigal

Tërbaçi si pjesë e trevës së Labërisë vazhdimisht ka qënë i përfaqësuar me figura të qëndresës, guximit dhe trimërisë, në mbrojtje të interesave atdhetare edhe në kohët më të vështira, ato të pushtimit 500 vjeçar Otoman. Në këtë periudhë kanë vepruar çeta me prijësa, kapedanë e luftëtarë si komandantë.Të tillë ishin në Tërbaç: Lab e Thanas Aliu, Lulo Abazi, Mehmet e Ali Gjoka, Dulo Koka, Shako Xhaka, Qerim Salati, Hito Dalani, Znel Hodo, Rroko Hasani, e për të ardhur te trimëresha Miro Kostë Strati- Tërbaçja. Në luftën kundër andrehatëve grek, në vitet 1850 Tërbaçi kishte” çetën Gati”me 46 veta pjestar me prijësa Sinan Abaz Bitaj, Malo Miço Skëndaj, Beqir Sino Strataj, Meto Kozhupaj. Kjo pjesmarrje e tërbaçëve ka qënë e vazhdueshme, në çdo moment që rrezikohej liria dhe pavarësia e kombit. Kështu ata kanë marrë pjesë aktive në shpalljen e pavarësisë më 1912. Në mbrojtje të Qeverisë Ismail Qemalit në 1914 nga rebelët e tradhëtarit Esat Toptani. Në qeverinë e parë të Ismail Qemalit u emëruan dhe disa tërbaçiotë : Halim Xhelo nëpunës i sigurimit të Shtetit. Kurse Abas Koçi Gjondedaj, Xhezo Balo Barjami, Myslym Islam Kozupaj, Toto Veliko Goxhaj, shoqërus të Kryetarit të Qeverisë. Në 1913 rrezikohej pushtimi territorit shqiptar të Janinës nga Greqia. Tërbeçët ju përgjigjën thirrjes për mbrojtjen e saj duke shkuar 40 veta. Gjatë luftimeve ranë në fushën e betejës 11 veta. Në luftën e Vlorës më 1920, Tërbaçi mori pjesë me një çetë me 226 luftëtar me komandant trimin Selman Hysen Gjondedaj. Në këtë Luftë përveç çetës, Tërbaçi ishte i përfaqësuar dhe në komitetin e mbrojtjes kombëtare me Halim Xhelon, Murat Miftarin, Muço Delo Balilin, Nuro Hoxhën dhe Laze Malon. Më 1924 tërbaçiotët mbështetën revolucionin e qershorit të udhëhequr nga Fan Noli. Në batalionin kryengritës “Bashkimi” u rreshtuan mbi 20 djem nga Tërbaçi me në krye Halim Xhelon. Një mbështetje e fuqishme në mbrojtje të vëndit, ka qënë angazhimi i plotë i Tërbaçit në LANCL. Një ndikim të veçantë për unitetin në mbështetje të LANCL ka qënë kontributi i bijve të tij, që ishin të angazhuar më herët me këtë lëvizje çlirimtare në Vlorë. por dhe intelektual, që punonin jashtë Shqipërisë si: Halim Xhelo, Hysni Kapo, Delo Balili, Arif Hasko, Vehbi Hoxha, Haredin Bylyshi. Populli i Tërbaçit si gjithë populli Shqiptar, në momentet e pushtimit fashist u ngrit në këmbë dhe kërkonte armë. Kudo në portet shqiptare djemtë shqiptar e pritën me armë pushtuesin. Në disa nga këta porte morën pjesë si luftëtar dhe bij të Tërbaçit që kryenin shërbimin ushtarak në këto zona si :Veledin Haskaj, Ismahil Cano, Dervish Merko, Miftar Gaçe, Osmën Gjika dhe Sulejmën Kapo. Në momentin e pushtimit, gjëndja ekonomike e popullit shqiptar ishte e rëndë. Pushtimi e rëndoi edhe më shumë. Filluan kundërshtimet nga puntorët me demostrata, greva e protesta. Pjestar ishin dhe djem nga Tërbaçi, që punonin në shoqëritë private, por edhe nxënësit e shkollave të mesme. Në krye të këtyre protestave ishin Hysni Kapo, Vehbi Hoxha, Delo Balili, Haredin Bylyshi të mbështetur nga Barjam Muço, Hodo Çobo,Veledin Haskaj, Ymer Gjika, Bilbil Gjika etj. Nga fundi vitit 1941 Hysni Kapo , vjen në Tërbaç për të punuar një thirrje të KQ PKSH , për mobilizim kundra pushtuesve. Kjo thirrje u punua me disa aktivistë të Tërbaçit: Isa Hoxha, Adem Xhaka, Fejzo Çanaj, Qazim Nanaj, Baxhul Gjondeda, Sali Lushaj, Hyso Rrapoj, Beqir Selimi dhe Ymer Gjika, të cilët bënë dhe shpërndarjen dhe njoftimin e gjithë popullit. Në saj të kësaj pune përgaditore e sqaruese, në Tërbaç kishte ardhur koha dhe ishin pjekur kushtet që të kishte strukturat e tij në mbështetje të LANCL, të cilat ishin:

-E para u krijua një strukturë mbrojtëse duke e quajtur njësiti luftarak, apo “Ushtarët e popullit” më 10 maj 1942. Më 10 nëndor 1942 formohet celula e Partisë Komuniste me sekretar Qazim Nanaj dhe Zv. Baxhul Gjondeda i deleguar i Qarkorit Mehmet Shehu dhe përgjegjës i partisë komuniste për krahinën e Mesaplikut Vehbi Hoxha. Më 25 nëntor 1942 u formua këshilli antifashist nacional çlirimtar me kryetar Fejzo Çanaj dhe sekretar Qazim Nanaj. Më 20 nëntor 1942 në shtëpinë e Shako Xhakësh u zhvillua mbledhja për formimin e çetës së parë të LANCL për Tërbaçin. Mbledhja u drejtua nga Hysni Kapo dhe u miratua formimi i Çetësh duke ju vendosur dhe emrin e komandantit të   çetës në luftën e 1920 Selman Hyseni. Komandant u zgjodh Beqir Selimi dhe Komisar Muço Delo. Me kryerjen e këtyre organizimeve filluan dhe goditjet e para kundër pushtusve. Në Tërbaç u bë prita e parë kundër pushtuesit ndaj një autokollone fashiste me 56 ushtar, më 25 shtator 1942 në qafé të Pullumbit, e cila përfundoi me shkatërrim të autokolonës. Në qytetin e Vlorës goditjet ndaj armikut kishin filluar më herët me anë të njësiteve guerile, në fund të vitit 1941 dhe fillim i 1942. Pjesë e këtyre aksioneve ishin dhe disa bijë të Tërbaçit si : Arif Hasko komisar njësiti, Vehbi Hoxha, Haredin Bylyshi, Mico Emini dhe Banush Goxho. Gjithashtu bij të Tërbaçit janë angazhuar edhe në protestat dhe grevat e organizuara për probleme ekonomike në shoqëritë kapitaliste në Vlorë, Selenicë e Kuçovë. Hodo Çobo, Pilo Muharremi, Dervish Xhyveli, Ymer Gjika, Myrte Sadiku, Veledin Haskaj, Banush Goxhaj, Ibrahim Lushaj, Bilbil Gjika, Rrapo Lushaj, etj. Kontributi këtyre puntorëve në protesta rriti ndjenjën dhe moralin e popullit kundër fashizmit dhe angazhimin në Luftë. Formimi i njësisë luftarake më të madhe deri në atë kohë i Çetës Plakë të Vlorës në Gjormë ishte një ngjarje e madhe. Furnizus kryesor të kësaj çete me luftëtarë ishin çetat e fshatrave dhe njësitet guerile të Vlorës. Disa partizan të Tërbaçit u rreshtuan në këtë çetë. Nga 66 antarë të kësaj çete 9 ishin nga Tërbaçi më shumë se nga çdo fshat tjetër. Ata ishin: Hysni Kapo,Veledin Haskaj, Qazim Malaj, Muço Gjoka, Mato Aliaj, Haki Bylyshi, Ramadan Salataj, Kadri Kiçaj, Çize Muarremi. Krijimi i këtyre njësive luftarake më të madha në numur dhe më të organizuara, rriti forcën goditëse dhe efektivitetin mbi armikun në rang qarku, por edhe në Tërbaç me çetën “Selman Hyseni”. Mbas vrasjes komandantit të kësaj çete në luftën e Gjormit , në 10 mars 1943 në bregun Bragjine në Tërbaç u bë një mbledhje e popullit ku u zgjodh komandanti i ri i çetës, luftëtari trim Islam Hariz Gana, zv. Xhebro Gjika dhe komisar një luftëtar tjetër i sprovuar Muço Delo Balili. I deleguar në mbledhje ishte dhe Vehbi Hoxha. Këtu u bë betimi e ju dorëzua dhe flamuri.

Disa nga aksionet e çetës së Tërbaçit, nga data 20 nëntor 1942.

1-Aksioni i parë i çetës Tërbaçit me komandant Beqir Selim Skëndaj ishte pjesmarrja në luftën e Gjormit më 31.12.1942. Komandant Beqir Selimi luftoi si trimat ball për ballë me armikun. Bie në fushën e betejës i nderuar, ishte dëshmori i dytë nga Tërbaçi mbas Haredin Bylyshit. Në këtë luftë të përgjakshme u plagosën dhe Haredin Gjinaj, Baxhul Gjondeda dhe Adem Xhaka.

2-Më 28 nëntor 1942 në Brataj qëndër, me rastin e festës Pavarësisë nga komiteti qarkor i PK të Vlorës ishte vendosur të bëhej një manifestim protestues popullor i udhëhequr nga Hysni Kapo. Pjesmarrja ishte e gjërë nga fshatrat e zonës. U ngrit flamuri kombëtar Shqiptar, u hoq flamuri  fashist. U hodhën parrulla kundër pushtuesit. Në mbrojtje të manifestusve ishte dhe çeta e Tërbaçit.

3-Në ditët e para të muajit gusht 1943 çeta e Tërbaçit mori pjesë në luftimet, që u zhvilluan në Tragjas përkrah njësive të tjera të qarkut. Nga këto luftime u ndalua një operacion i ushtrisë italiane duke i shkaktuar dhe shumë dëme.

4-Po në muajin gusht, çeta e Tërbaçit mori pjesë në një aksion në zonën e Sevasterit duke rrethuar një autokolonë gjermane, që vinte nga Tepelena në qafë Plloçë.

5.Me kapitullimin e Italisë fashiste në shtator 1943 para forcave partizane delte një detyrë e rëndësishme, çarmatimi garnizoneve të dorëzuara. Çeta e Tërbaçit mori pjesë në çarmatimin e një garnizoni në Selenicë, ku u çarmatosën mbi 800 ushtar.

6-Lufta e Drashovicës  14./9/ 1943.

Mbas kapitullimit të Italisë fashiste në shtator 1943, në Shqipëri erdhi një armik më i egër dhe barbar; Gjermania naziste. Në Vlorë ai ishte dislokuar në Drashovicë, Kalanë e Kaninës dhe Malin e Shashicës. Shtabi i përgjithshëm, urdhëroi shtabin e qarkut Vlorë që të goditej përqëndrimi i gjermanëve në Drashovicë dhe zonat rreth saj. Për realizimin e kësaj detyre u krijua një shtab operativ me në krye Hysni Kapon dhe Major Islam Radovickën. Në këtë luftë sipas planizimit ushtarak ishte ngarkuar edhe çeta partizane e Tërbaçit. Asaj i ishte caktuar sektori luftimeve midis kodrave  të Mavrovës dhe Kropishtit, në të djathtë të përroit të Sklapit. Më 14 shtator nisi sulmi. Çeta e Tërbaçit në komandën e Islam Ganës, e inkuadruar me batalionin teritorial të krahinës Mesaplikut me komandant Muço Delon u hodhën në sulm drejt fortifikatave në grykën e Sklapit. Mbas dy ditë luftimesh, luftëtarët kaluan lumin e shushicës duke ju afruar fshatit Drashovicë. Në këto kushte forcat gjermane tërhiqen nga pozicionet fillestare. Luftimet vazhduan rreth tre javë. Në një nga ditët e luftimeve u plagos rëndë edhe komisari Hysni Kapo, pak më tej ishte plagosur dhe komandanti çetës Tërbaçit Islam Hariz Gana dhe zv.komandanti Xhebro Gjika. Trimi Islam Harizi megjithëse këmbën e kish të thyer , u zvarrit për të gjetur një pozicion më të mbrojtur, por nuk mundi të dilte nga vëndi i vështirë ku kishte mbetur. E gjetën pas 3-4 ditësh me këmbën e gangrenizuar. Nga ky moment çetën e drejtoi ZV. Komandanti Xhebro Gjika megjithëse edhe ky ishte i plagosur. Problem ishte mbrojtja dhe shpëtimi Hysni Kapos të plagosur. Atë e bënë djemtë trima Pilo Muharremi dhe Muço Gjoka, të cilët e ngritën në krah dhe e nxorrën nga zona e Luftës. Gjatë këtyre veprimeve me trupin e komisarit në krah, një plumb i armikut goditi për vdekje Pilo Muarremin. Muço Gjoka mbeti i vetëm me Hysni Kapon të plagosur. Ai nuk u hutua, por nënë rrebeshin e plumbave e nxori komisarin në një zonë më të sigurt. Ky partizan Hero, e shpëtoi Hysni Kapon nga vdekja. Këtë nder Hysni Kapo nuk do t’ja harronte kurrë. Ata ishin vëllezër, miq e shokë për jetë. Gjatë gjithë kohës ata kanë bërë takime, kanë shkëmbyer letra e foto. Ja si i shprehet në një dedikim Hysni Kapo për Muço Gjokën.:

…shokut tim të luftës, partizanit trim Muço Gjoka, me të cilin gjatë periudhës luftës NACL kemi kaluar së bashku momente të vështira. Në shenjë dashurie dhe kujtimi i dhuroj këtë fotografi, duke i uruar njëkohësisht shëndet të mirë, suksese, gëzim e lumturi në jetë. Hysni Kapo, mars 1974. Lufta e Drashovicës ishte një nga betejat më të vështira të LANCL për Vlorën. Ajo ishte përplasja e parë frontale me një armik që konsiderohesh i pathyeshëm. Në këtë betejë gjithë luftëtarët e lumit të Vlorës treguan trimëri të rrallë. Nga kjo luftë Çeta e Tërbaçit doli më e fortë, me moral më të lartë, fitoi përvojë dhe u kompaktësua më shumë. Ajo vazhdoi aksione dhe luftime të tjera me pushtuesit, si në atë të Dukatit në mbështetje të brigatës së V-të, në qafë të Shëngjergjit, në Beunë të Velçës dhe në luftimet e majës Boshe në Tërbaç më datat 7-8 prill 1944 në mbrojtje të fshatit. Në këto luftime ra dëshmor dhe antari çetës Rait Zyka. Në vazhdën e aksioneve, çeta teritoriale e Tërbaçit tashmë e inkuadruar me Batalionin teritorjal “Mesapliku “ me komandat trimin tërbaçiot Muço Delo, mori pjesë edhe në çlirimin e Vlorës në mbështetje të brigatës 12-të sulmuse në 15 tetor 1944 . Kjo ishte beteja e fundit e çetës Tërbaçit, duke e mbyllur me lavdi rrugën e saj luftarake për çlirimin e Shqipërisë. Në çetën teritoriale gjatë periudhës së veprimtarisë luftarake pati një pjesmarrje të gjërë nga gjithë fshati. Me krijimin e brigatës V-të efektivi u zvogëlua, mbasi shumë pjestar u radhitën në brigatë. Ajo i kreu detyrat e saj në mbrojtje të popullit Tërbaçit nga pushtuesit dhe tradhëtarët. Partizanët dhe 60 dëshmorët e Tërbaçit që dhanë jetën për liri, kanë dalë nga radhët e kësaj çete. Më 20 nëntor çeta e Tërbaçit mbush 81 vite nga krijimi i saj. Lavdi veprës dhe kontributit të çetës partizane të Tërbaçit. Po të bëjmë një bilanc të shkurtër të kontributeve tërbaçiote në luftrat për liri e pavarësi, ajo është: Kanë marrë pjesë në luftra të ndryshme 1300 veta, kanë rënë në fushën e betejës 102 veta.-Janë shpallur dëshmor të atdheut në LANCL 60 veta, 2 janë gra-Janë shpallur heronj të popullit 4 veta. Janë dënuar nga rregjimet para 1944 – 11 veta, janë internuar nga pushtuesit 159 veta, nga këta në kampet e përqëndrimit nazist, Ibrahim Aliu, Xhebro Gjika, Mico Emin Skëndaj. Nurçe Boro Memaj, Xhebro Gjika, i cili mundi të shpëtojë, Ibrahim Aliu dhe Mico Emin Skëndaj janë dëshmor. Lavdi luftëtarëve dhe dëshmorëve të Tërbaçit për Liri e Pavarësi.