Arqile Veshi & Bexhet Rrapaj/ Kujtimet e Petro Markos, një nga protagonistët e vuajtjeve në burgjet nazifashiste dhe si e pushkatuan Vasil Laçin

1033
Sigal

 

Arqile Veshi & Bexhet Rrapaj/ Kujtimet e Petro Markos, një nga protagonistët e vuajtjeve në burgjet nazifashiste dhe si e pushkatuan Vasil Laçin përkujton heronjtë dhe dëshmorët e tij

 

Qëndresa dinjitoze, arma më e fortë e Shqiptarëve në burgjet dhe kampet e internimit të  nazifashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore – mbititull

Mbi kujtimet e të madhit Petro Marko, një nga protagonistët e përjetimit të vuajtjeve në burgjet nazifashiste – titull

-Si e varën në burg Vasil Laçin, i cili qëlloi me revolever mbretin e Italisë Viktor Emanuelin

-Në burgun e Tiranës ishte edhe Petro Marko, i cili akuzohej për  “Atentant kundër unitetit të shtetit”

– Petro Marko  mendonte se me këtë akuzë kaq të rëndë do ta dënonin me varje në litar ashtu si vepruan me Vasil Laçin

Dok. Arqile Veshi

Problem i kuptimit dhe trajtimit të të burgosurve dhe të internuarve shqiptar, gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore nga nazifashistët, ka dallim esencial nga të burgosurit dhe të internuarit në periudha të tjera historike, prandaj ata sot e në të ardhmen do të quhen me plot kuptimin e fjalës të burgosur  e internuar nga politika. E them këtë se këta qindar e mijra persona që u arrestuan, u burgosën dhe u internuan në periudhën nga 7 Prill 1939 deri 29 Nëntor 1944 jo se shkelën apo thyen ndonjë ligj të shtetit të tyre, por se u ngritën në revolt e lutuan me shumë mënyra kundër pushtuesve nazifashitë dhe bashkëpuntorëve të tyre për çlirimin e vendit, të cilët me pa të drejtë u arrestuan, u burgosën, u internuan nga ata që pushtuan Atdheun.

Nisur nga kjo padrejtësi shoqërore që ju bë Popullit Shqiptar, djemtë dhe vajzat shqiptare që ju nënshtruan kësaj padrejtësie treguan me dinjitet qëndresë e solidaritet edhe gjatë vuajtjes së dënimit në këto institucione që ngriti nazifashizmi në Shqipëri e në shumë vende të Evropës.

Qëndresën, solidaritetin dhe vuajtjet ç’njerëzore të shqiptarëve në këto burgje e kampe dëshiroj ta sjell tek lexuesit  në mënyrë të përmbledhur nga kujtimet e të madhit Petro Marko, një nga protagonistët e përjetimit të vuajtjeve në këto burgje e kampe internimi. Pikërisht ai rrëfen se kuestura pruri në burg dhe e vari atje Vasil Laçin, i cili qëlloi me revolever mbretin e Italisë Viktor Emanuelin kur kishte ardhur për vizitë në mbretërinë e tij të këtij deti. Atë e izoluan në një birucë që ruhej natë e ditë nga kuestura italiane, gjersa e nxorrën në oborr, në një agim të asaj pranvere dhe e varën. Pikërisht në atë agim pashë që ai qëndroi pak çaste përballë trekëndëshit. Ndoshta nuk e besonte…gjersa u ngjit në fron, ndoshta nuk e besonte…gjersa i vunë litarin në fytin e tij të hollë. Nuk e besonte se në ato çaste ai hynte në historinë e popullit të tij që ka parë të mbinin treknëdëshat gjatë shekujve si kërpudhat pas shiut. Thirri me litar në grykë: “Të rrojë Shqipëria e lirë”!, “Poshtë fashizmi!”, të cilin për aktin e pa zakontë që bëri, me të drejtë i është dhënë titulli “Hero i Popullit”.

Në burgun e Tiranës

Në burgun e Tiranës ishte edhe Petro Marko, i cili në kohën që do ta gjykonin me akuzën e “Atentant kundër unitetit të shtetit”, mendonte se me këtë akuzë kaq të rëndë do ta dënonin me varje në litar ashtu si vepruan me Vasil Laçin. Pikërisht këtë moment ai e përshkruan afërsisht në këtë mënyrë: Kur më futën në sallën e gjykatës ushtarake, s’kishte asnjeri. Ulu, më urhdëroi një karabinier. U ula i lidhur. I vetëm, pa njeri, pa asnjë shok, pa asnjë shqiptar. Dhe e ndjeva veten të shkretë, i braktisur, pa fat. Shikoja përpara meje një tryezë të gjata – mbi tryezën e mesit, një zile.

Në orën e caktuar hynë trupi gjykues dhe fillon seance gjyqësore sipas procedurave përkatëse. Kështu kryetari i trupit gjykues, gjenerali Italian i thotë të pandehurit shqiptar se akuzoheni pasi keni hartuar dhe shpërndarë dy trakte dhe keni bërë krimin e madh, atentat kundër unitetit të shtetit… I pranoni këto akuza?

I akuzuari shqiptar pasi u mendup masi mori përgjigjen se kjo është Gjykata Ushtarake e Ushtrisë Mbretësore Italiane dhe se të akuzuarit i ndalohet të bëjë pyetje, por vetëm të përgjigjet, ai foli se: “Unë jam qytetar shqiptar, jam në Shqipëri në vendin tim dhe sipas gazetave zyrtare të Romës ekziston një qeveri shqiptare, e cila patjetër ka dhe gjykatat e saj, siç ka çdo qeveri, çdo shtet. Ju jeni italianë, jeni ushtarakë dhe s’keni të drejtë të gjykoni qytetarë shqiptarë që paskan shtetin dhe qeverinë e tyre…! Me ç’të drejtë më gjykoni mua? Ku janë gjykatësit dhe drejtësia e shtetit shqiptar?

Pas kësaj përgjigje therëse dhe plot argument, e guxim shqiptari edhe në ato rrethana, Kryetari i trupit gjykues i ra ziles dhe tha: Seanca mbyllet!

Dhe pasi nuk gjetën fakte për të dënuar me burg në vendin e tij, u detyruan që së bashku me disa të burgosur të tjerë t’i internonin në disa ishuj të italisë të cilin ai këtë makth dhe torturë psikologjike dhe fizike i përshkruan afërsisht në këtë mënyrë:

S’ka kufi trishtimi dhe dëshpërimi, kur e sheh se po largohesh nga vendi yt, i lidhur këmbë e duar, për të vdekur kushedi se ku, larg njerëzve të tu, larg qiellit të vendit tënd.

Mbrëmja e rëndë kishte rënë në limanin e Durrësit. Asnjë logjikë nuk mund të sqaronte, qoftë edhe për një çast, qëllimin e italianëve me atë sjellje ndaj nesh. Pse na mbajtën gjithë ditën brenda makinës-burg? Si s’e hapën pak derën për të parë në rronim ende? Ne nuk flisnim më. Ishim të sfilitur, asfiksi në gjokse e në mendime. E më në fund na nxorrën nga makina dhe pasi pamë detin e pafund, përpara e në thellësi na zuri zyri malet e Pezës, na pushtoi një ndjenjë malli… për vendin.,.. për tokën që po linim. Ja, edhe njëzet metra kishim… Njëzet metra larg ishite vapori. Njëzet metra  Shqipëri akoma! Atëherë vërtet më erdhi keq që lamë makinën-burg. Dhe thashë me vete: “Më mirë në atë makinë që ishte mbi truallin tim Shqiptar”.

Të heshtur zvarritnim këmbët e lidhura. Edhe nëntëmbëdhjetë metra Shqipëri.

 

Po pse të gjithë kthejmë sytë pas?

 

Pse nuk flet njeri? Vapori i madh ishte afruar në bankinë. Na shtynin. Po kush i ndiente të shtyrat dhe sharjet?

Unë fola apo më erdhi nga brenda shpirtit që të bërtisja e të thosha “Mirupafshim, Atdhe!”, sa të më dëgjonte deti e deti këtë thirrjen time ta rrëmbente e ta shpinte gjer në brigjet e Jonit e atje orë e çast me valët e tij të përsëriste duke u përplasur atyre shkëmbinjve: “Mirupafshim, Atdhe!”.

Marinarët na shikonin. Disa prej tyre na morën valixhet, se nuk i mbanim dot me duar e këmbë të lidhura. U mundova t’i hidhja shikimin e fundit bregut shqiptar, po na shtynë e na britën, na britën e na shtynë gjersa na shpunë në hyrjen e hambarit…. – Po si do të zbresim? – pyeti një marinar. – Nga shkallët! – Si do të mbahen? Janë të lidhur këmbë e duar.

– Qafën le të thyejnë spiunët e djallit!

Pse na quajti “spiunë” ai oficeri? Spiunë na tha? Këto fjalë të tij aq më turbulluan, sa as që e di dhe as që do ta imagjinoj kurrë se si zbritëm e u gjendëm në hambarin e vaporit. Gjaku më ishte ndezur dhe doja ta shija pakëz atë oficer e t’i thosha vetëm dy fjalë…. Po ai nuk zbriti në hambar. Në hambar zbritën disa karabinierë. Na panë se si u shtrimë pranë njëri-tjetrit. Pastaj ikën. U ngjitën shkallëve. Mbyllën edhe boka-portën.

Drita e  një llambe elektrike e ndriçonte mirë atë copë të hambarit, në fund të vaporti. Hambari ishte shumë i më madh se makina-burg. Këtu mund të ngriheshin edhe në këmbë. Mund të lëviznim. Mund të shtrinim këmbët. Trupin. Kishte ajër më shumë. Kishte dritë.

Pikërishtr këtu u ngritëm të gjithë më këmbë. Se, po të ngrihej njëri, duhej të ngriheshim të gjithë. Po të bënte njëri ujët e vogël ose nevojën, ja aty ngjitur, në një kanal ky hynte dhe dilte uji i detit, të gjithë duhej të ngriheshin që t’i lëvizte më kollaj duart. Një nga shokët çeli valixhen që shokët e burgut kur na përcollën na kishin vënë plot ushqime si: kuti me qumësht, kuti me reçel, marmelatë, biskota, mortadelë, galeta, bukë, kaçkavall…!

Kujt i hahej, hëngri. Edhe unë mora një galetë. Dhe, sa herë që e afroja në gojë për ta kafshuar, ngrija me ngadalë duart e lidhura, se më dhembnin. Shokët hanin. Përtypeshin. Mendonin. Pas shumë orë pritje në fund të hambarit të vaporti dëgjuam poteren ritmike e zhurmuese të vinçit që ishte mbi kokët tona? Tani e nis ai mbledhjen dhe lëshimin e përhershëm të zinxhirit? Apo kishte kohë, ndoshta gjithë ditën? Po çfarë shkarkonte? Topa? Tankse? Pse, pak topa e pak tankse kishte shkarkuar Italia në Shqipëri? Apo tani shkarkonte zixhirë për të lidhur gjithë shqiptarët? Po a lidhet një popull i tërë? A varet një popull i tërë? Zinxhirët janë të ftohtë, po e ndezin më shumë urrejtjen…urrejtjen! Dhe urrejtja ndjell revoltën…dhe revolta e shqipove s’pyet për zinxhirë, për tankse, për topa…se vringëllima e zinxhirëve me shekuj është dëgjuar në Shqipëri, po era nuk është trembur… Era nuk është tutur. Era ka fryrë e lirë dhe të lirë janë rritur Shqiptarët.

Të gjithë zgjatëm këmbët. U shtrimë. Kërkuam të vinim diçka si jastëk. Si bënte njëri, ashtu bënte edhe tjetri. Përkundeshin lehtë, sikur na nanuriste djepi i ankthit me muzikën e çmendur të vinçit. Pse? Ç’zhurmë ferri! Ç’qëllim kanë? Të na çmendin para se të mbytemi? Ky vinç i mallkuar! Shkarkojnë gjë, apo e bëjnë enkas për ne?” Dhe pasi folëm e folëm të gjithë zgjatëm këmbët….

U mbështetëm. Siç dukej, tani ishte ora e mendimeve. Dhe secili u ndrydh në botën e kujtimeve të tij, në botën e dhembjeve të tij. Ashtu bëra edhe unë. Herën e parë u mundova të rregulloja mirë dengun-jastëk, se kokën e kisha shumë lart. Pastaj u përpoqa të rregulloja mirë prangat, që të mos më rëndonin. Mora frymë thellë. Mbylla sytë… në këtë kohë vinçi heshti. Heshti… Vërtet heshti? Kjo tregonte se vapori u nis drejt birgjeve të Italisë për të dërguar të burgosurit shqiptar në kampet e internimit që fashizmi kishte ndërtuar në disa ishuj të Italisë.

Në mënyrë sinjikative për qëndresën e dinjitetin e të arrestuarëve, të burgosurve dhe të internuarëve domethënëse është mbrojtja parimore që bënë një shqiptar para trupit gjykues me kryetarin e Gjykatës Ushtarake Italiane.

Kryetari: I akuzuar, a e pranoni fajin?

Shqiptari: Cilin faj?

Kryetari: Që keni hartuar e shpërndarë këto trakte!

Shqiptari: Unë kam pasur fatin të edukohem me frymën patriotike të gjenive të Italisë si: Alfieri, Verdi, Garibaldi etj, të cilët më mësuan të dua me gjithë shpirt atdheun tim. Dhe Atdheu im është Shqipëria, siç është për ju Italia. Çdo të bënit ju, zotëri Gjyqëtar sikur të kishit në Romë një ushtri okupatore, bie fjala atë të Hitlerit? Çdo të bënit ju zotëri sikur të gjykoheshit nga një gjykatë Hitlerjane? Patjetër që do të bënit më shumë se unë për të mbrojtur vendin dhe nderin e popullit tim. Pra cili dhe pse mund të më frikësojë që të mohoj atdheun tim? Askush qoftë edhe Kuestura fashiste e cila s’ka për të gjetur terren për krimet e saj. Se këtu i thonë Shqipëri! Vendi që quhet Shqipëri, është varri i vërtetë i atyre që duan të shkelin e përdhosin nderin dhe dinjitetin e këtij vendi që simbolizon Shqiponjën.

Këto e të tjera fakte, ngjarje e persona të shumtë flasin qartë e me vërtetësi të pa kundërshtueshme për qëndrimin dinjitoz të  atyre njerëzve që janë jo pak, pasi sipas të dhënave që disponojmë, janë internuar mbi 5000 shqiptar, nga të cilët 1250 vetë nuk janë kthyer më, të cilët me qëndrimin dhe veprimin e tyre edhe në kushtet e internimit, mbrojtjen vlerat morale, njerëzore e patriotike të Popullit Shqiptar, e si të tilla duhen nderuar e respektuar nga të gjithë brezat e shtresat që ndiejnë veten se janë Shqiptarë.