Bashkim Qeli: Mendimet e Sami Frashërit për ushtrinë

671
Sigal

 

Në mars të vitit 1899, në Bukuresht botohet në gjuhën shqipe, vepra “ Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe ç’do të bëhet” e filozofit Sami Frashëri. Idetë, që ai parashtron në këtë vepër, shënojnë shhkallën më të lartë të zhvillimit të mendimit politik dhe shoqëror të Rilindjes Kombëtare. Në veprën e tij, gjenin përgjigje çështjet më aktuale dhe më të ngutshme, që kishin të bënin me shpëtimin e Shqipërisë dhe progresin e saj ekonomik, politik, shoqëror dhe kulturor. Sami Frashëri si filozof dhe ideolog i Rilimdje sonë Kombëtare, në veprën e tij madhore, trajton një sërë problemesh të rëndësishme , si politike, ekonomike, kulturore, gjuhësore dhe ushtarake. Autori në fushën ushtarke ka shprehur mendime dhe probleme për mbrojtjen e vendit , që i dilnin shtetit të ardhshëm shqiptar në fillim të shek. XX. Realizimi në kohë i të cilave do të kushtëzonte sipas tij, jo vetëm fitoren e pavarësisë por edhe mbrojtjen e saj që: -“ Shqipëria të mos shkelet kurrë nga të huajt dhe të mbrojë lirinë e saj. Në veprën e tij Samiu, krahas problemeve të shumta, që qëndronin para Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, për organizimin e shtetit të ardhshëm shqiptar, shpreh edhe idetë për krijimin, organizmin, ndërtimin dhe detyrat e ushtrisë së shtetit shqiptar, për mbrojtjen e tërësisë toksore të tij nga lakmit e shovinistave të Ballkanit dhe fuqitë imperialiste të Europës. Këto ide dhe detyra, Ai për herë të parë i ka parashikuar në manifestin e botuar me Naimin në vitin 1870, ku ka cilësuar se: -“…  shqiptarët duan të mbrojnë me këmbëngulje tërësinë tokësore  të atdheut të tyre të dashur, të asaj Shqipërie, e cila deri më sot, nuk u është nënshtruar asnjëherë plotësisht as romakëve, as turqëve, dhe askujt tjetër.” 2) Tipar dallues i mendimeve të tij, është se, megjithëse flet për ushtri të rregullt  dhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Ai në veprën e tij, heq dorë nga format klasike të mbajtjes së ushtrisë së kazermës kur thotë: – “…ajo, (ushtria BQ), duhet të vendoset në vendet e punës ku duhet të ketë armët dhe rrobat, (uniformën BQ), secili në numërin e vet…” 3) Këto ide të tij, janë orgjinale dhe nuk i hasim, tek asnjë bashkëkohës, ato janë në kundërshtim me praktikën e atëhershme, ku në shumë vende europiane egzistonin ushtritë mercenare dhe shërbimi i gjatë ushtarak larg vendit, veçanërisht në shtetin ushtarak feudal turk. Ai organizimin e forcave të armatosura nga shteti i ardhshëm shqiptar e parashikonte mbi bazën e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, për të gjithë shtetasit e thirrur me shërbimin vullnetar të forcave të vetëruajties e të gardës kombëtare, sipas përvojës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Detyrën e ushtrisë së shtetit shqiptar, Ai e përcakton qartë dhe drejt, të mbrojë tërësinë tokësore të Shqipërisë, jo vetëm në kohë lufte, por edhe në kohë paqeje, për këtë Ai thotë: -“..në kohë luftë vendet fqinjë do të coptojnë, por edhe në kohë paqe, rreziqet janë të mëdha” 1). Pra rreziku shihej jo vetëm te pushtuesit  turq, por edhe  nga ata që ishin aleatë në luftën kundër turqëve, për çlirimin kombëtar. Pra rrezik në kohë lufte, rrezik në kohë paqeje, kjo ishte gjendja në të cilën u zhvillua Lëvizja jonë Kombëtare, ku u kristalizuan edhe mendimet e Samiut në fushën ushtarake. Dhe në këto rrethana të vështira për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Samiu cilëson dy elemente të fuqishëm pozitivë në lëvizjen e popullit shqiptar ku thotë: – “ Ne kemi dy armë të fuqishme, të drejtën të jetojmë të lirë në trojet tona, dhe trimërinë, për të cilën jemi dalluar kurdoherë, të cilën  na e njohin edhe armiqtë tanë.”

Pikërisht këto janë dy anët më të fuqishme të shtetit shqiptar të pavarur për realizmin e detyrës kryesore – mbrojtjen e lirisë dhe tërësisë tokësore të vendit, nga synimet shoviniste. Për realizimin e kësaj detyre, Samiu nuk harron të dallojë edhe miqtë  e Shqipërisë, të cilët janë të shumtë dhe na duan, siç janë popujt e Europës, por Ai  thekson se: – .. “ne duhet të mendojmë mirë punën tonë e të përpiqemi vetë për të, se në këtë jetë secili përpiqet për vete.” 3) Këto ide vërtetojnë se Samiu, për mbrojtjen e vendit, nuk ka patur asnjë shpresë për ndihmë nga jashtë dhe as ka shpresuar për të, por gjithmonë ka patur besim në mundësitë  e aftësitë luftarake, krijuese e mbrojtëse  të popullit dhe forcave të tij të armatosura. Këtë besim Ai e mbështet në traditën  dhe trimërinë e një populli që lufton për një çështje të drejtë, siç është fitorja e pavarësisë dhe mbrojtja e lirisë, e cila i shumëfishon forcat dhe bën shqiptarin të luftojë me trimëri kundër një armiku më të madh në forca dhe mjete, trimëria e të cilit është shumë herë më e madhe, thotë Samiu, po duke zgjedhur edhe aleatët e jashtëm. Ai organizimin dhe mbajtjen e ushtrisë nga shteti shqiptar e sheh si një nevojë të domosdoshme për të përballuar rreziqet  e shumta që i kanoseshin Shqipërisë, në prag të fillim shek. XX dhe i kanosen edhe sot në fillim të shek. XXI, kur akoma nuk është krijuar Kombi shqiptar në Europë, por është i ndarë në pesë shtete. Për këtë Ai parashikon se shteti shqiptar, në çdo periudhë kohore duhet të krijojë, të organizojë dhe të mbajë në këmbë një ushtri të rregullt, të ndërthurrur  me organizimin e forcave të vetëruajtjes. Për këtë ide, Ai ishte i bindur nga përvoja historike e luftës së popullit shqiptar në epokën e Skënderbeut dhe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kur forcat  vullnetare të krijuara nga LSHP-it, të armatosura vetem me armë të këmbësorisë, nuk i rezistuan dot forcave të ushtrisë turke të armatosura me armë të rënda. Samiu, për krijimin dhe organizimin e e forcave të armatosura shqiptare, mendonte se është e domosdoshme  të ndërthurren  format  bashkëkohore të organizmit ushtarak me ato vullnetare tradicionale nga përvoja historike, me qëllim që ushtria, kurrë të mos bëhet barrë e rëndë  për ekonominë e vendit.  Shërbimin ushtarak në forcat e armatosura të shtetit shqiptar, Ai e parashikonte të detyrueshëm  për çdo shtetas shqiptar nga mosha 20  deri 40 vjeç, shërbimi vullnetar  nga mosha 41 deri 60 vjeç. Shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Ai mendonte të kryhej në ushtrinë e stërvitjes, (e mësimit), në ushtrinë e gatshme (rezerviste),   dhe në ushtrinë e vendruajtjes, (forcat vullnetare teritoriale). Me ushtrinë e stërvitjes Samiu kuptonte, forcat e shërbimit të detyrueshëm ushtarak aktiv. Në të, do të hynin të gjithë të rinjtë, që mbushnin moshën 20 vjeç dhe që ishin në gjendje të mësonin “ dituritë e kuftës  dhe të gjithë mësimet që i duhen një ushtrie”. Koha e shërbimit për rekrutët e rinj në ushtrinë e mësimit do të vazhdonte  një vit dhe mund të kryhej deri në moshën 22 -vjeç. Ushtria e stërvitjes do të formonte  reparte më vete dhe baza e stërvitjes së tyre do të ishte mësim i artit e taktikës së luftimit dhe njohuritë për përdorimin e e armëve. Pas afatit një vjeçar të stërvitjes, efektivët do të paiseshin me dëshmitë për kryerjen e ushtrisë së mësimit dhe të gatshëm për t’u futur në ushtrinë e gatshme ( rezerviste). Për efektivët e artilerisë dhe të marinës, Ai parashikonte të zbatohej afati dy -vjeçar, për arsye të vështirësive që paraqesnin për përvetësimin e teknikës të këtyre lloj armëve. Ushtria e stërvitjes në kohë paqe nuk do t’i kalontetë 20 000 vetët. Të cilët do të ishin forcat e shërbimit të përhershëm, aktivë të gatshëm për të përballuar sulmin në momentet e para dhe t’u krijonte kushte forcave  rezerviste për hapje, mobilizim e kompletim në kohë lufte.  Ai mendonte që në përbërje të forcave të gatshme të bënin pjesë edhe forcat e ruajtjes së rendit public, (xhandarmëria e policia BQ). Në ushtrinë e gatshme, Ai nënkuptonte forcat rezerviste të përgatitura dhe të gatshme për t’u thirrur nën armë në çdo kohë, që do ta lypte nevoja e aftë për luftë,  ose për ndërhyrje në rast trazirash. Në të futeshin efektivat nga mosha 23 deri 40 vjeç. Këta Ai i klasifikonte si më poshtë : grupi i parë moshat 23 – 28 vjeç do të bënin stërvitje për 7 vjet me rradhë nga nje muaj çdo vit, grupi dytë – moshat 29 – 34 vjeç do të bënin stërvitje 6 vjet me rradhë nga 15 ditë çdo vit,  dhe grupi tretë nga mosha 35 – 40 vjeç do të bënin stërvitje për 6 vjet me rradhë nga një javë stërvitje në vit. Përgatitjen e këtyre forcave Samiu e parashikonte të kryhej në reparte më vete, sipas grup moshave për të rikujtuar njohurit e fituara në ushtrinë e stërvitjes dhe të njiheshin me me teknikën e re luftarake, që ishte futur në përdorim. Stërvitjen e këtyre forcave Ai mendonte të bëhej sipas llojeve të armëve  e shërbimeve në repartet përkatëse nga oficerët e tyre, brenda rajonit të vednbanimit  ku çdo reservist i thirrur nën armë të kishte armatimin e pajimet  në numurin përkatës.  Ushtria e gatshme do të ishte e organizuar në reparte më vete, Mobilizimi i këtyre fircave do të bëhej, sipas shkallës së nevojave të kompletimit dhe sipas rradhës, grupi i parë dhe i dytë dhe më vonë i treti, të cilët do të shkonin në rajonet e stërvitjes ose në vendet ku do të ketë trazira. Me ushtrinë e vendruajtjes, Samiu nënkuptonte forcat vullnetare territoriale, do të hynin shtetasit nga mosha 41 deri 60 vjeç. Në këtë strukturë, këto forca do të kryenin shërbim vullnetar që  do të thirreshin nën armë vetëm në rast lufte, për të rruajtur rajonin ku ata ishin disllokuar. Duke patur këtë sistem  organizimi,  mobilizimi dhe të stërvitjes të popullit shqiptar, rreth 2 milionë banorë. Ai parashikonte që në rast  agresioni ndaj vendit tonë: – “ Shqipëria mund të nxjerrë  një ushtri  prej 500 000 ushtarësh burra dhe gra, pra 200 000 ose 300 000 ushtarë  dalin menjëherë dhe këta janë baraz me një million ushtarë të një kombi tjetër.” 1) Raportin 4 me 1 të ushtrisë tonë me ushtrinë armike, Ai e argumentonte me traditën e shqiptarit, cilësitë e tij si atdhedashuria, guximi, trimëria dhe  me karakterin e drejt të luftës dhe faktin që shqiptari njohuritë e luftës i merë që në moshë të re ose që në djep, ku nëna e mëkonte me qumështin e saj.

Si filozof e astrolog, që ishte, Ai e parashikonte përgatitjen ushtarake të popullit shqiptar, që nga riu deri të plaku, si domosdoshmëri, si pjesë përbërse të edukimin atdhetaro – patriotik, të organizuar dhe sistematikisht për të qënë në gjëndje në çdo kohë që ta lypte nevoja, ushtria të ishte e gatshme për të përballuar, çdo lloj situate që mund të kërcënonte vendin, sidomos në fillim të shek. XX dhe në çdo kohë. Duke u bazuar në këtë përgatitje sistematike, Ai e argumentonte dhe e justifikonte plotësisht kohën e shkurtër për një vit, të mbajtjes nën armë të ushtarëve në ushtrinë  e stërvitjes.  Për të patur sa më të qartë e të saktë mobilizimin dhe organizimin ushtarak për hapje e kompletim në rast lufte e trazirash, Samiu arsyetonte se :-“ …në çdo qytet të madh e të vogëlse bashku me 2-3 fshatartë afërt, të ketë një qëndër mobilizimi ushtarak, ku të mbahen evidencat ushtarake për kontigjentet e ushtrisë e të forcave vullnetare.”

Në strukturën e forcave të armatosura të shetit shqiptar, Samiu parashtronte, që ajo të kishte në përbërje të saj, Këmbësori, Kavaleri, Artileri dhe forcat e Marinës, si forcë kryesore për luftë, si dhe shërbimet e ndryshme që i duhen një ushtrie.  Kjo tregon se Ai , e njihte mirë strukturat organizative të ushtrive bashkëkohore. Këtë ide na e vërtetojnë edhe trajtimet e bërë në fushhën ushtarake në fjalorin turqisht – frëngjisht botuar në Stamboll  më 1885, ku Ai trajton zhvillimet e fundit të teknikës luftrake, të fund shek. XIX dhe fillim shek.XX. Ai ka përdorur një terminolgji bashkëkohore, që u përkiste disiplinave dhe specialitetev të ndryshme ushtarake, të llojeve të armëve dhe shërbimeve dhe teknikës luftarake të kohës, të cilat tregojnë për njohuritë e thella të autorit në fushën ushtarake.

Në fjalor gjejmë terma të strukturës organizative ushtarake si: – të këmbësorisë korpusin, divizionin, regjimenti e batalionin,  për flotën – flotiljen, skuadrat detare të paisura me anije të lehta, fregata dhe nëndetëse; për artilerinë – artleri divizionale, regjimentale, artileri e mbështetjes dhe e rrethimit dhe disa lloje gryka zjarri.  Në fjalor Ai trajton mënyrat e qitjes për artilerinë, përdorimin luftarak të marinës dhe për shërbimet e llojeve të armëve si shërbimi xhenier, i ndërlidhjes dhe i prapavijës (logjistikës sot,- BQ). Zërat dhe termat e fushës ushtarake të trajtuara në fjalor, e justifikojnë plotësisht qëndrimin e tij për- … “ një kohë shumë të gjatë në detyrën e sekretatit dhe më vonë të kryesekretarit të Komisionit ushtarak të kontrollit të paqes të Shën Stefanit, me qendër në Stamboll.” 1)

Për drejtimin operativ – strategjik të forcave të armatosura, Samiu mendonte, që i gjithë teritori i vendit të ndahej në katër Krahë, (zona BQ) ushtarake, qëndrat e drejtimit të tyre të jenë qëndrat e Vilajeteve shqiptare, si  në Janinë, Manastir, Shkup dhe Shkodër kurse për bregdetin qendra e forcave ushtarake detare të jetë Pashalimani, me detyrë kryesore ruajtjen e kufijve detarë që nga Ulqini deri në gjirin e  Artës ose Ambarkisë  së lashtë. Në krye të çdo zone ushtarake do të ishte një “ Urdhërdhënës”,(oficer madhor gjeneral BQ) dhe në çdo krahinë, qytet ose garnizon ushtarak, të ishte një “ Mijës”, ( Oficer major BQ ), pranë të cilëve do ishte dhe Këshilli i Luftës (shtabi BQ )  si organ derjtimi dhe këshillimi. Për drejtimin e forcave të armatosura (ushtrisë) dhe mbrojtjen e vendit, Ai mendonte t’i ngarkohej  Ministrisë se Ushtrisë dhe Detarisë (Ministria  e Mbrojtjes) me qendër në kryeqytetin e vendit, e cila për veprimtarinë e saj duhej t’i raportonte Kryetarit të Qeverisë dhe Këshillit të Përgjithshëm (Kuvendit Popullor).

Samiu,  pas krizës lindore, parashikonte si të  pashmangshëm konfliktin ushtarak midis shteteve dhe rrezikun ndaj trojeve shqiptare. Ndërtimin e organizimin e ushtrisë së shtetit të ardhshëm shqiptar, Ai e parashikonte si një ushtri të organizuar e përgatitur mirë, të pajisur me armatim e teknik luftarake të kohës, të drejtuar e komanduar nga oficer të përgatitur shqiptar dhe të edukuar me ndjenjën e atdhedashurisë për popullin e trojet e vendit dhe të gatshëm për të mbrojtur me jetë pavarësinë e vendit nga lakmit e shteteve fqinjë. Për këtë Ai niset nga përvoja e Lidhje Shqiptare të Prizrenit, kur disa kuadro ushtarake shqiptar në shërbim të shtetit turk, në fillim mbështetën LSHP, por më pas, të joshur nga turqit i kthyen krahët Lidhjes dhe e tradhëtuan atë për interesat e tyre vetiake. Pikërisht për t’u prerë rrugën këtyre veprimeve anti kombëtare, Ai parashikonte që krahas zhvillimit të arsimit të përgjithshëm, të zhvillohej edhe arsimi i lartë ushtarak, për përgatitjen e e oficerave e kuadrove të larta ushtarake, në shkolla e akademi ushtarake shqiptare dhe jo jashtë vendit. Për këtë Ai parshikonte, që ngrihej akademi ushtarake në kryeqytet dhe akademi a e detarisë atje ku janë anijet e luftës në Durrës ose në Ujin e Ftohtë në Vlorë

Për pajisjen e ushtrisë me aramtim e teknik luftarake për luftë, Samiu nisej nga  fakti se: -“ Shqiptari duke qënë hekurpunues i shquar, që menjëherë sa te shohi një armë të dalë nga nga fabrikat e Europës, të bëra me makina të mbaruar, është i zoti, atë çast ta bëjë, pa u shquar se është bërë me dorë.”   Për këtë Samiu hedh idenë për zhvillimin e industrisë ushtarake si pjesë përbërse e zhvillimit të industrisë së vendit. Këtë ide, Ai embështet në faktin se në Shqipëri, nxjerja dhe përpunimi i hekurit dhe i metaleve me ngjyrë në tërësi, prodhimit të armëve të ftohta dhe të zjarrit, kanë egzistura edhe para pushtimit turk, zejtari që mori nje zhvillim të madh gjatë luftrave shqiptaro –turke në shek. XVI. Në vijimësi të këtij mendim Ai thotë :-“ … krahas  kërkimit të metaleve , zhvillimi industrisë do të jetë puna më e vyer e Shqipërisë për të patur këmbë e duar të zgjidhura, – dhe më poshtë vazhdon – metalet do të kërkohen në të gjitha anët e Shqipërisë e të nxiren kudo që të jenë.”

Samiu si filozof largpamës, në veprën e tij parashikon nevojën e zhvillimit të industrisë ushtarake në vendi tonë, që në rast lufte.. … “të mos vuajmë për armë  e municion dhe të mos i blejmë ato me flori e vështirësi, siç ndodhi në kohën e LSHP, por t’i prodhojmë ato në vend, me metalin që prodhojme vet. Sipas tij industria ushtarake të jetë në gjëndje  jo vetëm për të, ..” prodhuar armë e fishek, por edhe për të ndërtuar vapore për luftë e për tregëti.”4) Nga mendimet  e Samiut për ushtrinë,  arijmë në përfundim se Ai zhvillimin e industrial të vendit, e parashikonte të ndërthurur, industria mekanike e makina ndëruese me atë  ushtarke, për fuqizimin e aftësisisë mbrojtëse të vendit dhe të pavarësisë politike dhe ekonomike kur thotë :-“ .. për t’i patur këmbë e duar të zgjidhura..”. Ai mendonte për paisjen e ushtrisë shqiptare , të ishin plotësishtë të pavarur  nga jashtë, qoftë edhe nga shtete aleate. Shetit shqiptar, për mbajtjen e forcave të armatosura, i duhej një fond prej 7.4 %  të buxhetit. Ai mendonte që shpenzimet ushtarake nuk duheshin bërë barë e rëndë për ekonominë evendit.  Njohurit e gjëra në fusha të ndryshme, si dhe idet dhe mendimet e tijpër problem politike dhe ushtarake, që qëndronin para lëvizjeskombëtare shqiptare, rdukuan breza të tërë luftëtarësh shqiptar, të cilët për lirin e pavatësine vendit nuk kursyen edhe jetën. Kjo u duk qartë në lëvizjet për lirinë e pavatësinë e vendit më 1912, në Luftën e Vlorës më 1920, si dhe në epopen e madhe të popullit tonë gjatë viteve 1939-1944 në LANÇ, kur PKSH me Enver Hoxhën në krye çliruan vendin nga pushtuesit nazifashistë. Këto ide janë aktuale edhe për sot, në këtë fillim shekulli për çështjen kombit shqiptar në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë për ushtrinë e sotme të shtetit shqiptar, që ka apo s’ka ushtri për mbrojtjen e vendit, siç porosit filozofi Sami Frashëri. Ajo është kthyer nga politika e të dy krahëve në ushtri për emergjencat civile dhe si forca paqeruajtëse në vende të ndryshme të botës.