Nard Ndoka: Presidenti Meta, i vetmi shtetar i përgjegjshëm

432
Nard Ndoka: Presidenti Meta, i vetmi shtetar i përgjegjshëm në raport me Kushtetutën dhe interesin publik
Zoti Ilir Meta ka treguar se mbetet një shtetar i përgjegjshëm, në raport me Institucionin e Presidentit, me Kushtetutën, me bashkëpunimin me Institucionet e tjera dhe në raport me qytetarët e vendit. Përtej mendimit tim personal, ne lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, gjykoj se Presidenti i Republikës me ndryshimet e draftit sugjeruar nga këshilltarët, ishte i detyruar të dekretonte ligjin. Përplasjet institucionale ne këto momente krijojnë pasiguri, frike dhe ndikojnë drejtpërdrejt tek qytetarët. Edhe sjellja e opozitës është e moderuar, në respekt të sigurisë kombëtare, të gjendjes në të cilën ndodhemi nga goditja e pandemisë. Ilir Meta nuk është një personazh që përkulet lehtë, në fakt edhe kauzat e tija, përtej paragjykimeve, i ka fituar me përballje, me aksion politik dhe jo me pazare. Pazare janë bashkëpunimet e nëndheshme, që nuk bëhen transparente dhe që vendi, institucionet e demokracia funksionale kanë pasoja negative. Në këtë aspekt mund të ketë vend për hamendësime dhe fantazi, por jo një realitet i prekshëm. Nuk mund ta konsideroj pazar bashkëqeverisjen me PD, kur qytetarët votuan 50 me 50, dhe LSI ju bashkua qeverisjes duke zgjidhur një krize numrash. Nuk është pazar, kur Ilir Meta firmos marrëveshje me Ramën për të dalë sëbashku në zgjedhje, për të bërë të mundur rotacionin politik. Pragmatizëm po, kjo e ka shoqëruar Metën vazhdimisht, është një lojtar politik që është rritur në beteja politike, është sulmuar dhe akuzuar më shumë se kushdo tjetër dhe i ka detyruar shumë aktorë pelivan që t’i gëlltisin akuzat e tyre ne raportet politike e personale.
Sigal

 

Nard Ndoka: Si do t’i fitojmë të drejtat dhe liritë tona, të dhunuara nga Edi Rama? Gjykatë Kushtetuese nuk ka,

Si do t’i fitojmë të drejtat dhe liritë tona, të dhunuara nga Edi Rama? Gjykatë Kushtetuese nuk ka, Drejtesia është e kapur, Kuvendi është monist dhe i blerë, qytetarët të traumatizuar, shoqëria civile me “virus”, Opozita duhet të reagojë, sot, se nesër do të jetë shumë vonë për të gjithë!