Bashkim Qeli: 10 goditjet e Ushtrisë së Kuqe dhe 380 mijë të vrarët

1242
Sigal

Në këto luftime u kapën gati 160 000 robër, 380 000 të vrarë

Mbas dështimit të mësymjes së trupave gjermane e satelite në dyert e Moskës, Stalingradit dhe në Kursk, Ushtria e Kuqe mori nismën strategjike në dorë. Komandanti Suprem i Ushtrisë Kuqe në vlerësimin që i bënë gjendjes së krijuar pas dështimit të Planit “Çitadela” të Hitleri, më 7 nëntor 1943, lëshoi urdhrin për forcat e Ushtrisë Kuqe ku urdhëronte  që:  –  “ Të dëbohet okupatori dhe të spastrohet toka sovjetike nga barbarët gjerman.” Kjo detyrë u realizua gjatë mësymjes së trupave sovjetike në vitin 1944, gjatë së cilës Ushtria e Kuqe, iu dha forcave gjermanëve 10 goditje të fuqishme të cilat kanë hyrë në histori  me emrin  “10 goditjet Stalinaiane.”

Dhjetë goditjes Staliniane, janë operacione vendimtare të shkallës operatvo – strategjike dhe Strategjike të zhvilluara nga Ushtria e Kuqe me në krye J.V.Stalinin, gjatë vitit 1944. Ato përcaktuan përfundimin e shpejt, të fitores së Ushtrisë Kuqe kundër forcave gjermane dhe satelite. Këto goditje të fuqishme janë karakteristik e strategjisë mësymëse të Ushtrisë Kuqe të popullit sovjetik dhe e Partisë Komunistë të Bashkimit Sovjetik me në krye J.V.Stalinin. Ato mundësuan çlirimin përfundimisht të territoreve sovjetike nga ushtria naziste, shkëputjen e shteteve satelite nga Gjermania naziste dhe vazhdimin e mësymjes e forcave të Ushtris së Kuqe në drejtim të perëndimit.

Goditja e parë : – Kjo goditje u dha më 14 janar 1944, në drejtim të Leningradit e të Novgorodit, ku luftohej në rrethim, që nga viti 1941. Forcat e Ushtrisë Kuqe kaluan në mësymje në jug të Oraniebaumit dhe  më 15ijanar  filloi mësymja në Pullkovo. Pas pesë ditësh më 20 janar, forcat e të dy drejtimeve u bashkuan dhe ç’bllokuan Leningradin. Fill pas kësaj filloi mësymjen krahu tjetër i Leneigradit. Mbas dy javë luftimesh forcat e Ushtrisë Kuqe e thyen qëndrueshmërinë e forcave gjermane, kaluan në mësymje spastruan rajonin e Leningradit duke i shtyrë trupat gjermane në drejtim të Estonisë.

Goditja e dytë : – Në shkurt 1944 trupat sovjetike u hodhën në mësymje për çlirimin e Ukrainës e bregut të djathtë të Dnjepërit, nga dy drejtimet.  Forcat e Fronteve të1,2,3  Ukrainës filluan mësymjen prej rajoneve të Kirovogradit dhe të  Bielaja Çerkvas dhe më 3 shkurt rrethuan në rajonin Korsun – Shevçenkovksi armatën e 8 fushore gjermane ( 10 divizione dhe 1 brigadë). Ndërkohë nga 31 janar deri më 10 prill, u zhvillua operacioni Nikolajevit nga forcat e Fronteve 3 e 4 Ukrainës si pjesë përbërëse kësaj goditjeje. Ky operacion u realizua nga dy drejtime, nga veriu vepronte F3 ukrainas dhe nga jugu Fronti 4 ukrainas. Në 3 shkurt forcat e F 3 Ukrainas kapën nyjën në Krivograd, ndërsa forcat e F 4 Ukrainas kapën Nikolajevën dhe më pas vazhduan mësymjen në drejtim të Krimes. Në 4 mars  F 1 ukrainas kaloi në mësymje të befasishme, shpërtheu fronti e trupave gjermane në Sheptovskë dhe në fund të marsit pushtuan  Çernovicën. Gjermanëve ju asgjësuan 25 divizione këmbësorie dhe tanke, 2200 tanke, 700 gryka zjarri artileri e mortaja  dhe 5400 mjete transporti. Me vonë kaluan në mësymje edhe forcat e F3 Ukrainës , të cilat më 25  mars dolën në kufi me Rumaninë.

Goditja e tretë : – U dha prej 28 marsit deri më 16 prill 1944,   forcat e F 3,4 Ukrainas dhe me armatën  autonome të Krimes, kundër trupave gjermane , të cilët donin të mbanin me çdo kusht Krimen si një nyje e rëndësishme dhe pikë dominuese në Detin e Zi dhe skelën e Odesës. Forcat e F 3 ukrainas kaluan në mësymje të fuqishme kundër grupimit mbrojtës të Odesës, thyen qëndrueshmërinë tij,  dolën në veri të Odesës duke realizuar një manovër krahëmarrëse  bëri rrethimin, e saj dhe me një pjesë të forcave veproi në drejtim të Dnieprit dhe  më 10 prill e çliruan Odesën.  Më 11 prill forcat e F 4  ukrainas vazhduan mësymjen në drejtim të Sevastopulit dhe nëpërmjet Istmit të Perekopit dhe gjirit të Sivashit, nga ana e Kërçit, në bashkëveprim me Armatën Bregdetare do të bllokonte grupimin gjerman nga ana e Detit të Zi. Më 16 prill e gjithë Krimea ishte e çliruar me përjashtim të fortesës së Sevastopulitku gjermanët mbroheshin. E cila u çlirua më 9 maj 1944. Gjermanët luftuan për 250 ditë për ta marRë Sevastopulin ndërsa, Ushtria e Kuqe e mori për 3 ditë.

Goditja e Katërt : – U dha në muajin Qershor 1944, nga forcat e frontit e Leningradit dhe  të Karelisënë ngushticën e Karelisë, kundër trupave finlandeze, në ndër hapësirën midis liqenit Ladoga dhe Omega, ku filandezët si aleat të Gjermanisë naziste kishin përforcuar vijën “ Mannerheim”, në disa breza mbrojtjeje. Në këtë vijë mbrojtjeje finlandezët kishin 8 divizione , 3 prej tyre ishin në skalion të parë. Komanda Sovjetike duke vlerësuar gjendjen e krijuar, vendosi të kryej një operacion në drejtim të Karelisë dhe liqenit Ladoga e Omega. Më datën 9 qershor, mbas një përgatitje të fuqishme me artileri, prej 3 orësh u kalua në mësymje nga dy frontet. Fronti i Leningradit në bashkëveprim me Frontit e Karelisë nën mbështetjen e fuqishme të tankeve dhe aviacionit dhe në bashkëveprim me flotën e Balltikut, neutralizuan mbrojtjen finlandeze dhe pas 6 ditë luftimesh të ashpra depërtuan në brezin e dytë. Dhe pas 9 ditën luftimesh në 18 qershor dolën para brezit të tretë të mbrojtjes, vijës “ Mannerheimë”. Më 19 – 20 vazhduan mësymjen duke dhënë goditje të fuqishme më 20 qershor pushtuan qytetin e Viborgut. Forcat e Armatës Karelia dhanë goditje të fuqishme në liqenin Ladoga dhe Omega, kapën kryeurën dhe përparuan me shpejtësi 20-30 km dhe pushtuan Petrorovotikun hekurudhën e Murmanskut. Në gjysmën e dytë të korrikut 1944, fronti i Karelisë thyen qëndresën finlandeze dhe dolën në kufirin sovjeto- filandez.

Goditja e Pestë: U dha më 23 qershor në drejtim të Bjellorusisë e Lituanisë, nga forcat e F 1 Balltikut dhe të fronteve 1, 2, 3  bjellorus. Kjo goditje u përgatit që gjatë veprime mësymëse në Kareli. Në drejtimin strategjik të Biellorusisë komanda gjermane i kushtoi një rëndësi të madhe. Ajo përgatiti një mbrojtje të qëndrueshme,  të thelle e te skalionuar, në vijën Vitenck-Oroska-Mogiljev-Zhllobin-Bobrainsk. Në këtë brez strategjik mbrojtjeje gjermanët kishin disllokuar 1,000 000 trupa, të A 4,9 fushore, A3tankiste,  të cilën Hitleri e konsideronte “ Ballkonin i Biellorusisë” si porta e Gjermanisë. Komanda e Përgjithshme Sovjetike në bazë të planit parashikonte, që të kalonte mësymje të fuqishme me forcat e katër fronteve me qëllim të të çlironte Biellorusinë. Para fillimit të sulmit u bë një përgatitje e fuqishme më artileri  (200 gryka zjarri për km/front), nën mbështetje e fuqishme të tankeve dhe aviacionit. Në 23 qershor të katër frontet kaluan në mësymje, në të gjithë vijën e frontit. Fronti gjerman u thye që në ditën e parë të mësymjes dhe me 3 korrik forcat e F 3 bjellorus u futën në Minsk nga veriu, forcat e frontit 1 nga jugu, ku rrethua 30 divizione gjermane dhe mbas një muaji luftimesh Bjellorusi u çlirua. Në këto luftime u kapën gati 160 000 robër, 380 000 të vrarë. Një ndihmë të madhe dhanë edhe partizanët bjellorus të cilët vepruan në prapavijë të forcave gjermane. Duke vazhduar mësymje forcat e F 3 bjellorus dolën në kufijtë lindor të Prusisë, ndërsa forcat e F 1 bjellorus u futën në territorin polak. Ndërkohë forcat anglo-amerikane në qershor hapën Frontin të dytë të Luftës së Dytë Botërore.

Goditja e Gjashtë :- Në korrik –gusht 1944, ndërsa po zhvillohej me sukses , mësymja ne drejtim të Bjellorusisë, forcat e F1 ukrainas morën urdhër nga Komanda e Përgjithshme, që më 13 korrik kaluan në mësymje në drejtim të Ukrainës perëndimore. Për gjermanët kjo goditje ishte e papritur, për faktin se Ushtria e Kuqe ishte e angazhuar me luftime në Bjellorusi. Në këtë drejtim Komanda gjermane organizoi një mbrojtje të fuqishme e të thellë më tre breza mbrojtjeje. Brezi kryesor ishte 4-6 km i thellë, i dyti në një largësi 8-10 km nga vija e parë dhe i treti në bregun perëndimor të lumit Bugu dhe Zeltvia – Lupa. Të gjitha vendbanimet  në  rajoni Llavoi- Drahabiçki i kishin kthyer në nyje të fortifikuara. Thellësia e mbrojtjes arrinte 40-50 km. Forcat sovjetike më 13 korrik kaluan në mësymje,me njësit e motorizuara, në të gjithë frontin dhe shpërthyen mbrojtjen gjermane duke e ndarë në dy pjesë. Më 15 korrik u bë rrethimi i 6 divizioneve gjermane të cilat më 23 korrik u asgjësuan. Më 26 korrik u çlirua qyteti i Llavovit. Ndërkohë forcat e F4 ukrainas kaluan Karpatet në Ukrainë dhe më vonë në Çekosllavaki. Më 30 korrik frontet kaluan lumenjtë Sara dhe Vislla dhe kapën Sindimirin. Në gushtë filloi mësymja në Poloinnë Jugore dhe për në Çekosllavaki.

Goditja e Shtatë : – Komanda e Përgjithshme Sovjetike më 20 gushte urdhëroi forcat e F 2,3 ukrainas të kalojnë në mësymje në drejtim të Jashi-Kishnjevit në Moldavi, me detyrë të shpërthenin mbrojtjen, të rrethonin e asgjësonin forcat  gjermane në rajonin Jashi-Kishnjevit. Mësymja filloi e menjëhershme duke shpërthyer mbrojtjen gjermane në veri-perëndim të Jashit ku u rrethuan forcat e A 6,8 fushore ( 22 divizione) dhe me një pjesë të forcave dolën jugperëndim të Kishnjevit. Gjatë 26-27 gushtit gjermanët bënë disa tentative për të dalë nga unaza e rrethim por pa sukses. Më 29 gushtë grupimi i rrethuar u likuidua, ku u kapën 180 000 robër oficerë e ushtarë midis tyre 13 gjeneral. Mbas likuidimit të këtij grupimi forcat vazhduan mësymjen në drejtim të Rumanisë dhe më 30 gushtë çliruan Ploeshtin dhe më 31 gushtë çliruan Bukureshtin. Me çlirimin e Bukrureshtit forcat e Ushtrisë Kuqe vazhduan sulmin në perëndim dhe në jug drejt kufirit bullgar dhe Jugosllav.

Goditja e Tetë ; –  Ndërkohë që forcat e Ushtrisë Kuqe vazhduan  mësymjen dhe çliruan Biellorusinë dhe Lituaninë dhe  me forcat e grup armatave po përparonin me shpejtësi në drejtim të perëndimit. Para Komandës së Ushtris së Kuqe doli për detyrë, që të çliroheshin vendet Baltike. Për këtë ajo më 17shtator 1944 urdhëroi forcat e Fronteve 1,2,3 Priballtike për çlirimin e vendeve Balltike.  Forcat gjermane në vendet Baltike kishin organizuar një mbrojtje të thellë dhe më shumë breza të fortifikuara sidomos qytetet Narvi-Ostrov-Plock dhe në thellësi liqenin Çudeskaj. Mësymja filloi e menjëhershme dhe e njëkohshme nga forcat e tre fronteve. Fillimisht mbrojtja gjermane u shpërthye në Juglindje të Rigës në një front 120 km. Fronti Leningradit  shpërtheu mbrojtjen gjermane në veri të Narvës për të dalë në Talin. Më 13 tetor u çlirua qyteti i Rigës nga forcat e fronteve 2.3 të Priballtikut. Ndërkohë që luftohej për çlirimin e Rigës, vazhdoi mësymja për çlirimin e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë. Në këto luftime gjermanëve iu asgjësuan 30 divizione.

Goditja e Nëntë : –  Komanda e Përgjithshme Sovjetike nga mezi I tetorit 1944 urdhëroi forcat e Fronteve 2,3,4 ukrainas të vazhdonin mësymjen në drejtim të perëndimit me detyrë që të shpërthenin mbrojtjen e Gruparmatës së “Jugut”e përbërë nga A 6,8,  gjermane , nga A2,4 hungareze dhe nga A1ankiste si dhe nga forcat e Gruparmatës “ F”, që vepronin në Jugosllavi, Hungari e Rumani. Në frontin hungarez gjermanët sollën 14 divizione. Operacion ndahet në tre etapa. Etapa e Parë- Në mes të tetorit F3 Ukrainas kaloi kufirin  rumuno – jugosllav e bullgaro – jugosllav dhe më 20 tetor çliroi Beogradin. Fronit 2 ukrainas shpërtheu mbrojtjen gjermane në Arad, vazhdoi mësymjen në drejtim të Budapestit dhe dolën në Tira. Më pas çanë mbrojtjen gjermane  në Kluzha dhe vazhduan mësymjen në drejtim Çapit e pushtuan atë dhe u bashkuan me forcat e frontit 4 ukrainas dhe kaluan Karpatet. Etapa e dytë–Forcat e F2 ukrainas më 31 tetor kaluan në mësymje në drejtim të Budapestit dhe dolën në jug dhe juglindje të tij. Fronti 3 ukrainas vazhdoi mësymjen në veri të Dravës e në veri të liqenit Baltok. Fronti i4 ukrainas vazhdoi mësymjen në drejtim të Çekosllavakisë. Në këto luftime forcat gjermane humbën 200 000 trupa. Etapa e tretë – Forcat e Frontit 3 4 ukrainas kaluan në mësymje në drejtim të Bratislavës në very të Danubit kaluan në mësymje në drejtim të Vjenës. Forcat e Frontit 3 ukrainas vazhduan mësymjen në jugperëndim  dhe psa luftimesh të ashpra e çliruan atë.

Goditja e Dhjetë –  Në planin e Komadës së Përgjithshem Sovjetike qëndronte me forcat e grup fronteve të vazhdonte mësymjen në drejtim të Berlinit dhe më një pjesë forcash Frontin e Karelisë në bashkëveprim me Flotën Luftarake të Veriut të rrethonte dhe të asgjësonte forcat gjermane në rajonin e Poçengës. Rajonin e Poçengës e mbronin forcat e A10 të “Laplandit”. Gjermanët doni ta mbanin me çdo kusht këtë rajon sepse këtu ishte e pasur me minerale  dhe kjo vijë shërbente si port që mbyllte rrugën për në Norvegji. Plani i Ushtrisë Kuqe parashikonte që me forcat e Frontit Karelia të kalonte në mësymje vendimtare të çante A10 gjermane në dy pjesë dhe ta asgjësonte atë. Më 14 tetor forcat e frontit Karelia kaluan në mësymje menjëhershme pasi kaluan lumin Poçenga, i  rrethuan gjermanët në Pertan e Poçengë nga perëndimi dhe më 15 tetor i rrethuan dhe i asgjësuan forcat e A10 gjermane dhe  i çliruan ato. Më pas vazhduan ndjekjen e trupave e gjermane drejt Norvegjisë.

Realizimi më sukses i 10  goditjeve Staliniane nga ushtria e Kuqe gjatë viti 1944, mundësoi që Gjermania naziste  ngeli  pa aleat në Eurpë. Ajo ishte në prag të kapitullimit, e strukur në strofkën e vetë ku e priste kapitullimi pa kushte.